Fillimi i epokës së re
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fillimi i epokës së re

Nëse luftërat kundër sulmeve persiane dhe arabe janë momenti vendimtar për ekzistencën shtetërore të Perandorisë Bizantine, kriza ikonoklastike është e tillë për sa i përket zhvillimit të saj shpirtëror. Invazioni ushtarak nga ana e Lindjes u shoqërua me një invazion shpirtëror, që e pllakosi perandorinë në formën e reaksionit ikonoklast. Thyerja e tij pati për zhvillimin shpirtëror bizantin të njëjtën rëndësi që pati për zhvillimin politik të kësaj perandorie thyerja e invazionit ushtarak. Rënia e lëvizjes ikonoklaste do të thoshte fitore e veçorive fetare e kulturore greke mbi ato aziatike, të personifikuara tek ikonoklastia. Si një perandori greko-kristiane, Bizanti zuri tashmë vendin që i takonte midis Lindjes e Perëndimit.

Një epokë e re hapej tani për Bizantin, epokë e rilindjes kulturore, që u pasua menjëherë nga një zhvillim i madh politik. Ajo që e hapi këtë epokë të re nuk qe dinastia maqedone, por sundimi i trazuar i përfaqësuesit të fundit të Amoritëve, Mihali III. Barda Foti dhe Konstandini janë tre figurat e mëdha që paralajmërojnë fillimin e erës së re.

Periudha e knzës ikonoklaste u karakterizua nga një ngushtim i ndjeshëm i horizontit politik. Pikërisht në këtë periudhë konstatohet zbehja mëemadhe e idealit të perandorisë universale dhe shembja e fuqisë bizantine në Perëndim. Politika kishtare e perandorëve ikonoklastë dhe interesimi i tyre i paktë pcr pjesën perëndimore të perandorisë e përshpejtoi ndaq'en midis Bizantit e Perëndimit dhe i dha dorë procesit që nëpërmjet themelimit të shtetit të Kishës, çoi në kurorëzimin perandorak të Karlit të Madh. Por, nëse në universalizimin e shtetit bizantin ishin hapur të çara të mëdha, edhe Lindja, nga ana e saj, do të shkëputej nga universalizimi i Kishës së Romës. Hapi i parë në këtë drejtim ishte kryer nga Konstandini V, i cili e vuri pjesën më të madhe të Gadishullit Ballkanik e të Italisë jugore nën juridiksionin e patriarkatit të Kostandinopojës. Por duhej të kapërcehej kriza ikonoklaste që patriarkati i Kostandinopojës t'i kundërvihej papatit si një rival i barabartë dhe të ndërmerrte luftën kundër Romës. Ashtu si perandoria e Perëndimit ngrihet në kurriz të universalizimit shtetëror bizantin, po ashtu patriarkati i Kostandinopojës forcohet në kurriz të universalizimit kishtar të papatit. Faza e parë e këtij procesi, që u mbyll në dëm të Bizantit, u zhvillua në periudhën e krizës; faza e dytë, që rivendosi mbi baza të reja ekuilibrin në favor të Bizantit, fillon me luftën e madhe të Fotit.

Rëndësi akoma më të madhe merr fakti se brenda për brenda hapësirës lindore, ku shtrihej fusha e drejtpërdrejtë e veprimit të Bizantit, qoftë shteti e qoftë kisha bizantine u ndeshën me probleme të reja. Kristianizmi i sllavëve jugorë e lindorë i hapi një botë të re qytetërimit bizantin dhe e zgjeroi horizontin e tij në një masë të konsiderueshme. Aq sa e ngushtë ishte bota bizantine gjatë periudhës së krizës ikonoklaste, po aq e gjerë u bë ajo duke filluar nga koha e Fotit, Konstandinit e Metodit.

Pasekspansionitkulturor erdhi mësymja politiko-ushtarake. Perandoria, që aty nga fundi i periudhës ikonoklaste u tërhoq në pozita të disfavorshme mbrojtëse kundrejt kalifatit e Bullgarisë, i zgjeron së tepërmi, edhe pse pas luftërash të gjata e të ashpra, territoret e veta drejt Lindjes dhe rivendos sundimin në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Pushteti i saj u shtri përsëri edhe në Mesdhe, nga ku ishte tërhequr gjatë periudhës së krizës.

Ashtu si rivendosja e përkohshme e kultit të ikonave nga fundi i shek. VIII, edhe rivendosja përfundimtare pas vdekjes së Teofilit, pati si protagoniste një grua. Në fakt, me vdekjen e Teofilit, djali trashëgimtar i tij, Mihali III (842-867) ishte vetëm tre vjeç dhe në emër të tij regjenca i kaloi së vesë së perandorit, Teodorës. Zyrtarisht me regjencën u ngarkua edhe Tekla, motra e madhe e perandorit foshnjë. Portreti i saj u shtyp në monedha së bashku me atë të Mihalit e të Teodorës, emri i saj përmendej me të tyret në protokollin qeveritar. Megjithatë, duket se ajo qëndroi fare jashtë punëve të qeverisjes.

