Koha e studimeve dhe udhëtimet e para (1897 - 1905)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Koha e studimeve dhe udhëtimet e para (1897 - 1905)

~Franc Baron Nopça

Pas maturës, në vjeshtën e vitit 1897, për shkak të zbulimit të kockave të dinosaurëve në vitin 1895, u regjistrova në Universitetin e Vjenës, ku asokohe punonte profesori Eduard Suess. Botimet e mia të para shkencore dolën në trajtesat e Institutit Gjeologjik Perandorak në Vjenë, në vitin 1897 dhe trajtonin gjeologjinë e viseve të Hatzegut.

Në hartimin e tyre më ndihmoi së tepërmi profesori Arthaber, asokohe asistent, në mënyrë që t'i sillja ato në një formë të përshtatshme të jashtme. Përmbajtja e tyre nxjerr në pah se shtresat e Szentpëterfalvas, të cilat të çojnë te vertebrorët, nuk janë të epokës terciare siç mendonte G. Halavats, por të asaj kretazike dhe kësisoj botimi im i parë pati karakterin e një polemike. Historia e zbulimit të shtresës së kockave të Szentpëterfalvas është botuar nga Inkey në Fdldtani, Kdzldny, Budapest. Kockat e para i ka gjetur motra ime Ilona dhe këtu duhet treguar një episod tjetër i vogël në lidhje me këto pjesë të gjetura.

Për mbetjet e dinosaurëve Profesori Fuchs dhe Suess kishin dijeni qysh në vitin 1896 për arsye se u kisha dërguar material dhe megjithëse asokohe me të vërtetë kisha interes për gjeologjinë, gjithsesi ende nuk e kisha konceptuar vendimin që të merresha me gjeologjinë si specialitet shkencor. Por tashmë e kisha ruajtur, natyrisht jo krejt në formë legale, “materialin” në Szëntpëterfalva dhe prandaj asokohe e pranova propozimin e Profesorit Suess që të dërgohej në vendin e zbulimit Dr. Arthaber nga ana e Akademisë së Shkencave, për të mbledhur aty material dhe madje për ta përshkruar, por që materiali të mbetej në pronësinë time. Megjithëse Dr. Arthaber ishte i kamur, Suess tashmë ngurronte me shpresën se ndoshta Arthaber në momentin e fundit do ta paguante ekspeditën me mjetet e tij personale. Me vënien në dispozicion të parave, nga të cilat dështuan në rradhë të parë bisedimet midis Arthaber dhe Suess (respektivisht Akademia) dhe kësisoj e gjithë nisma u bë pluhur e hi. Por mua, më tej, më mbeti jo vetëm materiali por edhe e drejta morale e pronës, çka ishte deri diku e rëndësishme, sepse më vonë unë vendosa që ta përpunoja vetë atë dhe kësisoj u bëra paleontolog. Pa gjetjen e mbetjeve të disonaurit në Szentpëterfalva, unë si gjimnazist, nuk do të kisha hyrë kurrë në kontakt me gjeologët vjenezë Suess dhe Fuchs dhe as që do të isha regjistruar në universitet, në specialitetin mjaft të çuditshëm për shtresën time shoqërore, në ‘gjeologji’, por ja që kjo ngjarje si i thonë një fjale, rrodhi vetë. Nja dy gurë, të cilët m'i dhuroi një mik i vjetër i xhaxhait tim, z. Guyla nga Szentgydrgyi kur ishte në humor të mirë si dhe libri im për mineralet, të cilin e kishte një ithtar gjeologjie, bënë që unë së pari të anoja nga mineralogjia dhe pastaj nga gjeologjia dhe ky ishte shkaku që lexova deri në fund librin e historisë së tokës, të cilin ma kishte dhënë profesori Koller në klasën e gjashtë të gjimnazit. E gjithë kjo bëri që unë të filloja të interesohesha për gjeologjinë e mjedisit të Szacsalit. Siç shihet, rastësitë e vogla patën një rëndësi madhore për të gjithë jetën time. Pas polemikës time të parë kundër Halvatas, mora prej tij një letër që tregonte një injorancë të madhe për temën dhe më pas vijuan shumë artikuj pro dhe kundër, në të cilat unë sulmet i paraqisja mbi baza gjithmonë e më të gjera. Kjo polemikë përfundoi vetëm tri vite më vonë.

