Kliti dhe Glaukia përballë Aleksandrit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kliti dhe Glaukia përballë Aleksandrit

Vdekja e Filipit II zgjoi shpresën e madhe përballë Aleksandrit Për të shkundur peshën e rëndë të hegjemonisë maqedone. Vala e kryengritjeve, që pasoi këto ngjarje, pushtoi gjithë Greqinë dhe u shtri përtej saj në një pjesë të mirë të botës "barbare".

Në Iliri, ku ishin ende të freskëta pasojat e fushatave të Filipit, reagimi ishte i fuqishëm. Në vitin 335 p.Kr., Kliti, i biri i Bardhylit, dhe Glaukia, mbret i taulantëve, u ngritën kundër Aleksandrit për ta shfrytëzuar këtë rast në dobi të tyre. Lajmi për këtë ngjarje në Iliri i erdhi Aleksandrit, kur ai ishte larg Maqedonisë, duke luftuar për të nënshtruar tribalët dhe fise të tjera thrake të Danubit. Lajmëtarët e njoftuan se Kliti kishte zënë Pelionin, qytetin më të fortifikuar të Dasaretisë buzë lumit Eordai, i cili ishte në kufi me Maqedoninë dhe në një pozitë shumë të përshtatshme për ta sulmuar atë. Aleksandri u nis me një marshim të shpejtuar kundër këtij qyteti për të përballuar rrezikun që kërcënonte mbretërinë e tij. Arriani, historishkruesi më i mirë i Aleksandrit, e përshkruan këtë ngjarje duke na sjellë shumë hollësi për pozicionin e qytetit, për vendosjen e forcave kundërshtare dhe për stratagemat që përdorën të dy palët gjatë këtij operacioni. Sipas tij, Pelioni mbrohej nga një garnizon i fuqishëm ilir dhe nga forca të tjera që kishin zënë vend në kodrat rreth qytetit, kurse Aleksandri, pasi vendosi lëmin buzë lumit Eordai, afroi forcat para mureve të qytetit dhe urdhëroi ndërtimin e një gardhi qarkues, që do izolonte gamizonin dhe do të pengonte lidhjet e tij me forcat e tjera ilire që vepronin jashtë qytetit. Vetëm shfaqja e papritur e Glaukisë me forca të shumta taulante e vuri në vështirësi ushtrinë maqedone dhe e detyroi Aleksandrin të tërhiqet nga pozicionet e veta. Arriani vë në dukje, nga ana tjetër, se ilirët nuk ditën ta shfrytëzonin këtë fitore. Duke besuar në një sukses të plotë, ata lanë ushtrinë e tyre të shkujdesur dhe me këtë i dhanë mundësi Aleksandrit të kthehej mbas tri ditësh në fushën e betejës dhe të godiste në befasi ushtrinë ilire. Pasi pësuan humbje të rënda, ilirët u tërhoqën të ndjekur nga Aleksandri deri te malet e quajtura të taulantëve. Gamizoni i Pelionit u largua duke i vënë zjarrin qytetit dhe pas kësaj edhe Kliti u tërhoq te taulantët. Eshtë me interes fakti se në këtë betejë ushtria ilire paraqitet me një organizim dhe pajisje të nivelit të lartë. E përbërë nga kalorës, shigjetarë, hobëtarë dhe hoplitë, ajo dëshmoi aftësi manovrimi në mbrojtjen e një qyteti të fortifikuar, pra në një betejë të natyrës poliorketike, kundër një armiku siç ishte falanga maqedone e udhëhequr nga Aleksandri. Ilirët u larguan duke pranuar dështimin në fushën e betejës, por jo nënshtrimin.

Burimet nuk flasin për përfundimin e ndonjë paqeje midis palëve ndërluftuese apo për ndonjë aneksim territorial, por ato nuk mungojnë të vënë në dukje tërheqjen e Aleksandrit nga Dasaretia pa shfrytëzuar fitoren. Eshtë e vërtetë se vala e re e kryengritjeve në Greqi i imponoi atij këtë tërheqje të shpejtuar, por a ishte ky sinkronizëm i dy ngjarjeve një rastësi apo rezultat i një veprimi të koordinuar i forcave antimaqedone, këtë burimet nuk na e thonë shprehimisht, megjithatë arsyeja e dytë nuk duhet përjashtuar.

Ndryshe nga njoftimet për luftërat e mëparshme midis ilirëve dhe maqedonëve, ky është rasti kur burimet përcaktojnë qartë se operacionet luftarake zhvillohen në Dasareti dhe përqendrohen në qytetin Pelion. Por, për fat të keq, as tregimi i Arrianit dhe as burimet e tjera të dorës së dytë nuk kanë ndihmuar për lokalizimin e Pelionit. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për identifikimin e "maleve të taulantëve". Nuk kanë sjellë ndonjë të dhënë të re as kërkimet arkeologjike. Në këto raste, si zakonisht, problemi ka lundruar midis hipotezave të ndryshme, të cilat nuk kanë mundur as t'i afrohen të vërtetës.

