Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe - Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gjerak Karaiskaj, Apollon Baçe - Kalaja e Durrësit dhe fortifikimet përreth në antikitetin e vonë

Në antikitetin e vonë qyteti i Durrësit, mbrohej nga mure dhe kulla të fuqishme, të cilat përbënë bazën e fortifikimeve edhe gjatë mesjetës së hershme e të mesme deri në pushtimin turk. Jo vetëm kaq, por edhe hinterlandi i gjerë i këtij qyteti të rëndësishëm të perandorisë bizantine, ishte mbushur me kështjella më të vogla, të cilat e qarkonin atë nga ana e tokës, dhe zinin pika të rëndësishme strategjike, kryesisht në zotërimin e rrugëve që të çonin në Durrës ose shtigjeve që të lidhnin me zonën fushore rreth tij., të tilla janë kalaja e Turës, Ndroqit, Lalmit, Petrelës, Dorëzit, Vilës (Persqopit), Dajtit dhe Tujanit. Krahas tyre në territorin e afërt gjenden edhe disa kështjella të tjera, të cilat mund të mos lidhen drejtpërsëdrejti me sistemin e fortifikimit të Durrësit për shkak të largësisë së tyre të madh,e. Por, dy prej tyre, Laçi dhe Daula, janë të vetmet kështjella në veri të Durrësit, ndërsa ajo e Shëngjinit, megjithëse e vendosur në thellësi të zonës malore të Dajtit, kontrollon një rrugë të rëndësishme natyrore që kalon nëpër Qafën e Priskës dhe zbret në fushën e Tiranës, nga ku në disa drejtime mund të shkohet për në Durrës.

I pari që hodhi mendimin se Durrësi mbrohej nga një sistem kalash asteroide, duke u nisur kryesisht nga burimet e shkruara, ishte M. Shufiai. Njëkohësisht nuk kanë munguar edhe studimet e veçanta të arkitekturës dhe historisë së këtyre fortifikimeve, kryesisht për kalanë e Durrësit.

Duke filluar që nga Qiriakua i Ankonës (shek. XV), i cili u mjaftua me mbledhjen dhe botimin e disa mbishkrimeve, deri tek studjuesi më i vonë K. Zheku, që trajtoi monogramet e tullat e fortifikimeve të vona anti-ke të Durrësit, një varg studjuesish u kushtuan monu-menteve të këtij qyteti, mureve rrethuese apo shtrirjes së tij në kohë, një sërë studimesh; Gjithashtu për fortifikimet rreth Durrësit na kanë lënë shënime të vlefshme për kështjellën e Laçit, Daulës, Ndroqit, Dajtit dhe Dorëzit një varg autorësh të tjerë.

Me gjithë këto studimetë veçanta, nuk kemi akoma një panoromë të qartë të kalasë së Durrësit lidhur me sistemin e tij mbrojtës ndaj hinterlandit, kështu ndodh që jo rallë disa studjues t’i atribuojnë këtij sistemi të plotësuar në shek. VI, jo vetëm kështjella që lindën për herë të parë në mesjetë, si Kepi Rodonit dhe Kruja, por edhe të tilla të ndërtuara më vonë nga pushtuesit turq. Nga ana tjetër, fortifikime të periudhës së vonë antike që nuk ruajnë gjurmë më të vona përfshihen në sistemet e fortifikimeve të mesjetës.

Duke u bazuar në vrojtimet në terren, ky shkrim synon të japë një përshkrim më të plotë të arkitekturës së fortifikimit të Durrësit, të bëjë të njohura kala të reja, duke diferencuar njëkohësisht fortifikimet e periudhës së vonë antike nga ato mesjetare, dhe të nxjerrë në pah synimet që kanë udhëhequr ndërtuesit për krijimin, e një sistemi mbrojtës përreth Durrësit.

KALAJA E DURRËSIT

Studimi i parë qi u kushton vëmendje të veçantë fortifikimeve të qytetit të Durfësit, është ai i Hezei Domesë. Shumë gjurmë të këtyre ndërtimeve, tani të zhdukura, nuk mund të ndiqen pa përshkrimet dhe planimetritë e dhëna prej tyre. L. Rey, më vonë, e plotësoi këtë studim në drejtim të një vrojtimi më të hollësishëm të mureve mbrojtës që ruheshin akoma në kohën e tij, dhe, së fundi, nëpërmjet interpretimit të monogrameve. K. Zheku vërtetoi mendimin e shprehur edhe më parë që muret egzistuese të Durrësit, të ndërtuar me tulla i përkasin periudhës së Perandorit bizantin me origjinë Durrësake, Anastas I (491-518). Studjuesit e tjerë janë marrë vetëm pjesërisht me problemin e fortifikimeve.

Duke pasur parasysh rëndësinë që paraqet studimi i këtyre ndërtimeve për historinëe qytetit dhe arkitekturën ushtarake në përgjithësi, menduam t'i trajtojmë më gjerë dhe më me hollësi traktet që ruhen akoma prej tyre.

GJENDJA E KALASE SË VONË ANTIKE TË DURRËSIT NË VITIN 1861 DHE DEGRADIMI I SAJ NË KOHË

Në kohën e Hezeit ruheshin akoma gjurmët e «kalasë së madhe bizantine», siç e quan ai. Ajo formonte një lloj trapezi ose katërkëndëshi të çrregullt. Faqja veriperëndimore niste nga «lartësia 98» dhe përfundonte tek pjerrësia e fundit e kodrës «Stani», me një gjatësi të përgjithshme prej 700 m. Hezej shkruan se kjo është një nga pjesët më të forta të rrethimit dhe ruan ende mbeturina të rëndësishme muresh dhe kuiiash prej tulle. Prej këtej muri shkonte përqark pje-rrësisë së kodrës «Stani» dhe zbriste në fushë, duke u drejtuar përmes kullotave të kënetës, drejt bregut të detit. Kjo linjë përbënte faqen veriore me gjatësi 700 m, që, siç shprehet Hezej, «ishte patjetër pjesa më e dobët dhe më e arritshme e fortifikimeve». Në atë kohë ajo paraqiste themele në nivel të tokës, por gjurmët e ruajtura e lejuan studjuesin, të dallonte vendosjen e disa kullave katërkëndëshe dhe të një qosheje të dalur që mbronte njërën nga portat kryesore.

