Frutat jetëshkurtëra
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Frutat jetëshkurtëra

Për të përfunduar me sukses luftën, Olimpasit sigurojnë mbështetjen e Herakliut. Ky nuk është ende perëndi, nuk është ngjitur në Olimp, është thjesht femija, i lindur nga bashkimi i Zeusit me një vdekatare, Alkmenën. Ai është vetë vdekatar. Pikërisht Herakliu do të bëjë kërdinë në racën, në fisin, /w/e-në e Gjigantëve. Mirëpo, me gjithë këto rrënime, lufta nuk i ka mbyllur hesapet. Edhe një herë, Gjea luan një rol të dyshimtë, sepse nuk do që këto krijesa, që ajo i ka lindur të armatosura gjer në dhëmbë, të zhduken nga faqja e dheut. Ajo niset, pra, në kërkim të një bari, që rritet natën që me sa thuhet sjell pavdekësinë. Ka ndër mend ta këpusë në të aguar që t’ ia dhurojë Gjigantëve për t’i bërë ata të pavdekshëm. Sepse shpreson që olimpasit ta marrin parasysh këtë rini rebele, të bashkëpunojnë me të e të mos jenë më në gjendje ta fshijnë nga faqja e dheut. Por Zeusi e merr vesh synimin e Gjeas e arrin t’i dalë përpara. Sa pa zbardhur ende agimi, pa e mbuluar drita dhenë, kur bima ishte në mugëtirë e nuk dukej ende aq mirë, ai e këput. Tanimë, nuk ka më mbi dhe as edhe një fije nga ajo bimë pavdekësie. Gjigantët nuk do kenë mundësi, pra, ta hanë.... dhe medoemos i pret vdekja.

Ky detaj puqet me një tjetër element që herë i vishet historisë së Gjigantëve, herë historisë së Tifonit. Tregojnë se Tifoni ishte në kërkim të njëfarmakon-i, të një lëngu magjik njëherësh heim e ilaç. Këtë lloj shurupi, që ose të vdes, ose të shpëton nga sëmundja e kanë Moirai-l, Moirat, hyjni femërore që i prijnë ndarjes së fateve. Ato i japin Tifonit një bar, duke i thënë se siguron pavdekësinë. I premtojnë forcë dhe energji të dhjetëfishuar si dhe fitoren ndaj Zeusit. Tifoni e rrëkëllen pijen, por në vend të barit të pavdekësisë, perëndeshat i kanë dhënë atë që quhet “frutjetëshkurtër”, domethënë një bimë të caktuar për vdekatarët. Ky është ushqimi i njerëzorëve, që jetojnë me sot me nesër e që u shteren fuqitë. Frutat ditëshkurtra janë shenja e vdekshmërisë. Në vend të nektarit e të ambrozit, në vend të tymit të flijimeve që njerëzit e ngrenë drejt perëndive, ky ushqim ‘efemer’ e bën Tifonin të brishtë, të cenueshëm si njeriu. Po ashtu, Gjigantët e vuajnë lodhjen e lëndueshmërinë, nuk e kanë gjallërinë e përhershme e përjetësisht të pashuar të perëndive.

Në të gjitha këto rrëfenja, shihet mirë se si qëndron në sfond ideja e një gjithësie hyjnore pa privilegje të veçanta për një apo një tjetër perëndi. Nektari dhe ambrozi janë shenja ushqimore të të pavdekshmëve. Zeusi u ka dhënë Ciklopëve dhe Njëqindkrahëshve ushqimin e pavdekësisë, me qëllim që ata të bëhen perëndi më të drejta të plota e t’i qëndrojnë përbri. Në të kundërt, të gjithë atyre që rreken t’i marrin pushtetin suprem, Zeusi u jep një ushqim ‘ditëshkurtër’, atë që hanë qeniet vdekatare e të lëndueshme. Kur, në luftë, fitorja duket e pasigurt, që ajo të anojë në anën e Olimpasve, Zeusi nuk ngurron t’u japë për të ngrënë kundërshtarëve shujtën që i bën të dobët si njerëzit.

info@balkancultureheritage.com