Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Klementi i Ohrit dhe Shqipëria

~Dimitri Obolenski

Rreth vitit 886 Borisi, mbreti bullgar, dërgoi një misionar sllav për të predikuar ungjillin dhe për të mësuar shkrimin sllav në krahinat jugperëndimore të mbretërisë së tij. Këto krahina përfshinin një pjesë të madhe të Maqedonisë Perëndimore dhe të Shqipërisë Jugore.

Ky misionar gjatë një periudhe 50-vjeçare të jetës së tij kishte fituar në vende të ndryshme të Evropës, në Bizanc, në Romë e në Moravi famën e një njeriu me kulturë e me autoritet moral, i cili njihte mirë dy botët, bizantine dhe sllave. Atë e quanin Klement. Ishte me origjinë bullgare, me sa duket i shuguruar prift në Romë nga Papa Adrian II, kishte bashkëpunuar ngushtë në veprën e misionarëve bizantinë Cirili dhe Metodi dhe e quante veten dishepull të drejtpërdrejtë të tyre. Pjesëmarrja e tij në këtë vepër që i dha zanafillën një kulture
kozmopolite me sfond bizantin, në pjesën më të madhe sllave, përsa i përket formës së saj, kishte lënë gjurmë të thella tek ai. Jeta e tij gjer në këtë kohë kishte qenë si një pasqyrim i jetës së dy mjeshtërve. Në Konstandinopol në fillim të viteve 60 të shek. IX ai kishte marrë pjesë, pa dyshim, krahas Cirilit e Metodit në shpikjen e alfabetit të parë sllav, që në formën e tij origjinale glagolitike e më vonë në formë cirilike, i dha zanafillë sllavishtes së vjetër, që pas greqishtes e latinishtes, qe gjuha e tretë ndërkombëtare e Evropës Mesjetare.

Është pothuajse e sigurt që Klementi shoqëroi mjeshtrit e vet në Moravi në vitin 863 dhe, pasi përfundoi vepra e tyre në Evropën Qendrore, erdhi bashkë me ta në Romë gjatë dimrit të vitit 867-868. Pas vdekjes së shën Cirilit, në shkurt të vitit 869, Klementi u lidh tërësisht me Metodin, të cilin e ndoqi përsëri në Evropën Qendrore, gjersa mjeshtri i tij u emërua nga papa kryepeshkop i Moravisë e i Panonisë dhe i dërguar i Selisë së shenjtë pranë popujve sllavë.

Kur Metodi vdiq në Moravi më 855, Klementi mbeti një ndër krerët e klent sllavofon, të cilët qënë viktima të armiqësisë së frankëve. armiq të betuar të veprës së Cirilit e të Metodit. I arrestuar nga autoritetet morave, në po këtë vit, 885, u përjashtua nga Moravia me një grup shokësh dhe gjeti një pritje të ngrohtë në oborrin e mbretit buligar Boris.

Biografinë e mëpastajme të Klementit arrijmë ta njohim nga dy dokumente të shkruara në greqishten bizantine: e ashtuquajtura «Biografi e gjatë» anonime, por që i atribuohet për disa arsye, që mua më duken tërësisht bindëse, Teofilaktit, kryepeshkop i Ohrit në fund të shek. XI dhe në fillim të shek. XII, dhe «Biografia e shkurtër», edhe kjo gjithashtu anonime, autori i së cilës ka gjasë të jetë Dhimitër Komatjani. kryepeshkop i Ohrit në gjysmën e parë të shek. XIII.

Autori i «Biografisë së gjatë» na tregon arritjet e Klementit e të shokëve të tij në Pliska, kryeqytet i mbretërisë bullgare. Borisi, mbreti i tij. ishte i krishterë që 20 vjet më parë; pasi kishte ngurruar për një kohë mjaft të gjatë në mes dy juridiksioneve rivale të Romës e të Kostandinopolit, ai më në fund e kishte lidhur kishën e vet me Patrikanën e Bizancit, në vitin 870.

Megjithatë atij i mbeti për të zgjidhur një problem delikat. Gjuha greke e shfrytëzuar nga kleri bizantin, që administronte kishën bullgare. ishte e pakuptueshme për shumicën dërrmuese të popullit të tij dhe Borisi mund të trembej, ashtu siç i ka ndodhur më shumë se një mbreti të kthyer në fenë e krishterë nga bizantinët, që monopoli pothuajse tërësor i klerit grek në vendin e tij, herët a vonë, mund të shpinte në humbjen e pavarësisë së tij politike. Një kler sllavofon, trashëgimtar i traditave të Cirilit e të Metodit që, megjithëse e njihte pa- rësinë fetare e kulturore të Bizancit, i jepte një rëndësi qendrore konceptit të vetëvendosjes gjuhësore të popujve sllavë, paraqiste një zgjidhje ideale për dilemën e tij.