Anëtarët më të rëndësishëm të këshillit të formuar për të ndihmuar Teodorën dhe që, në bashkëpunim me patrikun rivendosën kultin e ikonave, ishin vëllezërit e perandoreshës, Barda e Petronas, magister Sergj Niketiati, ndoshta një ungj i Teodorës dhe sidomos favoriti i saj, logoteti i dromos Teoktisti. Eshtë domethënës fakti që qeveria e re, ndonëse anëtarët e saj ishin në shumicë me origjinë nga Lindja, përfshirë perandoreshën që vinte nga Paflagonia dhe qe me origjinë armene, e konsideroi restaurimin e kultit të ikonave si detyrën e vetmë të parë e më urgjente. Me shkarkimin e Johan Gramatikut dhe hipjen në fronin e patrikut të Metodit, një sinod shpalli në mars 843 rivendosjen solemne të kultit të ikonave.

Në përkujtim të këtij akti, kisha greko-ortodokse feston çdo vit të dielën eparë të Kreshmës "festën e ortodoksisë", për të kujtuar fitoren mbi ikonok- lastinë si dhe disfatën e herezive më të vjetra. Në fakt thyerja e ikonoklastisë përfaqëson në Bizant fundin e epokës së konflikteve të mëdha fetare. Për sa i përket marrëdhënieve midis Shtetit e Kishës, shembja e ikonoklastisë do të thoshte dështim i përpjekjes për t'ia nënshtruar tërësisht Kishën pushtetit shtetëror. Por nga ana tjetër, Kisha bizantine as atëherë, as më vonë nuk arriti tëfitojë atë liri, që zelotë si Teodor Studiti kishin pretenduar. Për organizimin kishtaro-shtetëror bizantin mbeti karakteristik bashkëpunimi i ngushtë midis Shtetit e Kishës dhe ky bashkëpunim merrte zakonisht formën e një tutele të fortë të pushtetit shtetëror mbi Kishën.

Drejtimi i gjithë politikës shtetërore ra shumë shpejt në duart e logotetit Teoktist, që kishte mundur të mënjanonte rivalin e tij kryesor, Bardën dhe ishte bërë këshilltar i vetëm i perandoreshës. Njeri me erudicion të lartë, Teoktisti favorizoi në Bizant zhvillimin e kulturës dhe përgatiti rilindjen e ardhshme kulturore të perandorisë. Politika e tij e zgjuar financiare i siguroi shtetit rezerva të mëdha ari. Ndryshe nga periudha e Irenës, kthesa në politikën kishtare u bë përplasje, pasi lëvizja ikonoklaste kishte perënduar dhe nuk ekzistonte më një opozitë që të kishte njëfarë ndikimi. Pavarësisht nga kjo, Teodora e Teoktisti, të mbështetur nga patriku Metod u treguan të kujdesshëm në zhdukjen e sistemit që deri para pak kohësh kishte qenë në fuqi dhe treguan maturi të madhe ndaj ish-përkrahësve të ikonoklastisë. Por një politikë e tillë nuk gjeti mbështetje tek partia e zelotëve, dhe Kisha bizantine, qëgjatë luftës kundër ikonoklastisë ishte bashkuar, u gjend përsëri e përfshirë ngaskizma e vjetër. Murgjit studitë e luftuan patrikun Metod me po atë zell me të cilin dikur i kishin bërë ballë patrikëve Tarasion e Niqifor. Konflikti mori forma akoma më të ashpra dhe çoi deri në çkishërimin e studitëve. Por më 14 qershor 847 Metodi vdiq. Në fronin patriarkal u ngjit Injaci, djalë i ish-perandori Mihal Rangabe që, mbas rrëzimit të të atit, u çburrërua dhe u mbyll në manastir. Zgjedhja e tij përfaqësonte një lëshim ndaj zelotëve pasi, edhe pse s'kishte marrë pjesë në opozitën kundër udhëheqjes kishtare, si një murg rigoroz Injaci qëndronte afër idealeve të rrymës zelote. Në këtë mënyrë, Injaci, që duhej të eliminonte mospajtimet, si kundërshtar i Fotit u përfshi në një luftë akoma më të ashpër.

