Klos, Këlcyrë, Derven, Mbyllç, Mshilt, në repertorin Onomastik të Arbërve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Klos, Këlcyrë, Derven, Mbyllç, Mshilt, në repertorin Onomastik të Arbërve

~Kolë Luka

E themi qysh në fillim: kemi përpara nesh një institucion që vjen prej kohëve të lashta. Ky përfaqëson një hallkë të sistemit mbrojtës, d.m.th. një plotësues i atyre castra, castramenta, castella, vici, oppida, poleis etj. që u përhapën në kohën romake dhe më vonë bizantine të hershme për ta mbajtur vendin në sundim dhe për ta vënë zhvillimin e tij në një hulli perandorake. Në një fazë më të vonë do t’i lënë gjurmët e veta edhe në emërtimet gradine, gradishte, selë (selo) etj., që janë shenja pushtimesh të reja: zotërimet sllavo-bullgare dhe sllavo-serbe. Dhe prapë më vonë, nën pushtimin më të ri osman, do të ndryshojë emërtim.

Natyrisht se si plotësa të këtij sistemi kastelologjik dalin edhe këlcyrat dhe kloset, që vlenin për të ruajtur rrugët. Këto do të zëvendësohen me fjalën më të re: derven, një huazim i ri po bizantin, të cilët osmanët do ta gjejnë në krahun e Anadollit dhe do ta bien me vete në viset tona kur do të ngulin në Ballkan sundimin e tyre.

Nuk ka dyshim se midis këtyre shtresave ka edhe ndryshime konceptesh lidhur me vetë fjalën dhe funksionin e saj, sepse kemi të bëjmë me formacione shoqërore të ndryshme në kohë, pra edhe përcaktuesit janë të tjerë. Mjetet e mbrojtjes nuk kishin ngelur në vend: pushtuesit ishin të ndryshëm dhe binin me vete edhe mjetet e tyre që shkonin për- herë duke u përsosur. Shekujt bënin punën e vet dhe teknikat poliercetike merrnin përherë e më tepër një fytyrë më të ndërlikuar dhe më të përkryer. Por. kur e shikojmë në vija të përgjithshme, thelbi i kësaj mënyre mbarshtimi dhe sigurimi të pushtuesit mbetet, prandaj ky është një institucion që vjen prej antikitetit deri në shekujt XVIII-XIX, kur ruajtja e rrugëve bëhej tashmë me mjete të tjera. Megjithatë, mbetet gjithmonë, pavarësisht nga mjetet dhe përsosjet e tyre, boshti sintagmatik, ku i përcaktuari shënon orografinë dhe përcaktuesi vendin ku gjendet objekti. Teknikat këtu nuk na hyjnë në punë. Ne do të shqyrtojmë këtu jetëgjatësinë e këtij institucioni.

Harrallamb Mihaescu ka vënë re se lat. Clausura, bullg e skr. Klisura, arum. Clisura, shqip Këlcyrë janë krijime vendase nga terminologjia ushtarake, dhe si të tilla të pranishme në vendet ballkanike.

Në Shqipëri kemi jo vetëm rrjetin e këlcyrave, por edhe atë të kloseve, me më se njëqind ekzemplarë, madje edhe me trajtat e ndërmjeme të asimilimit të fjalës, me vendet ku ndodheshin, me kontaminimet, me kalimet nga një pushtim në tjetrin më të ri, me një fjalë me kalimin nga pushtimi romak në atë bizantin etj.

Si gjuhë dhe si etnografi gjejmë edhe përkime të plota asimilimi të fjalëve klos dhe këlcyrë, që shtrihen në mbarë Shqipërinë, në Veri dhe në Jug, asimilim i bërë me të njëjtat mjete. Dokumentacioni të shpie në një kohë kur dialektet ishin më afër njëri tjetrit, dhe kjo përbën një bazë kronologjike. Kemi për më tepër edhe emrat shqip Mbyllç dhe Mshilt të krijuara si kalke mbi modelet e huaja, por gjithmonë me lëndë vendi.

Është fjala për apelativa që na e japin kronologjinë e tyre të përafërt dhe gjejnë pika takimi dhe në histori, duke pasur parasysh kohën e pushtimeve. Si të tillë, sipas ligjit të shtegtimit të emrit, janë përhapur si f jalë të leksikut në një farë kohe edhe në vende ku nuk e kanë bërë këtë funksion. Dhe kjo është edhe një gjurmë lashtësie. Me këta emra janë emërtuar edhe kroje, përrenj, shpate malesh, maja etj. të cilët nganjëherë kanë mbetur edhe të vetmuar ose kanë ruajtur gjurmën e një klosi ose -të një këlcyre në ato afërsi, ose, ndonjëherë kanë zënë edhe vendin e njëri tjetrit sipas pushtimeve. Nga mbajtja e këtyre emërtimeve, në disa vend- banime në Veri dhe në Jug, kemi mjaft emra të tillë në onomastikë si patronime, sepse janë shumë të vjetër. Edhe vetë shpeshtësia është një element, që e tregon më së miri këtë vjetërsi.

Natyrisht se ky proces ka ecur duke zhdukur gjurmë të mëparshme, sepse është shuar me të edhe vetë arsyeja e qënies së këtij institucioni me kapërcimin e njëpasnjëshëm të teknikave ushtrake, dhe ka rënë fjala e leksikut në harresë, derisa janë shuar edhe njëra edhe tjetra, ose janë shtresuar njëra mbi tjetrën, sipas huazimeve që kanë lënë pushtuesit. Porse kanë mbetur në toponimi të fosilizuara dhe tregojnë se kanë qënë fjalë të leksikut të gjallë dhe nga të parat që pruri me vete pushtuesi në nje kohë.

Të gjtthë këta emra janë të karakterit leksikografik dhe si te tillë edhe gjenden në kombinimet e shumta që kanë pësuar, duke qëne se toponimia është një ndër dukuritë e fjalorit.

Analiza e këtyre emrave bëhet për tri arsye kryesore:

  1. Sepse ve në dukje, në pikëpamje të historisë gjuhësore, se ballafaqimi me greqishten dhe me latinishten nuk është bërë vetëm me disa fjalë inventari i të cilave mbetet gjithmonë për t'u diskutuar, por edhe me sisteme të tëra fjalësh dhe objektesh, të cilat ruhen edhe sot në onomastike dhe nuk mund të mos bënin pjesën në fondin leksikor të shqipes ne një kohë derisa më vonë u ndryshuan ose e humbën fare funksionin e tyre;
  2. Sepse një analizë e etimologjisë së tyre bën të njihen në një gjuhë matricet leksikografike, që mund të marrin forma nga prejardhje dhe kohë nga më të ndryshmet. Prejardhja e ndryshme, e Lindjes ose e Perëndimit, nuk ia heq kuptimin thelbësor termit që emërton. Kemi në të gjitha të njëjtin vështrim, atë të ruajtjes së rrugëve;
  3. Sepse këto fjalë ndjekin pikërisht rrugët e vjetra, shtigjet, arteriet kryesore. Këto rrugë, në rastin më të mirë, kanë lenë vetëm ndonjë kalldrëm ose ndonjë shënim në dokumente. Por, na dalin si gjurmë dokumentare në toponimi dhe kështu arkeologu njeh më mirë itinerarët e këtyre rrugëve të rrahura qysh në antikitet, pikat e forcimit të tyre me kështjella, klose, këlcyra dhe dervene. Historia ekonomike ndjek kështu nga afër zhvillimin e tregtisë dhe hullitë e saj edhe në ato vende që kanë qenë pista të thjeshta ose ku nuk ka fare gjurmë tjetër dokumentare të shkruar. Kështu gjuhësia dhe etnografia i japin një dorë të mirë historisë dhe arkeologjisë.

Edhe pse shumë gjurmë të toponimisë janë shuar ndër mote, duhet të kënaqemi nganjëherë edhe me ndonjë element të vetmuar dhe ta plo- tësojmë atë duke studiuar relievin ose ta vëmë në marrëdhënie sa më të plota me të tjera të dhëna, me aq sa na lejojnë këto mjete.

Detyrimisht. si fillim, është një repertor etnografik dhe historik i plotësuar me atë filologjik, sepse duhet të shpjegohen kryesisht faktet dhe të bëhen komentet përkatëse.

Analiza dhe interpretimi i këtyre emrave bëhet në tre drejtime: në vështrimin historik. në vështrimin semantik dhe në vështrimin krahinor gjeografik. Le t’u përmbahemi këtyre tri aspekteve. duke kombinuar, me aq sa të jetë e mundur, metodën sinkronike me atë diakronike.

  1. Lexuesit të rëndomtë, që nuk është mësuar t’i flitet për një funksion kiosesh dhe këlcyrash në Shqipëri, të zëvendësuar më vonë me dervenet osmane gjithandej, i shkon mendja menjëherë te ekzemplari më i madh i këtyre këlcyrave që njohim sot, te Këlcyra e viseve të Jugut, dhe te Kloset e njohura, sidomos te Klosi i Mallakastrës. Por nuk e di se kël- cyra dhe kiose të tilla ka pasur dhe ka edhe sot në të gjithë Shqipërinë.

