Dështimet në politikën e brendshme e të jashtme
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Dështimet në politikën e brendshme e të jashtme

Bashkëpunimi i Kishës me partinë civile, që kishte shkaktuar rrëzimin e Komnenit, solli në fron Konstyandin Dukën (1059-1068). Konstandin Duka, mik i ngushtë i Psellit dhe i patrikut Konstandin Likuda, ishte martuar me Eudokia Makrembolitisa, një mbesë e Mihal Cerularit. Si abdikimi i Isak Komnenit ashtu edhe ardhja në fron e Konstandin Dukas ishin vepër e Psellit. Vetë ky i mbathi me duart e tij këpucët e purpurta të perandorit, në praninë e përfaqësuesve më të shquar të partisë senatoriale. Pselli ia kishte arritur qëllimit të tij: si këshilltar i parë i perandorisë e mësues i djalit e trashëgimtarit të tij, ai mbante në duart e tij fijet e politikës së shtetit. Perandori ushqente admirim të veçantë për këtë filozof të urtë dhe veprimtar të shkathët. Vetë Pselli pohon: "Ai më donte tej mase. Ai varej tek goja dhe tek arsyeja ime. Nëse nuk më shihte disa herë në ditë, ankohej e nervozohej... I përpinte fjalët e mia sikur ato të ishin nektar."

Nëse Komnenet përfaqësonin aristokracinë ushtarake të Azisë së Vogël, Dukat përfaqësojnë aristokracinë civile të kryeqytetit. Reaksioni ushtarak nën Isakun nuk qe veçse një intermexo. Partia civile jo vetëm arriti t'i rifitojë pozitat e saj, por i konsolidoi ato akoma më tepër. Siç kishte bërë në kohën e Konstandinit IX ajo u përpoq të forconte pozitën e vet duke i hapur dyert e rangjeve senatoriale për shtresa më të gjera qytetare nga Kostandinopoja. Sipas fjalëve të një bashkëkohësi, numri i senatorëve ishte bërë atë kohë tepër i madh. Aparati administrativ vazhdoi të humbte gjithnjë e më shumë karakterin e tij të centralizuar. Konstandin Duka zbatoi në shkallë të gjerë dhënien në sipërmarrje të sistemit të vjeljes së taksave dhe futi në përdorim edhe shitblerjen e ofiqeve edhe në administratën qendrore të financave. Për rrjedhojë, jo vetëm detyra e vjelësit të taksave, por edhe funksionet më të larta të kontrollit mbi financat mund të bliheshin më të holla. Ushtria u la krejt pas dore dhe efektivat e saj u zvogëluan aq sa edhe Psellit iu duk se po ekzagjerohej në këtë drejtim. Frika nga partia e ushtarakëve ishte bërë më e madhe pas ardhjes në pushtet të Isak Komnenit. Por nga ana tjetër, nevojat ekonomike kërkonin t'u gjendej një kompensim zvogëlimit të të ardhurave nga taksat dhe rritjes së shpenzimeve në sektorët e tjerë, duke kursyer në shpenzimet ushtarake. Qenë rritur së tepërmi, në fakt, shpenzimet për të mbajtur kastën e funksionarëve që po fryhej vazhdimisht dhe që, si shtresë sunduese, shtronte kërkesa gjithnjë e më të mëdha. Rriteshin shpenzimet për oborrin që po zhytej në luks ndërkohë që shteti varfërohej e shkonte drejt rënies. Shumoheshin dhuratat për Kishën, mbështetja e së cilës nuk mund të humbej, si dhe për krerët e popujve të huaj të cilët duheshin mbajtur urtë. Në këtë mënyrë, ambiciet politike të shtresës sunduese u kombinuan me gjendjen e dëshpëruar financiare duke shkaktuar kështu rrënimin e ushtrisë. Qëndrimi i ushtrisë qe i njëjtë me atë të kohës së epigoneve të dinastisë maqedone, veçse tani situata ndërkombëtare ishte keqësuar së tepërmi. Masat e dinastisë Dukas kundër ushtarakëve përkuan me një rëndim të rrezikut të jashtëm, ndaj ato qenë dyfish të dëmshme.

