Ekspedita e Pirros në perëndim të Adriatikut (281-275)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ekspedita e Pirros në perëndim të Adriatikut (281-275)

Përsëri ishte Taranto ai që, duke qenë i pafuqishëm përballë vërshimit romak, kërkoi ndihmë në bregun lindor duke i bërë thirrje Pirros. Romës i ishin dashur përpjekje të shumta për të mposhtur keltët e vendosur në luginën e lumit Po dhe në bregdetin e Adriatikut e për të luftuar kundër samnitëve në Italinë qendrore ndërmjet viteve 326 e 290, si edhe për të siguruar kontrollin mbi bregdetin adriatik. Më 321, legjionet romake pësuan disfatë e u detyruan të kapitullojnë në Grykat (“Furkat”) e Kaudiumit. Në Kampanie, dorëzimi (deditio) i Kapuas, që në vitin 343, shënonte përparimin romak drejt jugut. Prania greke ishte dobësuar në bregdetin veriperëndimor të Adriatikut: në fillim të shekullit III, qeramika atike u zhduk nga këto vise në dobi të prodhimeve vendase apo të importeve nga Italia gadishullore, si enët e Volterras; vetëm Ankona mbeti vatër e gjallë e helenizmit që u përhap tek senonët. Picenumi nënshkroi një traktat me Romën më 299, sipas Tit Livit (X, 10, 12). Pas vendosjes së një ngulimi në Sena Galika, në veri të Ankonës, e më pas në Kastrum Novum në Picenum, aty rreth vitit 283, Roma vendosi ngulime latine në Ariminum (Rimini) më 268, Firmum (Fermo) në Picenum më 264. Bregdeti adriatik përbënte në njëfarë mënyre kufirin e shtetit romak që e mbante nën kontroll në një gjatësi të madhe. Ai nuk ishte bëië ende për Romën një rrugë komunikimi që lidhte Italinë me botën greke, dalmate e ilire.

Qytetet greke të Italisë së Jugut e kërkonin aleancën me Romën kundër lukanëve: kështu ndodhi me Thurin, Lokrin, Krotonin, Regionin, të cilët u bënë me garnizone romake. Vetëm qyteti i madh i Tarantos, i cili duhet të kishte nja 200 000 banorë në fillim të shekullit III, deshi ta ruante pavarësinë e vet me ndihmën e Pirros. Në vitin 282, flota romake që kishte kapërcyer kepin e Laciniumit u fundos pjesërisht nga tarantët, të cilët e kundërshtonin një ndërhyrje romake në favor të partisë aristokratike në qytet. Tarantët përzunë madje edhe garnizonin romak nga Thuri.

Shpjegimet e vendimit të Pirros për të ndërhyrë në Itali ndryshojnë nga një autor i lashtë tek tjetri. Në atë kohë, Pirroja ishte i ngeshëin: Lysimahu e kishte përzënë nga Maqedonia, por kishte vdekur disa muaj përpara mbërritjes së të dërguarve tarantë në Ambraki, gjë që nuk nënkuptonte aspak se Maqedonia ishte sërish e gatshme që t’i jepej Pirros. Pausania (I, 12, 1) thotë se Pirroja, si pasardhës i Akilit, qenkësh ndier i lumtur që do të luftonte kundër ca kolonëve trojanë, që në këtë rast ishin romakët pasardhës të Eneut. Ky shënim i veprës së tij Periegesis10 bie ndesh me traditën trojane aq të pranishme si në Butrot ashtu edhe në Apoloni. Zanafillat trojane të dinastisë eakide duket se kanë qenë më të rëndësishme se prejardhja nga Akili. Justini (XVIII, i, i) i vesh Pirros dëshirën për të pushtuai Italinë; në këtë pikë, ai pason Plutarkun (Pyrrhos, 14) i cili rrëfen një bisedë mes= Pirros dhe tesalianit Kinea, gjatë së cilës mbreti shpall hapur dëshirën e tij për te pushtuar Italinë, e më pas Siqelinë, që të dyja të begata, gjë që do t’i siguronte paskëtaj hegjemoninë mbi botën greke. Nën shembullin e Agathokleut, Pirros, sipas Plutarku t, ikishte vajtur ndër mend edhe që të sulmonte Kartagjenën dhe Afrikën. Në të vërtetë, Pirroja, pavarësisht nga ç’është thënë lidhur me këtë, u mendua gjatë para se t u përgjigjej pozitivisht dërgatave tarante, të cilat ngulmuan dy herë rrjesht për t’ia mbushur mendjen eakidit, së bashku me disa të dërguar samnitë e lukanë, në mënyne që ta bindnin atë se fjala ishte për një aleancë të fuqishme ndërmjet grekëve »e barbarëve italiotë kundër Romës; ai kishte plotësisht të drejtë të ishte me dy mendje para se të hidhej në një operacion të madh kundër romakëve në një kohë kur situata në Maqedoni i çelte perspektiva të reja në drejtim të lindjes.

