Shum pak dijmë për germimet e kerkimet arkeologjike qi jane ba në këto kohët e fundit në Shqipni. Përveç ndonji artikulli, shkrue me qellim informativ, ende nuk kemi njohuni të sigurta për të gjetunat e bame. Dihet se mbas vdekjes së Luigi M. Ugolini-t, kryetarit të parë të misjonit arkeologjik italjan, erdhen në Shqipni, po me at detyrë, Pirro Marconi dhe mbas tij DomenicoMustilli i Universitetit te Napoli-t. Këto të dy vijuengermimet në vendet e lejueme nga Shteti shqiptar misjonit arkeologjik italjan. Mbas 1939-ës me rasen e largimit të Misjonitfrançes të tjera krahina kalojnë nën misjoninitaljan. Ma vone krijohet praneMinistriss’Arsimit,Drejtorija për arkeologjinë tuepasë si kshilltarë të vetin njiitaljan, Dr. Pellegrino Claudio Sestieri.
Me vdekjen tragjike të Pirro Marconi-t zhduken dokumentat relative të germimeve të vjetve 1937-38. Po e njajtagja ndodhe edhe për germimet e vjetve ma të vonshem, gjatë luftës italo-greke. Me gjithë këtë germimet u banë dhe mjaft monumenta e objekte hartistike u gjeten. Por pak gja kemi për të dijte deri sa zbuluesit nuk kanë per të na dhanë shpjegimet dhe skjarimet e duhuna, dhe s'kemi për të njohtë veçse përcipisht këto të gjetuna.
Animire, sa do te pakta të jenë shpjegimet, le të shohim se çka u germue e u zbulue. (Lajmet për shka i përket të gjetunave të Butrintit i kam nga Prof. Mustilli, kurse për ato t’Apollonis kam para syshënji artikull paraprak të zbuluesit, Dr. Sestieri-t, botue në Rivista d’AlbaniaVj. Ill, Fashikull I Marc 1942).
Luigi M. Ugolini, përpara se të largohej premazi nga Shqipnija për të shkue në Maltë, pat si qendër veprimi qytetin e Butrintit. Edhe kryetaret e tjerë të misjonit arkeologjik italjanpërqendruen veprimet e tyne në këtë zonë, tue ndjekë shemullin e Ugolini-t. Prej këtyne qe ngarkue ma vonë, Profesori i PaleologjisNjerzores'Universitetit të Firenze-s LuigiCardini, me bakerkimepërshka i perkitte objekteve e sendeve prehistorike. U banë germime të hapta dhe të gjetuna nuk munguen. Edhe prej këtij studjozi priten hollsihambassi për të parën herë në Shqipni zbulohen gjurmë të kohve ma të lashta (paleolitik musterjan e syperuer). Ndërsa Cardinibantekerkime ndër rrethe të Butrintit germimetmbrendën‘akropolin e Butrintit vazhdojshingjithnji.
N'akropol, në majë të kodrës, Ugolirii pat qitë në drite teprica të një kishe byzantine me dysheme prej mozaiku por nuk gjet kurrfare gjurme jete së ma hershme. Për këtë arsye kryetari i misjonit vendosi të nguli kazmen këtu kah fundi i 1938-ës. Qenë çilë gropa mjaft dhe u zbuluen mure të ndryshem prej të cillve edhe pjesë të kohës venecjane. Ma thellë mandej duelen ne shesh mure të tjerë, të kohvebyzantine e rromake. Në shtratin mesjetar u gjetën copa çeramike po t'asaj kohe bashkë me nji monedhë. Në shtratin tjetër u zbuluen: nji themel shtylle, nji copë trupore prej mermeri; nji pjesë epigrafi lafin, njishtamëvorri, disa copa qypash aretin, nji fenerë deltinuer e ndonji send bronxi me disa pare te pa njoftuna. Në token aty për rreth u gjetën fragmente qypash protokorincjan, por ma me shumicë janë ata të Korintit me trajta e madhsi të ndryshme. Çeramika e Attikës asht fare e rrallë. Qypat korincjan na dëshmojnë të qenunit në raport, në kohën historike, te Butrintit me Korint.
