Facies të qytetërimit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Facies të qytetërimit

Me këtë unë arrij t’i jap vlerë kronologjike vetëm materialit më të vonë, pasi mes objekteve të epokave të ndryshme të gjetura në grup, objektet e epokës më të vonë janë ato që na zbulojnë epokën që i caktohet materialit. Por çfarë domethënie dhe shpjegimi mund t’i japim ne pranisë së grupit jo të parëndësishëm të objekteve që unë vetë i kam klasifikuar të “tipit” para, ose më së shumti, të shek.V m.Kr.? Më duket se zgjidhja e çështjes nuk mund të jetë tjetër veçse kjo që vijon:

Duhet të përjashtohet hipoteza se çdo cilësie të ndryshme të materialit, apo së paku asaj të tipit më të lashtë dhe tipit më të vonë, i përgjigjen shtresa arkeologjike që dallohen si të mëparshme apo të mëpasshme. Për të pranuar këtë do të lipsej që të kishim mbivendosjet stratigrafike të tyre, për të cilat në të kundërt nuk kemi as të dhënën më të vogël. Do të duhej, gjithashtu, të mos mbështeteshim te pohimet e personave të denjë për besim, të cilët sigurojnë se ai material vjen i gjithi nga varret dhe që, për shembull, mes materialit të po të njëjtit varr gjenden të shoqëruar torques me monedhat perandorake. Prandaj, pashmangshmërisht duhet të mendohet se do të jetë i ndryshëm shpjegimi që do t’i jap pajisjeve mortore, të cilat, nëse janë të përzgjedhura në grupe tipologjike dhe nëse këto vlerësohen ndaras, mund të shfaqen të epokave të ndryshme.

Para së gjithash besoj se duhet bërë një dallim mes objekteve me ndërtim vërtet të një kohe më të hershme se shek.V m.Kr. dhe atyre që i kam quajtur “të tipit primitiv”, por që prodhoheshin edhe në epokën jo “primitive”. Mes të parave shënoj, për shembull, dy monedhat perandorake romake. Ato ishin prerë padyshim para shek.V (bronzi i Konstantinit, pikërisht një shekull përpara), më pas shërbyen si stoli vetjake dhe më në fund, zbritën në varr bashkë me të vdekurin. Si provë është një monedhë e periudhës së parë perandorake romake, e ngrënë më tepër prej fërkimit gjatë përdorimit, sesa prej brejtjes së shkaktuar nga oksidi i bakrit pasi ajo ishte vënë në varr. Veç kësaj ajo ka një vrimë për t’u varur (në Pajisje mortore rastësore me n. 29), që tregon se është mbajtur si varëse dhe për shumë kohë, ndoshta e përcjellë nga ati tek i biri. Kjo nuk duhet të na befasojë, pasi zakoni për të mbajtur monedha me vlerë, si stoli vetjake, vazhdon edhe sot e kësaj dite në Shqipëri. Në Shkodër pashë zonjat që kishin monedha të arta të varura në gjerdanin e pasur. Mes këtyre dallova disa turke jo shumë të vjetra dhe talerët e Maria Terezës së Austrisë, por vërejta të përziera me to edhe ndonjë monedhë bizantine e veneciane.

