Vëmendja mbi qytetin Olympe, të përmendur vetëm nga Stefan Bizantini, është tërhequr nga H. Ceka, që botoi për herë të parë monedhat prej bronzi të këtij qyteti. Gërmimet arkeologjike të kryera në vitet 1974 dhe 1978 nën drejtimin e B. Dautajt u përqendruan në zbulimin e mureve rrethuese të qytetit, sqarimin e stratigrafisë së vendbanimit, kërkime të kufizuara në nekropol dhe bënë të mundur identifikimin aty të qytetit Olympe. Muret rrethuese kanë qenë objekt i një studimi nga N. Ceka në kuadrin e fortifikimeve amante.