Ky kodik është katërungjijsh, ka 220 fletë shkruar në pergamenë, i stolisur vetëm me një figurë, me atë të ungjillor Markut, i pikturuar në letër dhe ngjitur në faqen e parë të ungjillit.
Ungjillor Markun këtu e shohim të kompozuar në një fron me sipërfaqe të ruzullt, pa mbështetëse, veshur me hitonin e tij të gjerë blu, me pala të kuqe. Si zakonisht, në të djathtën e tij mban në pëqi ungjlllin të hapur, veçse në faqen e parë nuk fillon me fjalë, por stollset me lulka të ndryshme të stilizuara të shpërndara nëpër fushën e faqes.
Figura e Markut jep përshtypjen e një niveli artistik të mirë, por trajtimi i saj në detaje nuk paraqet ndonjë vlerë artistike. Edhe përdorimi i ngjyrave,, trajtimi i veshjeve, janë bërë pa art e pa finesë. Vetëm portreti- i Markut si i menduar, është modeluar me plastikë mjaft të arritur dhe me shprehje të gjalla psikologjike, si i menduar.
Përveç portretit të Markut, figurat trajtohen me linja grafike, me ngjyra të rënda, pa forma të një plastike reale, që vërehet në format e trupit. Për këtë trajtim të dobët të figurës së Markut, në përgjithësi, ky portret nuk mund t'i referohet një kohe më të hershme, veç fundit të shek. XIV.