Faqja e tretë juglindore, që vazhdon në drejtimin e detit, ndiqte lakoren e lehtë të bregut dhe nuk linte jashtë veçse një rrip të ngushtë rëre, hyrja e të cilit qe mbyllur nga mure të tërthorta. Gjurmët e kësaj ane të rrethimit ruheshin në nivelin e themeleve dhe ishte e vështirë të ndiqeshin. Ky mur deri te «bastioni i madh», i ndërtuar në bazë të detit, arrinte një gjatësi prej 800 m., ndërsa muri i fundit jugperëndimor kishte një gjatësi të përgjithshme prej jo më pak se 1100 m.

Në përshkrimin e tij Hezej bën fjalë për tri rrethime të Durrësit. Por në të nuk del e qartë ç’kuptonte ai me rrethim të parë, territorin e përfshirë nga kalaja e sotme, apo akropolin e vjetër që shtrihej rreth lartësisë dhe që rrethonte një sipërfaqe trekëndëshe të mbrojtur mirë nga natyra, të ndarë prej pjesës tjetër të qytetit nga një hendek shumë i gjerë.

Me rrethim të dytë Hezej kuptonte muret rrethuese që u përshkruan më sipër. Veç këtyre, në veri të këtij rrethimi Hezej pati dalluar një mur tjetër pa shënja kullash, gjurmët e të cilit humbisnin në drejtim të kodrave perëndimore. Këtë mur ai e quan rrethim të tretë.

Në kohën e vizitës së Prashnikerit, në periudhën e Luftës së Parë Botërore, nga muri që shkonte prej lartësisë, në drejtim të lindjes, deri në citadelën e sotme, nuk kishte mbetur asnjë gjurmë. Muri verior që kalonte prapa lartësisë deri në fshatin Stani, dallohej akoma qartë, ndonëse rrafsh me tokën, ndërsa muri i pjesës veriore dhe lindore, të cilin Hezej e kishte parë me të gjitha hollësitë, ishte zhdukur ndërmjet shtëpive të «Exo-Bazarit», vetëm bastioni i madh i qoshes, pranë detit, ishte në këmbë. Ky i fundit u rrëzua në prag të vizitës, së L. Reit. Në kohën e këtij të fundit ruheshin akoma pjesërisht muret nga veriu dhe vetëm pak gjurmë nga muri veri-lindor dhe jug-lindor. Kulla «E», u gjet e rrënuar, ndërsa kthesa e murit në veri të kullës «F» e ruajtur akoma në kohën e L. Reit, nuk egziston më.

Sot nga muret e vona antike të Durrësit ruhet një trakt me katër kulla, në anën jug-perëndimore, një trakt I shkëputur nga muri jug-lindor, paralel me bregun e detit, dhe fare pak gjurmë në rrafsh me tokën, prej murit që kthente nga veri-perëndimi dhe atij në drejtim të veriut.

PËRSHKRIMI I FORTIFIKIMIT NË GJËNDJEN E SOTME

Muri jugëperëndimor, për aq sa ruhet sot, i përket rrethimit të dytë, në qoftë se do të mbajmë për rrethim të parë ndarjen e akropolit që shtrihej rreth lartësisë «98». Ai ka një gjatësi të ruajtur 490 m. Në përgjithësi muri ruhet deri në nivelin e shtegut të kalimit që ndodhet mesatarisht 9 m, nga tabani, ndërsa trashësia e tij është 3.5 m. Mendojmë se para murit ka pasur një hendek. Përveç faktit se kalatë e kësaj periudhe pajiseshin me ndërtime të tilla mbrojtëse, në idëtë supozim na shtyn dhe fakti që niveli i terrenit para murit të kalasë paraqitet pak më i ulët.

Muri është ndërtuar krejtësisht prej tullash të lidhura me shtresa të trasha lloçi. Ato kanë përmasa rreth 30 x 36 x 4.5-5 cm., ndërsa në qemeret 30 x 40 x 5. Trashësia e fugës horizontale, më e madhe se e tullave, arrin në 6-8 cm. Llaçi ka si mbushës zhavor të imtë dhe copëra tullash me granula deri në 3-4 cm, të vendosura rrallë.

Themelet janë ndërtuar me gurë. Në vendet e pjerrëta ato ndjekin terrenin në formë të shkallëzuar dhe janë 15 cm më të gjera se sa muri.

Pjesa e sipërme e konstruksioneve të vjetra të murit është mjaft e rrënuar. Mbi të ruhen kryesisht vetëm bedena me frengji që i përkasin periudhës mesjetare. Por disa gjurmë të ruajtura mbi murin në jug të kullës «D» dhe midis kullave «D» dhe «E» tregojnë se muri i bedenave të kohës në shqyrtim kishte trashësinë e një tulle, 35 cm„ dhe përforcohej nga mbrenda prej një sërë pilastrash të vendosura 1.90 m larg njëra tjetrës, me seksion 35 x 30 cm.

Muri juglindor ruhet në pak gjurmë. Një trakt 24 m i gjatë dhe 2,5 m i lartë ndodhet 80 m në lindje të kullës «A», i futur në murin e pasëm të «Shtëpisë së Pionierit». Muri mund të ndiqet mëtej në formë gjurmësh të izoluara të rrafshuara me tokën, prapa Bankës së Shtetit (b), ku ai kthen në drejtim te veriperëndimit. Pas shkollës 8 Vjeçare «16 Tetori» takohen sërishmi gjurmët e fundit të këtij muri, të cilat dëshmojnë për një kthesë tjetër në drejtim të veriut. Këto gjurmë janë hedhur në pjesën më të madhe edhe në skicën planimetrike të L. Reit. Traktet e mësipërm janë ndërtuar me të njëjtën teknikë me murin jugë-perëndimor. Përjashtim bën vetëm trakti pranë Shtëpisë së Pionierit, ku dallohen sebstruksione me një teknikë pak më të ndryshme . Këto substruksione që ndodhen në skajin perëndimor te këtij trakti, përbëhen nga një fragment qemeri porte dhe një pjese muri mbi të që vazhdon dhe në drejtim të lindjes. Trashësia e fugës horizontale, ndryshe nga ndërtimet e tjera, është më e ngushtë se ajo e tullës (trashësia e fugës 3 cm, e tullave 5 cm.). Po kështu ndryshon dhe përbërja e llaçit, ai nuk është i përzier me copëra tullash por vetëm me zhavor, me një përdorim në sasi më të madhe të gëlqeres. Në krahun e majtë të qemerit ruhen gjurmët e disa shkallëve, që të ngjisnin në mur, ose në katin e sipërm të ndonjë kulle. Shkallët me gjerësi 1 m janë mbështetur në anën e mbrendshme të murit të kurtinës. Nën murin e shkallëve dallohen gjurmët e një qemeri me lartësi harku 0,30 m. Teknika e ndërtimit të shkallëve është e një-llojtë me atë të mureve të tjera të kësaj periudhe. Është e vështirë të përcaktohet nësë këtu ka pasur një portë, apo këto konstruksione i përkisnin një kulle. Është për tu vënë re vetëm fakti që në kullat e tjera shkallët drejtohen nga porta e kullës për në mur, ndërsa këtu ndodh e kundërta.