Natyrisht që nuk mund të merren si të vërteta vlerësimet numerike të Plutarkult (Pyrrhos, 13,12-13), i cili shënon se tarantët, samnitët, mesapët e lukanët i premtuam Pirros plot 20 ooo kalorës e 350 000 këmbësorë! Me gjithë këshillat e Kineas, Pirroja i pranoi propozimet e tarantëve dhe mori një ndihmë në njerëz, anije e të holla nga Ptoleme Kerauni, Antigon Gonata dhe Antiohu I. Pasi dërgoi një pararojë prej 3 000 burrash në Tarant në yjeshtën e vitit 281, Pirroja e kapërceu detin Adriatik në maj 280 me një ushtri që është përshkruar nga Plutarku (Pyrrhos, 15, 2): 20 elefantë,, 3 000 kalorës, 20 000 këmbësorë, 2 000 harkëtarë, 500 hobetarë, pra gjithsej 25 500 burra që u shtoheshin atyre 3 000 trupave të pararojës. Kjo ushtri ishte vetëm pak më e vogël se ajo që kapërceu Helespontin nën urdhërat e Aleksandrit të Madh në vitin 334 (30 000 këmbësorë e 4 500 kalorës, sipas Diodorit, XVII, 3,4). Sidoqoftë, asaj i duheshin shtuar edhe efektivat që kishin dhënë tarantët, qytetet greke që i kishin shpëtuar sundimit romak (Metaponti, Heraklea, Thuri) dhe aleatët e tyre lukanë, mesapë, samnitë e brutë.

Ndeshja e parë mes konsullit P. Valer Levini dhe ushtrisë së Pirros u be në Herakle (korrik 280), në jugperëndim të Metapontit. Ajo qe një dështim mizor për romakët e tmerruar nga elefantët, pavarësisht nga përpjekjet e traditës analistike për t’ia zbutur disi përmasat. E gjithë Italia e Jugut e veçanërisht qytetet e Krotonit e Lokrit, u bashkuan me mbretin epirot. Ky i fundit e kremtoi këtë fitore të parë me një blatim (ex-voto) kushtuar Dodonës": “Mbreti Pirro, epirotët e tarentinët, mbi romakët dhe aleatët e tyre, Zeusit Naios”. Pastaj ai marshoi drejt Romës, mbase deri në Palestrina (Prenestë) vetëm 37,5 kilometra nga Roma, pa mundur ta ngrejë Kampanien kundër romakëve. Pasi e kaloi dimrin në Taranto, Pirroja u përpoq të eliminojë ngulimet romake në Apuli, sidomos atë të Venusias, që ishte themeluar në vitin 291; ai e sulmoi ushtrinë konsullore në Auskulum, në veri të Aufidës, gjatë verës së vitit 279, dhe korri një fitore të shkëlqyer, megjithëse rrëfimet e vona romake janë orvatur ta përmbysin rezultatin e betejës. Roma nuk pranoi të hynte në bisedime dhe kërkoi mbështetjen e kartagjenasve, ndërkohë që të dërguarit e Agrigentit, Sirakuzës dhe Leontinit po e ftonin të ndërhynte në Siqeli për të mbrojtur qytetet greke nga kërcënimi kartagjenas.