Luftakundërarabëverifilloimenjëherëpasrivendosjessëkultittëikonave. Logoteti Teoktist u nis me një flotë të madhe kundër Kretës dhe ndonëse për një periudhë të shkurtër, sundimi bizantin në atë ishull u rivendos (843-844). Ky sukses i përkohshëm pati efekte tepër të kufizuara, pasi bizantinët pësuan në tokë e pikërisht në Mauropot, që derdhet në Bosfor, një disfatë të plotë. Fakti që arabët u shtynë aq përpara në brendësi të territorit bizantin, i detyrohet fushatave triumfuese të kalifatit Al-Mutasim. Por luftërat e brendshme e detyruan pasardhësin e Al-Mutasimit të përfundonin paqen me Bizantin dhe në kufirin bizantino-arab, mbi lumin Lamos, u bë shkëmbimi i robërve (845- 846). Fuqia e kalifatit u paralizua nga dalja e faktorit turk dhe nga forcimi i forcave feudale, që çoi në krijimin e mbretërive të ndara. Por qeveria bizantine u angazhua në një luftë të ashpër kundër sektit të paulikanëve, i cili, pas mbështetjes që i dhanë perandorit ikonoklast të shek. VIII si dhe vetë Niqifori I, kishte njohur një përhapje aq të madhe në pjesën lindore të Azisë së Vogël, saqë jo vetëm ortodoksi Mihal Rangabe, por edhe pasardhësi i tij ikonoklast u detyruan të vepronin kundër tyre. Duket se me përndjekjet e atëhershme të Teofilit lidhet transferimi në masë i paulikanëve në tokat e emrit të Melitenës. Nga ajo kohë ata do të luftojnë të inkuadruar në radhët arabe kundër Bizantit. Përndjekjet e reja nën Teodorën qenë veçanërisht të ashpra. Ato morën jetën e mijëra paulikanëve dhe u shoqëruan me depërtime masive të paulikanëve drejt Trakës. Në fronin tjetër, qeveria e Teodorës ndërmori një fushatë të re kundër fiseve të pabindura sllave të Greqisë së jugut. Vetëm me ndihmën e forcave ushtarake të themave të Trakës e të Maqedonisë si dhe të "themave të tjera perëndimore", strategu i Peloponezit, Teoktist Brieni, pas një lufte të gjatë arriti t'i detyrojë fiset sllave të Peloponezit të njihnin sovranitetin bizantin e të paguanin haraç.

Në luftërat kundër arabëve trupat bizantine dhanë shembuj guximi dhe shpirt aventure. Në vitin 853 në bregdetin egjiptian u shfaq papntur një flotë e madhe bizantine, që shërbente, si gjithmonë, si pikë mbështetjeje e zotërimeve të Kretës. Fortesa e Damietës, jo larg nga delta e Nilit, u pushtua dhe u dogj nga bizantinët. Që nga fillimi i pushtimeve arabe, kjo ishte hera e parë që Bizanti guxonte të depërtonte kaq thellë në ujërat armike. Megjithatë, ky demonstrim impresionues force pati fillimisht vetëm një rezultat: ai nxiti arabët egjiptianë t'i futen me energji ndërtimit të një flote, duke hedhur bazat e fuqisë detare, që nëshek. X mori përmasa fantastike në kohën e kalifatit fatimid.

Por periudha e hopit të madh politik e kulturor të Perandorisë Bizantine fillon vetëm pas grushtit të shtetit të vitit 856, që i dha mundësi perandorit të ri Mihali III të ushtrojë drejtpërsëdrejti të drejtat e tij perandorake dhe t'ia besojë ungjit të tij Bardës drejtimin e çështjeve shtetërore. Barda dhe Mihali, që të dy viktima të regjimit të vendosur nga Teodora dhe Teoktisti, ishin aleatë të natyrshëm. Ashtu si Barda ishte goditur nga i plotfuqishmi Teoktist, po ashtu perandori i ri duhej të duronte tutelën e së ëmës, e cila jo vetëm e linte jashtë qeverisjes, por edhe përzihej në jetën e tij private, duke i bërë presion të ndahej nga e dashura e tij Eudokia Ingerina dhe të martohej me Eudokia Dekapolitisa (855). Në ujdi me perandorin e ri dhe pa dijeninë e perandoreshës, Barda u kthye në oborr. Teokstisti u vra në pallatin perandorak përparasyve të Mihalit III, që u shpall paskëtaj autokrat nga senati.48 Teodora u shtrëngua të heqë dorë nga pushtcti, ndërsa e bija u mbyll në një manastir; dy vjet më vonë, pas një atentati të dështuar kundër vëllait të vet, Bardës, Teodora u detyrua të ndjekë edhe ajo fatin e së bijës.