Një gjurmë tjetër muri 4 m e gjatë u zbulua gjatë hapjes së themeleve të një banese rreth 100 m në jug të Muzeut të Luftës Nacionalçlirimtare. Ashtu si dhe muret e tjera të përshkruara më sipër, ai ishte ndërtuar krejtësisht me tulla të lidhura me shtresa të trasha llaçi. Ky trakt i përket «rrethimit të dytë» të përshkruar nga Hezej.

KULLAT

Nga periudha e vonë antike ruhen katër kulla në murin jug-perëndimor («B» «C» «D» «E») prej tyre tri ndodhen në gjendje të mirë, ndërs.a kulla e katërt e rrënuar.

Kullat janë vendosur në largësi 61 - 64 m në terren të sheshtë, ndërsa në terrenet e pjerrët distanca midis tyre zmadhohet. Kështu gjatë murit në veri të kullës «E», i cili ka një gjatësi prej 177 m, nuk ndodhet 10,9 m. Nga gjurmët e ruajtura kuptojmë që kati II ndahej prej të parit nje dysheme druri. Trarët e dyshemesë, siç kuptohet nga foletë e tyre vendoseshin perpendikular me murin e rrethimit në një largësi 0.60 m nga njeri tjetri. Vetë foletë kanë seksion 0.32x0.22 m, gjë që na shtyn të mondojmë se trarët vendoseshin të puthitur në çift (0.16x0,22 m). Foletë gjenden në nivelin e poshtëm të frengjive të katit të dytë, mbi një dhëmbëzim të dy faqeve ballore të kullës, i cili ka një gjerësi 0,40 m në vendin e bashkimit dhe arrin gradualisht në zero, në skajet e bashkimit të këtyre mureve me muret perpendikulare me kurtinat. Kjo kullë ka qenë përshtatur në banesë prej kohësh, kështu që mund të vrojtohet mirë vetëm ambienti i katit të dytë, që zinte gjithë sipërfaqen e kullës i pajisur me 7 frengji. Duke filluar nga niveli i dyshemesë të këtij kati, kulmi i kullës pritet tërthor për të krijuar mundësinë e hapjes së frengjisë ballore, e cila shërbente për të kontrolluar pjesën përpara kullës që nuk vrojtohej nga frengjitë e tjera. Frengjitë e kësaj kulle ashtu si dhe të kullave të tjera kanë lartësi 2,15 m dhe gjerësi 1,55 m. Ato janë mbuluar me qemerë cilindrikë me trashësi 0,40 m të përbërë nga një rresht tullash me përmasa 40x30x5,5 cm. Frengjitë janë mbyllur në ballë me një mur 48 cm të trashë, duke lënë në mes një hapësirë drite 0,64 m. Ajo fillon 0,60 m mbi tabanin e frengjisë dhe vazhdon deri në nivelin e poshtëm të harkut.

Të gjitha frengjitë e kulmeve nëpër kulla janë mbyllur më vonë, në periudhën mesjetare, me mur, ndërsa frengjitë anësore kanë vazhduar të përdoren në gjendjen fillestare. Mbi nivelin e thembrave të harkut të frengjive, nga ana e mbrapme e kullës, dallohen thembrat e një harku me gjerësi 0,65 m, që u përket konstruksioneve të vjetra. Nga ana tjetër, të dy muret anësore të kullës, ruajnë gjurmët e qemerit që mbulonte hapësirën midis tyre. Thembra e këtij qemeri fillon në lartësi 1,25 m. Duke marë parasysh se qemeri ka pasur formë cilindrike me diametër 9,80 m, kyçi i tij do të qe 6,15 m. mbi nivelin e dyshemesë së katit lë dytë dhe 4 m mbi nivelin e frengjive të këtii kati, duke paraqitur vend të mjaftë dhe për një kat të tretë.

Kulla; «C» ruhet më keq nga kullat «B» dhe «D». Në mesjetë gjysma jugore e kësaj kulle ka qenë rrënuar deri në nivelin e tokës, për këtë arsye kjo pjesë u plotësua. Ky rindërtim prishi simetrinëe kullës, pasi muri mesjetar nuk u mbështet mbi pjesën e vjetër, por u spostua nga ana e brendshme e saj. Nga ana e mbrapme e kullës, në veri të hyrjes së saj, dallohen gjurmët e një palë shkallëve të periudhës së vonë antike, të cilat dalin 1,30 m jashtë murit të kurtinës.

Duke qenë më pak e ruajtur se kullat e tjera, kulla «C» nuk na jep ndonjë element të rëndësishëm arkitektonik, që do të na shërbente për të bërë rikonstruksionin e kullave në përgjithësi.

Kulla «D»  është një nga kullat më të ruajtura. Deri në nivelin e sipërm të dritareve ajo ka një lartësi prej 13 m. Nga forma planimetrike dhe elementet arkitektonike ajo nuk ndryshon prej kullave të tjera. Muret anësore kanë një trashësi prej rreth 3 m, ndërsa muri i mbrapëm 2,10 m. Në gjendjen ekzistuese dallojmë dy kate. Në katin e poshtëm, që shërbente si depo, hyhet nëpërmjet një porte të hapur nga ana e mbrapme, me gjerësi 1,50 m. dhe lartësi 3,40 m, të mbuluar me qemer tullash me lartësi 0.70 m. Në këtë kat krijohet një ambient 5 këndësh, pa ndriçim, me përmasa 9,78x6,95 m dhe lartësi 9,80 m. Mbi këtë nivel vendosej dyshemeja e katit të dytë. Për të kursyer materialin, faqja e pasme e ambientit të poshtëm nuk përbëhet nga një mur i plotë. Për këtë qëllim është ndërtuar një hark i madh me bazë 6.80 m, i mbështetur në dy pilastra masive (1,50 x 1,50 m) (fig. 12) që dalin nga qoshet e kullës. Kyçi i harkut arrin në nivelin e dyshemesë së katit të dytë. Muri që mbyll hapësirën e harkut. ndryshe nqa muret e tjera. nuk është ndërtuar krejtësisht me tulla, por me teknikën «opus mixtum».