Pikërisht në shtator 278, Pirroja u hodh në Siqeli e shkoi në Sirakuzë. Në vitin 277, ai rrethoi pa sukses Lilybenë. Një vit më vonë, revoltat Siqeliane e shtynë Pirron që ta braktiste ishullin, pas një suksesi në tokë kundër kartagjenasve. Megjithatë, një disfatë detare në ngushticën e Mesinës e dobësoi përfundimisht flotën sirakuzane që ishte në shërbim të Pirros. Mbreti u kthye në Taranto në vjeshtën e vitit 276. Fushata e tretë e Italisë në vitin 275 mban vulën e betejës së Beneventit. Gjatë tre viteve të mungesës së Pirros, aleatët e tij italikë, sidomos samnitët, pësuan vuajtje nga operacionet e Romës, por romakët nuk arritën asgjë vendimtare gjatë armëpushimit që u kishte lënë vajtja e Pirros në Siqeli. Beteja e Beneventit, në fillim të verës së vitit 275, qe një dështim për Pirron, por aspak një disfatë shkatërrimtare, siç është përpjekur ta paraqesë tradita analistike romake. Pasi u kthye në Taranto, Pirroja u kërkoi ndihmë mbretërve helenistikë, Antigon Gonatës dhe, pa dyshim, Antiohut I, por pa sukses, dhe vendosi të kthehej në Epir. Ky vendim është gjykuar në mënyra shumë të ndryshme: sipas disave, Pirroja hoqi dorë përfundimisht nga ideja e ngritjes së një perandorie greke të Perëndimit, ngaqë i erdhi në majë të hundës apo ngaqë ishte i pavendosur; sipas të tjerëve, ai iu kthye prapë planit të tij për pushtimin e Maqedonisë, në mënyrë që të bashkonte të gjitha forcat e Greqisë veriore e të kthehej rishtazi në Itali. Një element është i sigurt: kur i hipi anijes për në Epir, Pirroja la në Taranto një garnizon si edhe të birin, Helenin, e madje, edhe pasi ky i fundit u thirr nga i ati, garnizoni epirot i drejtuar nga Miloni e mbrojti Taranton derisa vdiq Pirroja (në vitin 272). Taranto ra në duart e romakëve vetëm pas vdekjes së mbretit dhe largimit të këtij garnizoni epirot që mbronte pavarësinë e helenizmit perëndimor. Pas dorëzimit të Tarantos, të gjitha qytetet greke kapitulluan njëri pas tjetrit: Heraklea, Krotoni, Metaponti, Thuri, Lokri. Edhe popullsitë italike ranë nën zotërimin romak: në vitin 268, Beneventi u bë me një koloni latine; lukanët, brutët dhe japigët i pranuan kushtet e Romës. Kjo e fundit vuri nën kontroll gjithë bregdetin e Jonit dhe të Adriatikut jugor, madje kjo mund të thuhet për mbarë bregdetin adriatik, nga grykëderdhja e lumit Po deri në Otranto. Romakët e pushtuan Brundisin mes viteve 268 e 264 dhe vendosën aty një ngulim latin në vitin 244.

Pikërisht në të njëjtën kohë (aty rreth vitit 266) Valer Maksimi12bën fjalë edhe për një përfaqësi apoloniatësh dërguar në Romë, që u trazua nga fyeija që u bënë të dërguarve dy senatorë të rinj, të cilët u lanë në dorë të apoloniatëve para se këta të shoqëroheshin personalisht nga njëri prej kuestorëve deri në Brundisi. M. Holleaux13 vendos me të drejtë një lidhje ndërmjet këtij delegacioni dhe pushtimit të Brundisit nga romakët aty rreth vitit 266. Apoloniatët kishin merak që të vendosnin marrëdhënie fqinjësie të mirë me zotërit e rinj të bregut perëndimor të Adriatikut. Të njëjtën gjë duhet ta kenë bërë edhe banorët e Epidamn-Dyrrahionit, të cilët kishin po ato interesa, por kujtimi i këtij veprimi nuk është ruajtur. Kjo dërgatë nuk nënkupton domosdoshmërisht ndonjë pavarësi të plotë të qytetit të Apolonisë në lidhje me mbretërinë epirote të Aleksandrit II, por vërteton rëndësinë e marrëdhënieve transadriatike. Elementi i ri që do të luante rol thelbësor për të ardhmen e këtyre rajoneve, qe vendosja e pranisë romake në bregun perëndimor.