U zbuluenji portë kah deti, qi hapet kah jugu në fund të kodriness’akropolit afër kishës venecjane e rrenimeve të ninfeutrromak. Bashkë me këtë derë numri i portave në Butrint mrrine në pesë, të të gjitha të kohës greke. Ndër ana të portës gjinden dy pyrgje. Në nëntokën u gjetën nji shumicë fragmentashepigrafike, elementash arkitektonike objekte të tjera ndër të cillëtnji krye derri t’egër prej bronxi e shum pjesë çeramikearetine. Koha kur këjo portë mund të jetë ndërtue, qe caktue ajo e helenistikës. Të njajtës kohe janë edhe muret përbri.
Pranë baptisterit, nën nji kishë mesjetare. u zbuluenjindertesë e përbame prej sallash të ndryshme. Marconi pat mendue se kishte të bajë me njigymnaz (vend ku zhvilloheshin ushtrime trupore) por deri tash asnji element nuk e ka vërtetuethanjen e ma sipërme. Mund të thohet se ndertesa nuk asht e nji kohe. dhe se asht ndërtue kah i II-ti shekull mbas Kr.
Termë rromake (ndërtue me qëllim banjoje) u gjet pranë por¬tës së detit dhe asht pjesërisht e germueme. Pjesa e zbuluemepërbahet prej dy ambjentesh me hymje të ndryshme. Te sajuemt (struktura) qe dukë të jetë i kohës perandorake në Butrint.
Nji ndërtese e dytë e tillë u zbulue pak larg pyrgutvenecjan. Për me kalue në sallën e banjave të kësaje ndërtese hyhet së pari në nji dhome, pjesërisht të germueme e të shtrueme në mozaik. I pari ambjent asht në trajtë të njitetëkandshi me zgavrra e me nji fare lugu në trajtë patkoni. Në majtë ka nji tjetër sallëpothuej se katrore. Struktura e murit të ndërtesës asht nji pjesë në tulla e nji tjetër në gur. Duken ndreqjet qi janë ba në kohnat e ma vonshme.
U banë germime edhe mbas ngrehinës skenike së theatrit. Edhe këtu, në nji zone mjaft të hapte duel në shesh nji ndërtesë termale, ende e pa zbulueme krejtësisht, por qi qe dukë të jetë ma e madhja ndër shoqe. Këjo ndërtesë termale qe qujte prej Ugolini-t [i]frigidarium[/i].
Landa e gjetun këtu prej kerkuesve asht e shumtë dhe prej të cillës mund të njehen: nji krye prej delte, nji shumicë paresh e pjesë stolinash arkitekture në mermér. U gjetën edhe pjesë truporesh sikur nji fytyrë e coptueme e nji djali, nji trup burri e nji krye satyri. Me randësi janë këtu disa pjesë riljevesh. Nji prej këtyne me mermer grek, pa krye, duket të jetë i shekullit të V-të para Kr. Janë mandej edhe dy të tjerë të kohës rromake. Dhe për me plotsue kuadrin e të gjetunave po njehi edhe njinekropull, germue ma përpara prej Ugolini-t, me vorreqi janë të të IV-tit shekull para Kr. e qi shkojnë deri në kohën rromake. Në vjetin 1940 u gjet njivorr tjetër qi duket të jetë i të dytit o i të tretit shekull mbas Kr.
Këto janë të gjetunat e fundit në Butrint. Të shohim tash se ç'farëgermimesh u banë në vendet e tjera e pikrishtn'Apolloni. * Mbas krijimit të sajë. Drejtorija për arkeologjinë pranë Ministriss'Arsimit filloi, kah fundi i vjetit 1941, germimetn'Apolloni. Qe zgjedhë qyteti i Pojanit (Apollonia e hershme ka këtë emen sot) për arsyenaqi vetë germuesi na i shpjegon. Së parit pse zona e germimeve ishte afër qendrës, d.m.th. Tiranës, dhe kështu mund të mrrihej e të furnizohej lehtësisht, së dytit, me kenë se për të paren herë bahejnjigja e tillë në Shqipni, duhej me doemosdonji vend qit'ishte i njohtun dhe ku të mrriheshe në përfundime pozitive, qi të kënaqshin publikun. Ishin për t'u zgjedhë Apollonia e Butrinti. U pelqye ma tepër Apolloniambassi Butrinti ishte shum larg dhe se të gjetunat e kësaj qendre ishin mjaft të hapta e të njoftuna.