Në Italinë e jugut normanët e drejtuar nga energjiku Robert Guiskard po arrinin njërin sukses pas tjetrit. Hungarezët shpërthyen një sulm të rreptë e pushtuan kështjellën e rëndësishme danubiane të Beogradit (1064). Një kërcënim të ri serioz solli bashkimi i pecenegëve me fiset e afërta të ucëve. Ashtu si pecegenët u detyruan dikur të shpërnguleshin nën presionin e ucëve, po ashtu këta të fundit braktisën tani fushat e Rusisë jugore nën presionin e kumanëve që përparonin drejt perëndimit dhe në vjeshtën e vitit 1064 shpërthyen me hordhi të pafundme në Gadishullin Ballkanik. Viset bullgare, Maqedonia, Traka dhe deri Greqia u shkretuan nga invazorët barbare. Inkursionet ishin aq të tmerrshme saqë, siç pohon një bashkëkohës, "gjithë popullsia e Europës kërkonte të ermgronte". Vetëm një epidemi shfarosëse e shpëtoi perandorinë nga ucët. Një pjesë e madhe e tyre vdiq, një pjesë u tërhoq përtej Danubit kurse pjesa që mbeti u vendos në territorin e perandorisë dhe u vu në shërbim të perandorit.

Pasoja shumë herë më të rënda për perandorinë sesa kjo dyndje e popullsisë turke të veriut pati afrimi i turqve selxhukë në Lindje. Mbeturinat e fuqisë arabe në Azi u eliminuan nga selxhukët me një shpejtësi që zhvleftësonte krejtësisht lavdinë e pushtimeve të dikurshme bizantine. Ata nënshtruan territoret persiane, kapërcyen Mesopotaminë e pushtuan Bagdadin, kryeqytetin e kalifatit, të cilit s'i mbetej tjetër veçse një epërsi fetare. Kalifati ra nën protektoratin e sulltanatit të fuqishëm ushtarak, i cili tash e tutje drejton politikisht botën myslimane në Azi. Aty e pak kohë më vonë, e gjithë Lindja e Afërme deri në kufijtë e Perandorisë Bizantine e të kalifatit fatimid të Egjiptit, kishte rënë në dorë të selxhukëve, të cilët tani Iu drejtuan Bizantit. Ashtu si pushtimi i Bullgarisë kishte zhdukur shtetin kushinët që e ndante Bizantin nga popujt nomadë të veriut, po ashtu dhe aneksimi i Armenisë në kohën e Konstandinit IX i kishte ofruar selxhukëve një bazë të re sulmi. Por dobësia e brendshme e perandorisë dhe kolapsi i fuqisë së saj ushtarake, u hapi atyre shumë shpejt edhe rrugën për të depërtuar drejt zemrës së territorit perandorak. Nën drejtimin e Alp Arslanit, sulltani i dytë selxhuk, turqit përshkuan Armeninë dhe pushtuan Anin (1065), plaçkitën Kilikinë, u derdhën në Azinë e Vogël dhe pushtuan Cezarenë (1067).59 Me këtë, politika e qeverisë bizantine mund të quhej e dështuar.

Vdekja e Konstandinit X Dukas (maj 1067) kishte bërë që frenat e pushtetit të binin në dorë të gruas së tij, Eudokisë, e cila duhej të ushtronte regjencën në emër të djemve të saj të mitur, Mihalit, Andronikut e Konstandinit. Në fakt, ata që qeverisnin me të vërtetë ishin Pselli dhe cezari Johan Duka, vëlla i perandorit të vdekur. Ndërkaq, gjendja e vajtueshme në front i kishte dhënë forcë partisë së opozitës. Nën shtytjen e ngjarjeve, kërkesat e saj të përsëritura për krijimin e një qeverie të fortë ushtarake gjetën një jehonë të tillë, saqë edhe patriku Johan Ksifilini, ndonëse mik i Psellit, u rreshtua në pozitat e saj, madje edhe vetë perandoresha u detyrua më në fund të dorëzohet. Me gjithë kundërshtimin e Psellit e të cezarit Johan, ajo u martua me gjeneralin Roman Diogjen, një manjat nga Kapadokia, i cili më 1 janar 1067 hipi në fronin perandorak.