Kjo vendosje efektive, nga Ravena deri në Otranto, para mesit të shekullit III kundërshtohej ende nga keltët e këtej Alpeve, të cilët mbanin deltën e lumit Po. Galët e përtej Alpeve u erdhën në përforcim atyre të këtej Alpeve dhe, në vitin 238, mbërritën deri në Ariminum (Polibi, II, 21); luftërat e brendshme ndërmjet bojëve dhe galëve të përtej Alpeve ua dobësuan atyre pozitat dhe Roma mundi ta ndajë në ngastra territorin e Picenumit (ager picenus'), nga i cili u dëbuan senonët (në vitin 232). Bojët, insubrët dhe fqinjët e tyre keltë, të shqetësuar nga ky vendim romak, që ishte si një kanosje për t’i shpërngulur nga trojet e tyre, thirrën përsëri në ndihmë galët e përtej Alpeve, të cilët ia mbërritën në vitin 225. Për fatin e mirë të Romës, venetët dhe cenomanët zgjodhën aleancën me romakët; përleshja vendimtare u zhvillua në afërsi të brigjeve të detit Tirren, në Telamon, ku sipas Polibit (II, 31, 1) galët lanë 40 000 të vrarë. Ishte rasti për një përpjekje rër t’i dëbuar keltët nga krahina e luginës së lumit Po: bojët iu nënshtruan Romës; lumi Po u kapërcye në vitin 224; insubrët pësuan disfatë në vitin 223 dhe bënë propozim për paqe, por konsujt nuk pranuan; fushata e vitit 222 shënon fundin e luftërave me galët, Mediolanumi (Milano), kryeqyteti i insubrëve, ra dhe, katër muaj më vonë, Roma vendosi koloni latine në Kremonë e në Piaçencë. Në veri të lumit Po, venetët mbanin marrëdhënie të mira me romakët: në vitete 221 dhe 220, legjionet ndërhynë kundër histrëve dhe përparuan deri në Alpe. Sundimi mbi Adriatikun ishte siguruar, në kohën kur mbërritja e Hanibalit e vuri sërish në pikëpyetje të gjithë pushtimin e Galisë së këtej Alpeve dhe e dërrmoi praninë romake në bregdetin e Adriatikut. Sidoqoftë, Roma e kishte bërë tashmë ndërhyijen e saj të parë në brigjet lindore.

Ndërhyrjet romake në lindje të Adriatikut

Lufta e parë e Ilirisë Polibi (II, 12,7) e përcakton në vitin 229-228 kohën e zbarkimit të parë ushtarak të romakëve në Iliri si edhe të kontakteve të tyre të para diplomatike me viset greke. Është e vërtetë se Justini (XXVIII, 1, 5-6 dhe 2) bën fja]ë për një thirrje që akarnanët i bënë Romës për ndihmëkundër etolëve’4, në vitin 239 ose pak më vonë. M. Holleaux ka sigurisht të drejtë që nuk e merr si të besueshme këtë pjesë të veprës së Justinit. Megjithatë duhet saktësuar se kjo thirrje për ndihmë, në rast se ka pasur vërtet ndonjë thirrje të tillë, nuk mund të vinte veçse nga pjesa perëndimore e Akarnanisë, ajo që i ishte bashkuar mbretërisë epirote pas ndarjes së Akarnanisë mes Aleksandrit II dhe etolëve (253-252), dhe veçse nga individë të caktuar, përderisa në atë kohë nuk kishte më shtet akarnan.