Qenia e shkallëve për ngjitje në shtegun e kalimit mbi mur, giithnjë në afërsi të kullave, tregon se kati II  komunikonte nëpërmjet një porte me shtegun. Në kullën «D» shkallët janë vendosur në të majtë të hyries. Ato kanë një gjerësi 1,20 m dhe futen brenda trashësisë së murit.

Një pjesë e murit të vjetër nga ana jugore i cili ruhet në një lartësi prej 0.40 m mbi nivelin e katit dytë, si dhe gjurma një frenqjie mbi frengjinë e këtij kati, dëshmojnë për oraninë e katit të tretë.

Gjatë një sondazhi të bërë në këtë kullë, doli themeli i ndërtuar me muraturë guri, ashtu si dhe në kurtinat.

Në faqen veriore të kësaj kulle L. Rey pat dalluar një kurtin të mbuluar me hark, punuar në relief me tulla. Përvec kryqit të përmendur në faqen veriperëndimore të kullës, midis frengjive, ndodhen dy kryqe të tjera identike me të parin. Krye të formave të ngjajshme janë stampuar dhe në tallat e murit rrethues. Në feqen jugperëndimore të kësaj kulle, midis dy harqeve të frengjive gjendet një dekoracion që paraqet në mënyrë skematike një degë ulliri.

Kulla «E» ndodhet 68 m larg kullës «D». Prej saj ruhet një pjesë e murit të prapëm dhe e mureve anësore që lidhen me kurtinën. Në këtë dollohet një element që nuk ruhet në kullat e tjera. Muri i prapëm del në formë dhëmbëzimi 0,40 m nga kurtina dhe, me sa duket, shërbente për të zgjeruar shtegun e kalimit në nivelin e hyrjes së katit të dytë.

Tani, pas një analize më të hollësishme të konstruksioneve të mbetura nga ndërtimet e Anastasit I, jemi në gjendje të bëjmë rikonstruksionin e një kulle të kësaj periudhe. Kullat kishin një lartësi prej rreth 18 m dhe ndaheshin në tri kate. Kati I me lartësi më se dy herë më te madhe nga të tjerët, shërbente si depo, ai ishte i verbër kundrejt ambientit të jashtëm dhe komunikonte me territorin brenda kalasë nëpërmjet një hyrjeje të hapur në murin fundor. Kati II, i përbërë nga një ambient i vetëm i pajisur me frengji, ndahej nga i pari me dysheme druri, në të njëjtën mënyrë ndahej edhe kati III. Ky i fundit mbulohej nga një qemer cilindrik dhe një trung konik, mbi të cilët mbështetej platforma e kullës e rrethuar me bedenë. Kati II komunikonte direkt me murin nëpërmjet një hyrje nga ana e prapme, ndërsa lidhja e brendshme midis kateve dhe platformës realizohej me shkallë druri.

Në murin jugperëndimor ndodhen dy hyrje njëra midis kullave «A» dhe «B», ndërsa tjetra midis kullave «D» dhe «E». Që të dyja hyrjet janë vendosur pothuajse në mesin e kurtinave, midis kullave përkatëse. Hyrjen «1», që ndodhet 26,40 m në veri të kullës «A», L. Rey nuk e pat vënë re. Ai flet për një hyrje që duhet të ekzistonte në të çarën e murit pranë kullës «C», 1 a (Fig. 10), por këtu nuk dallohet asnjë gjurmë pature ose qemeri. Gjithashtu ekzistenca e hyrjes «1» bën të panevojshme një hyrje tjetër kaq afër. Në këtë rast kemi të bëjmë me një çarje të mëvonshme të kurtinës për të plotësuar nevojat e qytetit të ri.

Hyrja 1 ka gjerësi 2.80 m. Nga ana e jashtme në periudhën e mesjetës ajo ajo është mbyllur nga një mur, por nga ama e brendshme e kurtinës dallohen mirë konstruksionet e vjetra të saj. Mbi nivelin e terrenit të brendshëm, më të lartë se i jashtmi, dallohet pjesa e sipërme e harkut me tulla, që ka një lartësi 0,75 m. Trashësia e llaçit midis tullave është 7 cm në pjesën e sipërme të harkut dhe 4 cm në pjesën e poshtme, ndërsa vetë tullat kanë një trashësi prej 5 cm.

Hyrja 2 që pret kurtinën me një kënd rreth 60°, ka një gjerësi prej 3,70 m. Përmasat më të mëdha se ato të hyrjes 1, tregojnë se kjo ka qenë hyrja kryesore në këtë anë të fortifikimit. Hyrja është mbuluar me një qemer tullash me trashësi 0,95 m, tullat e të cilit janë vendosur në mënyrë të tillë që të alternojnë fugat e tyre. Muri i portës del në anën e brendshme të kurtinës, duke krijuar në të dy anët një dhëmbëzim prej 0,18 m. Niveli i terrenit në këtë vend është ngritur mjaft që nga koha e ndërtimit, kështu që në gjendjen e sotme ajo ka një lartësi prej vetëm 3 m.

L. Rei harkun e shkarkimit të murit të pasëm të kullës «F», e cila ka qenë rrënuar që në kohën e vizitës së tij, e merr për një hyrje të kalasë. Por gjurmët e murev, e anësorë të kullës si dhe prania e këtij konstruksioni në tërë kullat e tjera dëshmojnë se në këtë vënd ka patur një kullë.

FORTIFIKIMET RRETH DURRESIT

Muri i Portës. Rreth 7 km në veri të qytetit të Durrësit, në vendin e quajtur «Porto romano», ruhen ende sot mbetjet e një muri që mbyllte dikur rripin ,e ngushtë të tokës, ndërmjet detit dhe kënetës, Hezei i përmënd shkurt këto ndërtime, duke vënë në dukje se muret mbyllin sistmin që kishte një gjatësi jo më tepër se 200 m. dhe se sistemi i tyre me breza tullash paraqiste një ngjashmëri të madhe me pjesët më të rregullta dhe më të vjetra të rrethojës së madhe të Durrësit. Një përshkrim pak më të plotë të këtyre mureve e kemi nga Prashnikeri dhe Shoberi. Sipas tyre muri verior që mbyllte ngushticën, ishte i pajisur me kullë kënddrejtë të vendosura në largësi të barabarta, ndërsa prej këndit perëndimor të tij një mur tjetër ndiqte konturin e kodrës nga ana e detit deri në lartësinë 80 m22). Sipas tyre «këto gërmadha i përkisnin sistemit të fortifikimit te perandorit Anastas I dhe qenë pikërisht pjesa e jashtme e rrethimit me tri rradhë muresh». Që nga koha e vizitës së Prashnikerit gjendja e këtyre fortifikimeve ka ndryshuar mjaft. Në ngushticën që ndan detin prej kënetës ruhet vetëm një trakt rreth 60 m i gjatë dhe një kullë katërkëndëshe. Harku i portës, që përshkon murin, është rrëzuar, ndërsa muri që i ngjitej kodrës deri në lartësinë 80 është zhdukur thuajse krejtësisht. Prej tij ruhen disa gjurmë të vogla që dëshmojnë se edhe në këtë anë ka patur një mur mbrojtës. Në vitin 1970 në murin e «portës» u kryen disa punime që konsistonin në konsoiidimin e murit dhe në një vlerësim më të mirë arkitektonik të tij. Në saje të tyre u bë i mundshëm studimi më i plotë i teknikës së ndërtimit dhe i elementeve arkitektonike që ruheshin akoma në këto mure.