Figura e perandorit të ri Mihali III na shfaqet sot në një dritë krejt të ndryshme nga sa ishte mësuar ta shihte historiografia e shkuar, e dla e shtyrë nga historiografia tendencioze e periudhës së dinastisë maqedone, e shihte atë thjesht si një "sarahosh". Vërtet, jeta e tij nuk ishte shembullore në pikëpamje të moralit, por atij nuk i mungonin as aftësitë dhe as kurajoja. Sigurisht nuk duhet kaluar në ekstremin tjetër për të thënë se Mihali III ishte një "perandor i madh". Në të vërtetë ai u përpoq sinqerisht për mbrojtjen e perandorisë dhe mëse një herë e udhëhoqi personalisht ushtrinë e tij në fushën e betejës. Por këtë gjë e bëri shumica e perandorëve bizantinë. Ai nuk shfaqi kurrë ndonjë vullnet të vendosur e të qartë. Për çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, qoftë e mirë apo e keqe, ai drejtohej nga të tjerë, u bë lodër e ndikimeve dhe e dredhive të oborrit, ishte kryeneç dhe i paqëndrueshëm, aq sa nuk mund t'i besohej për asgjë. Nuk mund të konsiderohet aspak arkitekti i bëmave të mëdha, që qenë jashtëzakonisht të shumta gjatë sundimit të tij. Jo ai, por epoka e tij qe e madhe. Dhe epoka e tij mbajti vulën e Bardës e të Fokës.

Si Teoktisti nën sundimin e Teodorës, tani qe Barda që mbante timonin e shtetit bizantin. Në pikëpamje formale, pozita e tij e jashtëzakonshme u shpreh në faktin që ai mbante funksionet më të larta, dhe, në fund, mori edhe titullin e perandorit. Ai i linte prapa paraardhësit dhe rivalët e tij të dikurshëm për punë të energjisë dhe të mprehtësisë politike. Atë kohë po dukeshin qartë shenjat e një rilindjeje të madhe të Perandorisë Bizantine. Zhvillimi kulturor, që po përgatitej që në kohën e regjencës, lulëzon vrullshëm dhe shfaqet në gjithë madhështinë e tij. Kultura bizantine rrezaton dhe ushtron ndikimin e vet anë e kënd. Një qendër e rëndësishme e shkencës dhe e kulturës bizantine bëhet universiteti, i themeluar nga cezari Barda në pallatin Magnaura. Këtu kultivoheshin të gjitha degët e shkencës profane të asaj kohe. Guvernatori i shquar thirri në universitet shkencëtarët më të mirë dhe i vun ata nën drejtimin e matematikanit Leon, një enciklopedist, pa marrë parasysh faktin që ky ishte nip i kreut ikonoklast Johan Gramatikut dhe që në kohën e Teofilit kishte qenë dhe ai vet kundërshtar i kultit të ikonave.51 Këtu punoi edhe Foti, pedagogu e studiuesi më i madh i shekullit të tij.

Ndërrimi i qeverisë solli me vete edhe një ndryshim në udhëheqjen e Kishës. Nuk ishte i mundur një bashkëpunim midis regjentit të ri dhe Injacit, që kishte qenë i lidhur me qeverinë e mëparshme dhe me partinë e zelotëve. Injaci u shtrëngua të japë dorëheqjen dhe më 25 dhjetor 858 hipi në fronin e patrikut Foti. Për kishën bizantine fillon kështu një periudhë e trazuar, por njëherësh edhe më e madhërishmja që ajo ka njohur. Foti ishte personaliteti më domethënës, politikani më i shquar dhe diplomati më i mprehtë në radhën e patrikëve të Kostandinopojës. Në politikën kishtare ai përfaqësonte tendencën ku kishin bërë pjesë dhe Tarasion, Niqifori e Metodi. Si këta, edhe ai u luftua nga zelotët, të cilët nën drejtimin e abatit studit Nikolla, e kundërshtuan zgjedhjen e tij që binte ndesh me rregullat kanonike dhe i qëndruan besnik Injacit. U formuan dy parti, prej të cilave njëra mbështeste Fotin kurse tjetra Injacin e shfuqizuar.

Por shumë më e rëndësishme se kjo luftë e brendshme ishte lufta që patriku i ri u desh të zhvillonte me Romën. Pas ngjarjeve të periudhës ikonoklaste e sidomos pas themelimit të perandorisë së Perëndimit, marrëdhëniet midis dy qendrave kishtare hynë në një fazë të re. Vetëm zelotët, që të ndrydhur në ngurtësinë e tyre dogmatike vazhdonin t'i drejtoheshin Romës në çdo rast, nuk dëgjonin ta shihnin në sy realitetin e ri. Por për të ishin të ndërgjegjshëm jo vetëm perandori Niqifor, që e ndaloi patnkun e tij t'i dërgonte si zakonisht aktet e sinodit papës, por dhe perandoresha e përshpirtshme Teodora dhe patriku Metod, që nuk qe aspak një armik i Romës. Ndryshe nga Irena, Teodora, e Metodi nuk e panë me vend të kërkojnë miratimin e Romës për rivendosjen e kultit të ikonave. Tashmë ishte një domosdoshmëri historike që Bizanti të çlirohej nga sovraniteti i Kishës së Romës, pasi Perëndimi ishte shkëputur nga hegjemonia e Perandorisë Bizantine. Hapin vendimtar në këtë drejtim e hodhi Foti.