Pra, në qoftë se deri në vitin 230 fqinji i ri romak ishte treguar i rezervuar në Adriatik, situata ndryshoi menjëherë me zhdukjen e dinastisë eakide në Epir dhe me forcimin e dinastisë së re të mbretërve ardianë në Iliri, e shoqëruar me zhvillimin e flotës ilire dhe të piraterisë së saj detare në Adriatik. Për këtë të fundit është folur  mjaft, sigurisht pa të drejtë ose të paktën tepër para kohe; sipas M. Holleaux’5: “Nga të dhënat që jep Polibi (II, 5,1-2) del se inkursionet e pareshtura të ilirëve në brigjet e Peloponezit, në Elidë e në Meseni, kanë qenë shumë më të hershme se viti 230, koha e agresionit të tyre ndaj Foinikes”; më 1928, i njëjti autor16 i shpie mjaft më larg në kohë fillimet e piraterisë ilire në Adriatik- duke përmendur ndërhyijen e Dionisit të Sirakuzës, në vitin 385, që pati vetëm pasoja të përkohshme, ai shton: “Adriatiku mbeti, njëlloj si më parë, në duart e ilirëve dhe pirateria vazhdoi të ishte e keqja e tij endemike”. R. L. Beaumont*7 ia atribuonte mbretit Agron organizimin për herë të parë të një flote të fuqishme tek ilirët, sipas Polibit (II, 2,4), dhe vlerësonte se pirateria nuk e kishte penguar aspak jetën e ngulimeve greke në brigjet dalmate. H. J. Dell’8 ka bërë një saktësim shumë të dobishëm, duke theksuar, pikësëpari, rëndësinë e piraterisë në detin Adriatik, mbase për shkak të japigëve apo të peuketëve, por sidomos për shkak të etruskëve, dhe duke treguar se tekstet letrare që bëjnë fjalë për sulmet ilire*9 mund të jenë fare mirë të lidhur me ngjarje diku afër viteve 231- 230. Ai nxjerr përfundime me shumë maturi: “that the Illyrians did not engage in serious high-seas piracy in the Adriatic before 231 BC. Nevertheless, the nature of the evidence is such that it is impossible to say that there was absolutely no piracy at all along the Illyrian coast”20 (“se ilirët nuk u përzien në pirateri serioze në det të hapur në Adriatik përpara vitit 231 para J. K. Megjithatë, provat janë të tilla që e bëjnë të pamundur të pohohet se pirateria nuk ka ekzistuar fare përgjatë bregdetit ilir”). Po aq e theksuar është edhe heshtja e teksteve epigrafike21.

Situata në Greqinë e Veriut u përkeqësua shumë në çerekun e tretë të shekullit III. Demetnt II i duhej t’i bënte Jjallë njëkohësisht si koalicionit mes federatave të etolëve dhe të akejve, ashtu edhe një kërcënimi nga ana e dardanëve në veri të Maqedonisë. Pikërisht për t’’ bërë ballë rrezikut etol, Demetri II i shtyu ilirët e Agronit të ndërbynin r»ë Medion, në Akarnani (231). Suksesi i korrur i nxiti ata që të provonin njëherë të sulmonin një qytet të vërtetë, Foiniken, qytetin më të madh të Kaonisë, në luginën e Bistricës, me pëlqimin e garnizonit të mercenarëve galë. Qyteti u mor pa vështirësi dhe plaçka e iuftës qe shumë e madhe. Tregtarë të shumtë grekë të Italisë ranë viktima të ilirëve që, sipas Polibit (II, 8, 2), u vërsulën në det mbi emporoi italikoi dhe i plaçkitën, i masakruan apo i morën robër. Senati romak dërgoi dy ambasadorë tek Teuta, e cila e vrau njërin prej tyre, gjë që, sipas Polibit, e përligji ndërhyrjen romake në Iliri.

Dy janë traditat letrare të dallueshme lidhur me zanafillën e ndërhyijes romake në Iliri në vitin 229: Polibi (II, 2-12), pa dyshim i ndikuar nga një traditë romake që ka shumë të ngjarë të jetë ajo e themeluar nga Fabi Piktor, e shpjegon fillimin e luAës së parë të Ilirisë me dhunimet që ilirët dhe mbretëresha e tyre Teuta u bënë tregtarëve romakë; tradita tjetër, e përfaqësuar nga Apiani (Jlirike, 7-8) dhe Dion synonte copëzimin e zotërimeve lagide. Kjo luftë e re ndërmjet Romës dhe Filipit V nuk u shkaktua nga mbreti maqedonas, i cili e respektoi paqen e Foinikes. Duket qartazi se qe Roma ajo që, e shtyrë nga aleatët e saj të Pergamit, Rodit e Athinës, donte luftë. A po përkonte vallë vendimi i Senatit romak me një vullnet pushtimi, me lindjen e imperializmit romak në botën greke?