Në gjendjen e sotme të dokumentacionit, nuk e dijmë a quhej me këtë emër kjo pikë këlcyre në të famshmet Fauces Antigonae (Grykat, Këlcyrat e Antigonesë) që përmedin Tit-Livi dhe autorë të tjerë të antikitetit, dhe që bëhej një me Këlcyrën nga autorët e paraçlirimit Me zbulimin nga ana e arkeologëve tanë të qytetit të Antigonesë në Jermë të Gjirokastrës, që na e ka dhënë edhe emrin e tij. marrin një drejtim tjetër këto gryka, jo më në drejtim të Lindjes, por të Jugut, sepse këtu e kemi qytetin e vjetër që e njohim tashmë. Bie poshtë edhe të venduari' qe i bëhej dikur kësaj Antigoneje pranë Leklit të Tepelenës, por Jaaces Antigonae duhet quajtur e gjithë ajo grykë ku del lumi Drino per t u derdhur në Vjosë.

Mbi emrin e kësaj Këlcyre të Përmetit nuk kemi asgje ne dokumentet e vjetra historike. Dijmë vetëm se një Këlcyrë përmendet më 1308 nga Anonimi i Gorkës, por si term i përgjithshëm për një pjesë të vendit tonë. Ky dokument mesjetar e ndante Shqipërinë e Jugut në dy treya te mëdha: Clissara dhe Tumuristi, d.m.th. në Këlcyrë dhe Tomorrishtë. Me fjalë të tjera, kjo tregon edhe se emri ishte mjaft i përgjithshëm, sepse këlcyrat ishin të shumta dhe kjo, me sa duket, i ka dhënë emrin një treve të madhe.

E zë në gojë edhe shkrimtari tjetër bizantin, Kantakuzeni, në një dokument të viteve 1335-1336. kur përmend Skraparin, Tomorrin (Timor) dhe Këlcyrën (Kleissoura).

Këlcyra ka edhe gjurmë të tjera vjetërsie, që i provon edhe toponi- mia. Prapë si Klisura/Kelsyre do të përmendet edhe në dokumentet osma- ne të viteve 1431-1432. Dhe shihet qysh te ky dokument osman se fshati e mbante trajtën e asimiluar shqip Këlcyrë. Do ta njohim edhe si Clausura, Kleissoura, Clissura etj. sipas dokumenteve të Lindjes apo të Perëndimit. Por emri i vjetër ruhet jo vetëm këtu, por kemi edhe një Kroj i Këlcyrës pak më tutje, në Leskovik.

Por edhe në kohë të Turqisë, më 1582, këto anë kanë luajtur një funksion derveni, sepse si derven e kemi të shënuar në dokumentet osma- ne fshatin Sheper të Zagorisë për rrugën që shkonte nga Gjirokastra në Përmet. Kemi pastaj edhe fazën më të re të këlcyrës-derven, për një pyll të madh në vetë Këlcyrën tonë, të quajtur Derven. Më tutje, kemi një Derven në Lekdush të Gjirokastrës.

Fjalën Derven (Dervin) na e jep edhe Pukëvili për Lunxherinë. Ky na thotë se ky Derven del në Urën e Subashit, në pjesën e poshtme të lu- ginës së hapur nga Drino e cila që nga Hani i Subashit thirret edhe sot Derven. Fshatrat majtas dhe djathtas përfshihen në këtë trevë, ruajnë në emërtimin Derven atë Fauces Antigonae që kemi te Tit-Livi, dhe na japin kështu edhe drejtimin e Antigonesë së dikurshme, por në të gjithë shtrirjen e saj.

Në kohën e pushtimit romak janë emra të tjerë për të treguar insti- tucionin, si klos dhe kluz në ndonjë rast, një asimilim që niset nga trajta latine cludo, clusi, clusum, në vështrimin e «mbylljes së një shtegu të ha- pur, e rrethimit të një rruge; të një qafe, të një vendi etj.» dhe duket se vjen nga një pjesore e latinishtes vulgare closum.

Dallohen kështu, në vija të trasha, dy shtresa, të cilat na japm edhe një farë kronologjie për kohën romake dhe më vonë bizantine. Këto ngatërrohen njëra me tjetrën, sipas kohës së huazimeve dhe sipas autorëve. Ka edhe pika kontaminimi të njërës shtresë me tjetrën, ose zëvendësime të një klosi me këlcyrë po në atë vend ose pak më tutje.

Në pikëpamje të gjuhësisë historike, shihet se ky sistem këlcyrash, i ardhur nga antikiteti, forcohet edhe më në kohën bizantine. Për këtë tregoi një vëmendje të veçantë krijuesi i temave bizantine, perandori Teofil (825-842), i cili formoi në kohën e vet edhe qëndra «të vogla ush- tarake» në këto këlcyra, dhe kryetarëve të tyre u dha edhe emrin klisuriarkë. Kemi të bëjmë kështu me një sistem mbrojtjeje të përqëndruar, me sa shihet, edhe në kohën e Turqisë, sepse ky klisuriark duket se lidhet me emërtimin derven aga, që do të kemi më vonë.

Për viset tona, shpjegimin e këtyre këlcyrave në këtë kohë e kemi mjaft të plotë te Ana Komnena, gjatë luftrave që bënë bizantinët kundër normandëve. Ajo thotë se i ati, Aleks Komneni, kishte vënë në çdo këlcyrë forca të shumta me krerë të zgjedhur dhe se kishte mbyllur para keltëve të gjitha shtigjet».

Ana Komnena na e jep edhe më të plotë këtë përkufizim kur thotë se Aleks Komneni kishte caktuar Eustat Kamicin për të ruajtur Këlcyrat e Arbërit në fillim të shek. XII (1108) kundër normandëve të Bohemundit Kur e vëmë në krahasim me autorin tjetër bizantin, Gjergj Akropolitin, 109 vjetë më vonë (më 1219), që zbret me ushtrinë e tij nga Ohri nëpër Albanon. për të arritur Durrësin, dhe po me autorin tjetër bizantin, Skutariotin, dalim kështu te emërtimi his- torik i këlcyrës së madhe të Arbërit, që sot na ka lënë gjurmë vetëm te Shtegu i Arbët në Skroskë të Qukësit, në afërsi të rrugës Egnatia. Kjo këlcyrë ka edhe fazën më të hershme klos, dhe mund të përmendim Guri i Klosit në Polis të Librazhdit, që bëhet një me klosat e Jugut dhe të Veriut, dhe me një Klos pak më tutje, në Dëshiran të Dumresë, si mbeturinë.

Këto janë gjurmët e pakta që na kanë mbetur, sepse si derven kemi plot në këtë krah: Derveni, luginë e vogël në Babje (Librazhd); Derveni, vend buzë rrugës Egnatia me Kullën e Asqeriut, që e përforcon edhe me këtë emër: Kroj i Dervenit në Rajcë të Librazhdit: Derveni, lagje e Xhyrës së Librazhdit; Dervene në Dardhas të Librazhdit; Qafë e Dervenit në Polis-Gostimë, që plotëson si epokë Klosin që përmendëm më sipër; venja në Kule-Papër (Elbasan) etj. Pra është përhapur emri më i ri derven dhe u ka zënë vendin klosave dhe këlcyrave më të vjetra.

Kjo fjala e re derven, e ardhur me pushtimin osman, nuk do të zhdukë një pjesë të fjalëve të vjetra të leksikut, por do t’u zëjë vendin kryesor, duke i lënë shpeshherë fjalët e tjera rreth e qark të fosilizuara, duke bërë kështu kalimin e ndonjë fshati ose të ndonjë gryke klos ose kël- cyrë në derven, apo duke caktuar një vendbanim ose një grup. tjetër vendbanimesh për ta bërë këtë detyrë, me fjalë të tjera duke zgjedhur një fshat ose një grup fshatrash më «të besueshëm».

Është një shembull se si ndërtohen dhe zhvillohen gjuhët dhe qytetrimet në histori. Boshti mbetet kur ka jetëgjatësi institucioni, edhe pse duke kaluar nga një dorë në tjetrën: ndryshojnë vetëm përcaktuesit.

Në qoftë se për Këlcyrën nuk na dalin dokumente të shkruara nga antikiteti, mbasi si e thamë, përjashtohen Fauces Antigonae, na del qysh në antikitet një Clausalis-Clausula në pikën tjetër të Veriut të Tit-Livi, që është e lidhur me Kirin. Kur flasin Tit-Livi dhe autorë të tjerë mbi marrjen e Shkodrës nga romakët, nuk e zënë me gojë Drishtin, që ndodhet pikërisht në daljen e Kirit në fushë, 7 km. nga Shkodra e sotme dhe rreth 8 km. nga Shkodra e kështjellës. Në të vërtetë Drishti është krijim i mesjetës së hershme, siç e kanë vënë re Shuflaj dhe autorë shqiptarë. Megjithëse ka gjurmë parahistorike, shihet se nuk ka qenë tjetër veçse një stacion, si e tregojnë gërmadhat.