I angazhuar në luftën kundër pasuesve të Injacit, Foti as nuk e kishte dashur e as nuk e kishte parashikuar të paktën në fillim, luftën kundër Romës. Ai ia dërgoi aktet sinodale (synodika) Romës me shpresë se njohja e papës do t'i jepte dorë në luftën kundër rivalëve të tij bizantinë. Por vetëm pak muaj pas zgjedhjes së tij si patrik, në fronin e Shën Pjetrit ishte ngjitur Nikolla I, një politikan i guxishëm e energjik, që kishte bërë si qëllim të jetës së tij forcimin e universalizmit roman. Duke ndërhyrë si gjykatës suprem në konfliktin kishtar bizantin, ai doli në favor të Injacit dhe nuk pranoi ta njohë Fotin për shkak të mënyrës kanonikisht të parregullt me të cilën ai u zgjodh. Në fakt, zgjedhja e Fotit ishte antikanonike, por ajo nuk ndryshonte aspak nga mënyra si qe zgjedhur dikur Tarasion, që megjithatë qe njohur dhe mbështetur nga Roma. Edhe ai vetë një laik, që ishte ngjitur në fronin e patrikut pas një abdikimi të detyruar të paraardhësit të tij. Por për Nikollën I bëhej fjalë për riafirmimin e parimit sipas të cilit atij, kreut të krishterimit, i takonte e drejta të thoshte fjalën e fundit në çështjet kishtare si në Perëndim ashtu edhe në Lindje. Ai nuk hoqi dorë nga një koncept i tillë as atëherë kur të dërguarit e tij kapitulluan në Kostandinopojë përballë aftësive më të mëdha diplomatike të Fotit dhe iu nënshtruan gjykimit të një koncili, që konfirmoi zgjedhjen e Fotit dhe shkarkimin e Injacit (861). Në një sinod të mbledhur në Laterano, Nikolla përgënjeshtroi përfaqësuesit e vet duke dhënë një gjykim të kundërt dhe duke e deklaruar Fotin të shfuqizuar (863).

Por ai e kishte nënvleftësuar forcën e kundërshtarit. Foti e pranoi sfidën. Siç ishte detyrë e Romës të mbronte aspiratat e saj universale, ishte edhe detyrë e patrikut të Kostandinopojës të afirmonte pavarësinë e vet. Ideali i një kishe me pesë krerë, siç e kishte ëndërruar Teodor Studiti, i takonte tashmë së shkaurës. Kishte ikur koha kur Bizanti ortodoks, nën peshën e despotizmit të perandorëve heretikë, i drejtohej për ndihmë Romës; tre krerët e tjerë të Kishës, patrikët e Lindjes, ishin bërë fare të pafuqishëm nën zgjedhën e huaj të arabëve. Kisha bizantine kishte vetëm një kryetar: patrikun e Kostandinopojës. Patriku i Kostandinopojës e kishte afirmuar pushtetin e prestigjin e tij në rrjedhë të shekujve. Kishte mbyllur me fitore luftërat e brendshme kundër herezive dhe tashmë gëzonte mbështetjen e një udhëheqjeje shtetërore ortodokse, e fortë dhe e vetëdijshme për qëllimet e veta. Rrezja esaj e veprimit shtrihej në gjithë territorin e Perandorisë Bizantine dhe shumë shpejt ajo i kapërceu këta kufij. Kisha bizantine, ashtu si shteti bizantin, po përjetonin periudhën e tyre më të mirë: atë të ekspansionit të saj edhe në botën sllave. Madhështia e Fotit qëndron në atë që më qartë se të tjerët ai e nuhati afrimin e kësaj ere të re, detyrat dhe mundësitë e reja që ajo hapte, për të cilat ai kontribuoi më shumë se kushdo tjetër.