Kerkimet pra filluen në Pojan, ku ma parë të tjerë arkeologë kishin germue aty ku gjatë luftës botnore pat germueaustrijaku C. Praschnikertuezbulue pjesë të ndryshme përmendoresh dhe ndërtesash shum interesante dhe ku mbas luftës e pat përqendrue veprimin e vet misjoni arkeologjik françez, nen kryesin e L. Rey-it, tuegjetë pjesë të tjera sendesh dhe monumentashhartistikë me randësi të madhe. Sestieri filloi të germojë ndër ana të ndryshme, ku germimet nuk ishin krye, me qellim qi të delshin në dritë monumente të ndryshme të jetës së qytetit.
Për këtë gja i pari germim (gjithmonë për sa na thotë zbuluesi) u ba në luginen e Kryegjatës, vend në të cillinPraschniker kishte vrejtënjinekropull grek e rrornak si edhe të qenunit e disa përmendoreve rromake me karakter funerar. Germimet e tjera u bane, nji herë, në pjesën ma të naltë të kodrës s’Apollonis, mbrenda në rrethin e mureve të qytetit, e mandej në të ramen lindore të kodrës ku Praschniker kishte zbuluenji qemer të nji muri të madh dhe ku dallohej lehtas madhësija e këtij qemeri. Germimi i tempullit funerar u ba në nji fushë, n’e majtë të prronitKryegjat, mbrenda rrugës qi prej ketij katundi të çon në kuvendin e Pojanit. Në fillim u germue sa për provë mbassisheje përmbi tokë nuk kishte fare. Pritej diçka mbassi jo larg prej kësaj pike Praschniker kishte zbuluenji tempull funerar te kohës perandorjake. E me të vërtetë dalin në drite muret e nji ndërtese të perbame prej dy ambjentesh në trajtë të njidrejtëkandshi. Të dyja pjesët e ndertesës janë goditë vetmas e pshtetenjena tjetrës. Bashke me disa fragmente arkitekture në gelqere, në njenin prej ambjenteve, janë gjetë tepricat e tri truporeve të mdha prej mer¬meri e dy krena, nji mashkulli me floke të gjatë e mjekërr, e njifemne me floke të përdredhun në majë të kokës. Të dy krenat kanë të bajnë me dy prej atyne tri truporeve qi përmenda ma sipër. E treta trupore, së cillës nuk i asht gjetë kryet, asht me madhësi ma e vogël se të tjerat e sigurisht do të kenë qenë e fmis së këtij çifti qi përmenda. Keto skulptura, të gjitha prej mermeri, të trajtueme mirë, na tregojnë se ndërtesa do të ketë shërbye si vorrndonji familjes së pasun. Mungojnë këtu mbishkrimet, të cillët do të kishin tregueemnin e titullarit të këtij vorrit, qi pa dyshim do të kete qenë nji prej banorve ma të pasunt'Apolonis.
Stolisja arkitektonike asht prej guri gelqeruer të bardhë. Përjudhen kur u ndreq e u përdor këjondertese e kemi prej trupo¬reveqi janë të kohes së Antonin Pio-s, e mundesisht të ditve të fundit të mbretnimit të ketij mbreti, në 160 mbas Kr. Këjo ndërtese, me gjithë se bame për nevojë funerare, dëfton qartas se në ç'farë gjendjet kulturale ishte Apollonia në kohen rromake.
Ne nji vend, nja 300 metër në Jug të kuvendit të Pojanit, asht zbuluenji ndërtesë e mbiquejtunGymnasium. Na këtë ndërtesë nuk mund të quejme bash me këtë emënmbassi, ndër pjesët kryesore e qituna në dritë ato të hershmet janë fare të pakta e pse këtyne u janë shtue të tjera në epoka të ndryshme.