Si Clausalis-Clausula, një trajtë e latinizuar, kemi qysh në antikitet daljen e parë të këtij emri. Nuk mund të themi se Kiri mbante dy emra, një si Clausalis-Clausula, me sa duket përkthimi latin i ndonjë. fjalës së moçme vendase, dhe një tjetër si Clyrus, Clyros, që e kemi në mesjetë, si na e shënon edhe shkodrani Marin Barleti. Te Kadastra venedikase e Shkodrës e viteve 1416-1417 e kemi të emërtuar si Clia, por në dokumentet venedikase të kohës gjendet edhe si Clyrus, Clyro.

Po në këtë shekull të XV-të, më 1485, kadastri i parë osman i njo- hur për këto vise, na jep për fshatin sipër, në Pult, trajtën Klir, sepse lumi nuk përmendet fare në këtë dokument.

Po të analizohet trajta Clyrus-Clyros, ku -us, -os dhe -o kanë një funksion prapashtesor të huaj, mbetet trajta shqipe Klir-i, si e gjejmë në dokumentet osmane që përmendëm. Atëherë mund të mendohet. si trajtë e hershme mesjetare, një Kleissoura me sinkopën e rrokjes së mesme, një metaplazëm i shpeshtë në emrat e antikitetit nën ndikimin e theksit dinamik dhe me shkrirjen e disa fonemave, dhe shihet se kështu mbetet  Klir-i. Kështu do të dilte se në një kohë fshati ose lumi i kanë dhënë emrin trevës.

Për ta analizuar më mirë gjendjen e njëkohshme na vjen në ndihmë emri i vendit Mbyllç, që kemi te Kodrë M (b)yllçit në kuotën 234 m, në fshatit Mes (Drisht). Rrok Zojzi shënon, në Arkivin etnografik, edhe nje Majë M (b)yllçit në kuotën 468 m. po në Drisht. Pak më tutje kemi edhe një Çeta M (b) yllë në Spatharin e sotëm të Vadejësit, i vendosur mbi një kodër pas përmbytjes së Drinit në shek. XIX, dhe një Majë M (b) yllës në kuotën 460 m. pranë daljes së Drinit në fushë.

Vetë termi Mbyllç është një metaforë: niset nga mbyll «cludo», dhe për një vend që mund të mbyllet ose të rrethohet bëhet mbyllç me kuptimin e cilësisë së një vendi që mund të mbyllet në raste të ndryshme, pra është marrë mundësia skajore e mbylljes së shtegut, sepse për të ai shër- bente, atë funksion i kishin vënë këtij vendi.

Nën një trajtë tjetër, Mshilt këtë herë, e gjejmë te Bunl Mshiltit në Gjugjë të Planit, Qafe Mshiltit të Makae në Ducaj të Shkrelit më në lindje të së parës.

Shihet në këto dy raste se është një përpjekje për të dhënë shqip fjalën klos, sepse të gjithë këta emra mbizotërojnë vende që duhen mbyllur për të ruajtur vendbanimet nga sulmet e papritura ose nga infiltrimet e huaja, ose kemi ndonjë endje të emrit, ku ka rënë fjala kryesore e mbyllçit ose e mshiltit, pikërisht në pikën që zotëronte grykën ose shtegun dhe është ruajtur gjetkë.

Kështu në Mes dhe në Drisht ose në të dalur të Drinit në fushë, pak më tutje, na del analogjia me të dhënën e Tit-Livit Clausalis-Clausula «mbyllje, (vend) që mund të mbyllet», dhe kjo duhet marrë parasysh.

Pikërisht ky parim analogjie na vjen në ndihmë për t’i parë më mirë ato marrëdhënie midis fjalëve dhe për ta bërë më mirë përkufizimin e fjalës dhe shtrirjen e saj në nocione ndihmëse. Te mbyllç, mbyllës (mshilt) kemi transpozicionin e kuptimit të fjalës së huaj në shqip, me fjalë të tjera një kalk që na e zgjeron nocionin me pikat që përdoreshin si mbyllje. Kështu na del krejt sistemi deri te këlcyra (kleissoura) që formon mbyllçin e mirëfilltë. Prandaj sistemi bëhet më i plotë dhe plotësohen marrëdhëniet midis fjalëve.

Vetë Aleks Komneni do t’i përdorë, në shek. XI-XII, këto këlcyra dhe klose të vendit tonë në një mënyrë origjinale. Ky kishte krijuar pengesa të mëdha me prerje dhe rrëzim lëndësh në grykat, golat-gulat, »gushticat, gushtat e vendeve më të ngushta, që lidhen si nocione analogjike me të parën, sipas termave që i kemi në toponimi. Ana Komnena e thotë hapur se ky e bëri këtë jo vetëm për t’u prerë shtigjet normandëve në viset tona. por edhe për të ndaluar që arbërit të bashkoheshin me ta, sepse po zbrisnin me shumicë, si flokët e borës, për t’u dhënë një dorë normandëve.

Shihet nga kjo dhe nga kryengritjet kundër Bizancit, që i kishin prirë këtij invazioni normand, se kombësia shqiptare kërkonte të përfitonte nga ky rivalitet për të pasur zgjidhjet e veta, dhe njëkohësisht sa i brishtë ishte bërë sundimi bizantin në viset tona. Këtë do ta provojë edhe ndonjë shekull më vonë dalja e parë e Mbretërisë së Arbërit (Regnum Albanie), edhe pse nën suzerenitetin angjevin të Napolit, por që tregon një entitet të formuar, si edhe dalja në skenë e principatave të para arbërore.

Prandaj fjalët mbyllç dhe mshilt janë fjalë-vatra rreth të cilave organizohen fjali të tëra që të japin fushën semantike të fjalëve të tjera, që janë të lidhura me to, dhe tregojnë nocionet që i lidhin të gjitha me fjalën kryesore.

Sa mund të kapim sot prej këtyre fjalëve është mjaft pak. Le te kënaqemi me sa na kanë mbetur. Shekujt që kanë kaluar mbi to, sundi- met e ndryshme, e kanë bërë punën e vet dhe kanë shuar shumë gjurme të këtyre fjalëve-vatra, që kanë mbetur rastsore. Si fjalë analogjike mund të rreshtohet edhe klisuriarku, që si e pamë na ka lënë ndonje gjurmë si derven-aga i kohës së Turqisë.

Por si mbyllç dhe mshilt shihet se është përpjekja e parë arbërore për të dhënë me mjetet e shqipes fjalën, megjithëse, si shihet sot, kjo nuk pati vazhdimësi dhe mbeti e vetmuar në një zonë të caktuar.

Shihet kështu se shqipja kishte një forcë qëndrushmërie më të madhe se forca e sulmit e greqishtes bizantine. Krenarë, dhe jo pa arsye, arbërit nuk donin të bëheshin as latin, as bizantinë, as sllavë, as turq më vonë, as të flisnin gjuhët e tyre. Ndër termat thelbësore të çdo pushtimi (dhe për fat të keq këto pushtime kanë qenë shumë të gjata, shekullore) ata bënë asimilimet e tyre dhe patën edhe fjalën e tyre për të treguar mjetet poliercetike dhe u futën me fjalët e reja dhe zunë vend.

Po të nisemi nga treva më veriore e habitatit të sotëm, nga viset verilindore të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës, me ato të dhëna që kemi deri tani, gjejmë edhe këtu disa raste të këtyre sistemeve. Ne po i marrim ato më kryesoret që janë botuar, me qytezat dhe ngrehinat e kohëve të ndryshme.

Por duhet të themi qysh në fillim se këtu, ashtu si në viset e skajit jugperëndimor, nuk e kemi kudo dhe kurdoherë veprore metatezën kli: kël si në viset e tjera, por kemi bashkë me këlcyrë edhe klisyrë; Klysyrë në Verilindje. dhe Klisurë Hlisurë në Jugperëndim. në Çamëri.

Vëmendjen po e ndalim kryesisht në viset vargmalore të Kosovës, sepse mbi to kemi disa të dhëna. Në përgjithësi në viset malore ose rrëzë malesh janë ruajtur më mirë këto sisteme.

Njihen nga dokumentacioni ose nga topogërmadhat disa nga këto vendbanime-qytete e qyteza, të cilat në kohën romake morën edhe titullin e civitas pra qytet ose qytezë. Këto ishin bashkari (universitates) të mbarështuara në municipia, siç kemi pasur këto kohët e fundit edhe mbishkrimet në Lissus-Lesh. ku kanë bërë kërkime Koço Zheku dhe Frano Prendi. Te ky i fundit kemi edhe një lexim të hollësishëm të këtyre mbishkrimeve të antikitetit.