Muri që mbyllte ngushticën ndërmjet detit dhe kënetës është ndërtuar me teknikën «Opus mixtum». Ai ka një gjerësi prej 1,75 m. që përshkohet tejpërtej nga breza tullash prej katër rreshtash. Brezat kanë lartësi 35 cm dhe janë të vendosur larg njeri tjetrit 60 — 70 cm. Tullat me përmasa rreth 37x29 x 5 cm janë vendosur në brez në formë të alternuar, duke treguar në anën e jashtme të brezit, sipas radhës, gjerësinë ose gjatësinë e tyre. Në mjaft prej tullave të gjetura gjatë pastrimit, vihen re shenja me gishta, ndërsa tek të tjerat shkronja Ф e stampuar në relief; vlen të theksojmë se në këto tulla nuk u gjet asnjë nga monogramet e zbuluara në kalanë e Durrësit. Trashësia e fugës së llaçit midis tullave është 5-7 cm.; po kështu në rreshtin e fundit të brezit me tulla është vendosur një shtresë llaçi 5 cm e trashë. Llaçi ka ngjyrë të bardhë dhe është përzier me zhavor të trashë. Gjatë brezave me tulla hetohen disa vrima me seksion katërkëndësh 9x18 cm. që përshkojnë gjithë trashësinë e murit. Vrimat e një brezi nuk përkojnë me ato të brezit tjetër për të qenë gjurmë të skelerisë, prandaj destinacioni më i mundeshëm i tyre është kullimi i ujërave nga pjesa e brendëshme e kalasë, ku terreni është më i ngritur. Brezat me tulla ndërpriten në largësi në caktuara. Brezi pasues vendoset nën të parin, duke pasur të përbashkët me të një rresht tullash, ose vendoset rreth 7 cm larg tij. Për të dy rastet dy rreshta te jashtëm të brezave që takohen zgjaten më tepër, duke e kaluar pak pikën e takimit.

Muratura e gurtë midis brezave në faqet e mureve përbëhet nga gurë kave me përmasa mesatare, të vendosur në mënyrë të çrregullt, ndërsa brendësia e murit nga gurë të thyer më të vegjël, të lidhur me llaç të bollshëm. Nga ana e jashtëme fugat e brezave me tulla ashtu dhe ato midis gurëve, janë rrafshuar me kujdes për të krijuar një sipërfaqe të rrafshtë të murit, duke lënë të dukshme vetëm pjesët qendrore të gurëve. Kjo teknikë nuk ruhet më tek muri që ka qenë i ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj faktorëve atmosferikë, por tek faqet e jashtme të kullës së porsa zbuluar.

Gjatë një sondazhi në thellësinë 2,20 doli themeli, i cili ka të njëjtën trashësi me murin. Nga ana tjetër sondazhi vërtetoi se fortifikimi i përket vetëm një faze ndërtimi.

E vetmja kullë me një lartësi të ruajtur prej 4 m ka formë katërkëndëshe (fig. 17, tab. III). Ajo del nga kurtina 5,95 m. dhe ka një gjerësi prej 6,15 m. Muret e saj të ndërtuara me të njëjtën teknikë si edhe kurtina kanë një trashësi prej 1,25 m, më të vogël se trashësia e kurtinës. Qoshet e kullës dhe vendet e bashkimit me kurtinën janë ndërtuar krejtësisht me tulla, ndërsa pjesa tjetër e mureve me muraturë të përzicrë (opus mixtum). Kati I i saj nuk komunikon me ambientin e jashtëm, ndërsa në katin e dytë të çonte një hyrje që hapej nga ana e prapme e kullës mbi shtegun e kalimit. Hyrja ka një gjerësi prej 1.70 m dhe është e mbuluar me një qemer të përbërë nga tri harqe koncentrike 0,30 m. të larta, prej tullash me format 30x36x5 cm. Harku i sipërm del pak përpara, duke krijuar një dhëmbëzim, ndërsa dy të tjerat janë të vendosura në të njëjtin rrafsh (Tab. III).

Në shtegun e kalimit të çojnë dy palë shkallë të mbështetura në faqen e pasme të kullës. Shkallët dalin jashtë kurtinës dhe kanë një gjerësi prej 1 m. Këmbët e shkallës të veshura me tulla janë 0,30 m, të larta dhe 0,26 m, të gjera.

Hyrja ,e kështjellës, «Porta», prej së cilës ka marrë emrin krejt fortifikimi, ndodhet në perëndim të kullës. Deri kohët e fundit aty kalonte rruga që lidhte Durrësin me zonat bregdetare në veri të tij, gjurmët e së cilës dallohen mjaft qartë edhe sot. Portës i mungon qemeri, por prej saj ruhen të dy paturat, që lejojnë të masish gjerësinë prej 3,80 m. Nga brenda portës në të dy anët e saj dallohen gjurmët e dy mureve që i mbështeten kurtinës, të ngjashm,e me muret e shkallëve të kullës së përshkruar më sipër. Duket se ata i përkisnin dy palë shkallëve që të ngjisnin në shtegun e kalimit mbi mur, mbi harkun e portës. Ato shërbenin për ngjitje në shteg, por duke i dhënë prioritet hyrjes.

Muri perëndimor, i cili i ngjitej kodrës deri në lartësinë 80, siç thamë edhe më parë, është zhdukur pothuajse krejtësisht. Nga disa gjurmë të pakta mund të kuptohet se në kuotën më të lartë të kodrës gjendej një farë akropoli me sipërfaqe trekëndëshe. Në murin e tij lindor ruhen gjurmët e hyrjes dhe prej këtej muri vazhdonte akoma në drejtim të jugut. Kjo mund të vërtetohet nga disa mbeturina muresh të rëna nga kodra në bregun e detit, ndërsa një pjesë ka mbetur në gjysmën e lartësisë së kodrës. Në brendësi të këtyre mureve janë futur në mënyrë të çrregullt fragmente tullash me përmasa 33 x 4 cm, 25 x 4 cm etj. që, siç duket, janë marrë nga ndërtime të vjetra.

