Kalaja e Durrësit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kalaja e Durrësit

Kulla Veneciane e shekullit XV.

Muri jugëperëndimor, për aq sa ruhet sot, i përket rrethimit të dytë, në qoftë se do të mbajmë për rrethim të parë ndarjen e akropolit që shtrihej rreth lartësisë «98». Ai ka një gjatësi të ruajtur 490 m. Në përgjithësi muri ruhet deri në nivelin e shtegut të kalimit që ndodhet mesatarisht 9 m, nga tabani, ndërsa trashësia e tij është 3.5 m. Mendojmë se para murit ka pasur një hendek. Përveç faktit se kalatë e kësaj periudhe pajiseshin me ndërtime të tilla mbrojtëse, në idëtë supozim na shtyn dhe fakti që niveli i terrenit para murit të kalasë paraqitet pak më i ulët.

Muri është ndërtuar krejtësisht prej tullash të lidhura me shtresa të trasha lloçi. Ato kanë përmasa rreth 30 x 36 x 4.5-5 cm., ndërsa në qemeret 30 x 40 x 5. Trashësia e fugës horizontale, më e madhe se e tullave, arrin në 6-8 cm. Llaçi ka si mbushës zhavor të imtë dhe copëra tullash me granula deri në 3-4 cm, të vendosura rrallë.

Themelet janë ndërtuar me gurë. Në vendet e pjerrëta ato ndjekin terrenin në formë të shkallëzuar dhe janë 15 cm më të gjera se sa muri.

Pjesa e sipërme e konstruksioneve të vjetra të murit është mjaft e rrënuar. Mbi të ruhen kryesisht vetëm bedena me frengji që i përkasin periudhës mesjetare. Por disa gjurmë të ruajtura mbi murin në jug të kullës «D» dhe midis kullave «D» dhe «E» tregojnë se muri i bedenave të kohës në shqyrtim kishte trashësinë e një tulle, 35 cm„ dhe përforcohej nga mbrenda prej një sërë pilastrash të vendosura 1.90 m larg njëra tjetrës, me seksion 35 x 30 cm.

Muri juglindor ruhet në pak gjurmë. Një trakt 24 m i gjatë dhe 2,5 m i lartë ndodhet 80 m në lindje të kullës «A», i futur në murin e pasëm të «Shtëpisë së Pionierit». Muri mund të ndiqet mëtej në formë gjurmësh të izoluara të rrafshuara me tokën, prapa Bankës së Shtetit (b), ku ai kthen në drejtim te veriperëndimit. Pas shkollës 8 Vjeçare «16 Tetori» takohen sërishmi gjurmët e fundit të këtij muri, të cilat dëshmojnë për një kthesë tjetër në drejtim të veriut. Këto gjurmë janë hedhur në pjesën më të madhe edhe në skicën planimetrike të L. Reit. Traktet e mësipërm janë ndërtuar me të njëjtën teknikë me murin jugë-perëndimor. Përjashtim bën vetëm trakti pranë Shtëpisë së Pionierit, ku dallohen sebstruksione me një teknikë pak më të ndryshme . Këto substruksione që ndodhen në skajin perëndimor te këtij trakti, përbëhen nga një fragment qemeri porte dhe një pjese muri mbi të që vazhdon dhe në drejtim të lindjes. Trashësia e fugës horizontale, ndryshe nga ndërtimet e tjera, është më e ngushtë se ajo e tullës (trashësia e fugës 3 cm, e tullave 5 cm.). Po kështu ndryshon dhe përbërja e llaçit, ai nuk është i përzier me copëra tullash por vetëm me zhavor, me një përdorim në sasi më të madhe të gëlqeres. Në krahun e majtë të qemerit ruhen gjurmët e disa shkallëve, që të ngjisnin në mur, ose në katin e sipërm të ndonjë kulle. Shkallët me gjerësi 1 m janë mbështetur në anën e mbrendshme të murit të kurtinës. Nën murin e shkallëve dallohen gjurmët e një qemeri me lartësi harku 0,30 m. Teknika e ndërtimit të shkallëve është e një-llojtë me atë të mureve të tjera të kësaj periudhe. Është e vështirë të përcaktohet nësë këtu ka pasur një portë, apo këto konstruksione i përkisnin një kulle. Është për tu vënë re vetëm fakti që në kullat e tjera shkallët drejtohen nga porta e kullës për në mur, ndërsa këtu ndodh e kundërta.

Një gjurmë tjetër muri 4 m e gjatë u zbulua gjatë hapjes së themeleve të një banese rreth 100 m në jug të Muzeut të Luftës Nacionalçlirimtare. Ashtu si dhe muret e tjera të përshkruara më sipër, ai ishte ndërtuar krejtësisht me tulla të lidhura me shtresa të trasha llaçi. Ky trakt i përket «rrethimit të dytë» të përshkruar nga Hezej.

info@balkancultureheritage.com