Me të drejtë autori i «Biografisë së gjatë» duke folur për Klementin e për shokët e tij të mërgimit pohon që Borisi «kishte etje për njerëz të tillë».

Klementi dhe shokët e tij, nga të cilët kryesori ishte Naumi, qëndruan për disa muaj në oborrin e mbretit bullgar, me të cilin, na thotë «Biografia e gjatë-, ata patën takime të gjata e të shpeshta. Rezultat i këtyre takimeve, sikundër e dimë, qe vendimi i marrë nga Borisi rreth vitit 886, që të dërgohej Klementi në cilësinë e mësuesit në kufijtë jugperëndimorë. Caqet gjeografike të këtyre kufijve nuk njihen veç me përafërsi, po ashtu si dhe etapat e ndryshme të avancimit progresiv të mbretërisë bullgare në drejtim të detit Adriatik. Megjithatë ne mund ta quajmë si të sigurt që në gjysmën e dytë të shek. IX kjo mbretëri përfshinte, përveç krahinës së liqeneve të mëdha të Ohrit dhe të Prespës në Maqedoni, një pjesë të mirë të Shqipërisë së sotme Jugore,
qendrat Elbasan, Devoll, Berat ndoshta edhe Vlorën.

«Biografia e gjatë» na jep disa saktësime topografike që lejojnë të lokalizohen, së paku disa qendra të territorit shqiptaro-sllav, me sa duket mjaft të gjerë, në të cilin Klementi qe emëruar mësues. Vepra e lartpërmendur nuk është aspak e qartë dhe prandaj vazhdimisht ngjall kundërshtime. Kështu ne marrim vesh që Borisi, për të lehtësuar veprën e Klementit, ndërmori një riorganizim administrativ: «ai e ndau territorin Koutmicinica nga territori i Kotokios (ose Kotokion)» dhe emëroi Dometasin sundimtar dhe Klementin mësues të këtij territori
Kotokios (ose Kotokion) deri tani u ka shpëtuar të gjitha përpjekjeve për t'u identifikuar. Përkundrazi Koutmitcinica (Kutmicinica) ose, në disa dorëshkrime Koutmiçivitca (Kutmiçivica) — forma e dytë parapël- qehet nga shumica e historianëve modernë — mund të lokalizohet të paktën me përafërsi. Biografi shton me këtë rast se Borisi i dha si dhuratë Klementit tri shtëpi në Diabolis (Devoll), gjithashtu dhe disa vende
për pushim afër Ohrit dhe Gllavinicës.

Pra këto tri qytete — Ohri, Diabolis dhe Gllavinica — gjendeshin në brendësinë e territorit të Kutmicinicës ose Kutmiçivicës, që nuk I përmend asnjë burim tjetër mesjetar. Ohri, i vendosur në bregun verior të liqenit me të njëjtin emër, në zemër të Maqedonisë Perëndimore, ishte paracaktuar të bëhej, kryesisht për hir të Klementit, një nga qendrat kryesore të kulturës bizantino-sllave në Ballkan.

Për sa i takon qytetit Diabolis (Devol, Devolli), ky deri tani nuk është lokalizuar me saktësi. Autorët bizantinë që e përmendin — Skilica dhe Ana Komnena në radhë të parë — e venë në lidhje, nga njëra anë, me krahinën e liqeneve të Maqedonisë (Ohrin dhe Kosturin), nga ana tjetër me zonën malore të Tomorit shqiptar, më në perëndim. Duket e sigurt se qyteti gjendej diku në luginën e lumit Devoll. Për sa i takon një lokalizimi më të përpiktë ka mendime të ndryshme. Kështu historiani bullgar Zlatarski, që ka shkruar për këtë në vitin 1922, e ka vendosur qytetin e Devollit në kthesën që merr lumi i Devollit në fushë, në pikën më të afërme me Shkumbinin. Në kohë më të vona i njëjti mendim është mbrojtur nga Pol Gotier. Historianë të tjerë, me sa
duket me arsye më të forta, e vendosin qytetin më sipër Devollit. Kështu Alen Dyselie, në librin e tij të fundit Fasada detare e Shqipërisë në Mesjetë (Selanik, 1981), e vendos Diabolisin në luginën e lartë të Devollit, «në një zonë malore, ose së paku afër malit... jo shumë larg nga Ohri». Duke pasur të njëjtën pikëpamje, dijetari bullgar Emil Georgievi ka tërhequr vëmendjen tonë tek një pasazh i njërës nga Biografitë e shën Naumit, shokut dhe vazhduesit të Klementit, ku Manastiri i njohur i themeluar nga Naumi në breg të Liqenit të Ohrit, vendoset në krahinën e Devollit.