Germimi për shka i përket kësaj ndërtese nuk ka mbarue. Qka asht gjetëpërbahet prej nji kompleksi në trajtë katërkandshi dhe mban nji vend mjaft të haptë. Dallohen këtu dy salla gadi katrore n’anën e verit, e fillimi i nji të tretit në lindje të tyne. Mbas këtyne kemi njikorriduer e në lindje njiambjent tjetër me dysheme prej delte së vrazhdë, në të cillen ishte mbërthye nji lug për banjo prej bote së pjekme me njindejse e me nji legen për të zhyte kambet. Ky lug me ndejse e legen të kambve janë të kohës helenistike. Pranë këtij ambjentindame prej nji muri tullash, asht edhe nji tjetër i tillë prej të cillit s’ka ngel’ veçse dyshemja e prishun.
Ndër dy dhomat e para asht gjetëçeramike helenistike e zezë e pikzueme. Në livelin e murit, prej gurësh të vrazhdë, t'ambjentitlinduer u gjetën pare të kohës së Konstantinit, dhe pranë nji tjetri monedha të tjera. Të gjetunat e pareve na dëftojne se ndërtesa u përdorue si banim dy here rresht në kohën rromake, në të II-tin e IV-tin shekull mbas Kr.
N’ambjentin kah lindja janë gjetë edhe tri trupore të vogla helenistike prej mermeri: nji e Eros-it (hyut të dashunis, djalit të Marti-t e Afroditës) e dy të Artemis-it (hyjneshës së dritës, motrës s’Apollo-s e bijës së Zeuz-it e Leto-s).
E para trupore, qi paraqet Artemis-in, asht e pa krye e pa krahë e ka të ruejtun vetëm nji pjesë të vogël bashkë me kambetqi janë të thyeme në gjuj. Mban veshë kitonin (veshje greke prej leshi o liniiqi përdorej për mish drejtë për së drejti) e lehtë e të pa mangë. E dyta trupoiefemne, ndoshta edhe këjo e Artemis-it, asht e pa kokë, i mungon krahu i djathtë e dora e majtë. Veshë kitonin e nji tjetër veshje greke himation (qi ishte si njimantelo pelerinë e qi hidhej syper trupit). Trupores s'Eros-it i asht gjetë koka për tokë. Ky asht po thuej se lakuriq. I mungon llana e dorës së djathtë me gjithbrryl; dora duhej t’ ishte e pshtetunn’ijë.
Prej nji salle tjetër kemi edhe nji trupore femne, të veshun me kiton e himation e të pshtetun në nji shtyllë. I mungon pjesa e sypërme me gjoks e nji pjesë e barkut. Të katër truporet janë të kohës helenistike, e mundësisht të të II-tit shekull para Kr. Por në nji anë tjetër të ndertesës janë gjetë disa gjana edhe ma të moçme. Janë gjetë dy antefikse (përdoreshin ndër ndertesat e vjetra greke si zbukurim me riljeve në përvazat) të njillojta e qi janë të të IV-tit shekull para Kr. Të dyja paraqesin maska të ndonjifemne.
Germimi, qi ka dhanë përfundime mjaft të mira, asht aj qi u ba në të ramen lindorë të kodrinës s’akropolit. Në këtë vend, ku dikur ishte njikishëz e Shën Premtes, Praschniker-i kishte qitë në dritë nji pjesë muri të ndrequn me bloqe, në trajtë paralelopipedi. Me rifillimin e punimeve u zbuluen edhe pjesë të tjera të këtij muri, të cillat ishin të mbulueme me dhé plot me copa çeramike, teprica truporesh prej delte e ndonji pjese arkitekture. Ndër shtresa të ndryshme të tokës u-gjetën copa shtamashrromake, rrfanashtamash prej Rodi, fragmente çeramike helenistike e teprica qypash protokorincjan e korincjan. Me shumicë janë truporet e vogla prej delte, e të thyeme e qi na paraqesin gjithmonë femna. Prej këtyne kemi edhe disa shum të vjetra. Randësi të madhe kanë rrfanat prej Rodi mbassi na tregojnë mardhanjetqi qyteti i Apollonis ka pasë me këtë ishull.
Të goditunit e murit asht mjaft i rregullt: prej gurësh gelqereje me trajtë paralelopipedi. Si mbas shtresave e konstruksjonit zbuluesi mujti me thanë se ky mur asht ndreqë në të V-tin shekull para Kr. Arsyeja për të cillen ky mur qe ba ende nuk diheft, e këtë kena për t’ a marrë vesh mbas gërmimesh të tjëraqi kanë me u ba në t’ardhmen.