Romani IV Diogjen (1068-1071) ishte një gjeneral i zoti e kurajoz, i shquar sidomos në luftërat kundër pecenegëve, që gëzonte reputacion të madh tek partia ushtarake. Ai iu kushtua sakaq luftës kundër selxhukëve, por shthurja e madhe, nga njëra anë, dhe pengesat që i nxori partia e Psellit, nga ana tjetër, e vonuan aksionin shpëtimtar të perandorit. Me shumë vështirësi mundi të grumbullojë një ushtri, që ishte formuar në pjesën më të madhe nga luftëtarë të huaj, si pecenegë, ucë, normanë e frankë. Gjithsesi, dy fushatat e para (1068 e 1069) qenë mjaft të suksesshme, por e treta u mbyll me një disfatë të tmerrshme, ku luajti rolin e vet edhe tradhtia e Andronik Dukas, njëri ndër bijtë e cezarit Johan: më 19 gusht 1071, pranë qytetit armen të Manxikertit, në afërsi të liqenit Van, ushtria mercenare e perandorit, superiore në numër por heterogjene dhe e padisiplinuar, u thye dhe u asgjësua nga trupat e Alp Arslanit. Vetë perandori u zu rob.

Ndërsa mbahej rob, Roman Diogjeni nënshtroi me selxhukët një traktat, sipas të cilit ai do të fitonte lirinë kundrejt pagimit të haraçeve vjetore, dhënies së një parapagimi për lirimin e tij, kthimit të robërve turq dhe ndihmave ushtarake. Por ndërkohë, me nxitjen e cezarit Johan, partia kundërshtare e kishte shpallur të rrëzuar. Fillimisht qe vendosur një bashkësundim i perandoreshës Eudokia dhe i djalit të saj të madh Mihal Dukas, por shumë shpejt perandoresha-mëmë u mbyll në një manastir dhe perandor i vetëm u shpall Mihali VII, një nxënës i Psellit (24 tetor 1071). Kur perandori Roman mbërriti në atdhe nga robëria turke, partia në pushtet e priti si një armik dhe kështu shpërtheu lufta civile. Në fund Romani u dorëzua, duke i zënë besë një garancie të shkruar e të firmosur nga tre metropolitë, të cilët në emër të Mihalit VII i premtonin imunitet të plotë personal. Por ende pa vënë këmbë në Kostandinopojë atij i dogjën sytë me hekur të skuqur. Me një hipokrizi të padëgjuar, Pselli i dërgoi perandorit të qorruar një letër në të cilën i drejtohej atij, viktimës së vet, si një martiri të lumtur që Zoti ia kishte marrë sytë pasi e gjykonte të denjë për një dritë superiore. Pak më vonë Romani vdiq nga plagët e tmerrshme (verë e vitit 1072).

Ky epilog i përbindshëm e ktheu disfatën e Manxikertit në një katastrofë të vërtetë, pasi traktati i nënshkruar nga Alp Arslani me perandorin Roman humbte kështu çdo vlerë dhe turqit e shfrytëzuan këtë si pretekst për fu hedhur në një luftë agresive e pushtuese kundër Bizantit. Si në kohën e invazionit të madh arab, perandoria kërcënohej seriozisht nga pushtimi i huaj. Por atëherë sulmi armik ndeshi në mbrojtjen heroike të pasardhësve të Heraklit dhe, veç kësaj gjendja e brendshme e perandorisë ishte e shëndoshë. Kurse tani gjithçka kishte marrë të tatëpjetën, sistemi i fuqishëm mbrojtës, i bazuar mbi stratiotët-fshatarë, ishte shthurur dhe sulltanit të fuqishëm turk duhet t'i bënte ballë nxënësi pa autoritet i Psellit, një mi biblioteke i parrahur me jetën, i dërmuar fizikisht e mendërisht edhe pse i ri, që qeveriste i rrethuar nga intrigantë oborri e nga shkrimtarë Ilafazanë. Në këtë mënyrë, Azia e Vogël u humb, selxhuket e kishin rrugën të hapur dhe nuk kishte forcë apo vullnet që të mund t'u dilte atyre përpara.