Hulumtime dhe punime mbi këto vendbanime-qyteza në këto vise verilindore të habitatit arbëror kanë bërë tani vonë E. Çershkovi dhe Zef Mirdita. Ne do ta ndalim vëmendjen veçanërisht në një punim që ka botuar M. Pirraku, i cili i ka ndjekur topogërmadhat në Malet e Qyqavicës, në jugperëndim të Prishtinës, në bjeshkët e rrafshnaltës së Drenicës, si edhe rrugët që lidhen me to. Mbi këto këlcyra-klysyra Pirraku është ndalur vetëm shkarazi, duke e përqëndruar vëmendjen te qytezat, që kanë një përhapje të madhe në këto vise.

Per ta plotësuar në një farë mënyre pasqyrën, ne do ta shtrijmë shqyrtimin edhe në disa rubrika toponimesh, që ka botuar herë pas here e përkohshmja «Përparimi» në Prishtinë si edhe në Këngët e kreshnikëve të Kosovës, ku vjelen edhe toponime me këlcyrë dhe klysyrë, që vlejnë si plotësim i këtij kuadri.

Këto vise malore janë plot me gjytete-gjyteza, kasterca, gradine- -gradishte, me pak forca, forcena, fercoja dhe sidomos me emërtimet e fundit turko-arabe kala, që shtresohen njëra mbi tjetrën dhe flasin për pushtimet në kohët e ndryshme si edhe për qëndresën që në çdo kohë u kanë bërë vendasit të huajve.

Për vazhdimësinë e banorëve autoktonë dhe për këtë qëndresë, edhe pse shpesh herë në mungesë të dokumenteve të shkruara ose të mbishkrimeve, flasin vetë këto gërmadha-shtresime. që ruajnë emërtimet e fazave të ndryshme, që vijnë prej qytezës më të vjetër dhe kalojnë në shtresat e tjera, me asimilimet më të reja deri te derveni, kur edhe zhduket ky sistem, që i përket një kohe mjaft të gjatë dhe që na thotë me qartësinë më të madhe se mbarshtimi i këtyre vendeve shkonte me hapin e kohëve nëpër të cilat përshkoheshin.

Në qoftë se marrim p.sh. Bjeshkën e Drenicës, për qytezat e së cilës na flet M. Pirraku, kemi në krahun e Jugut. në Petrashicë, Udhën e Klysyrës, që lidhet me qytezën e quajtur Trolli i Harozit. Është një qytezë që autori në fjalë na thotë se vjen prej kohëve pararomake, kur vihen themelet e vendbanimeve të tipit qyteza në Dardani. Kjo Klysyrë, që quhet edhe Drumi i Klysyrave (siç kemi pak më tutje edhe Drumi i Stremave) ruan në dy emrat asimilimet nga gr. dhromos për «drum, udhë, rrugë» dhe kleissoura për «klysyrë».

Po në këtë rreshtim qytezash gjendet edhe Gjyteti i Bajcës, afër Bajcës së Kolshit, po në Drenicën jugore. Në këtë qytet ruhet, në anën e bjeshkës, edhe emri Klysyra e Bajcës, që bie në anën e Kungullarit për të dalë në qytetin tjetër të Kasmaçit. Shihet gjithandej se emri i vjetër i sistemit të ruajtjes së rrugëve është mbajtur deri më sot në krahun e epër të këtyre viseve.

Një qytezë tjetër, Gjyteti i Dubovcit, gjendet në Majën e Kodrës së kështjellës në grykën e Novalanit, që lidh Vushtrrinë me Drenicën. Aty gjendet edhe Klysyra si edhe një Lugi i Klyryrës, që ndodhën mu në këtë grykë. Si e vë re M. Pirraku, ky emër është regjistruar edhe në fund të shekullit të kaluar si Brusnicki Klisuri nga_B. Nushiqi, dhe njihet edhe sot no me këtë emër si Klysyra e Brusniçkës.

Po ta shtyjmë vështrimin pak më tutje. në viset e quajtura Gropa e Tërpezës së Gllogovcit, kemi vendin Klysyrat në perëndim dhe Lugin e Klysyrave në Lindje. Po në këtë Tërpezë kemi edhe Livadhin e Dervendit. dhe Pusin e Udhës së Dervendit26, që e plotësojnë pasqyrën me një emei im të mëvonshëm, ose me ndonjë ndryshim, me fjalë të tjera me zgja jen e këtij institucioni deri në kohën e sundimit osman; kalimin nga klysyia ne dervenin e njohur.

Po në këtë shtrirje të Gllogovcit, në fshatin Berhovci të Malesise se Drenicës, është emri i vendit Klisurd. Një emër toke, Klysyrat, na e bie vetë M. Pirraku edhe për Volljakë të Klinës.

Duke analizuar rrugët që përshkoheshin dikur nëpër këto vise. M. Pirraku vë në dukje se udhët «e periudhës romake në këto anë kanë shkuai gjurmëve të rrugëve dardane, dhe këto pista më vonë kanë ndjekur edhe rrugët e periudhave të mëvonshme. Pikëpamjen e tij e argumenton edhe me oronimet që kanë mbetur dhe flasin për këto arterie, si Drumi i Qyqavicës i cili pati «rëndësinë e vet edhe më vonë duke lidhur Shkupin me Novi Pazarin dhe me Bosnjen». Kjo rrugë që lidhte qytetet e lashta të Harilaçit, Ballaçevskit, Grabovcit, Majës së Zezë, Strofcit, Dubovcit dhe Drethit në Mokën, vihen në lidhje edhe me dy rrugë kryesore Shkup-Lesh dhe Nish-Lesh.

Megjithëse shembujt janë të pakët dhe të nxjerrë rastësisht, sepse duhet të ketë shembuj më të shumtë dhe më të qartë në të gjitha ato shtrirje, shihet rëndësia që u vihej këtyre çelësave rrugorë nga krahasimi me toponimet e fshatrave të veçantë. Themi se nuk duhet të mungojnë edhe klosat ose klyzet edhe këtu, mbasi periudha romake ka lënë gjurmë she- kullore në këto vise, dhe kjo dihet nga historia dhe nga gjuhësia.

Por, edhe pse nuk kemi shembuj të mjaftueshëm, sepse nuk e kemi toponiminë e mbledhur, edhe këto që nxorëm këtu mjaftojnë për ta ilustruar idenë tonë të këtij sistemi të përhapur gjithandej.

Duke hyrë brenda kufijve të sotëm shtetërorë të Shqipërisë, në malësinë e vjetër të Pjetërshpanëve ose në Pultin historik, që sot quhet me emrin Tropojë, gjejmë po me këtë trajtë fshatin Klysyre, që sot shënon pikën jugore më të shtyrë të kësaj trajte pa metatezë.

Fshati i vogël Klysyrë shkon sot si lagje e fshatit Koçanaj, që ndodhet përfund Dragobisë, Aty janë Shpati i Klysyrës dhe Urë Klysyrës, që lidh fshatrat Koçanaj, Shoshaj dhe Dragobi.

Qenia e këtij fshati aty me këtë emër të ruajtur qysh prej kohës bizantine, tregon se në kohë të vjetra shumë, ky bënte funksionin e ruajtjes së rrugës në itinerarin që mirrte krahun e Veriut, nëpër luginën e Valbonës, në drejtim të Pejës dhe të Altinit, që në dokumentet osmane do të quhet Alltun-ili ose në dokumentet serbe të shekullit XIV Altin. Kjo udhë shkëputej nga Udha e Madhe, që e vazhdonte drejtimin për në Ulpianë (Lipljan) dhe tutje. Prania e kësaj Klysyre këtu, me tri toponimet që na japin edhe urën aty, tregon se kishte interesë të ruhej për të siguruar trafikun tregtar në këtë drejtim. Se ajo udhë ka vazhduar gjatë gjithë kohëve edhe më të vona, e tregon edhe fjala Derven, që do të dalë në kohë të Turqisë, por në një vend tjetër në këto afërsi, jo më këtu, sepse Klysyra, me sa duket, e kishte humbur besimin në një kohë për ruajtjen e rrugëve. Kështu Klysyra është zëvendësuar me një Derven të një fshati tjetër, jo më këtu por pakë më tutje.

Mbi këtë rrugë ka bërë kërkime A. J. Evans. Ky pranon vazhdimin e rrugës «romake», si e quan ai, në luginën e Valbonës, deri lart «në ven- det e Krasniqes» dhe po këtë pistë ka ndjekur edhe Franc Nopça. Sot i shtohet një argument i vlefshëm me këtë Klysyrë dhe udha mund të quhet se vjen prej kohëve të vjetra, si rrugë e rrahur dhe më vonë, deri në kohët turke, për arsye strategjie dhe tregëtie.

