Kodiku i 96-të të Korçës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kodiku i 96-të të Korçës

Kodiku i Korçës i 96-të është katërungjijsh në pergamen, me 309 fletë, me përmasa 15,3 x 12 cm, me tekst në formë kryqi. Vetëm lista e sinaksarit të ungjijve, që fillon në fletën 282 është në një kolonë, me 25 rreshta për faqe. Teksti kryesor i ungjijve janë me shkronja të imta dhe kaligrafi me vlera të vërteta artistike. Në fletën 295, teksti vazhdon me shkronja më të mëdha, të zeza deri në fletën 309. Në faqen fillestare të çdo ungjilli, titujt janë me shkronja kapitale ari si edhe titujt e perlkopeve.

Përveç grafisë së shkëlqyer bukurshkrimore, ungjijtë, në faqen para fillimit të tekstit stolisen me figurën e ungjillorit përkatës. Këto figura janë pikturuar në një mjedis shkrimtari mesjetar, kompozuar në mënyrë artistike, ndenjur në fron me ungjillin të hapur në pëqi, para tryezës së shkrimit e para një pulti mbi të cilin qe kapur një ungjill tjetër. Mateun e vërejmë të menduar dhe me dorën e djathtë në mjekër, Luka me kallamarin e shkrimit në dorë, Gjoni duke vështruar segmentin e hapur të qiellit, dhe Markun duke mbajtur ungjillin në të djathtën e tij. Gjoni e Luka paraqiten ndenjur në frone me mbështetëse të kuqe, kurse të tjerët i shohim të kompozuar mbi dy frone me mbështetëse të zezë të lartë.

Të katër figurat janë trajtuar me plastikë reale, si në modelimin e portreteve, ashtu dhe në trajtimin e trupit. Mateu, me një hiton të gjerë në ngjyrë vjollcë të çelët, me format e trupit në mënyrë reale, arritur me përdorimin e ngjyrave me gradacione e nuanca, që i kanë dhënë figurave plastikë e vëllim. Kjo plastikë vërehet edhe në modelimin e portreteve. Realizimi artistik i figurave evidencohet bukur në sfondin ngjyrë ari të ndritshëm, gjë që u jep vlerë të lartë artistike. Këto miniatura artistike dëshmojnë për talentin e lartë të piktorit tonë anonim.

Figurave të Mateut e të Gjonit ia ul pak vlerën froni i zi me mbështetëse të lartë, i cili duket se nuk është arritur në mënyrë harmonike me sfondin e artë.

Kompozime ngjyrash me kontraste ka përdorur dhe kryemjeshtri i madh Onufri i Elbasanit, që i ka arritur ato në mënyrë harmonike e të shkëlqyer.

Figurat dhe grafia e shkëlqyer e kodikut në fjalë mendojmë se duhet t'i atribuohen fundit të shek. XII.

info@balkancultureheritage.com