Katastrofa erdhi njëkohësisht në të dy skajet e botës bizantine. Fati e solli që po atë vit kur ndodhi tragjedia e Manxikertit, më 1071, qyteti i Barit ra në duart e Robert Guiskardit. Me këtë plotësohej pushtimi norman i zotërimeve bizantine në Itali dhe një rrezik i madh nxirrte krye edhe në këtë krah.63 Në një situatë të tillë, qeveria e Mihalit VII iu drejtua për ndihmë Grigorit VII, duke favorizuar ëndrrën e papës së madh për një bashkim të kishave mbi bazën e epërsisë romane.

Në të njëjtën kohë sundimi bizantin filloi të lëkundet edhe në Ballkan. Më 1072 shpërtheu një kryengritje e re në territorin e perandorisë së dikurshme të Samuelit, që u mbështet fuqishëm nga principata e pavarur e Zetës. Konstantin Bodini, djalë i princit Mihal të Zetës, u shpall car në Prizren dhe u desh shumë mund që gjeneralët perandorakë të mundnin ta shtypnin kryengntjen.64 Bizanti vazhdonte të humbte terren edhe në bregdetin e Adriatikut. Kroacia, që në kohën e Bazilit II kishte qenë detyruar të njihte sovranitetin bizantin, tani ngriti krye edhe në drejtimin e Pjetër Kresimirit IV (1058-1074) i zgjeroi së tepërmi kufijtëesaj. Pasardhësi i tij, Dhimitër Zvonimiri, më 1076 u kurorëzua mbret dhe u shpall vasal i papës nga legati i Grigorit VII. Më 1077 Bizanti mori një goditje akoma më të rëndë: edhe Mihali i Zetës mori kurorën nga Roma. Inkursionët dhe plaçkitjet e Pecenegëve si dhe sulmet e dendura të hungarezëve e rënduan më tej gjendjen, edhe ashtu konfuze.

Rreziqeve të jashtme iu shtua edhe kriza e rëndë ekonomike. Shkaktarë të saj u bënë vetë masat e qeverisë, që i dhanë Mihalit VII nofkën Parapinakion ("një pinakion minus"). Në fakt çmimet ishin rritur aq shumë, saqë me një monedhë ari s'mund të blihej as edhe një masë gruri, por një masë minus një pinakion ("para pinakion"). Për Mihal Psellin, që deri atë kohë nuk kishte pësuar gjë nga ndryshimet e shpeshta të regjimeve, përkundrazi kishte ditur të rriste peshën dhe ndikimin e tij, qe diçka tepër tragjike të përjetonte fundin e karrierës së vet pikërisht gjatë sundimit të Mihalit VII, që ishte nxënës i tij dhe që i detyronte atij gjithçka. Perandori i ndrojtur kishte rënë plotësisht nën ndikimin e logotetit ambicioz Niqiforic, që mundi të zhvendosë në plan të dytë si Psellin ashtu edhe cezarin Johan. Ai shtiu në dorë timonin e shtetit dhe e manovroi atë me po atë energji dhe me po me atë ashpërsi siç kishte bërë dikur Johan Orfanotrofi. Edhe ai vinte nga një famiije modeste dhe karrierën ia detyronte shkathtësisë e dinakërisë së vet. Ai u mundua të luftonte forcat feudale centrifugale në emër të një centralizmi burokratik dhe në këtë pikë shkoi aq përpara, saqë edhe tregtinë e drithit e ktheu në një monopol shtetëror. Për këtë qëllim ndërtoi në Rodost një depo shtetërore për drithin që hynte në Kostandinopojë dhe shpalli ndalimin e ndëshkimin e tregtisë së lirë të drithit. Siç na informon i ashtuquajturi Libër i eparkeve, në shek. X, shteti bizantin kontrollonte rreptësisht furnizimin me ushqime të kryeqytetit. Veç asaj, qeveria dispononte rezerva të posaçme gruri që ia shiste popullsisë në rast zie buke. Por ajo çka ishte e mundur në shek. X nuk shkonte më në një periudhë kur pushteti qendror ishte në rënie. Ashtu si në bujqësi nuk zbatohej ndalimi i shitjes së tokave të fshatarëve, po ashtu nuk gjeti zbatim as kontrolli shtetëror mbi tregtinë. Masat e Niqiforicës shkaktuan një pakënaqësi të madhe. Ato godisnin rëndë interesat e latifondistëve, që ishin furnizuesit kryesorë me të lashta. Por në të njëjtën kohë ato dëmtonin edhe konsumatorët, pasi monopoli nuk shërbente për të siguruar furnizimet e nevojshme për konsum, por synonte të arrinte qëllime thjesht fiskale dhe sillte rritjen e çmimit të bukës. Rritja e çmimit të bukës shkaktoi një shtrenjtim të përgjithshëm të produkteve dhe në një rritje të çmimit të krahut të punës.69 Eksperimenti i Niqiforicës dështoi. Pas rënies së Mihal Parapinakion ai u torturua për vdekje dhe depoja e Rodostos u bë rrafsh me tokën gjatë një kryengritjeje popullore, që parapriu vetë rënien e perandorit.