S'ka dyshim që Diabolis — Devolli ka luajtur, po ashtu si Ohri, një rol me rëndësi të madhe për veprimtarinë e shën Klementit në Kutmicinica. Të mos harrojmë se pikërisht në Devoll gjendeshin tri shtëpitë që mbreti Boris i vuri në dispozicion të tij. Në «Biografinë e gjatë» thuhet se këto shtëpi ishin shumë komode dhe kishin qenë pronë e disa familjeve aristokrate bullgare. S'ka dyshim që zoti Georgiev supozon me të drejtë që pronarët e vjetër të tyre t'i përkisnin partisë pagane, kundërshtare të politikës së krishtere të Borisit dhe prandaj ishin shpronësuar.

Përpara se të përpiqemi të bëjmë një përcaktim gjeografik të Kutmicinicës, të këtij territori shqiptaro-sllav, të cilin Klementi e kishte si mision ta mësonte dhe t'i përhapte ungjillin, na duhet të identifikojmë toponimin e fundit të përmendur në këtë fushë nga burimet mesjetare: toponimin Gllavinica. Në afërsitë e këtij qyteti, ashtu si dhe afër Ohrit, gjendeshin «vendet e pushimit» që Borisi ia kishte caktuar Klementit rreth vitit 886. Gllavinica përmendet gjithashtu në «Biografinë e shkurtër» të Klementit, një dokument që duket qartë se i përket gjysmës së parë të shek. XIII. Autori na informon që Klementi e kalonte pjesën më të madhe të kohës në dy qytete: në Ohër dhe në Kefalinia, përkthimi i së cilës në gjuhën bullgare është Glavinica ku ai lë disa monumente.

Monumentet e ngritura nga Klementi në Glavinica (emri i së cilës është një përkthim i përpiktë në sllavisht i fjalës greke Kefalinia) identifikohen në një pasazh tjetër të «Biografisë së shkurtër» ku thuhet se mund të shihen në Kefalinia të ruajtura deri në ditët tona disa shtylla të gurta mbi të cilat është gdhendur një mbishkrim që bën fjalë për kthimin e popullit bullgar në të krishterë. Ishte një koincidencë e çuditshme që më 1918, gjatë Luftës së Parë Botërore, një gur votiv I zbulua nga ushtria austriake në Ballsh në Shqipërinë e Jugut,
në jugperëndim të Beratit. Teksti greqisht i mbishkrimit i gdhendur mbi këtë gur përkthehet kështu: «Princi i Bullgarisë, Borisi, i cili kishte marrë emrin Mihal, qe pagëzuar bashkë me popullin e tij nga zoti në vitin 1374». Kjo shifër, duke iu referuar vitit bizantin, i korrespondon vitit 866 të erës sonë. Ky lokalizim i Glavinicës në jugperëndim të Beratit është konfirmuar nga dëshmia e Ana Komnenës. Në një pasazh të «Aleksiadës» ajo tregon që Robert Guiskardi, duke u nisur nga Butrinti për në Durrës, të cilin kishte për qëllim ta sulmonte, pësoi një anijethyerje gjatë një stuhie të tmerrshme përgjatë Kepit Glossa (Lingueta). Alen Dyselie vë re me saktësi që ky emër tregon skajin verior të gadishullit të Karaburunit që mbyll gjirin e Vlorës. Ana shton, që Roberti dhe ata që shpëtuan nga flota e tij, shkuan pastaj të kalonin një javë në Glavinicë për t'u çlodhur dhe për të rimarrë forcat. Në një pasazh tjetër të -«Aleksiadës» ajo na thotë që gjatë një sulmi të Bohemundit më 1108 një komandant bizantin që mbrojti Glavinicën «zbriti në fushë».