Suess dhe Fuchs i kisha dëgjuar në universitet, në vitin 1897. Në vitin 1898 komunikoja me Suess, Hatschek dhe Lieben. Në janar të vitit 1899 Suess më kërkoi të përshkruaja kafkën e Telmatosaurus, të cilën e kisha zbuluar në vitin 1896. Suessi ishte i shkëlqyer si mbajtës referatesh, si dijetar i veçantë, ndërsa si mësues nuk kishte asnjë seminar të rregullt. Prandaj nxënësit, sidomos kur u plak, i jepnin rëndësi që të ushtroheshin vetë në praktikë. Kjo ishte një metodë përgatitore e vështirë, që të hante kohë por e një hulumtuesi të pavarur, por njëkohësisht edhe shkaku që Suess kishte relativisht pak dëgjues. Kur unë e quajta si të pamundur kërkesën e tij për të përshkruar Telmatosaurus sepse nuk e njihja osteologjinë dhe për këtë temë madje asokohe as nuk ishin mbajtur referate në universitet, ai më tha “atëherë mësojeni” dhe me këtë thënie çështja quhej e përfunduar. Natyrisht, vetë Eduard Suess i përmbahej me besnikëri këtij parimi, pasi ai megjithëse ishte 70 vjeç po mësonte në mënyrë të përkryer gjuhën ruse. Referatet e tij të mësojnë, shikojnë në madhësitë dhe veprojnë në mënyrë sintetike. Unë ndoqa kërkesën e tij dhe e përfundova punimin tim në qershor, natyrisht jo pa më nxjerrë shqetësime për shëndetin. Përfundimin e këtij punimi, meqënëse nuk isha auditor universiteti, e përdora në vitin 1897 kundër kryegjeologut hungarez Halvatas për t'i dhënë fund polemikës që kishte hapur në lidhje me moshën e shtresave të Szentpëterfalva. Unë e mora kafkën e Telmatosaurus në Budapest dhe e paraqita në një seminar specialiteti të Shoqatës Gjeologjike Hungareze, ku mbajta një referat mbi dinosaurët në përgjithësi, rëndësinë e tyre stratigrafike e kështu me rradhë, kësisoj që Halvatas në fund të referatit duhej të ishte i detyruar të pranonte pa e zgjatur moshën e shtresave të Szentpëterfalvas por edhe gjëra të tjera, si mosha e shtresave të dala në Puj dhe Bajesid, në lidhje me të cilat unë kisha polemizuar qysh në vitin 1902. Për shkak të karakterit tim sulmues kjo nuk do të mbetej polemika ime e fundit, por kjo më sillte qetësi, sa që nëse një tjetër dëshmonte drejtësinë e një pikëpamjeje, këtë gjithmonë deri më tani e kam marrë me indiferentizëm, kështu p.sh. kur Gaali vërtetonte oligocenin në luginën e Hatzegerit e të tjera. Përpara referatit tim mbi Telmatosaurus në Akademinë e Shkencave në Vjenë, i cili u zhvillua 24 orë pas referatit të Budapestit, pata një episod të lezeçëm me profesorin Weiss, drejtori i Sternwarte. Duke shoqëruar Suessin për në shtëpi, siç bëja shpesh për shkak të bashkëbisedimit interesant, na takoi profesori dhe anëtari i Akademisë, z. weiss. Suess më prezantoi, duke bërë vërejtjen se unë së shpejti do të mbaja një referat në Akademi. weiss më pa i shastisur, më studioi nga koka te këmbët dhe vetëm më pyeti “Sa vjeç jeni?”. I thashë sa vjeç isha (22). Weiss e pranoi këtë me vërejtjen ”Kështu pra” dhe pastaj vijoi bisedën me Suess. Weiss u shfajësua duke thënë se nga pamja ime e jashtme kishte menduar se isha shumë më i ri.

Më 23 qershor dhashë referatin tim në Akademinë e Shkencave. Pas kësaj shkova në Bosnjë sepse i kisha premtuar një shëtitje në Bosnjë kontit Louis Drashkovic, mikut tim të vetëm të mëvonshëm, i cili asokohe studionte në degën juridike të Theresianums Jus.