Gjatë mbretërimit të Mihalit VII Dukas nuk munguan revoltat e partisë ushtarake. Është mjaft kuptimplotë për situatën e asaj kohe fakti që heroi i njërës prej këtyre revoltave ishte kreu i mercenarëve normanë Ursel Bajel, që paraqiti si kandidat për fronin e cezarit Johan Dukas, të cilin e shpalli antiperandor.70 Jo më pak domethënës është fakti që qeveria bizantine kërkoi kundër tij ndihmën e turqve. Ata e zunë rob kreun aventurier dhe ia dorëzuan atë gjeneralit perandorak Aleks Komneni kundrejt një shume të majme. Por qeveria me sa duket kishte nevojë për luftëtarin trim. Shumë shpejt ai u lirua për të luftuar së bashku me Aleks Komnenin dhe në krah të Mihalit VII kundër përpjekjeve për uzurpim, që u bënë gjithnjë e më të shpeshta.

Thuajse njëkohësisht, nga gjiri i aristokracisë ushtarake bizantine ngntën krye dy pretendentë: njëri në Azinë e Vogël dhe tjetri në Gadishullin Ballkanik. Duka (dux) i Durrësit, Niqifor Brieni, që kishte shtypur revoltën sllave të vitit 1072, ishte përfaqësuesi më i lartë i aristokracisë ushtarake bizantine në pjesën europiane të perandorisë. Në fillim të vitit 1077 ai hyri si antiperandor në qytetin e tij të lindjes, Adrianopojë, dhe prej këndej ushtria e dërguar prej iu afrua mureve të kryeqytetit bizantin. Nga ana e tij, strategu i themës Anatolikon, Niqifor Botoniati ishte një përfaqësues tipik i aristokracisë ushtarake të Azisë së Vogël, që jo rastësisht thoshte se ishte pasardhës i Fokës. Më 7 janar 1078 ai u shpall perandor dhe pasi siguroi mbështetjen e Sulajmanit, nipit të sulltanit Alp Arslan, marshoi mbi Kostandinopojë. Edhe në kushtet e kaosit që mbretëronte atë kohë, epërsia e Azisë së Vogël mbetej akoma e padiskutueshme. Niqifor Botoniati e dogji në kohë rivalin dhe homonimin e tij europian.71 Në Kostandinopojë partia antiqeveritare, që kishte fituar mjaft pozita për shkak të masave të keqpritura të Niqeforicës, anoi tërësisht nga aziatiku. Kur në mars të vitit 1078 Botoniati në krye të armatës së tij hyri në Nikea, në kryeqytet shpërtheu një revoltë, e nxitur edhe nga Kisha. Mihal Parapinaku u shtrëngua të dorëzojë kurorën dhe të tërhiqej në manastirin e Studitëve. Niqifor Botoniati u shpall perandor. Më 24 mars ai hyri në Kostandinopojë dhe po atë ditë u kurorëzua nga patriku. Me qëllim që të vendoste një lidhje me dinastinë Dukas dhe të kënaqte ndjenjat legjitimiste, ai mori për grua perandoreshën Maria, gruan e paraardhësit të tij, megjithëse ky ishte ende gjallë.

