Fuqitë e reja sllave, Venediku dhe “çlirimi” i Adriatikut
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Fuqitë e reja sllave, Venediku dhe “çlirimi” i Adriatikut

Sidoqoftë, Venediku i detyrohet më shumë se kujtdo pikërisht Konstantinopojës, e cila ia ka gjithmonë e më tepër nevojën shërbimeve venedikase në Perëndim, ku fitoret e arritura në Lindje e nxisin të rifitojë terrenin e humbur pa pasur nevojë të çojë aty mjetet detare për të cilat ka më nevojë në Levant. Po atë vit kur Ottoni III ripërtrin paktin e tij të dikurshëm, më 992, Vasili II i akordon privilegjin e tij të parë në perandorinë e Lindjes: teksti origjinal i tij mjerisht ka humbur, megjithatë klauzolat kryesore e nxjerrin në shesh rëndësinë tepër të madhe që ka. Në krye, për herë të parë Venediku nuk numërohet më midis “subjekteve nën zotërim” të perandorit, çka do të thotë se që tani e tutje i takon një juridiksion i veçantë që i garanton përparësitë e tjera që ka, më së pari heqja dorë nga ana e Bizantit nga një abuzim i veti tradicional kundrejt tij: mbajtja e anijeve të huaja për shkaqe të kota dhe shpesh për një kohë të papërcaktuar e sidomos reduktimi i një shume fikse të detyrimeve doganore, ndërkohë që konkurrentët e tij mbeteshin në dorë të arbitraritetit të përfaqësuesëve perandorakë; karakteri tepër i veçantë i kësaj klauzole nënvizohet nga ndalimi që u bëhet venedikasve për të marrë në kuvertë të anijeve të tyre tregtarë amalfas, hebrenj e lombardë të Italisë së jugut, çka u jep tashmë një status të privilegjuarish në krahasim me subjektet e drejtpërdrejtë të perandorisë, p.sh. me tregtarët e shkathtët të Barit. E mbi të gjithë, edhe mbi grekët, venedikasit kanë epërsinë e madhe të së drejtës për të guxuar një parashikim pak a shumë të saktë si të afateve ashtu dhe të shpenzimeve të tyre'76.

Tanimë, pa i këputur krejt detyrimet e besnikërisë ndaj perandorisë së Lindjes, Venediku kthehet më tepër në njëfarë aleati apo partneri, përherë e më të domosdoshëm në viset adriatikase. Pasi akti i vitit 992, më shumë sesa një privilegj, është një lloj traktati dypalësh, të plotësuar me një rol që i është dhënë zyrtarisht Venedikut, në kohën kur këtu sundonte një dogjë energjik, Pietro II Orseolo (991- 1009): Venediku zotohet ta furnizojë në mënyrë të përhershme me anije Bizantin, për transportimin e trupave të tij për në Itali, ku perandori ka projektuar një riorganizim rrënjësor, e veç kësaj, ripushtimin e Sicilisë.

Kuptohet që kjo klauzolë zbulon mungesën reale të një flote perandorake në ujërat joniane e adriatikase, ku kontrolli tashmë i lihet heshturazi Venedikut. Edhe një herë fati i detit varet nga peripecitë e reja kontinentale: akti i vitit 992 del në atë kohë kur Vasili më në fund e mposht revoltën aristrokratike të dy Bardave dhe i duhet të ndeshet me atë të bullgaro-maqedonasve të carit Samuel, që pat shpërthyer qysh nga vdekja e Jan Cimiskisit më 976, duke rrezikuar sërish brigjet lindore të Adriatikut. Kjo kryengritje e një Bullgarie që tashmë e ka qendrën në Ohër të Maqedonisë sjell, pas dështimit të një mësymjeje të fuqishme që e kishte sjellë Samuelin deri në Selanik, një kundërsulm të perandorisë së re që po shtrihet drejt perëndimit, ndoshta në vitet 996-997, kohë kjo kur Dyrrahioni merret nga kryengritësit176 177, padyshim me ndihmë nga brenda, pasi aty shohim lidhjet e ngushta që kishte aristokracia e qytetit, pa dyshim dhe vetë pjesërisht bullgare, si me carin ashtu si dhe me serbin Vladimir, princin e Dioklesë, Malit të Zi të sotshëm. Pedteudni i Dyrrahionit, Jan Kriseliosi, të cilin disa historianë bizantinë e cilësojnë si “bullgar”, e kishte martuar të bijën me Samuelin aty nga viti 970, një lidhje nga kishte lindur pasardhësi fatkeq i carit, Gabriel-Romani; këtë qytet Bizanti do ta merrte vetëm pas vdekjes së Samuelit, më 1014, nëpërmjet Jan-Vladislavit, pasuesit dhe vrasësit të djalit të tij, ndoshta edhe mbas vrasjes së Jan-Vladimirit të Dioklesë, mbrojtësit të vërtetë të qytetit, më 1016178. Në qoftë se do t’u besojmë teksteve, ky kthim i bëhet Perandorisë mbas një pazari të vërtetë të arhontëve të vet, që merrnin prej Vasilit ofiqe të rëndësishme oborri, duke u hapur pasardhësve të tyre një karrierë të shkëlqyer ushtarake e funksionarësh oborri në Bizant, e cila mund të ndiqet deri në vitet 1050.