Stacioni hekurudhor në Brodin boshnjak është ruajtur krejt në stilin e bukur oriental. Unë isha disi i përgjumur dhe salla e pritjes e ndriçuar mirë (ndriçim elektrik), stil ngjyrash të forta orientale si dhe disa turq dhe serbë që vërdalloseshin me kostumet e tyre kombëtare, një soditësi të pamësuar i krijonin një përshtypjen e një përralle persiane të “Një mijë e një netëve”. Hekurudha Bosnisch - Brod - Sarajevo është një hekurudhë e kalibrit të vogël, vagonat e vegjël, kanë vetëm një amortizator në mes, vagonët e mallrave nuk janë 10 ooo kg por vetëm 5 000 - 6 000 kg. Lokomotivat janë si lokomotiva manovrimi të ndërtuara në stacione më të mëdha hekurudhore dhe e gjithë kjo të krijon përshtypjen më shumë të një truku për ministrin dhe njerëzit e lartë se sa të lë përshtypjen e një hekurudhe të rregullt.

Në Sarajevë tramvaji elektrik, ndriçimi elektrik dhe të gjitha ‘të modës së fundit’, shtrimi i rrugës shumë i larmishëm, makadam, asfalt, kalldrëm guri, madje pa kalldrëm. Edhe në shtëpitë e stilit europian dallohen arabeskat, harqet në formë patkoi dhe të tilla të ngjashme të ndikimit oriental. Kësisoj është shumë e këndshme përzierja e stilit të shtëpive dhe zbukurimi arab që i ka mbetur shtëpive. Në pjesën turke të Sarajevos duket sikur qëndrojnë përbri njeri-tjetrit panairet e përhershme. Shtëpitë moderne dalin si këpurdha apo si gjigandë midis dyqaneve barraka ndërsa këto nisin e zhduken por nuk modifikohen. Vlen të përmendet për shtëpitë turke, të cilat pa përjashtim janë të larta, lartësia e katit ku në mes të fasadës gjendet në përgjithësi një kullëz katërkëndore e mbyllur me grilë hekuri.

Në Sarajevo sheh shumë çallma. Çallma bëhet me një copë pëlhurë të gjatë dhe me ngjyrë që vjen rrotull festes. Hapësira midis çallmës dhe festes shërben si një lloj xhepi për sendet e vogla. Në një nga këto pashë një herë një thikë, te një tjetër një palë gjyslykë e të tjera si këto.

Bashkia e Sarajevos është e stilit oriental me arabeska të shkëlqyera, një ndërtim i shkëlqyer i klasit të parë, nga jashtë dhe nga brenda. Kosto e ndërtimit 720 000 fl. Medreseja është 400 vjeçare. Çdo nxënës konviktor studion këtu turqisht, arabisht dhe gjuhën amtare. Kursi zgjat 8 vjet dhe bëhet hoxhë ose kalon në një shkollë juridike. Çdo dy konviktorë jetojnë në një dhomë, në të cilën gjenden një tavolinë, një sobë dhe dy shtretër. Përveç seminarit vizitova atelienë e artistëve, ku bëhen punime në gdhendje, inkrustime që shkojnë kryesisht në Paris dhe më pak në Vjenë.

Prej Sarajevos doja të shkoja në Pljevlja. Por në pajtonin për në Pljevlja tashmë ishin të katër vendet e zëna. Me një urdhër në një letër të hapur shkova te drejtori i postës, Cimponeriu dhe ky urdhëroi që punonjësi i karrocës së postës të ulej në karrocën e postës në mënyrë që unë të zija vendin përbri karrocierit dhe kështu u bë. Pas Sarajevos pjesa shkëmbore deri në të ashtuquajturën Ura e Dhive ishte e mrekullueshme. Në Gorazde shkova në xhandarmëri dhe kërkova një kalë në mënyrë që po atë ditë të shkoja në Cajnice.

Në orën shtatë të mbrëmjes më dhanë një kalë Klepper që nuk shkonte me trokth si dhe një vendas boshnjak me të cilin nuk mund të flisja dhe bashkë me ta mbërrita në orën dhjetë të mbrëmjes në Cajnica. Aty pata një mëdyshje. Unë nuk mund t'i thoja se doja të shkoja te kryetari i rrethit Barisic. Boshnjaku nuk dinte se ku duhej të më çonte. Ndërkohë ndeshëm xhandarët. Këta më ndihmnuan. Barisic, një njeri pothuajse i huaj dhe i panjohur për mua, të cilin më në fund e gjeta, sapo donte të binte të flinte. Ai më dha për të ngrënë (mish të pjekur, sallatë etj.) dhe hëngra në orën 11 të natës. Barisic ishte njeri miqësor, shumë gazmor dhe me të ia kalova shumë mirë deri në orën 12. Ditën tjetër vijova më tej në kufirin në formë kurrizore Pljevlja Metaljka. Këtu niste një botë krejt e panjohur gjeologjike. Siç doli nga udhëtimi, në Sanxhak ashtu si në Bosnje paraqiten formacione triaskalke dhe rreshpje paleozoike por nuk ka gjurmë gipsi.

