Kodiku i 83-të i Vlorës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kodiku i 83-të i Vlorës

Ky libër mesjetar, shkruar në letër, mund të emërtohet KODIK me shkrime të shumta, të shkurtra, me përmbajtje të ndryshme. Ai është shkruar nga autorë e riprodhues të ndryshëm dhe nuk mund të jetë më i vjetër se fundi i shek. XIV ose i gjysmës së parë të shek. XV. Kodiku ka përmasa të vogla, 10 x 10,5 cm, me 633 fletë.

Në fletët 13, 14, 15 kodiku ka disa figura të veçuara ose skena të kompozuara prej dy ose më tepër figurash, të vizatuara si skica lineare, pa ngjyra. Këto piktura, në pjesën më të madhe janë zbehur shumë, sa mezi dallohen. Vetëm disa nga ato që ruhen në gjendje më të mirë, po i përshkruajmë, për të treguar, se edhe në vendin tonë janë riprodhuar skena në miniaturën e librit të kompozuar prej shumë figurash. Por, fatkeqësisht, shumica e tyre jan'ë' zhdukur me zhdukjen e stoqeve të kodikëve mesjetarë të vendit tonë. Në faqen rekto të fletës 13, ruhen dy skena me miniaturë të imët, në njërën nga të cilat dallojmë një figurë me kurorë mbretërore, rënë në gjunjë, duke iu falur një gruaje që rri në fron me një foshnjë në duar. Në mbishkrimin e skenës, që mezi dallohet, lexohen fjalët: "Hyjlindësja dhe Davidi", që na sqaron se skena përfytyron një vizion të Davidit.

Në gjysmën e poshtme të faqes vërejmë të kompozuar figurën e Krishtlt ndenjur në fron duke bekuar me të djathtën dhe duke mbajtur ungjillin me të majtën, kurse anash tij, dymbëdhjetë apostujt. Të gjitha figurat stolisen me brerore rreth portretit, ajo e Krishtit edhe me sinjaturën IS - XS. Figurat e apostujve në këmbë duken si shumë të zgjatura, por pjesët e trupit i kanë me proporcione mjaft të rregullta.

Faqja verso e kësaj flete ka, gjithashtu, dy skena, nga të cllat, e sipërmja nuk identiflkohet nga të zbehtit, kurse e poshtmja përfytyron skenën "Të dalët" nga libri I Moisiut, në të cilin përfytyrohet mbytja e faraonit në Detin e Kuq, bashkë me ushtrinë e tij, kurse Molsiu me Izraelitët duke i rënë detit me shkop. Figura e Moisiut është dhënë me brerore, të tjerat pa brerore, kurse faraoni, me kurorë mbretërore. Kompozimi i kësaj skene nuk është arritur mirë dhe nuk lexohet, por ne e identifikuam atë nga mbishkrimi në skenë.

Në faqen rekto të fletës 14, sipër, dallojmë një figurë ulur në fron, veshur me stoll e kurorë mbretërore, duke i rënë harpës kurse pas tij, një tjetër figurë e zgjatur nga ai sikur e frymëzon dhe përreth disa dhenë janë duke kullotur. Skena mund të përfytyrojë Davidin, i clli, duke i rënë harpës, këndon psallmet e tij, kurse dhentë tregojnë jetën e tij si bari para se të bëhej mbret.

Në këtë faqe përfytyrohen edhe figura muzikantësh, duke I rënë secili veglës së tij. Vegla e të parit duket si klarinetë, kurse ajo e të dytit, si mandolinë, po që i bie me hark. Skenën nuk e identifikojmë dot.

Në këtë kodik ruhet dhe skena "Pagëzimi i Krishtit". E përmendim këtë, sepse Krishti pagëzohet prej Gjonit i veshur me rroba. Një pagëzim të tillë, me rroba, nuk e kemi hasur deri sot në literaturën speciale.

Ndonëse këto skena nuk kanë ndonjë vlerë artistlke, i vumë në dukje, për kompozimin e tyre shumëfigurësh, sepse te ne nuk janë ruajtur shumë skena të tilla.

info@balkancultureheritage.com