Sido që të jetë, ndryshe nga ç’kishte ndodhur në kohë të Simeonit, pushtimet e Samuelit, të cilat dëshmojnë qartë bashkëpunimet e fshehta që ndodhnin mes bregdetit epiro-shqiptar dhe sllavëve të afërt e të largët, nxjerrin gjithashtu në shesh se deri në ç’pikë aristokracitë qytetare vendase, që i njohim edhe si pronarë tokash, ishin në gjendje ta mospërfillnin pushtetin e Konstantinopojës; në shekujt XII e XIII këta arhontë të Dyrrahionit do të vazhdonin të bënin emër për fuqinë dhe pasuritë e tyre180; këto pushtime shkaktuan gjithashtu një sllavizim që është e vështirë të matet midis Dioklesë dhe Epirit grek, por që është pa asnjë dyshim real, pasi toponimet sllave të Shqipërisë janë në pjesën më të madhe me origjinë bullgare. Meqenëse në këtë kohë tekstet bëhen më të shumta, prej tyre mund të zbulohet paëndrueshmëria politike në territorin e sotshëm shqiptar e malazez, që është ndoshta edhe më e hershme, gjë që duket nga braktisja e rikthimi i shpeshtë nën besnikërinë perandorake: revoltat e Dioklesë më 1035, e pastaj sidomos nën Konstantin Monomakun (1042-1055), e shtrënguan Perandorinë të ndërmarrë fushata të vërteta ushtarake, ndërkohë që princër të tjerë të vegjël sllavë të rajonit i qëndruan besnikë; këto përkojnë veç kësaj me lëvizje të reja që ndodhin në Maqedoni, duke nisur prej vitit 1040, dhe të gjitha së bashku shpjegojnë se sa thelbësore ishte bërë për Konstantinopojën mbajtja në zotërim e bregdetit shqiptar, sidomos e Dyrrahionit, të cilin do ta kthente në një fortesë nga mund të kontrollonte princat e vegjël sllavë përreth, të cilët padyshim ëndrrojnë të dalin në këtë bregdet ku tretet e vetmja ultësirë që e meriton këtë emër nëbregun perëndimor të Ballkanit*8*. Ndërkaq ai mbetet, si gjithmonë, një pikëmbështetje e rëndësishme detare: galerat bizantine që rrahin ujërat përpara portit të tij nuk janë dorëjashtë kur, aty rreth vitit 1016, arhontët e qytetit i binden përsëri perandorit. Por ky rajon është një fortesë që gjendet shpesh e shkëputur nga brendatoka e tij: duket se aty nga fundi i shekullit X e fillimi i shekullit XI via Egnatias humbet vlerën e vet strategjike të në të mirë të luginës së Devollit, e cila në epokën e pushtimeve normane dhe kryqëzatës së parë është bërë arteria kryesore strategjike që lidh bregun me Maqedoninë.

Shumë më pak mund të matet gjerësia e pushtimeve bullgare në Diokle dhe në Dalmaci, por mund të konstatohen pasojat e tyre që janë mjaft të ndjeshme në Kroaci, gjithmonë aty nga vitet e fundit të shekullit X: familja mbretërore kroate pllakoset nga rivalitete të errta dhe Samueli duket se përfiton prej tyre për të vendosur në fron kandidatin e tij, Kresimirin, djalin e mbretit Stefan Drzislav, vdekur më 995; pikërisht në këtë kohë Venediku, duke përfituar nga këto trazira, ngjan të mos ia ketë paguar më tributin e tij fqinjit sllav, siç bëjnë edhe qytetet romane të Dalmacisë. Duke i mëshuar edhe më tej epërsisë së tij, dogji Orseolo më 997 sulmon dhe plaçkit ishullin Pagos (Pag), shumë afër pozicioneve kroate, ndërkohë që qytetet dalmate, të cilat ishin rreshtuar përgjithësisht në krahun e rivalit të Kresimirit, do të vijnë drejt këtij të fundit një vit më pas, sigurisht nën ndikimin e Samuelit, që siç na e thotë një burim i mirëbesueshëm për këtë çështje, pasi ky më 998 kishte plaçkitur gjithë Dalmacinë duke djegur Kotorrin, Raguzën dhe qytete të tjera, e duke e mbajtur frymën vetëm para Zarës, për të cilën kronikat venedikase shënojnë shprehimisht se i qëndroi besnik dukatit.