Por njihet edhe treva e këngëve të Kreshnikëve, që na jep një sasi jo të vogël termash me këlcyrë-klysyrë. Këtu e kemi edhe më hapur termin këlcyrë-klysyrë si fjalë të thjeshtë të leksikut, që tregon një emër orografik ose vlen të emërtojë emra gjeografikë. Areali që përfshin këngët e kreshnikëve përmbledh Shqipërinë veriore në tërësi, me Rrafshin e Dukagjinit, me Kosovë dhe me Dibër, tej kufijve të sotëm shtetërorë. Dhe, po tej kufijve të sotëm shtetërorë duhen përfshirë edhe viset e Malit të Zi; Krajë, Shestan, Anamal, Ulqin, Tivar, Grudë, Triepshë e pjesa më e madhe e Hotit, sepse quhen të gjitha edhe sot si vazhdim i Shkodrës, ashtu siç kanë qenë deri sa janë cunguar nga Mali i Zi.

Me Këlcyrë e kemi në një këngë të regjistruar në Gërgoc të Gjakovës: «Dizdar Osman Aga tradhëton Mujën». Në këtë këngë dalin vargjet: «Shtini Mujën në Këlsyrë të Zezë» (v. 97); «Kur janë shkue në Këlsyrë të Zezë» (v. 120); «Muja a mbetë n’Kelsyre të Zezë» (v. 177); «Fill te Muja n’këlsyrë ka shkue» (v. 201); «ta kam lanë-o n’Këlsyra të Zeza» (v. 272). Shihet qysh këtu se këlcyrë, sidomos në vargun 201, është për «grykë, ngushticë».

Prapë si Këlcyrë e kemi të regjistruar në Berishë të Tropojës në këngën «Martesa e Ali Bajraktarit me të bijën e pashës së Trumnikit*; «Kur janë shkue në këlcyra t’bjeshkës» (v. 257), ose «Kur kanë dalë n’Këlcyra t’Zeza (v. 307). Vargu 257 e bën edhe më të qartë fjalën e leksikut dhe i heq çdo dyshim.

Si klysyrë e kemi në këngën «Orët e Bjeshkëve»: «Kur janë dalë në Klysyra t’Zeza» (v. 308 )ose në këngë të tjera si «Gjurë Harambashi plagos të Lumet e Mujit», dhe «Muji e Halili rrethohen në kullë». ose papë «Dedë Kahrimani», të regjistruara në Shkrel të Rugovës, në Bare të Shalës së Mitrovicës dhe në Kovaçicë po të Shalës të Mitrovicës; «Klysyrë t’Zezë po, trimi kur a dalë» (v. 22); «Kral Zadari n’Klisyrë t’Ze- zë a hi» (v. 293); «ti klisyrën krushqve me jau nxanë» (v. 95), dhe vazhdojmë me klisyrën të shënuar edhe nga regjistruesi me gërmë të vogël, si fjalë e thjeshtë leksiku.

Te kënga e «Smilaliq Alisë» e kemi pesë herë të përmendur: «N’Klisyra t’Zeza kenka shkue / K’Klysyra t’Zeza kur asht hi» (v. 26-2 ),j< janë shkue n’Klysyra t’Zeza» (v. 54); «Kur janë dalë n’Klysyra. «N’Klysyra t’Zeza i kanë shti» (v. 102). Pra, i kanë shti në giy e e ngushtë ku janë edhe në rrezik të madh.

Edhe te kënga «Filiske Fiskama» e kemi ketë term bashkë me nje përcaktim gjeografik, që nuk është i rrallë në këngët e kreshnikëve: ka dalë n’at Qafën e Klisyrës / E kanë pa at Sokole Halilin / Na ish ule tu Kroni i Kushevës» (v. 337-339), ose «Kur kanë dalë tu Qafa e Klisurës / Janë avitë tu Kroni i Kusheyës» (v. 368-369).

Sidoqoftë. edhe ky përcaktim gjeografik, që do të na jepte dorë ta njohim sipas Kushevës, nuk zë vend, lëviz sipas këngëve. Edhe po.të marrim Kotorrin, herë e kemi pranë detit. aty ku ndodhet, po ndonjëherë e kemi edhe në Danub «buzë detit të Zi». Kjo shpërndarje e emrave të vendeve, siç veprohet në këngët legjendare të çdo vendi, ku gjendën qytete imagjinare, edhe emrat gjeografikë të atyre qyteteve që kanë një rrënjë nuk janë në kordinatat e tyre. Metafora topografike e huazimit të gjeografisë fizike qëndron në thelbin e fjalës dhe në rendin e frekuencës del një emër gjeografik, një emër topografik.

Metafora del edhe këtu, sepse kemi «ti klisyrën krushqve me jau xanë», pra dalin edhe këtu «ngushticat, grykat», dhe «në këlcyrë të bjeshkës», e jep edhe më mirë vështrimin.

Por edhe më mirë këtë vështrim e jep një këngë tjetër, që titullohet «Halili nxjerr tridhet djelm nga burgu» e regjistruar në Strellc të Deçanit (Rrafshi i Dukagjinit): «dej n’klisura shok me mue me ra. / Kur të dalim në Klisura të Kotorreve» (v. 75-76): «pritë çatall n’klisura i ki xanë» (v. 85): «n’krye t’klisurave krezhnikët kakan ra» (v. 89); n’krye t’klisurave me djelm kur janë ra» (v. 183); «N’fund t’klisurave, shokë, kur kanë mrri» (v. 185): «N’fund t’klisurave, shokë, un kur jam ra» (v. 205); «Me terr t’na- tës, n’klisura ka ra» (v. 297); «Pa rrezik ai klisurat po i len» (v. 300); «si vetima klisurave m’a ra» (v. 433); «N’ fund t’klisurave Muja kur m’a ra», (v. 438). Edhe këtu metafora topografike është fare e qartë: në krye. në fund të Klisurave, ose pritë çatall n’klisura, etj. që për- sërisin sinuozitetet e këlcyrave dhe të japin domethënien e tyre. Shihet gjerësia e lëvizjes që bën kjo këlcyrë në një këngë dhe është ru- ajtur e plotë në këtë këngë popullore, pa folur për thërrimet e këngëve të tjera, dhe këto pa u përzjerë aspak me barbarizmin osman më të ri.

Këtyre po u shtojmë edhe një varg që hyn në këtë hulli, në këngën «Muji e Halili rivalë»: «Ti klisyrën krushqve me jau xanë» (v. 96), i regjistruar në Cërnushë të Shalës së Mitrovicës. Kështu e kemi edhe më të plotë fjalën «ngushticë, grykë që mbyllet», një mbyllç, si e ka në origjinë fjala, si edhe shtrirjen e termit.

Siç shihet, fjalët këlcyrë dhe klysyrë janë shumë të njohura dhe nuk perfaqësojnë tjetër veçse mbeturina të kohës paraturke në ciklin e Kreshnikëve. Këtë vjetërsi e tregon edhe fakti se nuk kemi gjetur asnjëherë zëvendësimin e saj me fjalën tjetër derven dhe kjo tregon se është një mbeturinë e ruajtur para se cikli të merrte veshjen e re. Ky është edhe një argument se cikli bart nga kohë më të hershme, në trashëgiminë e tij, elemente të para. Pra edhe një arsye më tepër mbi elementet e vjetërsisë në cikël.

Edhe në rastin e klysyrës duhet vënë në dukje se sistemi fonik i të dy gjuhëve, edhe pse kemi një kontaminim me serbishten këtë herë, jep ndryshime pak a shumë të theksuara. Si në fjalët e leksikut të rëndomtë nuk mund të kalohet nga një fjalë në tjetrën pa pësuar një farë përshtatjeje. Ky është ligj i gjuhës. Forma e emrave të vendeve të çdo trevë harmonizohet me strukturën e së folmes, prandaj kemi dhe klysyrë- -klisyrë për kleissoura-clausura.

Një shtresë romake tregon grumbullimi i një vendbanimi tjetër të vogël. Klosi i Kabashit të Pukës, një fshat i ngulur në kuotën 829 metra mbi nivelin e detit. Edhe këtu është Guri Klosit, që dikur ruante rrugën që shkonte nëpër pellgun e çarë nga lumi Gominë, ku gjendet Kabashi me manastirin e tij të përmendur. Po në këto afërsi kemi edhe Qafën e Klyzve që lidhet me sistemin e Fercojës së Fletit dhe me vetë Fercojën e Berdhetit të vjetër, sot Kryeziu i Pukës.

Kjo fjalë, Klyz, që vihet re këtu dhe në ndonjë vend tjetër, duket se është e njëkohshme po të krahasohet me Klos. Ndryshimi o-u-y nuk është tjetër veçse metafoni. Pas gjithë gjasëve shënon shumësin, pasi kemi të bëjmë me dy klosa, me dy shtigje rrugësh në këtë krah.