Ai ishte edhe më i habitshëm, ngaqë Roma sapo dilte nga një sprovë e tmerrshme, që kishte shkaktuar humbje të konsiderueshme në njerëz, shkatërrime të rënda materiale (e gjithë zona bregdetare e Adriatikut, nga Picenumi në Apuli, ishte përshkuar e rrënuar nga Hanibali), si edhe tradhtinë e një pjese të madhe të Italisë jugore deri në Kampanie, që ishte bashkuar me hir a me pahir me kartagjenasit. Tit Livi (XXII, 61, n-12)27 28 harton një listë të këtyre tradhtive: “Kampanët, atelanët, kalatinët, hirpinët, një pjesë e apulëve, samnitët me përjashtim të pentrëve, të gjithë brutët, lukanët e për më tepër edhe uzentinët dhe pothuajse i gjithë bregdeti i zënë nga qytetet greke, tarantët, metapontët, krotoniatët e lokrët, si dhe të gjithë galët e këtej Alpeve”. Duke përparuar, Roma e rimori pak nga pak kontrollin e qyteteve dhe trojeve që e kishin lënë në baltë: Sirakuzën më 211, Taranton më 209; në vitin 207, Hasdrubali pësoi disfatë në brigjet e Metaurit në Picenum; më 206, e gjithë Lukania u mor sërish. Kur u largua nga Italia më 203, Hanibali kishte humbur praktikisht çdo gjë. Pas fitores së saj, Roma i lau me ashpërsi hesapet me qytetet dhe me popujt e Italisë që, me hir a me pahir, kishin përkrahur Hanibalin. në vitin 201 u nda në ngastra, në favor të veteranëve të ushtrisë që Skipioni kishte pasur në Afrikë, ager publicus-i i Samniumit dhe i Apulisë (Tit Livi, XXI, 4,1-3); konfiskirr.et qenë shpesh të konsiderueshme: i gjithë territori i Kapuas, në pjesë e madhe e Brutiumit, e Lukanisë, e Samniumit dhe e Apulisë. Mesapia, për sheinbull, jep dëshminë e shkatërrimit të fortifikimeve dhe të qendrave të banuara, e mbushjes së puseve me materialet e rrënojave, e rënies së prodhimeve të zejtarisë, të pakësimit të varreve: qendrat qytetare u kthyen në fshatra të thjeshtë në fillim të shekullit II para J. K., ndërkohë që më 199 u themelua kolonia e Kastrumit në jug të Otrantos; nga ana tjetër, fshatrat duket se nuk u braktisën, por ka të ngjarë që pronarët të mos ishin më të njëjtët, pas ndarjes në ngastra të ager publicus-it.

