Disku, rrethi, rrathët koncentrikë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Disku, rrethi, rrathët koncentrikë

Analizën tonë të simboleve solare do ta fillojmë me më të thjeshtin midis tyre - me diskun dhe variantet e tij.

Disku është paraqitja më e rëndomtë dhe më e përhapur e Diellit. Njëra nga dëshmitë më të rralla të shkruara, që flet për simbolizmin ilir, ka të bëjë pikërisht me këtë simbol të Diellit. Kjo është dëshmi e njohur që e gjejmë te retori grek i shek. Il.para e.r., tefMaksim Tiri, i cili thotë, se peonët e adhurojnë Diellin në trajtë të diskut të vogël të përforcuar në shkop të gjatë A e kanë bartur edhe ilirët e tjerë diskun në shkop, këtë nuk e dimë, por që të gjithë ilirët e tjerë e kanë paraqitur Diellin më së shpeshti në formë të diskut, kryesisht.të rrethit, për këtë lehtë mund të bindemi edhe me një shikim tejet sipërfaqësor të materialit arkeologjik që është gërmuar deri tani. Prej nekropoleve dhe vendbanimeve në viset jugore ilire e deri në viset e Alpeve lindore, pastaj prej kohërave më të iashta për të cilat mund të thuhet se ilirët ose protoilirët kanë ekzistuar si grupe etnike e deri në kohën romake do të ndeshim sasi të madhe varsesh në trajtën e diskut të rëndomtë, diskun me katër, gjashtë ose me shumë spica (T. III, 6, 9, 11; T. IV, 10),4 diskun me rreze (T. III, 3, 5, 8, 10; T. IV, 2, 3, 5, 6, 8), diskun me rrathë koncentrikë në të (T. III, 1,2; T. IV, 1,4, 9) - të gjitha këto në shumë variante. Që këto disqe, rrathët koncentrikë etj., janë simbole të Diellit, e jo objekte të rëndomta dekorimi, dihet në kohët më të hershme.tPor shumë më herët se sa arkeologët, në mbështetje të materialit arkeologjik kanë arritur te kjo njohuri, disku është konsideruar në përgjithësi simbol i Diellit. Në kohën antike një sërë shkrimtarësh e poetësh e lidhnin diskun me Diellin e këtë e ndeshim edhe në Eddat nordike ku, Dielli shprehimisht përmendet si “disk i ndriçuar”, pastaj në literaturën e vjetër indiane etj. Në variantet e ndryshme dhe në kontekst me disa simbole të tjera, por gjithnjë duke e ruajtur përmbajtjen e vet themelore simbolike, disku (kryesisht rrethi) do të paraqitet në religjionet kelte, germane e të tjera, por edhe në krishtërim, ku do ta ndeshim si aureol rreth kokës së Krishtit.

Ndër varëset e shumta që janë zbuluar në trevën ilire e për të cilat me siguri mund të pohohet se kishin vlerë të simbolit religjioz, duhet përmendur sidomos shembullin nga Vrepci te Gospiqi (T. III, 3), në të cilin me pika janë skalitur nga tri motive të spiralës së dyfishtë dhe të shigjetës së dyfishtë. Të dy këto motive janë të lidhura me simbolikën e plleshmërisë.

Në varëset me përmbajtje të sigurt simbolike duhet, përveç të tjerash, të përmenden shembujt e shumtë të kombiunar prej shumë rrathësh koncentrikë, të lidhur mes tyre me shulca.

Përveçse në trajtën e varëseve (amuleteve) rrethi ndeshet shumë shpesh edhe në enët e qeramikës," në cara (T. XIV, 2), në shembujt e brezoreve prej bronzi (T. XI, 6) dhe në situlat e trevave të Alpeve lindore dhe në përmendoret ilire prej guri të kohës parahistorike14 dhe të periudhës romake, si dhe në disa objekte të tjera. Të gjitha paraqitjet e rrathëve, si edhe dëshmia e përmendur te Maksim Tiri, e përforcojnë supozimin mbi rëndësinë e madhe që ka pasur kulti solar te ilirët në të gjitha epokat dhe në të gjitha viset ku jetonin ata.

Ndërkaq, vetë fakti që varëset në trajtën e diskut e kanë paraqitur diskun e Diellit nuk e shpjegon gjithmonë edhe funksionin që kanë pasur ato varëse në besimet religjioze dhe magjike të bartësve të tyre. Sikurse varëset në trajtë kryqi, që, sipas besimit të krishter, kanë pasur funksionin profilaktik dhe apotropeik, pavarësisht se këtë kryq, në interpretimin e parë të tij krishter nuk e ka pasur këtë domethënie ashtu edhe siinbolet e Diellit të varur në tokëza, në pektorale etj. e kanë pasur, në rend të parë, për detyrë mbrojtjen e bartësit nga e keqja, sëmundja, syri i keq dhe të gjitha të këqijat në jetë. Pa asnjë dyshim, pikërisht këtë funksion e ka pasur, p.sh. rrethi koncentrik që e ndeshim në mburojat e ilirëve bashkë me svastikën.

info@balkancultureheritage.com