Naiskosi i Dimalit ndodhet në anën lindore të kodrës së akropolit, midis teatrit dhe shëtitores. Naiskosi me përmasa 15.50 x 7.20 m dhe orientim perëndim-lindje, përbëhej prej naositdhehajatit (pronaos), të dy me përmasa të barabarta (6 x 5.2 m). Naiskosi është i tipit prostil/tetrastil, me 4 kolona në ballë dhe nga 2 anëve. Kolonada e tij mbështetej në një stilobat treshkallësh. Si i tillë ai ripërsërit modelin e rrallë të fazës 3. të orakuliit të Dodonës (218 p.e.s.). Tjegullat e shëtitores me stampën HPAION, e Herës, tregojnë se ktitor i shëtitores ishte naiskosi i Herës, gjasisht naiskosi i mësipërm. Gjithnjë brenda fushës së supozimeve, pozicionimi i shëtitores në rrëzën jugore të akropolit, sugjeron se akropoli ka luajtur edhe rolin e temenosit të Herës.