Ndërhyrja bullgare, tepër e shkurtër, nuk pati në këto vise ndikimin e drejtpërdrejtë që pati në Shqipëri, vetëm se ajo është me siguri shkaku i shpeditës që venedikasit do të dërgonin në Dalmaci në vitin 1000, drejtuar kjo nga vetw dogji Orseolo, dhe që do të bëhej një faktor vendimtar në historinë e Venedikut sikurse dhe në atë të Adriatikut në përgjithësi. Për fat të keq është vetëm një autor bashkëkohas që na bën rrëfimin e saj, kronikani venedikas Jan Gjakoni, i cili sheh në të një shëtitje ushtarake gjatë së cilës qytetet dhe ishujt dalmatë, që nga Ossero dhe Zara deri në Veglia, Arba dhe Vergada, pastaj Trau dhe Spalato, qofshin këto të nënshtruara ndaj Bizantit apo ndaj Kroacisë, iu nënshtruan në përgjithësi venedikasve, me të vetmin dallim të vogël mes dy grupeve në faktin që qytetet kroate u paguanin tribut, ndërkohë që të tjerët mjaftohen me nënshtrimin dhe shprehjen e besnikërisë ndaj dogjes.

Megjithatë, nuk është thënë asgjë për ndonjëfarë “leje” perandorake që t’iu ketë lënë venedikasve dorë të lirë në Dalmaci, që do të ishte e barabartë me një braktisje de facto të provincës nga Konstantinopoja: mbas shpeditës së Orseolos, Venediku nuk e shtie aspak në dorë Dalmacinë, nuk dërgon asnjë përfaqësues në qytetet e ndryshme e as ndonjë guvernator të përgjithshëm në Zarë, ndërkohë që, sado simbolikisht, funksionarët bizantinë vazhdojnë të jenë aty të pranishëm; i vetmi ndiyshim është shtesa që i bëhet titullit tradicional të dogjëve (dux Veneticorum) me atë të dux Dalmatianorum, por ky gjest nuk do të thotë aspak se dogjët ishin tani e tutje zyrtarisht përgjegjës për Dalmacinë; duket se shumë më tepër fjala është për një tërheqje vëmendjeje ndaj sovranëve kroatë, të cilët kishin disa dhjetëvjeçarë që kishin marrë ofiqin e dyfishtë si rex Croatorum dhe rex Dalmatianorum; kundrejt tyre, Venediku ruante kështu shtrirjen e vet në trevat bregdetare, me pëlqimin e heshtur e sidoqoftë faktik të një perandorie që është shumë e zënë me gjëra të tjera por që nuk është prekur aspak në të drejtat e veta sipërane mbi Dalmacinë; fakti që Orseolo e kishte njoftuar perandorin Otton III për shpeditën e tij, është thjesht në përputhje me marrëdhëniet veneto-gjermanike, ashtu siç i kishin përkufizuar paktet e mëparshme, edhe pse Perandoria Perëndimore nuk ka kurrëfarë problemi që t’u konfirmojë më 1003 dogjëve titujt e tij si mbi Venedik ashtu dhe mbi Dalmaci, si një mënyrë për të kujtuar pretendimet e saj mbi këtë provincë: pak kohë mbas shpeditës së vitit 1000 perandori i ri nuk kishte mundur ta takonte ndryshe dogjën përveç se duke ardhur vetë, thuajse fshehurazi dhe pa asnjë rezultat konkret në Venedik, çka tregon qysh tani një prirje ogurzezë për të t’i varur të gjitha shpresat te mbrojtja bizantine. Nga ana tjetër i vetmi që protestoi ishte Kresimiri i Kroacisë, që në vitet e mëpasme nuk reshti së sulmuari Zarën dhe qytetet e tjera dalmate.

info@balkancultureheritage.com