Por Botoniati, që ishte tashmë në moshë të thyer, nuk ishte në gjendje ta shpëtonte perandorinë nga kaosi. Sundimi shkurtër i tij ishte në fakt epilogu i asaj periudhe dekadence dhe u karakterizua nga një vazhdimësi revoltash e luftërash civile. Në fakt, pas shembjes së regjimit senatorial, midis gjeneralëve filloi një luftë e tërbuar për të rrëmbyer pushtetin. Në fund doli htimtar më i zoti: djaloshi Aleks Komnen. Për llogari të sovranit të ri, Aleksi kishte eliminuar në fillim uzurpatorin Niqifor Brieni e pastaj edhe Niqifor Baziliakun, që kishte zënë vendin e Brienit fillimisht si dukë i Durrësit e pastaj si pretendent i fronit. Por, kur në fund të vitit 1080 Niqifor Meliseni u shpall antiperandor në Nikea, Aleksi qëndroi në pritje. Tashmë kishte vendosur të shpallej vetë perandor.

Aleanca e Botoniatit dhe më vonë e Melisenit me Sulajmanin ua lehtësoi së tepërmi turqve pushtimin e Azisë së Vogël. Rreth vitit 1080 Sulajmani kontrollonte gjithë territorin e Azisë së Vogël, nga Kilikia në Helespont dhe themeloi në këtë territor të lashtë bizantin sulltanatin e Ar Rumit, d.m.th. "sulltanati roman". Pas shembjes së efektivave të fuqishme ushtarake dhe të sistemit administrati në Azinë e Vogël, pas shthurjes së sistemit të stratiotëve, edhe Azia e Vogël u humb nga Perandoria Bizantine.

Ndër gjithë eksponentët e aristokracisë ushtarake që pretendonin kurorën, Aleks Komneni ishte jo vetëm gjenerali më i shquar, por edhe i vetmi politikan i vërtetë, që në këtë pikëpamje ia kalonte edhe ungjit të tij Isak Komnenin si dhe të pafatit Roman Diogjen. Ai i bëri vend vetes në ushtri dhe në kryeqytet me dredhi, largpamësi dhe me aftësi të madhe diplomatike. Mbi të gjitha ai diti të bjerë në ujdi me partinë kundërshtare. U martua me Irena Dukën, mbesë e cezarit Johan dhe bijë e Andronikut, tradhtarit të Manxikertit. Perandoresha Maria e konsideronte Aleksin mburojën e sigurt të djalit të saj të vogël, Konstandin Dukas, të cilit shpresonte t'i kalonte kurorën perandorake. Krahas vëllait të tij të madh, Isak Komnenit, Aleksi kishte edhe një përkrahës të zjarrtë, cezarin Johan Dukas. Takimi në Xurulon, nëTraki, ku u vendos shpallja e tij, pati karakterin e një këshilli familjar midis Komnenëve e Dukasve. Aleksi u lidh edhe me një tjetër pretendent, kunatin e tij Niqifor Meliseni. Ky i fundit i ofronte pjesën europiane të perandorisë, por donte për vete pjesën aziatike. Ashtu si në kohën revoltës së dy Bardave kundër Bazilit II, nxirrte përsëri krye në mendjen e një zotërie feudal plani për copëtimin e perandorisë. Aleks Komneni e hodhi poshtë planin dhe e mori me të mirë kunatin duke i premtuar titullin e cezarit. Garnizoni i kryeqytetit përbëhej në pjesën më të madhe nga mercenarë të huaj, midis të cilëve kishte edhe gjermanikë. Pikërisht, në sajë të aleancës me komandantin e trupave gjermanike, Aleksi mundi të hyjë në Kostandinopojë. Porse jo vetëm ushtria që mbronte qytetin, por dhe vetë repartet e Aleksit ishin një përzierje shumëngjyrëshe mercenarësh të huaj, për tre ditë me radhë kryeqyteti iu nënshtrua plaçkitjeve dhe një dhune të shfrenuar. Botoniati hoqi dorë nga qëndresa e pashpresë dhe, i bindur nga patriku, abdikoi. Kështu, të dielën e Pashkëve, më 4 prill 1081, Aleks Komneni u bë perandor i Bizantit.

info@balkancultureheritage.com