Romës i duhej të rivendoste autoritetin e vet në Itali, sidomos në zonat bregdetare përgjatë Adriatikut. Në veri, besnikë kishin mbetur vetëm venetët, një pjesë e cenomanëve dhe kolonitë latine të Ariminumit, Kremonës e Piaçencës. Insubrët dhe bojët i kishin nëpërkëmbur këto dy të fundit, të cilat shërbyen si baza për operacionet e ripushtimit që nga viti 201. Më 196 ra Felsina, kryeqendra e bojëve; ajo u bë koloni latine më 189 nën emrin Bononia (Bolonja). Via Aemilia, e cila lidhi Ariminumin me Piaçencën, u ndërtua në vitin 187, ashtu si edhe via Flaminia, nga Arreciumi në Bolonjë. Më 183 u krijuan dy kolonitë e Parmës dhe Modenës. Një koloni latine u vendos në Akuileia më 181: 3 000 këmbësorë morën nga 50 pendë tokë (= 12,5 hektarë) secili. Vitet e mëpasme, konsujt, të mbështetur nga flota e Ankonës, luftuan kundër histrëve, njëlloj siç kishin vepruar edhe më parë në vitet 221-220: Nesakti, në vendbanimin e Visaces pranë Polës, u mor në vitin 17729; rënies së kryeqytetit të mbretit të fundit të histrëve, Epulonit, i kënduan në trajtë epopeje poetët latinë Eni dhe Hosti. Akuilea u përforcua në vitin 169 duke dërguar 1 500 familje kolonësh shtesë. Konsull Kasi (C. Cassius Longinus) u përpoq madje që, duke u nisur nga Istria, ta sulmonte mbretërinë maqedonase të Perseut nga veriu në vitin 171 (Tit Livi, XLIII, 1 dhe 5): çështja nuk mundi të shpihet gjer në fund, për arsye të largësisë së konsiderueshme nëpër një vend të panjohur, dhe ushtria u kthye mbrapsh pasi nëpërkëmbi histrë dhe japydë (me siguri, fjala është për japodët, në juglindje të Rijekës). Ishte hera e parë që Roma pati ndër mend t’i binte rrotull Adriatikut nga veriu.

Të shumta kanë qenë arsyet e tjera që janë parashtruar për të shpjeguar luftën e re në vitin 200, kryesisht shkaqe thjesht romake: vullneti për të mbajtur nën armë trupat që kishin mundur Kartagjenën, shpresa për një plaçkë të madhe lufte ndaj Maqedonisë, dëshira për t’ua vonuar shpërndaijen e tokave veteranëve të çmobilizuar në mënyrë që të zgjatej shfrytëzimi i ager publicus-it nga një grusht familjesh të mëdha senatoriale, veçanërisht në Kampanie. Pala e përkrahësve të luftës fitoi në Romë në vitin 200.

Adriatiku jugor i pa sërish legjionet romake të hidheshin në bregun lindor nga Brundisi dhe të zbarkonin në Korkyrë e më pas në luginën e poshtme të Aoosit, në Apoloni. Njëzet lemboi nga Isa do t’i plaçkisnin madje trojct e Karystit të Eubesë, sipas Tit Livit (XXXI, 45, 10), gjë që dëshmon për besnikërinë e këtij qyteti ndaj Romës që nga lufta e parë e Ilirisë. Duhej pritur viti i tretë i luftës, më 198, për ta parë konsullin e ri T. Kuinkt Flaminini të zbarkonte në Korkyrë dhe, prej andej, në Epirin fqinjë, pa dyshim pranë Butrotit ose Onhesmit (Sarandës), për të arritur në krahinën e Tepelenës dhe për të dëbuar, me ndihmën e Haropit Plakut, Filipin V nga pozicionet e tij në grykat e Aoosit, përpjetë vendit ku ky lumë bashkohet me Drinon. Beteja e Kynoskefalës, në qershor 197, i dha fund luftës: Maqedonia u tkurr vetëm brenda trojeve të saj. Natyrisht, liria e grekëve u shpall nga filoheleni Flaminin në garat istmike dhe, dy vjet më vonë, të gjitha trupat romake u tërhoqën, por ndërhyrja romake në lindje të Adriatikut po bëhej gjithnjë e më e shpeshtë. Lidhjet tregtare ndërmjet brigjeve epiro-ilire dhe italiane u forcuan; nuk qe ndonjë rastësi fakti që Plauti e shkroi dhe e shfaqi në vitin 195 komedinë e tij Menehmët, që vinte në skenë dy binjakë të lindur në Sirakuzë, njëri nga të cilët i kishte humbur të atit që kishte ardhur për punë tregtie në Taranto dhe ishte shpënë e rritur në Epidamn nga grabitësi i tij, ndërsa tjetri erdhi në Epidamn njëzet vjet më pas dhe u gjend në qendër të disa keqkuptimeve zbavitëse. Roma u përpoq gjithashtu që të bënte për vete fëmijët e aristokracisë së shteteve greke, të cilët vinin për studime në Romë, si Haropi i Riu. Pak nga pak, parti proromake u organizuan në secilin nga shtetet e Greqisë Perëndimore.

info@balkancultureheritage.com