Këto dëshmi, më duket, u japin plotësisht arsye konkluzioneve të Dyseliesë: «Ne pranojmë që Glavinica gjendet në lindje të Vlorës, në brendësi të tokave, mbi një lartësi, në një distancë të arsyeshme një- kohësisht dhe nga deti dhe nga Berati, në një vend të shënuar nga apostolati i Shën Klementit të Ohrit». Të njëjtën gjë bën edhe studiuesi shqiptar Theofan Popa në një artikull të botuar në «Studia Albanica» më 1964, i bazuar në punimet e Zlatarskit dhe në kërkimet e veta, kur identifikon Glavinicën me Ballshin e sotëm dhe e vendos qytetin mesjetar, ku qëndroi për ca kohë shën Klementi, në një rrip toke bregdetare të Shqipërisë së Jugut. Në mbështetje të tezës së tij zoti Popa sjell dëshmi me interes të madh: ai sinjalizon aë krahina e Kutmicinicës në të cilën bënte pjesë dhe Glavinica shtrihej në pjesën qendrore të Shqipërisë së sotme. Në pjesën e paislamizuar të kësaj krahine, thotë ai, janë konservuar gjer në ditët tona gjurmët e kultit të misionarëve sllavë, të Cirilit e të Metodit dhe të dishepujve të tyre të drejtpërdrejtë.

Në traditën greko-sllave këta misionarë në numër 7, janë quajtur kolektivisht Të shtatët (ëTtrdpiftnoi): Cirili, Metodi dhe dishepujt e tyre Klementi, Naumi, Horazdi, Engjëllori, Sava. Është tepër me interes të lexosh në punimin e zotit Popa që pothuajse në të gjitha kishat mesjetare të Myzeqesë, të Vlorës e të Beratit gjejmë në ikonat ose në pikturat murale paraqitje të këtyre shtatë shenjtorëve.

Dhe ja ne po kthehemi në pikën tonë të nisjes në lokalizimin e Kutmicinicës, në territorin ku Klementi u emërua mësues nga Borisi i Bullgarisë. Ky territor, ne e kemi parë, është mjaft i gjerë: ai përfshin krahinën e liqeneve të mëdha maqedonase, të paktën atë të Ohrit, hapësirën ndërmjet luginave të Shkumbinit dhe të Devollit, qytetet e Diabolit (Devol), të Beratit dhe të Glavinicës dhe, mundet, një zonë bregdetare rreth Vlorës: një pjesë të rëndësishme, me fjalë të tjera, të Shqipërisë Jugore të sotme.

Klementi qëndroi në Kutmicinica 7 vjet. Sipas «Biografisë së gjatë» të tij, ai punoi kryesisht në tri fusha: predikoi ungjillin ndër paganët, shkroi dhe ngriti shkolla, ku ai dhe bashkëpunëtorët e tij u mësonin shkrim fëmijëve. Mbretëria bullgare kishte qenë zyrtarisht e krishtere për rreth 20 vjet kur Klementi erdhi në Kutmicinica; dhe nuk është e vështirë të besosh që në periferinë e saj juglindore kishte atëherë jo pak njerëz; sllavë dhe shqiptarë, të cilët ende nuk ishin prekur nga ndikimi i krishterë që vinte, me sa duket, nga Selaniku, Durrësi e Vlora.

Veprat e shkruara të Klementit, një numër i rëndësishëm i të cilave ka arritur deri te ne, u redaktua, natyrisht në sllavishten e vjetër, qoftë nga përkthimet greke, qoftë nga shkrimet origjinale, e sidomos predikimet dhe panegjerikët. Sipas të dhënave të biografit të tij, alfabeti që ai u mësoi fëmijëve, ishte me sa duket glagolitik, i shpikur nga shën Cirili: alfabeti cirilik nuk ekzistonte akoma. Biografi i tij shton që gjatë 7 vjetëve që kaloi në Kutmicinica kishte 3500 nxënës - dukuri e çuditshme, po pa dyshim jo e pamundur.

Më 893, kur Simeoni, i biri i Borisit, mori pushtetin në Bullgari, Klementi u shugurua peshkop.

Lokalizimi ekzakt i dioqezës së tij, emri i së cilës del në forma të ndryshme në dorëshkrime, ngjan të ketë qenë, si thotë Pol Gotje, Dragvista,u është një problem i vështirë, që nuk na përket neve këtu, përderisa ai është vendosur në mënyrë të sigurt në lindje të Kutmicinicës, në Maqedoninë sllave. Duket se është shoqëruesi i tij Naumi që e zëvendësoi si mësues në Kutmicinica.

info@balkancultureheritage.com