Të dy këto klosa ishin mbi Udhën e Madhe, që vinte prej Vaut të Sakanjanëve (Vaspas) dhe vazhdonte tej Pukës, nëpër Qerret afër Ko- manit, ku gjendej kështjella e vjetër Kome e rindërtuar në shek. VI nga perandori Justinian, dhe vazhdon tutje në Kçirë, kalon për Gomsiqe për të dalur në qytezën e Dejës afër Shurdhakut dhe për të kaluar në Shkodër.

Po këtu, prej bjeshkës së Truenit zbret një përrua i madh që na jep edhe një tjetër Klyz. Ky quhet Prroi i Klyzve, me fjalë të tjera thekson edhe ky se në këtë lëvizje ka disa Klyze. Edhe ky duket se shënon shumë- sin që përmendëm. Në të vërtetë. në këtë pikë, rruga ka pasur degëzime të ndryshme me dredhojat dhe shkurtojat e saj në kohë., dhe sidomos kur rruga zihej nga bora. Vetë ky hidronim, Prroj i Klyzve, flet për vjetër- si. Por këtu kemi edhe Shtupa e Klyzve me Qafën e Shtupës në Rrafshin që shkon nga Fusharrësi në Dush.

Gjithnjë këtu kemi edhe toponimin tjetër, të kohës së pushtimit os- man, Majën e Dervenit, në Lumardhin e Qafëmalit. Ky shënon edhe ko- hën më të re të këtij sistemi, kur klosi bëhet derven. Shihet edhe këtu lëvizja e këtij vendi mbrojtës dhe mbyllës, me arteriet magjistrale që ndjekin herë një krah dhe herë një tjetër, sipas kohës. Në të vërtetë, më herët, Udha e Madhe zbriste prej Fercojës së Fletit dhe nëpër Shkallë- bushtër mirrte krahun e Gominës dhe të Kabashit të Pukës.

Në shekujt më të vonë të Turqisë, ky shteg u la dhe u hap shtegu je er nëpër të cilin kalon sot rruga automobilistike. Megjithatë, deri vone, në shekullin e kaluar, kur mbyllej prej borës rruga e sotme, rrahej peiseu ky krahu i Gominës, që është gati 500 metra më i ultë.

Këto ishin etapat historike të kësaj rruge, me shtigjet e saj te ndryshme, dhe këto shenja tregojnë krahët që kjo ka marrë gjatë koneve. Por, në të gjitha rastet, kjo ishte «Udha e Madhe», si e cilëson Frang Bardhi, që na jep edhe prejardhjen e fjalës Pukë që e pamë më sipër. Si e tillë i ka lënë gjurmët gjithandej. Edhe ky është një element tjetër që flet për rrahjen e vazhdueshme të kësaj rruge dhe për etapat e ndryshme të kloseve, këlcyrave dhe derveneve.

Gjëja ndoshta më interesante në këto viset e Veriut që ne po shqyrtojmë është ajo e një arteries së rrahur, me sa duket, qysh në antikitetin e vonë, por një arterie pak e përshkruar dhe pak e njohur në dokumentet historike. Ky shteg përfaqësonte një shkurtojë për të dalur nga viset e Lindjes në Lesh dhe në Durrës, më vonë edhe në Krujë.

Marin Bici (Bizzi) më 1610, është i pari që na e tregon këtë itinerar të cilin e ka përshkuar ai vetë. Ky na thotë edhe se për ta përcjellur në udhëtimin e tij qenka bashkuar me të edhe famullitari i Ndërfandës, Nikollë Regji, pra pikërisht prej Ndërfandës që ndodhet në çelësin e itinerarëve nëpër dy Fandat dhe nëpër luginën e Matit.

Ndërfanda vjen në krye të kësaj udhe, aty ku bashkohen dy Fandat për t’u derdhur në Mat. Marin Bici, pasi lë «më të majtë fshatrat e Mirditës*, në mbrëmje arrin në fshatin e Binit, (sot Shëngjini), një prej fshatrave të Fandit, ku banonin krerët e atyre gjindëve»

Në qoftë se nisemi nga Ndërfanda, ku është Maja e Kalasë dhe Suka Gjytet, dy emra që flasin për dy etapa, dhe ndodhet edhe Vau Vilë, pikërisht në krye të kësaj rruge kemi Prroni Klysh, që thuhet edhe Prroni i Klyshit, një zhvillim i fjalës Klos që ka dhënë Kluz-Klyz-Klysh, luhatje që flasin edhe për kontaminim, dhe ky zhvillim shihet edhe në ndonjë vend tjetër. Ky gjendet në Parasporë të Rubikut. Pra, paraspori është aty, dhe shihet se u është lënë një vend si shpërblim për funksionin e ruajtjes së rrugëve. Pikërisht nën Ndërfandë, në Ndërfushas, është edhe Kroni i Dervendit. që flet edhe për kohën më të vonë të ndryshimeve të këtij funksioni si emër dhe si vend i ruajtjes së rrugëve.

Ajo që na jep sigurinë për një rrugë të rrahur nëpër Fand të Vogël, qysh të paktën në kohën antike, është vetë fshati i Klosit, që sot quhet Kloskujt nga bashkimi tani i dy fshatrave Klos dhe Kujt mbi Fandin e Vogël. Në këtë krah, në Bisakën e afërt, janë edhe Mulleni i Klosit dhe Urë Klosit, si dhe . Vijë Klosit. Kjo e fundit na flet për një shtegtim të topcmimit. Por kemi plotësimin edhe me Kodrë Këlcyrës në Konaj po në 

Si Klis dhe Këlcyrë flasin për dy faza të ruajtjes së këtyre ngushticave, dhe të kalimit nga një kohë në tjetrën. Në qoftë se Këlcyra në Konaj, qe duhet të vijë pas, është zhdukur dhe nuk ka lënë gjurmë përposë në një emër vendi maj'ë një kodrës për vrojtimin e rrugës (sepse duket se vetë Konaj e ka bërë punën e Këlcyrës), Klosi, duke ruajtur emrin më të vjetër të fshatit, ka pasur edhe përhapjen më të madhe të këtij emri. Kemi prandaj, me sa duket duke e parë në mënyrë retrospektive, një kalim të së njëjtës zyrë nga një fshat në një tjetër. I është hequr besimi i ruajtjes së udhës një fshati dhe i është dhënë një fshati tjetër. Por ajo që ka rëndësi për ne është se kemi edhe këtu asimilimin e kleissourakelcyrë, me metatezën klei-kel si në Jug.

Edhe ne krahun tjetër, në Fandin e Madh, që i ka gurrat në Qafëmal, në pjesën e epërme te Urës së Berdhetit, kemi një Prroj i Durrcit në Kryezi të Pukës, që shënon fillimin e rrugës në këtë krah. Në Gojan është Prroj i Klyshë ose Klyzë, një kontaminim i qartë që tregon se edhe ky shteg ishte i ruajtur dhe se gojanasit e bënin këtë punë qysh në kohët romake, në antikitet.

Si kjo udhë që ndiqte për çdo kohë Fandin e Madh dhe dilte në Shpal të Mirditës, ashtu edhe ajo tjetra e Fandit të Vogël, që merr prej malit të Munellës, që të dyja sosin në Ndërfandë (Trefandina e dokumen- teve), d.m.th. Derfandëna në Dukagjin, si e shënon Marin Bici, me disimilimin n-d. që duket se ishte edhe në atë kohë, në shek. XVII, në të folmit e këtyre vendeve. Këtu kemi edhe kështjellën e Meshurdhit në Fandin e Madh, që i mbikëqyrte këto lëvizje bashkë me Klyzin në Gojan.

Po të vijmë më në perëndim, në viset e Dibrrit, në afërsi të Vigut, që në* vetë emrin e tij ruan edhe gjurmën e antikitetit si vicus «fshat i hapur», dhe ka edhe Kastrin që ruan rrugën për të cilën kanë folur Hahn dhe autorë të tjerë», kemi në Ungrejn pranë, që Shtadtmyler e quan Pragu Ungrej (die Schmelle von Ungrej), një shteg daljeje për në fushën e Shkodrës. Pikërisht në Ungrej kemi M Klozat dhe po aty janë Sheshi i Gjitezës. Prroj i Gjitezës, Udhë Prrojt të Gjitezës, të gjitha rreth e përqark Majes së Komlikut.

Po të vijmë më në perëndim, në viset e Dibrrit, në afërsi të Vigut, që në* vetë emrin e tij ruan edhe gjurmën e antikitetit si vicus «fshat i ha- pur», dhe ka edhe Kastrin që ruan rrugën për të cilën kanë folur Hahn dhe autorë të tjerë», kemi në Ungrejn pranë, që Shtadtmyler e quan Pragu Ungrej (die Schmelle von Ungrej)^, një shteg daljeje për në fushën e Shkodrës. Pikërisht në Ungrej kemi M Klozat dhe po aty janë Sheshi i Gjitezës. Prroj i Gjitezës, Udhë Prrojt të Gjitezës, të gjitha rreth e për- qark Majes së Komlikut.

