Kodiku 11 i Vlorës është perikope ungjijsh me 254 fletë pergameni me tekst në dy kolona, me format 32 x 25 cm dhe me shkronja të vogla të tipit të vjetër kallgrafik, ngjyrë kafe. Titujt e ungjijve janë me shkronja kapitale korsive ari.
Kodiku nuk ruan figura, por në flllim të perikopeve stoliset me nga një vinjetë, pesë nga të cilat kanë formë katërkëndëshi kënddrejtë, të tjerat janë të gjltha në formë shiriti horizontal. Këto vinjeta janë të vizatuara brenda dy linjash paralele, që përshkohen nga një linjë zig-zage duke krijuar trikëndësha, të cilat stolisen me lule të stilizuara prej pesë ose tri petalesh blu, të gjelbëra ose vetëm prej degëza trigjethesh të gjelbëra. Këto të fundit, si zakonisht, përkufizohen prej linjash të bardha, si në kodikët e mëparshëm të Beratit e të Vlorës përkatësisht 4 e 5.
Me vlera artistike paraqiten të pikturuara inicialet e shumta të mëdha e të mirëzhvllluara të këtij kodiku. Ato janë prej linjash blu e të gjelbra, me pak të kuqe, mbi një linjë ari të trashë, që u shërben si sfond. Sidomos me forma të ndryshme artistlke janë realizuar iniclalet T (taf) dhe E (Epsilion). Këto motive, ndonëse të ndërtuara prej linjash e lulesh të stilizuara, që reflektojnë bukur mbi sfondin prej ari të ndritshëm, nuk e kanë finesën e theksuar të motiveve të kodikëve 6, 8 e 9 të Beratit, gjë që dëshmon se ky kodik duhet të jetë i një kohe më të vonë nga ato. Për këtë mendojmë se dekori, si dhe grafla e këtij kodiku, duhet t'i atribuohet gjysmës së parë të shek. XII. Në vinjetën katrore nr. 81 ruhet shënimi I autorit riprodhues "Meshtar Gjoni e shkroi".