I mbështetur nga gjeneralët e tij energjikë, Mihali III e drejtoi me vendosmëri të madhe luftën kundër arabëve. Megjithatë, në Sicili Bizanti humbi njërin pozicion pas tjetrit dhe me gjithë përpjekjet e tij, nuk mundi të shmangë as pushtetin e ishullit dhe as përparimin e arabëve në Italinë e jugut. Aty nga fundi i qeverisjes së Mihalit III, të vetmet qytete të rëndësishme të Sicilisë që ishin ende në duart e perandorit ishin Sirakuza dhe Taormina. Por në Azinë e Vogël Bizanti kaloi në mësymje. Më 856 strategu i Trakës, Petronas, vëlla i cezarit Barda, ndërmori një fushatë në territonn e Samosatës dhe depërtoi deri afër Anidës. Prej andej iu drejtua Tefrices dhe u kthye në atdhe me robër të shumtë. E suksesshme ishte dhe fushata e tre vjetëve më vonë, që u drejtua nga Barda dhe nga vetë perandori i ri dhe që pati përsëri si objektiv Samosadën. Po atë kohë, flota bizantine u shfaq përsëri përballë Damietës, vëmendje e veçantë iu kushtua fuqizimit të sistemit të fortifikatave në Azinë e Vogël. Perandori dha urdhër të rindërtohej Angora, që ishte shkatërruar nga Mutasimi si dhe të restauroheshin forcomat e Nikesë.

Sukseset e reja dhe mësymjet e guximshme në tokë e në det e ngritën lart shpirtin luftarak të bizantinëve, por ende nuk i siguruan një avantazh të dukshëm perandorisë. Kundërsulmet arabe nuk vonuantë vijnë dhe filloi një seri luftimesh që ndërpriteshin herë pas here nga armëpushime të përkohshme, gjatë të cilave shkëmbeheshin si zakonisht, robërit e luftës. Por më 863, pasi sprapsën sulmin e emirit Omar të Melitenës, bizantinët korrën një fitore të madhe e vendimtare. Omari kishte përshkuar themën armene e pushtuar portin e rëndësishëm të Amisës nëbregun e Detit të Zi. Por në kufijtë e themës së Paflagonisë i doli përpara energjiku Petronas, i ndjekur nga një ushtri e fuqishme. Këtu, më 3 shtator, u zhvillua një betejë e përgjakshme, ku armata arabe u mund e u shkatërrua dhe vetë Omari humbi jetën. Në luftën bizantino-arabe, fitorja e madhe e Petronas shënoi një kthesë. Pas sulmit të parë të arabëve e deri në fitoren e Leonit III në Kostandinopojë, Bizanti luftoi për vetekzistencën e tij. Tani, pas fitores së vitit 863, gjendja u përmbys dhe fillon epoka e mësymjes bizantine në Lindje, që fillimisht u zhvillua me ngadalë por, duke filluar nga gjysma e dytë e shek. IX përparon me një ritëm tepër të shpejtë.

Forcimi i pozitave bizantine në Lindje pati rëndësi aspak të vogël për zgjidhjen e detyrave të mëdha që e prisnin perandorinë në lidhje me botën sllave. Me të tilla detyra Perandoria Bizantine ndeshet në Rusi, Moldavi, në vendet sllave të jugut. Qysh më 860 rusët ishin shfaqur për herë të parë përpara mureve të Kostandinopojës. Ata zbarkuan, rrethuan qytetin dhe shkretuan rrethinat e tij. Perandori, që porsa ishte nisur në fushatë kundër arabëve, u kthye menjëherë mbrapsht, arriti të çajë radhët e rrethuesve e të futej në qytet për të drejtuar mbrojtjen dhe për t'i dhënë zemër, së bashku me patrikun, popullsisë së lebetitur. Bizantinët e kujtuan për një kohë të gjatë sulmin e rreptë dhe ia atribuuan shpëtimin dorës së Virgjëreshës Mari. Nga ai çast fillojnë marrëdhëniet e Bizantit me perandorinë ruse, që po formohej pikërisht në atë kohë. Nga ai çast Bizanti do të zhvillojë te ky popull krejtësisht i panjohur një veprimtari misionare që do të ketë pasoja të rëndësishme në të ardhmen. Patriku i madh e kishte kuptuar se konvertimi në krishterim dhe përfshiqa e popullit të ri në sferën e ndikimit bizantin, ishte mjeti më i efektshëm për të larguar rrezikun që kërcënonte perandorinë nga ky krah. Disa vjet më vonë, me një krenari të ligjshme, ai mund të tregonte rezultatet e veprës së tij misionare.

Sulmi rus e shtyu perandorinë të ripërtërijë marrëdhëniet e saj me kazarët, duke dërguar te ta një përfaqësi. Eshtë një provë e frymës së re që ekzistonte në Bizant fakti që kësaj përfaqësie i ishin besuar detyra misionare dhe që në krye të saj ishte vënë djaloshi Konstandin i Selanikut, i cili, falë aftësive gjeniale filologjike dhe kulturës së gjerë, ishte më mirë se kushdo tjetër në gjendje të mbronte kauzën e fesë e të kulturës së krishterë kundër ndikimeve islamike.