Pra Ndërfanda ose Ndërfandëna (khs. Trefandina), si e tregon edhe orografia, përfaqësonte një cak të detyruar për udhët që të fusnin në dy Fandat dhe në Mat dhe shkonin më tutje, në viset e Rrafshit të Dukagji- nit dhe në Kosovë.

Kur dalim në viset e Matit, kemi një dëshmi historike, edhe këtu të plotë. që na e pohon shtresimin më të ri të dervenit, me një dokument historik në defterin e vitit 1467. S. Pulaha vë re se në pjesën” e botuar nga Defteri i Dibrës i këtij viti, ndeshën «tre fshatra të cilësuai si e ven: Bilkamin dhe Kilos në vilajetin e Matit dhe fshati Gjonëm ne vi aje in e Akça-Hisarit».

Shihet se Turqia, pasi vuri këmbë në viset e Matit, mori masa te menjëhershme për të ruajtur shtegun e rrugës, duke caktuar si derven fshatrat Guribardhë dhe Klos në Mat, që e kishin bërë këtë pune edhe më përpara. Dhe shihet se sa rëndësi ruante gjithnjë kjo rrugë, sepse masat janë të menjëhershme për ta lënë shtegun hapur. Nuk duhet harruar se Guribardhë e ka edhe gjurmën e një këlcyre: Gurra e Këlcyrës, pra shihet se e kish bërë këtë funksion shumë herët. Ky ka edhe lagjen Mansajt, që flet për një mans (mansio) ose stacion rrugor për udhëtarët. Dalin kështu të gjitha elementet: Mansi, Klosi dhe Këlcyra. Prandaj në Guri- bardhë dhe në Klos shihet se ky funksion i ruajtjes së rrugëve është bërë qysh herët, siç e tregojnë vetë këto fjalë. Klosi i poshtëm quhet edhe Klos-jushë për ta dalluar nga Klosi i Epër, që quhet edhe Plani i Bardhë. Në Klos-fushë është edhe hidronimi Prroni i Klosit. Turqia ia ka njohur rëndësinë të dy këtyre fshatrave dhe i ka lënë përsëri ta bëjnë këtë funksion, por me emrin e ri derven, dhe shihet se këtë emër nuk ka mundur t’ia vëjë.

Ky emërtim i ri që bie tani pushtuesi ka qenë i lidhur me Gjitetin e Skanderbegut në Stelush të Matit, që ruante depërtimet osmane në krahun lindor të kësaj lugine, pra me një kështjellë. Dilaver Kurti shënon se këtu në Stelush kryqëzoheshin tri rrugë me rëndësi: «e para nisej nga Shufa- daja, kalonte Kulmen e Dervendit, zbriste në Urakë, shkonte në Lis dhe në Stelush; e dyta nisej nga Durrësi, shkonte nëpër Prezë, Zgërdhesh, Qafështamë, Komsi, Burrel, Lis dhe Stelush; e treta merrte nëpër Guri- bardhë, Stragj, Pleshë, Cërujë, Patin, Kurdari, Lis dhe soste në Stelush» për të vazhduar pastaj më tutje. D. Kurti mendon se kjo rruga e fundit -«duhet të ketë qenë udha nëpër të cilën Gjon Kastrioti u siguronte tregti të lirë raguzanëve nga Shufadaja në Prizren».

Në luginën e Matit, në krahun e Stelushit, të cilin Skënder Anamali e vëndon në Kalanë e Varoshit, kemi sistemin tjetër që lidhet me këtë kështjellë. Skënder Anamali na thotë se kërkimet arkeologjike tregojnë se kemi të bëjmë me një vendbanim ilir. Objekte të tjera tregojnë vazhdi- mësinë e jetës në këtë vend. Autori përpiqet të vëjë në lidhje këtë Stqlush me Stephaniakon të shek. VI, që e kemi në listën e Prokopit të Cesaresë.. Ky autor e vë në krahasim këtë edhe me afërsinë e fshatit Shqefen, që ruan edhe sot emrin e vjetër.

Në Lis të Matit kemi edhe toponime më domethënës: Shpella e Kluse- rës, që është një zhvillim i temës me prapashtesë dhe flet qartë për pro- dhimtarinë e këtij termi.

Nga ana tjetër, kur nisemi nga itinerari i Gjormit, që u shpall edhe ky derven më 1467 dhe që na shënon edhe një terminus a quo të daljes së parë në fazën e tretë të këtij sistemi në këto vise, në qoftë se këtu emri i shtresës së tretë ka humbur, në ato afërsi gjendet fs-hati Dervend, dhe më tutje, në Daule të Kurbinit kemi edhe Bokë Dervendit. Të dyja lidhen pak a shumë me këtë dalje të parë të emrit dhe shihet se sistemi osman ka bërë lëvizje të mëdha.

Kështjella e Daules, i lidhur me fshatin homonim, është ndërtim i Justinianit 

në shek. VI. Kjo shënohet në listën e Prokopit të Cesaresë me emrm Aiula. Kjo zotëronte rrugën e Hurdhazës, nga e cila mund të shko- hej nga Dibrri dhe Mirdita shumë shpejt në Krujë. Kjo quhet, si e shpie- gon Luan Bajo, Kalaja e Fshehtë ose Kalaja e Skandërbegut. Kështjella ështe e ndërtuar në majën e një kodre të vetmuar që bie pothuaj thik mbi Bregun e Hurdhazës, degë e lumit Mat.

Se Gjonmi e ka pasur këtë funksion të dervenit edhe shumë herët, qoftë edhe pse e ka humbur emrin e ri derven, me të cilin e cilëson një kadastër osman, këtë emër do ta marrë edhe fshati që ne do ta quajmë më i ri Dervend, të cilit nuk ia dijmë fare emrin e parë, në afërsi të Mamurasit, që do ta mbajë të plotë deri në sot apelativin osman. Në të vërtetë, vetë vendi dhe orografia të bën të mendosh se ky Dervend nuk ka qenë i pabanuar edhe para pushtimit osman, para se ta merrte emrin e ri, por deri tani nuk kemi të dhëna që të përligjin një mendim të tillë.

Edhe këtu në Gjonën, në qendrën e sotme të NBSh-së, gjejmë Kulla e Këlcyrës dhe si Këlcyrë përmendet edhe krejt një vend po në ato afërsi. Këlcyrë quhet edhe sinori që ndan Gjonmin me Laç. Pra edhe toponimia e tregon se këtë funksion e ka pasur shumë herët, si një rreth i ruajtjes së rrugëve Shkodër-Durrës, Shkodër-Krujë.

Këtu në Gjonëm, edhe në qoftë se është zhdukur shtresa më e re, derveni, që e kemi vetëm prej dokumentacionit, shtresimet e tjera nuk janë shuar por kanë mbetur, dhe vetë topografia tregon se nuk janë shteg- time por gjurmë të vjetra të ruajtjes së emrit dhe të funksionit.

Këto vise të Kurbinit të Krujës janë plot me të tria shtresat, sipas lëvizjes së itinerarëve dhe të kohëve, me fjalë të tjera ky funksion ka kaluar, sipas kohëve, nga një vend në tjetrin. sipas ruajtjes së krahut të rrahur të rrugës dhe nga shkaqe kënetëzimesh dhe arësye të tjera.

Një gjurmë prej këtyre tri shtresimeve, që nuk dalin ne a pamë më sipër gjendet në Burizanaj, ku një emër toke ështe emër, nuk është tjetër veçse një ndryshim forme.

Pak më në Veri, në Laçin e Kurbinit, aty ku ështe sot qyteti ina trial, ndodhet në majë të një kodrës Gjyteti i Sebastes. Ne anen peirena - more, është një faqe thik e pjerrët.

Në anën tjetër ka një përrua shumë të thellë. Si e përshkruan kjo kështjellë ka trajtën e një katërkëndëshi kënddrejtë. Nga ndei imi i saj, siç e kanë parë edhe Th. Ipen, Prashniker e Shober, kjo kesh je e është mesjetare. Emri e ka shpënë autorin ta quajë këtë vend si ndeja e ndonjë sebasti bizantin, ndoshta në kohët e themës së Durrësit..

Kështjella sot quhet me një emër tautologjik Kalaja-Gjytet, që per ko- hën është e njëjta gjë. Në, ato afërsi është një kodër e quajtur Këlcyrë dhe kështu sistemi shënohet plotësisht, sepse në këmbët e kështjellës dalin rrugët që vijnë nga Shkodra, Lezha dhe Fandi. Emri i vjetër këtu në Laç ruhet jo vetëm në emrin e kësaj kodre, por edhe në një tokë në Jug që quhet Kelcerja, që nuk është tjetër veçse një kontaminim fare i qartë.