Vlerë tjetër merr për mua lloji i dytë i objekteve, domethënë ato të “tipit primitiv” (në Përfundime..., B dhe C). I quaj të tillë ata ekzemplarë të cilët u shfaqën vërtet për herë të parë në epokën parahistorike (apo më mirë, për rastin tonë, në periudhcn protohistorike), por që për motive të ndryshme vazhduan të prodhohen dhe përdoren shumë kohë më pas (deri edhe në vetë kohën e nekropolit), duke riprodhuar besnikërisht prototipat. Prandaj, nuk është e mundur për ne të përcaktojmë me saktësi nëse bëhet fjalë për një objekt të krijuar shumë vite më parë, apo në kohën e varrosjes së të vdekurit. Si rrjedhim, një material i tillë nuk na ndihmon për përcaktimin e epokës, por ai na zbulon të dhëna të çmueshme atëherë kur gjykohet për karakterin e qytetërimit të përfaqësuar nga varret e Komanit. Ai na tregon se zakonet, prirjet dhe mendësia e njerëzve që i krijonin dhe i përdornin ato objekte në një epokë të vonë, ishin gati- gati të njëllojta me ato të stërgjyshërve të ryre që patën krijuar, ose përvetësuar disa tipa objektesh. Pasardhësit edhe për shumë kohë më pas i pëlqenin përsëri ato dhe nuk i nxorën jashtë përdorimit si të vjetruara. Ndërsa objektet e tipave dhe formave të kohës së vonë (për shembull, monedha perandorake) na tregojnë epokën e saktë në të cilën ato ishin përgatitur dhe, pra, ne mund të pohojmë se varri që i përmbante ato mund të jetë ndërtuar më pas, por jo më parë se data e prodhimit të këtyre objekteve, materialit të “tipit primitiv” nuk mund t’i caktohet e njëjta vlerë kronologjike, por vetëm ajo që ka lidhje me kulturën dhe me mendësinë e njerëzve të varrosur në Koman.

Shohim pak tashmë pamjen e qytetërimit duke marrë në shqyrtim materialin më domethënës. Varret në formë arke, të formuara me rrasa të pagdhendura shkëmbore na paraqesin një tip që nuk përdorej në ato rajone ku kishte arritur të ndjehej fryma e begatë dhe e përparuar e qytetërimit grek dhe romak. Kështu, ishin zhdukur nga pajisjet njerëzore disa varëse-stringla dhe stoli të tjera që përdoreshin për të hijeshuar rripat e armëve, apo pjesë të tjera të veshjes. Prandaj, si varret, ashtu dhe këto objekte ishin vetëm vazhdimësi dhe kujtime të një epoke të kahiar prej kohësh, por që, për shkak të ngulitjes së fortë pas traditave stërgjyshërore që zotëronin ata njerëz, ishin në fuqi edhe në kohë më të vona. Madje janë në përdorim ende sot e kësaj dite, siç unë vetë kam pasur mundësinë të sigurohem me sytë e mi dhe më se njëherë (15).

Kjo mund të thuhet për torques, edhe pse tashmë në Shqipëri nuk ekziston më zakoni për të mbajtur një qafore me tel të sertë (16). Megjithatë jam i prirur të mendoj se kjo stoh në shek.IV m.Kr. përbënte një mbetje të një qytetërimi të kapërcyer prej kohësh. Kemi parë se torques janë objekte karakteristike të qytetërimit të keltëve, që vërshuan në lugajën e Danubit dhe afërsitë e saj nga shek. IV-III p.Kr. Në këtë kohë ndodhi edhe përhapja në Ballkan e një lloji të tillë objektesh dhe prandaj duhet të mendojmë se njerëzit e Komanit do të kenë filluar t’i mbajnë ato pikërisht atëherë. Por ngaqë ne i gjejmë këto stoli të shoqëruara me sende të gjashtë apo shtatë shekujve më pas (shek.IV-V m.Kr.), duhet menduar se torques i përkasin një kategorie që mund të jenë punuar edhe mjaft më vonë (domethënë edhe në shek.IV-V m.Kr.), duke vazhduar ende shija për t’i mbajtur. Në të vërtetë është e njohur se zakoni për t’u stolisur me to vazhdoi për një kohë më të gjatë mes fiseve kelte apo të keltizuara të rrethinave të Danubit, se në vetë Galinë (17). Kështu, torques na paraqçsin një kujtim të dyndjeve galike (18).

