Kishat e Shurdhahut
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kishat e Shurdhahut

Në rrethin e Shkodrës ndodhen në qytetin rrënojë me të njëjtin emër, i cili është identifikuar me qytetin mesjetar të Sardës, peshkopata e së cilës varej nga kryepeshkopata e Tivarit. Në të ruhen rrënojat e mjaft kishave. Kishat më të vjetra, që është mundur të hetohen, janë të shek. XI. Ndër to është kisha, që ruhet në pjesën lindore të qytetit, ndërmjet dy mureve rrethore. Ajo është e tipit njënefëshe dhe përbëhet nga naosi dhe narteksi. Naosi është 5,30 m i gjerë dhe gjatësi rreth 10 m. Muret e tij 0,5 m të trashë janë ndërtuar me gurë gjysmë të punuar dhe të vendosur në rreshta horizontale dhe të suvatuara trashë. Dyshemeja e naosit ka qenë shtruar me pllaka drejtkëndore. Ruhen gjithashtu dhe gjurmët e fillimit të ambientit të altarit si një shkallëzim, ndërsa nuk ruhet muri lindor dhe absida. Naosi ka një portë në murin verior dhe një tjetër, që e lidh me narteksin, në anën perëndimore. Narteksi është i ngushtë dhe në të hyhet nga jugu. Kishë tjetër me vlerë është ajo pak më në jug të hyrjes në rrethimin e dytë. Prej saj, në këmbë ruhet absida dhe pjesë të mureve. Ato janë ndërtuar me gurë gjysmë të punuar, me forma të rregullta katërkëndëshe të vizuara me mistri. Kisha përbëhet nga naosi dhe narteksi i vonë në anën perëndimore. Ajo është e tipit njënefësh, me përmasa në planimetri 13 x 4,1 m dhe rreth 5,60 m e lartë. Dyshemeja që ruhet është shtruar me rrasa guri të çrregullta. Dy dritare ruhen në muret e kishës, njëra në absidë dhe tjetra pjesën jugore. Të dyja ato mbulohen me hark gjysmë rrethor. Krahas tyre, në gjendje rrënojë në Shurdhah gjenden dhe kisha të tjera mjaft prej të cilave janë rindërtuar gjatë shek. XV- XVIII. E fundit të shekullit XI duhet të jetë edhe kisha e Gëziqit në vendin e abacisë së dikurshme të Shën Mërisë së Trafandinës. Nga mbishkrimi i saj, i ripërdorur në kishën e re, kuptohet se kisha ka pas qenë e ndërtuar nga zotërit e Arbërit në harkun kohor 1190-1216. Ky manastir benediktin përmendet në vitin 1457 si kishë e dioqezës së Arbërisë.

info@balkancultureheritage.com