Delvinë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Delvinë

Defteri i Sanxhakut shqiptar 1431/1432 e paraqet Delvinën si fshat (kar\je-i Delvine) në nahijen e Vagenetisë me vetëm 60 shtëpi. Aty nga mesi i shek. XVI, Delvina u bë qendër e një sanxhaku të ri, i cili i shkëputi Sanxhakut të Vlorës nahijet e Parakalamit e të Kurveleshit, kurse nga Sanxhaku i Janinës mori nahijet e Ajdonatit (Paramithisë) e Mazrekut. Raporti i Saetta-s, tetor 1566 e përshkruan në këtë mënyrë Delvinën: "Në brendësi të tokës, vendi i quajtur Delvinë (Delvino) kishte një fortesë të kontrolluar nga Turqit dhe një varosh (borgo) me 300 familje të krishtera "greke e shqiptare" (300 fochi...de cristiani greci et albanesi). Jashtë qytetit banonin 500 familje të tjera, që të gjitha myslimane (et solo da fore sono da 500 case de turchi). Ndonjë dhjetëvjeçar më vonë, Defteri i Sanxhakut të Delvinës i vitit 1583 thotë se në kalanë e Delvinës kishte 40 myslimanë, kurse poshtë në qytet regjistroheshin 324 kryefamiljarë e beqarë të krishterë. Mes tyre ka emra të tillë, si Jani Muzhaqi, Gjikë Dhimo, Gjon Mekshe, Dod Gjoni, Gjon Kondi, që tashmë mund t'i konsiderojmë të tipologjisë karakteristike shqiptare. Por ka gjithashtu emra si: Stamo Dobro, Staso Dumle, Miçu Runo, Petko Boja, Jani Miluka, Menko Robo që na ngjajnë të tipologjisë vllahe348. Rreth dy shekuj më vonë, më 1614, Delvina përshkruhet si një kështjellë e pajisur me varosh. Në kështjellën lart mbi kodër vazhdonin të ndodheshin 40 ushtarë dhe vetëm 4 topa të lehtë, ndërsa varoshi poshtë saj kishte 500 banorë, prej të cilëve vetëm një e katërta ishin myslimanë.

Siç mësohet nga një burim i vitit 1553, Sanxhakbeu i Delvinës ia kishte besuar kontrollin dhe administrimin e skelave detare që shihnin nga Korfuzi vojvodës së Delvinës (Voivoda del Delvino, patron delle scalosie per mezo Corfu). Ndërkohë, në vitin 1558, vojvoda i Mazrekut ishte njëherësh edhe qehaja i Sanxhakbeut.

info@balkancultureheritage.com