Por thirrja e princit të Moravisë, Rostislaos, që dërgoi një përfaqësi në Kostandinopojë për të kërkuar dërgimin e misionarëve e vuri Konstandinin dhe vëllanë e tij Metodin, përballë një detyre shumë më të rëndësishme. Fakti që Rostislau iu drejtua Bizantit shpjegohet me frikën nga ndikimi i klerit frank dhe me dëshirën për të krijuar me ndihmën e bizantit, një kundërpeshë kundër rrezikut të një rrethimi franko-bullgar. Kurse për Bizantin krijohej mundësia të shtrinte ndikimin e tij në një territor të ri, mjaft të largët, dhe të ushtronte kështu presion mbi Bullgarinë, që ndodhej midis dy vendeve. Fakti që udhëheqja politike e kishtare bizantine ia besoi misionin e rëndësishëm vëllezërve nga Selaniku dhe që në viset sllave e predikoi fenë e re në gjuhën sllave, është një tregues i largpamësisë së saj. Merita për tërheqjen e sllavëve në fenë e krishterë i takon edhe Konstandinit e Metodit si dhe patrikut Foti dhe cezarit Barda. Kristianizimi i banorëve sllavë të perandorisë ishte kryer nga bizantinët shumë kohë më parë.61 Por vetëm tani filloi periudha e një veprimtarie të gjerë misionare në botën e madhe sllave jashtë kufijve të perandorisë. Konstandini krijoi një alfabet sllav. Alfabeti i ashtuquajtur glagolitik, dhe iu fut paskëtaj përkthimit të Shkrimit të Shenjtë në sllavisht (në dialektin sllavo-maqedon). Vëllezërit nga Selaniku kremtonin në sllavisht edhe funksionet fetare. Me këtë, suksesi i misionit ishte i garantuar. Pas vdekjes së parakohshme të Konstandinit, që dha shpirt më 14 shkurt 869 në një manastir grek të Romës me emrin Ciril, edhe Metodi u dorëzua në luftën kundër klerit frank, pasi mbështetja e Bizantit në atë krahinë të largët nuk kishte forcën e duhur, ndërsa Roma pas përkrahjes së fillimit, e braktisi. Dishepujt e tij u dëbuan nga ai vend. Megjithatë, vepra e tij dhe e vëllait të tij të madh e rrënjosi thellë kulturën bizantine në krahinat sllave dhe prodhoi fryte të shumta. Për sllavët jugorë e lindorë ajo pati një rëndësi të jashtëzakonshme. Këta popuj, në fillimet e letërsisë dhe të kulturës së tyre kombëtare, ia detyrojnë shkrimin vëllezërve nga Selaniku, "apostujve të sllavëve".

Paskristianizimit të Moravisë, dhe Bullgaria u vu në rrugë për të vendosur mbi baza të qëndrueshme ekzistencën e saj shtetërore e kulturore nëpërmjet pranimit të krishterimit. Por, ndërsa Moravia i ishte drejtuar bizantit, princi bullgar Boris dërgoi një përfaqësi tek frankët. Bizanti ndërhyri menjëherë: ai nuk mund të lejonte një aleancë shpirtërore të fqinjës së tij, Bullgarisë, me mbretërinë e frankëve, pra dhe me Romën. Fitorja e re mbi arabët, që kishte forcuar pozitat e perandorisë dhe kishte rritur prestigjin e saj, i dha më siguri e efikasitet veprimit të saj. Shfaqja e ushtrive bizantine në kufirin bullgar, e shoqëruar nga një demonstrim force i flotës perandorake në bregdetin bullgar e detyroi Borisin të pranojë kërkesat bizantine. Më 864 princi bullgar pranoi të bëhej i krishterë duke marrë emrin Mihal, emër i perandorit bizantin që ishte nun i tij gjatë pagëzimit. Kleri grek iu fut menjëherë punës për organizimin e kishës bullgare.

Kristianizimi shënoi për Bullgarinë jo vetëm një hap të madh përpara në zhvillimin e saj kulturor, por edhe përmbylli procesin e sllavizimit, dhe me këtë realizoi edhe bashkimin shtetëror dhe etnik të mbretërisë së re. Boris Mihali e shtypi opozitën e fisnikërisë së vjetër bullgare, që kishte kundërshtuar kristianizimin dhe sllavizimin, dhe urdhëroi t'u pritej koka pesëdhjetë e dy eksponentëve të saj.