Akoma më në jugë të lartësisë 80 ndodhet një qafë e ulët shumë e përshtatshme për kalim, ku për çudi aty nuk konstatohen gjurmë muri, por ka mjaft mundësi që ato të jenë zhdukur.

Kalaja e Ndroqit ndodhet mbi një kodër me lartësi 387 m që ngrihet mbi luginën e Erzenit rreth 16 km në juglindje të qytetit të Durrësit. Kodra bie me shpate të pjerrëta dhe përfundon në pjesën e sipërme me një platformë me 300 m gjatësi dhe 150 m gjerësi, në të cilën gjendet një kala mesjetare. Nën muret mesjetare, në anën veri-lindore ruhen gjurmë muresh të periudhës së vonë antike. Muret janë 1,80 m, të gjera, dhe janë ndërtuar me gurë të madhësisë mesatare, të vendosur deri diku në rreshta horizontalë, të cilët lidhen me llaç gëlqereje të përzier me pluhur të imët tullash, teknikë karakteristike për periudhën e vonë antike. Ky datim mbështetet edhe nga fragmentet e qeramikës të gjetur në sipërfaqen e kalasë.

Kalaja e Lalmit ose e Bixhit, ndodhet në një kodër piramidale rreth 100 m. të lartë, 2 km në perëndim të Kombinatit të Tekstileve. Pjesa e ngjitshme më lehtë është nga lindja, ku gjarpëron edhe rruga që të çon në majë. Kodra dominon në një bërryl të krijuar nga lumi i Erzenit, kështu që prej saj mund të kontrollohen të dy drejtimet e rrugës që vijnë nga Petrela nëpërmjet luginës së Erzenit dhe nga fusha e Tiranës. Më tej të dy rrugët të bashkuara në një të vetme, vazhdojnë po gjatë luginës së Erzenit për në Ndroq dhe Durrës.

Sipërfaqja e krijuar mbi majën e kodrës ka formën e një elipsi me gjatësi 100 m dhe gjerësi 50 m, me orientim veri-jug. Ky territor rrethohej nga një mur, prej të cilit kanë mbetur vetëm disa trakte të shkëputura në anën lindore me një gjatësi të përgjithshme prej 25 m si dhe një gjurmë muri në anën perëndimore të kodrës. Gjurmët e një kulle katërkëndëshe hetohen gjithashtu në anën lindore, prej së cilës ruhet vetëm një trakt i faqes ballore që del 3,7 m nga kurtina.

Kurtina ka një trashësi prej 1,5 m, të njëjtë me themelin e ndërtuar pa shkallëzime. Muret janë ndërtuar me gurë gëlqerorë kave, të lidhur me llaç të fortë të përzier me guralecë të vegjël, ndërsa brendësia e murit përbëhet nga gurë të thyer, të zhytur pa kriter në llaç të bollshëm. Faqet anësore janë ndërtuar me gurë mesatarë dhe të vegjël të vendosur në rreshta. Në çdo dy rreshta gurësh nivelimi është bërë me kujdes, nëpërmjet përdorimit të gurëve më të hollë. Fugat e llaçit janë të trasha, 3 cm e më tepër dhe i rrethojnë gurët nga të gjitha anët. Në mure janë futur në mënyrë të çrregullt edhe copëra tullash si material i ri-përdorur, i marrë nga një vëndbanim ekzistues.

Shtresa kulturore, e cila lidhet me murin përbëhet prej qeramike ndërtimi, tjegullash dhe tullash të periudhës së vonë antike. Në territorin e kalasë mundëm të gjejmë gjithashtu edhe fragmente enësh, megjithëse në numër më të pakët. Ndër tjegullat hetohen vizatime të bëra me dy ose tre gishta në trajtë vizash të përkulura dhe sinusoidale.

Një gjetje tjetër me rëndësi që vërteton se kodra ka filluar të banohet së paku qysh nga shekujt e parë të erës së re, është një mbishkrim varri që i dedikohet një skllaveje të liruar.

Nga materialet arkeologjike dhe gjurmët e fortifikimeve të konstatuara në këtë kodër, mund të përfundojmë se kemi të bëjmë me një vendbanim të krijuar në fillim të erës sonë. Jeten më intensive ai e pati gjatë kohës së vonë antike, gjë që vërtetohet nga mbizotërimi i materialit arkeologjik të kësaj periudhe. Në këtë kohë u ndërtuan edhe muret mbrojtëse. Fugat ,e trasha të llaçit, si dhe materialet e ripërdorura në mure, na shtyjnë ta datojmë këtë fortifikim në shekullin VI.

Kalaja e Dorzit kurorëzon kodrën shkëmbore të Dorëzit 479 m. të lartë nga niveli i detit. Kodra qarkohet në jugë dhe veri prej përrenjve të Fiollit dhe Trezës, luginat e të cilëve paraqesin dhe rrugët më të përshtatshme të komunikimit me luginën e Pezës. Ndërtuesit e fortifikimit që i kanë shfrytëzuar mjaft mirë veçoritë mbrojtëse të terrenit, kanë qarkuar me mur vetëm anën lindore dhe jugore, duke ia lënë anët veriore dhe perëndimore mbrojtjes natyrore. Në këtë mënyrë rrethohet një sipërfaqe rreth 100 x 60 m.

Kodra në anën veriore, është më e lartë, nga perëndimi rrëzohet përreth 100 m mbi luginën e Trezës, ndërsa në drejtim të jugut zbret me pjerrësi rreth 40°. Vetëm në anën lindore ajo bashkohet me një qafë të ulët me kodnën fqinje.

Në muret rrethuese të kështjellës vihen re 4 faza, prej të cilave faza e parë i përket periudhës I të hekurit, ndërsa faza e fundit antikitetit të vonë, prej kësaj të fundit ruhet një trakt rreth 1,80 m i lartë e rreth 6 m i gjatë. Muri 2,20 m i gjerë është ndërtuar me gurë kave me përmasa mesatare, të lidhur me një llaç të fortë në ngjyrë të bardhë në krem me mbushës të imët.

Muratura e poreteve është e çrregullt, ndërsa bërthama është punuar me gurë të vegjël, ku shihen dhe solenë të periudhës romake.

