Excerpt. Vatican. fq. 72-74

Excerpt. Vatican. fq. 72-74

Perseu, me qëllim aleance, dërgoi një delegacion tek Genti, mbreti Ilirisë, atëherë sovrani më i madh i këtyre krahinave. Ky u përgjegj se donte të bënte luftë me romakët, por nuk kishte të holla. Perseu i dërgoi një delegacion të ri por pa përmendur punën e të hollave. Kur mori të njëjtën përgjegje, Perseu i dërgoi një delegacion të tretë dhe shtoi, duke fshehur mendimet e tij, se ai i njihte mirë qëllimet e Gentit dhe se mund t'i ishte atij i dobishëm, nëqoftëse ngjarjet do të zhvilloheshin ashtu si dëshironte. Perseu, duke mos dashur të ndahej nga thesarët e tij, dërgoi rishtas delegatë tek Genti, duke mos i bërë asnjë propozim për të holla; ai i la të ushqejë shpresa të mëdha, kur t'i jepej fund kësaj ndërmanjeje.

info@balkancultureheritage.com