Por sado të mëdha që të ishin përfitimet e kristianizimit për zhvillimin kulturor dhe për bashkimin e brendshëm të mbretërisë bullgare, shumë shpejt princi i sapo konvertuar pësoi një zhgënjim të madh. Perandoria Bizantine synonte që, nëpërmjet vendosjes së një peshkopi grek, t'ia aneksonte patriarkatit të Kostandinopojës kishën bullgare. Kurse Boris-Mihali donte ta kishte krejtësisht të pavarur Kishën e tij të re dhe t'i vinte asaj në krye një patrik vendas. Meqenëse kërkesat e tij nuk u pranuan, ai i ktheu krahët bizantit dhe iu drejtua Romës. Natyrisht, për papën Nikolla I ishte një fitore e pashpresuar shkëputja e Bullgarisë nga kisha bizantine dhe vënia e saj nën juridiksionin romak. Ndaj dërgoi përfaqësuesit e vet në Bullgari, të cilët iu përveshën punës me vrull të madh, aq sa për një çast u duk se Bullgaria kishte hyrë përfundimisht në orbitën e Romës. Por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Edhe këtu pati një zhgënjim të madh. Por hë për hë dukej se Roma e kishte fituar davanë. Bizanti qe i detyruar të shihte sesi perandoria fqinje sllave po i ikte prej duarsh dhe si po shtrihej ndikimi roman thuajse deri në zemrën e perandorisë.

Konflikti midis Romës dhe Kostandinopojës arriti kulmin. Kundërshtar i vendosur i Romës, Foti u bë jo vetëm kampion i pavarësisë së Kishësbizantine, por edhe kampion i interesave jetësore të Perandorisë Bizantine. Cezari Barda dhe perandori Mihal III u rreshtuan pa rezerva në krah të patrikut të madh. Perandori i dërgoi papës një letër në të cilën shfaqte me krenari të pashoqe vetëdijen e pavarësisë dhe të epërsisë së Bizantit. Në një formë ultimative aty kërkohej anulimi i gjykimit papal kundër Fotit dhe hidhej poshtë me tone therëse pretendimi i papës mbi primatin e Romës.w Patriku u shty akoma më tej: ai, duke u vënë në rolin e gjykatësit të kishës perëndimore, e akuzoi atë për gabime në problemet liturgjike dhe disiplinore, e sidomos sulmoi doktrinën perëndimore të paraprirjes së Shpirtit të shenjtë nga Ati e nga Biri (ex patre filioque). Foti, të cilin papa besonte se mund ta thërriste përpara tij si të pandehur, e akuzonte Romën për herezi, në emër të ortodoksisë. Më 867 një sinod i thirrur në Kostandinopojë nën kryesinë e perandorit e çkishëroi papën Nikolla, e dënoi si herezi doktrinën romane mbi progresionin e Shpirtit të Shenjtë dhe i shpalli të paligjshme ndërhyrjet e Romës në çështjet e kishës bizantine. Patrikëve të Lindjes iu shpërnda një qarkore, ku trajtoheshin dhe dënoheshin ashpër doktrinat dhe praktikat heterodokse të kishës romane dhe sidomos ajo që lidhej me progresionin e Shpirtit të Shenjtë (filioque).

Por atëherë kur konflikti kishte arritur kulmin, në Kostandinopojë ndodhi një revoltë pallati, që i përzjeu të gjitha kartat. Për fatin e tij të keq, Mihali III kishte lidhur miqësi me Bazil Maqedonin. Bazili vinte nga thema e Maqedonisë, dhe ishte rritur mes skamjes. U vu në kërkim të fatit dhe mbërriti në Kostandinopojë ku, falë forcës së jashtëzakonshme fizike, u bë stallier në oborrin perandorak. Kështu zuri fill ngjitja e tij legjendare, që i detyrohej njëlloj si aftësive të mëdha të tij, ashtu edhe trilleve të perandorit. Ky bir dinak e i mprehtë fshatarësh u bë miku më i afërt i Mihalit III dhe u martua me ish dashnoren e këtij të fundit, Eudokia Ingerinën. Me një vendosmëri të hekurt, pa u ndalur përpara asgjëje, ai vendosi të ngjitet në majat e pushtetit. Kjo bëri që ai të përplasej me cezarin Barda, por Mihali III e ndjente veten aq shumë të lidhur me favoritin e vet, saqë e sakrifikoi pa hezitim të ungjin. Intrigë pas intrige, Bazili dhe Mihali III e shtynë burrin e shquar të shtetit drejt pritës: gjatë një fushate kundër Kretës, ndërsa cezari ishte ulur pranë nipit në një moment pushimi, Bazili e vrau me dorën e vet (21 prill 865). Shpërblim qe kurora e bashkëperandorit, që Mihali i ofroi pas kthimit në Kostandinopojë, më 26 maj 866. Me këtë Bazili kishte marrë nga mbrojtësi i tij gjithçka që ky mund t'i ofronte. Akti i fundit i tragjedisë së përgjakshme u përshpejtua nga fakti se, si kapriçoz dhe i paparashikueshëm që qe, Mihali III filloi të ndryshojë qëndrimin ndaj bashkëperandorit. Në natën e 23-24 shtatorit 867, pas një banketi, Bazili urdhëroi vrasjen e perandorit të dehur në dhomën e vet.

info@balkancultureheritage.com