Nga ana tjetër ka Kulmen e Dervendit, një rrugë e lartë që i përshkon këto vise mbi 800 metra. Hija e Dervendit me Pyllin e Dervendit dhe Vathnajen e Dervendit gjenden në lagjen Sanxhak të Bushkashit (Kthellë). Edhe në Lurth të Kthellës janë Fusha e Dervendit, Kodra e Fushës së Dervendit dhe Kroj i Dervendit. Dhe ka edhe një fshat tjetër të quajtur Dervend në Mirditë.

I pamë fshatrat Klos në Kabash të Pukës, Klos në Mat, Klos, në Fandin e Vogël, dhe kemi edhe një fshat Klos në afërsitë e Brizës, që më 1583 përfshihet në kazanë e Ishmit. Tani po shqyrtojmë fshatin Klos të Sulovës, në pritje të shohim Klosin e Mallakastrës.

Dendësia e emërtimit të fshatrave Klos, pa folur për lagjet dhe emërtimet e tjera, që hyjnë të gjitha në mikrotoponimi, flet për një emër të shpeshtë. Është një ndër emërtimet më të dendura të këtij lloji, dhe kjo flet qartë për orografinë e vendit dhe për vjetërsi të madhe. Dhe nuk duhet harruar se emri ka kaluar edhe në onomastikë. I vënë në lidhje me këlcyrat bizantine dhe më vonë me dervenet osmane, flet për gjerësine që kishte marrë ky sistem, ku sot kapën aq gjurmë dhe gjashtë fshatra me të njëjtin emër dhe me të njëjtin funksion, me një asimilim të njëllojtë të fjalës së huaj në Veri dhe në Jug.

Sot ky Klos, që dikur bënte rolin e ruajtjes së rrugëve në luginën e Devollit, është pjesë e fshatit Qafë po në Suiovë. Natyrisht se sot kushtet janë krejt të tjera: është politika e Partisë për grumbullimin e vend- banimeve të vogla në kooperativa të bashkuara, prandaj në këto vise edhe ka fituar Qafa që ka pozicionin më të mirë në këto hapsirat që lë të lira rrjedha.e Devollit. Qafa ka përpirë fshatin Klos, që ndodhej në një vend më të përthyer për të ruajtur rrugën dhe për t’u ruajtur edhe ai vetë.

Por. deri pak kohë, më parë e kishim këtë Klos si fshat më vete, dhe ky tregonte vendin e mbylljes së një rruge për të cilën dokumentacioni histonk nuk thotë asgjë.

Ky Klos është edhe i pajisur me mjetet e tij: ka kështjellën Kalanë e Klosit, që përfshin një sipërfaqe mjaft të madhe; Kishën e Klosit, me rrenoja pjesërisht në këmbë dhe me varre të vjetra, Rrugën e Klosit dhe Çesmen e Klosit, si edhe mjaft emra të tjerë me Klos, si faqe mali, ara, shpatina etj.

Si derven kemi edhe një Dervenshtra, për një emër arash në Katërlis të Sulovës, dhe ky na del si i vetmi rast i dervenit që ka pasur zhvillime prapashtesore, sepse deri tani nuk kemi gjetur tjetër.

Më tutje në këtë vijë rrugore na del edhe një Sese Dervenit, për një shkëmb që del në udhën e Voskopojës, në fshatin Gjonomadh, dhe tregon edhe itinerarin që ndiqej.

Po ta shtrijmë më tutje shikimin në viset e Kolonjës, megjithëse nuk kemi të dhëna për zonat e ndërmjetme, na del edhe këtu klosi: Burimi i Klosit në Kagjinas, si edhe emri tjetër Kloseri, i zhvilluar me prapashtesë si e pamë edhe në Veri, në Lis të Matjes dhe në Burizanë. Ky emër përmendet për disa ara përsëri në Kagjinas të Kolonjës.

Po në Kagjinas gjejmë edhe fazën fundore të këtij institucioni, Dervenin, me të cilin është emërtuar një pyll shkoze. Kagjinasi duket prandaj se ka luajtur një rol klosi qysh prej antikitetit të vonë deri në kohën e Turqisë. Kalimi nga klosi në derven, edhe pse nuk e kemi fazën e ndërmjetme këlcyrë, na flet mjaft qartë në këtë vështrim.

Në gjysmën e parë të shek. XIV (1319-1337), në vijën e fortifi- kuar jugore të vendit, së bashku me Beratin dhe Kaninën përmendet në dokumentacionin mesjetar emri i dytë që kishte marrë qyteti Nikaia- -Nicaea si Klos, nën trajtën Clissania, kështjellë bizantine, si e vë re M. Shuflay. Si qytet, ky ka pasur edhe kontët e tij (comiti Clissanie). Por kështjella nuk ishte më në fund të shek. XIV, d.m.th ishte rrënuar.

Si Klos, por vetëm si fshat, do të përmendet edhe 119 vjetë më vonë, më 1431-1432, në dokumentet osmane këtë herë, në kadastrën e parë turke për Sanxhakun Arvanid. Por, më 1678 na del dy herësh, d.m.th. dy fshatra të njohur si Klosi i Vogël dhe Klosi i Madh, të cilët nuk i paskan paguar të prapambeturat fiskut osman. Kështu njihen dy Klose, që duhen të jenë një zgjerim i fshatit të përmendur ndërmjet 1431 dhe 1678.

Pas gjithë gjasëve, qyteti i vjetër Nikaia-Nicaea e ka marrë emrin e ri Klos në kohën e antikitetit të vonë. Shihet më vonë se edhe sllavo- -bullgarët bëjnë një përpjekje për ta quajtur kështjellën Gradishte, mbasi kemi po në Klos edhe një emër për këtë ngrehinë: Gradishtë Klosit. Por pushtimi bullgar nuk ka pasur pasoja mbi emrin dhe vendbanimi nuk ka luajtur nga emri që kishte marrë qyteti në antikitetin e vonë. Kështu ka mbetur përsëri Klos dhe po me këtë emër do ta gjejë më vonë edhe pu- shtimi osman, dhe kështu do ta regjistrojë kur do të bëjë kadastrimin e Sanxhakut Arvanid më 1431-1432.

Klosi e ka bërë funksionin e tij edhe me kështjellën e vet, sepse ndodhet në pikën kur duhet kaluar për të dytën herë Vjosa.

Si shtegtim të emrit kemi edhe Dllinjt e Klosit në Rroms të Mallakas- trës. që në të dy komponentët e tij flet për faza të lashta si Rroms dhe si Klos. dhe na shpie në antikitetin e vonë, si datim i përafëit të manjes këtij emri të ri nga Nikaia-Nicaea.

Gjithnjë në vijën e fortifikatave më jugore, kemi edhe Hregun ei sës në Qeparo të Vlorës. Këtu ndodhet edhe Qyteza e Karos ne fshatit, mbi një majë shkëmbore, në lartësinë 450 m. mbi nivelm e • Ana perëndimore e kodrës ku është kjo, përfundon me njeriun , e cila krijon një mbrojtje natyrore mjaft të sigurtë. Me pjerresi te macme bien edhe dy shpatet e tjera. Fortifikimi përbëhet nga tri haiqe muies që zënë shpatin lindor, me skajet mbi buzën e greminës'’.

Edhe kjo, në kohën e sundimit sllavo-bullgar, është quajtur GradisMe një emër që ka mbetur vetëm këtu, por i dyzuar me emrin shqip Qyteze, me fjalë të tjera emri sllavo-bullgar ka rënë në harresë. Por, këtu kemi edhe Hundë Kastelit, për të cilin flitet se është i kohës se Venedikut, pas- taj është edhe Kalajë Kastrisë në Porto-Palermo, një tautologji popu- llore. Shihet edhe këtu se të gjitha pushtimet kanë lënë gjurmën e vet dhe flasin për antikitet të vonë.

Qeparoja është në një ngushticë ndërmjet dëtit dhe maleve të larta, dhe ka mjaft afër shtegun e Sopotit që të fuste nëpër luginën e tij në krahun e Kurveleshit të Epër.

Për klosat e antikitetit flet vetëm ky Klos i Qeparosë. Duket se janë zhdukur të tjerët. Këlcyra bizantine nuk dalin: ndoshta edhe këto janë shuar për gjithnjë.

Më tutje, kemi një Prroj i Dervenit në Muzinë të Delvinës. Përsëri më tutje, na del një këlcyrë nën trajtën klisurë-hlisurë me Prrojn e Klisurës në Konispol të Çamërisë. Brenda kufijve të sotëm të Greqisë kemi edhe Klisirat, një tokë buke dhe një shesh, dhe Klisira e Shaban Jahos, për një arë në Varfanj të Gumenicës.

Si derven kemi emrin Derven për një mal, dhe Prari (Përrau) i Dervenit në Karbunari të Çamërisë, dhe Derveni për një shkallë me buza te lumi i Mazrrekut në Smokovinë të Margëlliçit.

Këto janë emërtimet që kemi mundur të kapin në tri arkivat që përmenden në fillim, por duhet thënë se ka edhe të tjera.

info@balkancultureheritage.com