Enxhyumen-i Danish
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Enxhyumen-i Danish

Falë përpjekjeve të një personi të diplomuar në medrese, Ahmed Xhevdet Pashait dhe të atyre që e njihnin rëndësinë e shkencës dhe arsimimit, u themelua, në vitin 1266/1850, Enxhymen-i Danish (Akademia). Detyra e saj ishte zhvillimi i gjuhës turke, ndjekja e prirjeve dhe rrymave intelektuale, për-kthimi i librave shkencorë dhe botimi i librave të rinj. Në të përfshiheshin 40 anëtarë kryesorë dhe 40 korrespondentë, të cilët takoheshin një herë në muaj.

Ngushticat

Devleti Osman kishte mbajtur nën kontroll për shekuj me radhë dy ngushticat më të rëndësishme: Ngushticën e Darda-neleve dhe Ngushticën e Bosforit. Gjatë shekullit të 19-të, duke qenë se fuqitë e krishtera kishin bërë një revolucion industrial dhe ishin më të fuqishme, filluan të tregonin interes për këto ngushtica që kontrolloheshin prej Devletit Osman, që dukej i paaftë për t'i mbrojtur ato.

Rusia kishte ndjekur një politikë pushtimi, ku territori osman përbënte pjesën më të madhe. Qëllimi i saj ishte të merrte kontrollin e Detit të Zi dhe të arrinte deri në Detin Mesdhe nëpërmjet ngushticave, dhe të ndryshonte një herë e përgjithmonë pozicionin e saj, si një perandori e mbyllur kontinentale. Traktati i Kajnarxhas (1774) hapi rrugën për avancimin e Rusisë në këtë drejtim: Rusia pushtoi Krimenë në vitin 1783 dhe u kthye në një vend zotërues në Detin e Zi. Sulmi i Napoleon Bonapartit ndaj Egjiptit, i dha një mundësi tjetër Rusisë; Devleti Osman dhe Rusia nënshkruan një traktat kim-dër Francës në vitin 1799, sipas të cilit Rusia fitoi të drejtën të lundronte në këto ngushtica si një vend "mik" për 8 vjet. Tashmë, administrata e Rusisë kishte filluar të mendonte se ishte më e favorshme për ta, të mermin nën mbrojtjen e tyre Sulltanin osman, në vend që ta ndanin dhe të mermin vetëm një pjesë në mesin e fuqive të tjera evropiane, apo të themelonin një qeveri greke në vendin e tij. Traktati u rinovua në vitin 1805, dhe në këtë rast u vendos që Deti i Zi të mbyllej për fuqitë e tjera; Rusia dhe Devleti Osman siguruan të drejtën ekskluzive të kishin anijet e tyre në Detin e Zi. Por ky traktat u anulua për shkak të luftës midis Rusisë dhe Devletit Osman, që filloi në vitin 1807, edhe pse në vitin 1829 rusët fituan sërish të drejtën e kalimit të anijeve të tyre tregtare nëpërmjet ngushticave me Traktatin e Edrenesë. Në vitin 1833, nëpërmjet Traktatit të Hynkar Iskelesi, Rusia arriti ndalimin e kalimit të anijeve të fuqive të tjera evropiane, por me Traktatin e Londrës të vitit 1841, rusët e humbën këtë pozitë të leverdishme.

Në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Franca humbi kolonitë e saj në Kontinentin Amerikan që u kthyen në koloni të Britanisë dhe ndoqi politikën e kthimit të Mesdheut në një liqen francez, si dëmshpërblim ndaj humbjeve së saj. Austria dhe Franca ndanë mes tyre tokat e Republikës së Venedikut pas Traktatit të Kampoformios (1797), dhe në vitin 1798, Napoleon Bonaparti pushtoi Egjiptin. Këta ishin hapa që u ndërmorën për të realizuar ambigjen e Francës për Mesdheun. Por, kjo politikë ishte kundër ambicieve të Carit Aleksandër të Rusisë për ta kthyer Detin e Zi në një liqen rus, dhe për të marrë në kontroll ngushticat, e për të zotëruar Mesdheun Lindor. Atëherë, çdo përpjekje e Rusisë për të marrë dy ngushticat ndeshej me kundërvënien e Francës, dhe çdo përpjekje e Francës për zgjerim drejt Mesdheut Lindor kundërshtohej nga Rusia.

Edhe Britania filloi të interesohej mjaft në çështjet e Mesdheut Lindor; kolonia e saj, India, kishte nevojë të mbrohej nga fuqitë e tjera. Për këtë arsye, Britania ndihmoi Devletin Osman në zmbrapsjen e trupave franceze nga Egjipti. Rruga më e shkurtër midis Evropës dhe Indisë ishte nëpërmjet Detit Mes-dhe; dhe Britania bëri të pamundurën për të marrë kontrollin e Mesdheut Lindor, duke dalë kundër Rusisë dhe Francës që dëshironin të zgjeroheshin drejt këtij rajoni, dhe gjatë shekullit të 19-të, doli në mbështetje të integritetit të territoreve osmane, që ofronin dhe një rrugë tjetër drejt Indisë, nëpërmjet luginave të Tigrit dhe Eufratit, drejt Gjirit të Basras.

info@balkancultureheritage.com