Në brendi të rrethimit gjenden pirgje gurësh të rrëzuar, të përzier me tjegulla të vona, antike, mbeturina të shtëpive të banimit. Pirgje të tilla që gjenden dhe në faqen jugperëndimore, rreth 50 m jashtë mureve të kalasë, dëshmojnë praninë e banesave dhe jashtë mureve rrethuese.

Kalaja e Dorzit, e ndërtuar në periudhën I të hekurit, në antikitetin e vonë kontrollonte rrugën që të nxirrte prej luginës së Pezës në Peqin, duke u bërë një hallkë e sistemit mbrojtës të Durrësit.

Kështjella e Petrelës ndodhet mbi një kodër shkëmbore në juglindje të fushës së Tiranës, atje ku lumi i Erzenit, pasi del nga depresioni i Kërrabës, kthen në drejtim të lindjes. Kalaja kontrollon një pikë nevralgjike komunikacioni, pasi aty kryqëzohen rruga që vjen nga Kruja nëpër fushën eTiranës dhe rruga që vjen nga Durrësi, nëpërmjet rrjedhës së Erzenit, me rrugën për në Elbasan nëpërmjet Qafës së Kërrabës.

Periudhës së vonë antike në këtë kala i përket një kullë e rrumbullakët, e ndërtuar me muraturë tulle,  dikur me lartësi të plotë rreth 20 m. Kulla ndahej në 3 kate, prej tyre kati i parë shfrytëzohet për sterë, ndërsa kati II dhe III shërbenin si ambiente luftimi.

Në katin e dytë, i cili ruhet akoma, ndodhen tri frengji që të kujtojnë frengjitë e kullave të Durrësit.

Kjo kullë datohet në shekullin IV-VI, me gjasi më të madhe në shekullin VI.

Kalaja e Vilës gjendet në malin me të njejtin emër, i cili ndahet prej shkëmbit te Petrelës nga një qafë e lartë që krijon në vetvete dhe një shesh të përshtatshëm për banim. Ai sundon mbi Petrelën por nuk e ka aq të afërt kontrollin e rrugëve dhe sidomos luginën e Erzenit sa kjo e fundit. Mbi malin e Vilës përveç mureve rrethuese të një qyteti antik, «Kalasë së Persqopit», ruhen edhe gjurmët e një fortifikimi të vonë antik. Muri fillon rreth 100 m. në veriperëndim të kuotës më të lartë të kodrës, duke mbyllur një kreshtë të ngushtë shkëmbore. Prej këtej muri zbret gjatë faqes. verilindore, duke ndërprerë vijat rrushkulluese dhe zgjeron sipërfaqen e rrethuar nga qyteti antik. Faqja jug-perëndimore më e pjerrët dhe shkëmbore është lënë pjesërisht e pafortifikuar, ndoshta duke ia lënë mbrojtjen rrethimit antik.

Muri i periudhës së vonë antike ruhet vende-vende deri në 1,5 m lartësi dhe është 1,40 m i gjerë. Ai është ndërtuar me gurë të thyer të përmasave mesatare dhe të vegjël, të lidhur ne të thatë, por vihen re dhe blloqe drejtëkëndëshe të marra nga muri antik. Ndërsa në përgjithësi gurët kanë përmasa që nuk i kalojnë 30 x 25 cm, me afrimin në lartësinë e kodrës vërehet përdorimi i gurëve me përmasa më të mëdha, rreth 100x50 cm. Gjatë gjithë giatësisë së murit nuk vërehet asnjë gjurmë kulle. Këto veçori i gjejmë edhe në disa fortifikime të tjera të periudhës së vonë antike, si në kalanë mbi «Shkëmbin Mbret» në rrethin e Elbasanit, kalanë e Borshit, kalanë e Mbjeshovës dhe atë të Laçit. Për një datim jo më të vonë se shekulli IV të fortifikimit dëshmon dhe mungesa e materialit arkeologjik pas kësaj periudhe në kalanë e Persqopit dhe sidomos e monedhave. Prej tyre më të vonat datohen në shekullin lll-IV të erës sonë. Fortifikimi duhet të ketë shërbyer si vend strehimi dhe për popullsinë që banonte në zonën përreth Petrelës. Jeta në këtë zonë, veç gjetjes së materialit qeramik dhe varreve të periudhës së vonë antike, dëshmohet prej një ujësjellësi që e sillte ujin nga burimet e Malit të Vilës (Fig. 26). Gjurmët e këtij ujësjellësi ndiqen të fragmentuara gjatë gjysmës së lartësisë së faqes verilindore të Malit të Vilës.

Kalaja e Shëngjinit ndodhet në afërsi të fshatit Shëngjin, në anën lindore të vargut të Dajtit. Në këtë vend rrjedhja e sipërme e Erzenit, që paraqet një rrugë natyrore për në Qafën e Priskës ngushtohet tepër midis dy shkëmbinjve të lartë. Kalaja është ndërtuar në një pllajë të vogël malore, 200 m të gjatë dhe 50 m të gjerë mbi këtë ngushticë. Pllaja ka një shtrirje në drejtim të jugperëndimit, ku bashkohet me një qafë me malin. Në drejtim të veriut dhe perëndimit, ajo bie rreth 300 m thikë mbi lumin, ndërsa nga lindja ka një pjerrësi mbi 50°. Prej pllajës shikimit i hapet një horizont i gjerë mbi luginën e Erzenit.

Kalaja e Laçit. Laçi gjendet në shpatin perëndimor të kodrave të vargut bregdetar Lezhë-Krujë, 7 km larg grykës së Matit. Vendi ka rëndësi strategjike, pasi kontrollon mjaft mirë rrugën prej Shkodre në Durrës dhe, nga ana tjetër, këtu degëzohet një rrugë karvanesh për në Burrel. Rëndësia strategjike e kësaj pike është vlerësuar qysh në periudhën helenistike, kështu në kodrën e Kolikut, rreth 50 m të lartë gjendet një fortifikim i vogël rreth 60 — 80 m. i kësaj periudhe.

Vazhdimësinë e jetës në periudhën romoke e dëshmon dhe ruajtja e emërit Laç (Latium) si dhe varret e zbuluara nga Sh. Gjeçovi, ndërsa nga antikiteti i vonë ruhen gjurmët e një kështjelle. Ajo ndodhet mbi një kodër të lartë, e cila nga perëndimi bie me pjerrësi mjaft të madhe dhe pa asnjë ndalim drejt fushës, po kjo pjerrësi ruhet edhe në anën veriore e lindore. Nga jugu kodra bashkohet me një qafë të ulët me vazhdimin jugor të vargut, i cili e lidh me një pllajë të gjerë, ku kalon dhe rruga Laç — Daul — Burrel, gjurmë të vjetra të së cilës, të shtruara me gurë të mëdhenj të papunuar, ruhen në mjaft vende. Kështjella prej vendasve thirret e Gjormit ose e Sebastjes,.