Do të themi të njëjtën gjë për ato objekte që janë tipike të qytetërimit La Tëne dhe për ata vathë me trup fletëze gjysmëhënore të llojit të disa fibulave të periudhës gjeometrike. Këto objekte na rikthejnë në këto dy qytetërime, atëherë kur dëshirohet të kërkohen origjinat e tyre, apo prototipat, por nuk vlejnë për të përcaktuar epokën e të gjitha pajisjeve mortore, nëse mes këtyre gjenden prodhime të tjera të një epoke më pak të lashtë.

Pothuajse i ngjashëm është shpjegimi që duhet të jepet për ato unaza mbi rrathët e të cilave gjejmë të gdhendura mbishkrimet që tashmë kemi parë. Të ndara nga pajisjet e tjera dhe të vlerësuara në vetvete, unazat do të mund të zbrisnin në shek.II-III m.Kr.,por pasi ishin gjetur të shoqëruara me material më të vonë në kohë në të njëjtin varr, bcsoj se është e përshtatshme t’u caktohet atyre pothuaj e njëjta epokë me to. Si për torques dhe për unazat, nuk ka arsye të mendohet se janë punuar realisht në shek.II-III dhe u përcollën prej brezit në brez deri në ditën që zbritën edhe ato në varr bashkë me të vdekurin, pcr të cilin, në të gjallë, unaza kishte qenë tepër e shtrenjtë. Ne duhet të besojmë, nc të kundërt, se unazat kanë qenë punuar në shek.III-IV (apo edhe më vonë, siç qe i tillë materiali më i vonë), megjithëse veçoritë e shkrimit priren të na bëjnë t’i vlerësojmë të shek. II-III.

Disa vlerësime më duket se mund të jenë të mjaftueshme për të shpjeguar mospërputhjen në dukje mes arkaizmit të shkrimit dhe epokës së punimit të unazës. Gjendemi përpara unazash me legjenda të çuditshme, ndoshta magjike, prandaj është e natyrshme që të përdorej një shkrim arkaik, për të rritur vlcrën dobiprurëse të përmbajtjes së mbishkrimit. Kjo ngaqë në formulat magjike i kushtohet vëmendje më e madhe pjesës së jashtme, anës formalc, sesa vetë përmbajtjes së praktikës, e cila e përcjellur nga brezi në brez përfundon e shtrembëruar dhe, ndonjë herë, e pakuptueshme. Shtojmë se në praktikat besimtare i jepet atyre vlerë më e madhe, duke i treguar si të lashta, për të vërtetuar se ishin pranuar si të vlefshme nga personat që i përdorën fillimisht. Shkaku i tretë i arkaizmit të shkrimit mund të jetë ngaqë unazat vijnë nga qendra e Shqipërisë dhe ndryshimet grafike të ndodhura në shenjat e alfabetit grek kanë arritur në mes të këtij rajoni malor me pak vonesë. Më në fiind, një arsyc për karakterin arkaik të shenjave alfabetike zbulohej në faktin se unazat e shqyrtuara dhe të tjera të ngjashme vijnë vetëm nga Komani dhe nga rrethinat e afërta të tij. Prandaj, sipas të gjitha gjasave, ato duhen gjykuar si të prodhimit vendës. Besoj se do të arrihet në të vërtetën dukc menduar se malësori që i punonte dhe gdhendte shkrimin në to ishte tepër larg nga pasja e një njohurie të mirë të gjuhës që përdorte. Ai, ka të ngjarë, kopjonte në mënyrë mekanike formulat që gjentc në unaza të tjera, të cilat nuk dinte t’i kuptonte, dhe përdorte shenjat alfabetike të prototipave arkaike (19). Në bazë të këtij vlerësimi të fiindit mund të gjykohet gjithashtu se legjenda ishte shkruar gabimisht prej padijes së gdhendësit dhe nuk do të ishte e nevojshme të shkohej më tej në shpjegimin se legjenda ishte punuar me qëllim për të qenë e padeshifrueshme.

info@balkancultureheritage.com