Fundi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fundi

Gjatë turbullirave të shkaktuara pas kapjes së Jëlldërëm Bajezidit, territori osman në rajonin e Anadollit u zvogëlua në disa sanxhakë: sanxhaku i Bursës, Izmitit, Ankarasë dhe Amasjas. Osmanët humbën Selanikun në Rumeli dhe disa zona të tjera në Serbi. Për shkak të krijimit të kësaj situate, shtetet e krishtera që u paguanin taksa osmanëve e ndaluan pagesën e tyre, por ata nuk kishin guximin dhe fuqinë të krijonin një forcë të bashkuar kundër osmanëve. Përkundër këtij shqetësimi në Devletin Osman, nuk u formua asnjë identitet tjetër politik dhe udhëheqësit e guximshëm, dhe të mirënjohur ushtarakë, të tillë si djemtë e Mihalit dhe Evrenosit, i qëndruan besnikë Devletit Osman.

Nëse Jëlldërëm Bajezidi nuk do të ishte mimdur, djali i tij më i madh, Emir Sylejmani, me shumë mundësi do fia kishte zënë vendin dhe kështu do të kishte vazhduar jetesën luksoze dhe pompoze që kishte mbizotëruar në kohën e babait të tyre. Por, Çelebi Mehemmedi, që tashmë kishte kaluar nëpër mun-dime dhe veshtirësi të shumta, ishte i përgatitur të sundonte. Ai ishte i vendosur dhe i pjekur, dhe në këtë mënyrë, ai arriti me sukses të bashkonte dhe të siguronte stabilitetin e Devletit Osman.

Emir Sylejmani filloi të ndërtonte një xhami në kryeqytetin Edrene dhe Musa Çelebiu e vazhdoi ndërtimin e saj, derisa kjo xhami u përfundua nga Mehemmed Çelebiu në vitin 816/janar 1414. Kjo xhami njihet si "Eski Xhami" (xhamia e vjetër). Çelebi Mehemmedi ndërtoi në Bursa, Xhaminë e Gjelbër, një medrese, një imaret dhe Tyrben e Gjelbër. Pasi mori në vitin 823/1420 qytetet Hereke, Darëxha, Gebze, Kartall dhe Pendik, që shtri-heshin në brigjet e Detit Marmara, të ardhurat që mblidheshin prej tyre ai i kaloi në një vakëf për institucionet e ndërtuara. Këto qytete iu morën Perandorisë Romake si një përgjigje ndaj mbështetjes që Perandoria i dha Mustafa Çelebiut. Frika e Perandorit Manuel arriti deri në atë shkallë, sa që ai dërgoi një misionar në Edrene për të biseduar për marrëdhëniet miqësore, por që në të vërtetë e kishte dërguar për të zbuluar qëllimin e Mehemmed Çelebiut, nëse do të marshonte drejt Kostandino-pojës, pasi kishte dëgjuar fjalë të tilla.

Çelebi Mehemmedi u sëmur në Edrene. Pasi e kuptoi se nuk do të sherohej, ai ftoi vezirët e tij Bajezidin, Çandarllëzade Ibrahimin dhe Haxhi Ivaz Pashanë, dhe iu kërkoi atyrë që ta mbanin të fshehur lajmin për vdekjen e tij, derisa i biri Muradi, sanxhakbeu i Amasjas, të mbërrinte dhe të merrte postin e të atit, për shkak se afati i mbajtjes në burg të Mustafa Çelebiut në ishullin Limni nga perandori romak ishte në varësi të jetë-gjatësisë të të atit. Ishte mjaft e qartë se perandori romak, sapo të merrte lajmin e vdekjes së Mehemmed Çelebiut, do ta lironte Mustafa Çelebiun për të nxitur një luftë dvile në territoret osmane. Shehzade Muradi ishte ftuar të shkonte në Edrene, por i ati i tij ndërroi jetë para se ai të mbërrinte atje. Vdekja e sulltanit u mbajt sekret deri në momentin që sulltani i ri mbërriti.226 Çelebi Mehemmedi është Përtëritësi (Muxheddid) i Shekullit të 9-të (sipas kalendarit Hixhri).

info@balkancultureheritage.com