Kështjella ka formën e një pesëkëndëshi të çrregullt që u përshtatet kontureve të pjesës së sipërme të kodrës. Në anën juglindore, në drejtim të qafës prej ku është më i mundëshëm sulmi, ndodhen dy kullat e vetme të fortifikimit. Në këtë anë muri ka një gjerësi rreth 2 m„ ndërsa në pjesët e tjera më të mbrojtura nga natyra, gjerësia e tij lëviz nga 1,35 m - 1,50 m. Muret që ruhen në 0,5 - 3 m lartësi, bashkohen në qoshet me kënde të mprehta. Në anën perëndimore të rrethimit gjenden dy kontraforta me përmasa 0,8 x 0,7 m që nuk takohen në vende të tjera të murit rrethues. Kullat kanë forma drejtëkëndëshe, prej tyre kulla «C» që ruhet më mirë deri në lartësinë 3 m, ka përmasa 6,6x5 m, dhe trashësi muresh 1,30 m, ndërsa kulla «D» 6,4 x 5,2 m, por kësaj të fundit i mungon muri ballor. Muret e kalasë ruhen më mirë në anën perëndimore dhe më keq në verilindje. Ato janë ndërtuar me gurë të vegjël, të nxjerrë në vend, të lidhur me llaç gëlqereje me mbushës të imët. Në faqet e jashtme të mureve gurët nuk janë puthisur mirë, fugat janë mjaft të gjera dhe midis tyre janë futur copa të vogla guri. Në brendi të murit gurët janë vendosur pa rregull të zhytur në llaç të bollshëm.

Në brendi të fortifikimit ruhen gjurmë muresh banesash, ndërsa një ndërtim katërkëndësh në anën lindore duket se i përket një sterre. Në territorin e kalasë gjetëm gjurmë zgjyre, si dhe një fragment qeramike me kanelyra të shpeshta dhe të ngushta, karakteristike për shekullin VI. Nga të dhënat e mësipërme mendojmë se kalaja i përket periudhës së vonë antike.

Kalaja e Daules, ndodhet në zonën malore në lindje të Laçit pranë fshatit me të njejtin emër, në një kreshtë, që shkëputet prej vargut. Kreshta përfundon me një majë shkëmbore rreth 400 — 500 m të gjatë në drejtim tërthor me luginën e Hurdhazës. Mbi këtë majë ndodhen rrënojat e kalasë. Vetë pozicioni që zë kalaja, të lë përshtypjen që ajo është ndërtuar për të kontrolluar dhe bllokuar luginën. E vetmja rrugë që të çon për në kala, ndodhet nga ana e fshatit dhe kalon nëpër kreshtën e sipërpërmendur. Rruga vijon horizontale deri pranë kalasë, pastaj ajo ngjitet lehtë në majën e shkëmbit që ka një disnivel të vogël nga rruga. Kjo është pjesa më pak e mbrojtur e kalasë, ndërsa nga anët e tjera kodra bie me faqe të thikta shkëmbore ose me pjerrësi të madhe. Rreth 300 m larg kodrës së kalasë rruga bllokohet nga një mur guri pa llaç, hyrjen e të cilit nuk e gjetëm dot për shkak të rrënimeve. Kodra përfundon me një syprinë me përmasa rreth 30x40 m, konturet e çrregullta të së cilës rrethohen nga muret mbrojtëse. Muret zakonisht ndjekin linja të drejta që bashkohen me kënde të mprehta, duke zëvendësuar në një farë mënyre kullat. Vetëm në anën veriore ndodhet një mur i harkuar për të kapur më mirë konturet natyrore të ferrenit.

Kalaja ka vetëm një kullë të rrumbullakët me diametër të jashtëm 7 m dhe trashësi muresh 2 m, të vendosur nga ana jugore pikërisht në vendin, ku ngjitet rruga që të çon në kala. Rëndësia që i është vënë mbrojtjes së kësaj pike të dobët, duket dhe nga vetë muret e trasha të kullës, të cilat arrijnë dyfishin e mureve rrethuese. Muret rrethuese nuk kanë kudo të njëjtën trashësi, pranë kullës nga ana perëndimore, ku terreni vazhdon të favorizajë një ngjitje të lehtë, ato janë 1,20 m të gjera, në vazhdim ato zbresin në 1 m, deri sa arrijnë në anën lindore, që është shkëmbore dhe mjaft e pjerrët, në gjerësinë prej 0,70 — 0,80 m. Në afërsi të kullës, po nga ana lindore, një pjesë me gjatësi prej rreth 20 m, buzë një shkëmbi të thikët, është lënë e pambrojtur nga muret.

Kalaja ka patur një hyrje në skajin veriperëndimor. Ajo krijohet nga ekstremi i murit perëndimor dhe dalja përpara e murit verior, por gjurmë të plota të konstruksionit të hyrjes nuk ruhen. Për të shkuar në të, sulmuesit i duhej të kalonte pranë kullës së rrumbuilakët dhe për një largësi prej 25 m bri murit perëndimor, nën goditjet e vazhdueshme të mbrojtësve, duke u ekspozuar atyre krahun e djathtë të pambrojtur.

Muret ruhen në lartësi rreth 1 m, ndërsa tek kulla ato arrijnë në 2 m. Ato janë ndërtuar me gurë plloçakë me trashësi 5-10 cm, të vendosur horizontalisht e të lidhur me llaç mjaft të fortë. Kalaja ka vetëm një periudhë ndërtimi, që tregon se i ka shërbyer vetëm një epoke të caktuar.

Burimet historike nuk bëjnë fjalë për kalanë e Daules; vetëm në listën e Prokopit pranë Durrësit shënohet edhe Aliula si një nga kalatë e ndërtuara prej Justinianit në Epirin e Ri, që mund të jetë një trajtë e shtrembëruar e emërit të sotëm të saj. Përmasot e vogla të kalasë tregojnë për një fortesë garnizoni, me një funksion të caktuar që ishte kontrolli i luginës së Hurdhazës, nga mund të sigurohej një dalje për në fushën e Thumanës, prej malësisë të Krujës, si edhe lidhja me luginën e Matit në Skurraj.

info@balkancultureheritage.com