Pikëpamja që e kërkon Pelionin në Selcën e Poshtme, nuk është bindëse. Kjo qendër, që dallon për një grup varresh monumentale të gdhendura në shkëmb, të kujton më tepër një seli kulti sesa një qytet të mirëfilltë, aq më pak një qytet të tillë që f i përgjigjet Pelionit të përshkruar nga Arriani. Ajo gjendet në një zonë malore siç është Mokra, me kushte ekonomike të kufizuara, që nuk kanë mundur të favorizojnë zhvillimin e një qyteti. Nga ana tjetër, e mënjanuar nga rrugët kryesore të komunikacionit dhe larg kufirit tradicional iliro-maqedon, Selca e Poshtme nuk paraqet gjithashtu një pikë strategjike të lakmuar për ndonjërën nga palët në konflikt. Për këto arsye ajo nuk mund të identifikohet me Pelionin. Në fakt edhe autori i kësaj pikëpamjeje nuk ngul këmbë në hipotezën e vet dhe ia lë zgjidhjen e problemit fakteve të ardhshme arkeologjike.

Për lokalizimin e Pelionit meriton vëmendje edhe mendimi që e kërkon këtë qytet në afërsi të Prespës së Vogël, buzë Devollit të Sipërm, mbi një kodër që njihet me emrin Kodra e Gorricës. Pozicioni i saj, në qendër të fushës së Poloskës, e ka shtyrë autorin e kësaj pikëpamjeje të shohë këtu pikën më të përshtatshme për lokalizimin e këtij qyteti të Dasaretisë, ku, sipas tij, gjen përgjigjen më të mirë përshkrimi i Arrianit. Sado i kujdesshëm që duket përshkrimi topografik që i bën zonës ky autor, në të mungojnë të dhëna të sigurta për ekzistencën e një qyteti antik mbi këtë kodër. Në fakt në Gorricë janë gjetur fragmente qeramike të kohës helenistike e romake, por nuk janë vërtetuar aspak gjurmë muresh rrethuese, siç pretendohet, gjë që përbënte karakteristikën themelore të Pelionit si qyteti më i fortifikuar i Dasaretisë. Kjo na detyron ta përcaktojmë Gorricën vetëm si një aglomeracion të thjeshtë rural.

Ndoshta një hipotezë e tretë, edhe pse më pak e njohur, mund të ketë shansin të bëhet më e pranueshme. Kërkimet arkeologjike të fillimit të viteve '80 zbuluan në pellgun e Korçës një aglomeracion urban mbi kodrën e quajtur Hija e Korbit. Merita për këtë zbulim i takon arkeologut P. Lera, prej të cilit unë mora informacionin e parë dhe pata nderin të më shoqëronte për të vizituar e për të njohur nga afër këtë qendër. Ajo gjendet pak kilometra në jug të lokalitetit të Maliqit, në krah të majtë të lumit Devoll, aty ku ky lumë lë fushën e Korçës dhe hyn në luginën e ngushtë malore të tij, për f u zgjatur më tej drejt perëndimit përmes malësisë së Gorë-Oparit.

Hija e Korbit përfaqëson aglomeracionin më të madh, të njohur deri tani, në pellgun e Korçës. Ai shtrihet në faqen lindore të kodrës në fjalë, mbi një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në këtë hapësirë janë ruajtur mjaft të qarta gjurmët e mureve të terracimit, që i kanë shërbyer sistemit të terrenit, si dhe trakte të murit mbrojtës të qytetit. Mbi sipërfaqe vihet re një material i pasur qeramik, kryesisht i kohës helenistike dhe romake, që dëshmon për një jetë të gjatë e intensive të qytetit. Një thesar i madh prej 618 copë monedhash, të gjetura këtu në vitin 1982, e plotëson edhe më mirë këtë kuadër. Thesari përmbante monedha të shek. V-IV p.Kr., të prera nga Athina e më pas nga mbretër të ndryshëm të kohës helenistike, duke filluar nga Aleksandri i Madh e deri tek Antigon Gonata. Fshehja e thesarit është datuar me të drejtë rreth vitit 274 p.Kr, kur ndërhyrja e Pirros në Maqedoni duket se krijon një gjendje pasigurie edhe në Dasareti. Pozicioni i këtij aglomeracioni dhe gjetja e thesarit kanë nxitur P. Lerën dhe më pas Sh. Gjongecajn të shprehin mendimin, edhe pse me rezerva, se rrënojat e Pelionit duhen kërkuar në Hijen e Korbit. LJ në e gjej të arsyeshëm këtë mendim për faktin se qyteti në Hijen e Korbit i përgjigjet shumë më mirë burimeve që flasin për Pelionin, si nga pikëpamja e pozicionit të tij dominues topografik ashtu edhe atij strategjik që ai zinte në pellgun e Korçës, pellg i cili përbënte në antikitet zemrën e Dasaretisë.

Lokalizimi i Pelionit në kodrën e Hijes së Korbit lehtëson përgjigjen edhe për problemin tjetër, atë të identifikimit të "maleve taulante". N. Hammond duket se i ka dhënë një përgjigje më të arsyeshme këtij problemi, duke e kufizuar pasazhin e Arrianit me pjesën e parë "pEXQt tiqxç xp Dçq..." (deri te malet...) pa përmendur emrin e maleve taulante., të cilat do ta shtynin ekspeditën e Aleksandrit shumë larg në perëndim, deri në viset e Elbasanit, kur dihet mirë që në të gjitha konfliktet iliro-maqedone këta të fundit nuk arritën ndonjëherë në viset e taulantëve. Atëherë mbetet që ky operacion të jetë kryer në shpinë të Hijes së Korbit (Pelionit), përgjatë luginës së ngushtë malore të Devollit, nëpër të cilën ilirët realizuan tërheqjen e tyre, të ndjekur me sa duket deri te malet e Gorë-Oparit, masiv që ka përbërë në këtë rast cakun dhe distancën logjike të ndjekjes në këtë operacion ushtarak.

info@balkancultureheritage.com