Dr. Karl Oesterreich, tashmë profesor i universitetit në Utrecht, më shkruante më vonë (afërsisht 7/VII/1899) për pjesën në vijim, e cila gjendej në jug, “Triaskalket e viseve në Pljevlja gjenden shkëmbinjtë paleozoikë, të cilët unë i kam përshkruar në të gjithë hapësirën e tyre nga Bijelo Polje deri në Mezica. Pastaj vijojnë masivët gëlqerorë prej Berane deri në Pejë. Fosilizime të sigurtë nuk kam. Por në skajin e malësisë në veri të Pejës, hamendësoj në Flysch dhe Rogozna, është një shtresë serpentine si ajo boshnjake. I vetmi vend i sigurtë gipsor është Gjakova. Këtu në brendësi të varmalit të Alpeve shqiptare pashë një mbetje të një malësie në përgjithësi gipsore të kahershme”.

Në Pljevlja, kudo nëpër faqet e maleve, gjenden monograme të perandorit dhe vargu i emrit të sulltanit, të bërë me gurë dhe të lyer me gëlqere të bardhë. Një monogram i tillë (F.J.I), është mbi 100 hapa i gjatë. Ky dallohet shumë nga lartësitë rreth Pljevljas. Ushtarët tanë i bënin të tilla monograme për të kaluar kohën. Megjithëse kjo nuk të jepte asnjë të drejtë mbi tokën, ato sakaq ribëheshin nga turqit që nuk e besonin këtë. Tashmë preheshin në paqë përbri njeri tjetrit këto shenja të shndërritshme turke dhe austriake. Në Pljevlja përveçbrigadierit Goumoens njoha edhe konsullin Jovanovic dhe bashkë me të shkova te Sulejman Pasha, guvernatori i Pljevljas. Sulejman Pashës i thashë se më pëlqente të shkoja në Bijelo Polje. Ai më tha që më mirë të mos shkoja sepse hjo ishte e rrezikshme dhe nuk mund të më jepte garanci dhe përveç të Ijerave nuk ishte në varësinë e tij e të tjera si këto. E kuptova se plani im ishte i pakëndshëm për të dhe prandaj hoqa dorë. Ai është njëkohësisht guvemator civil dhe ushtarak i Pljevljas, një zotëri me tmp mesatar, i madh në moshë, me flokë të thinjur dhe është shumë miqësor. Por Gouemoen më tha se banorët e Pljevljas kanë njëkohësisht frikë dhe respekt për të. Në Pljevlja arrita të përcaktoj shtresë linjiti, por këto ashtu si edhe thesare të 1jerë mineralesh të Turqisë nuk mund të shftytëzohen sepse turku i përmbahet parimit se nëse xeherori dhe minerali do të ishin të përcaktuar për njeriun, atëherë allahu nuk kishte pse t'i fshihte ato nën tokë, por do t'i kishte shpëmdarë mbi të. Nëse dikujt i digjet shtëpia, atëherë këtë natyrisht e ka dëshimar allahu dhe prandaj njeriu nuk e rindërton shtëpinë e djegur por më mirë e ngre nga e para.

Meqë shëtitja për në Bijelo Polje ishte e pamundur, shkova me kalë nga Pljevlja për në Prijepolje, pasi kisha marrë një kalë gjoja të mirë me anë të konsullit. Kali patjetër që kishte disa të meta. 1) i fortë dhe frymëshkurtër, 2) nuk mund të shkonte me trokth, 3) rrëshqiste dhe pengohej me këmbët e pasme, 4) hapin e tërhiqte zvarrë si kërmill. Por gjithsesi ishte kalë i mirë. Kishte dy sy dhe katër këmbë, një bisht dhetëgjithaqëiduheshinnjëkali. Kësisoj zgjati shumë deri sa mbërrita në Prijepolje. Prijepolje kishte shumë më tepër pyje se Pljevlja, ku pylli pothuajse mungonte fare. Nëse dikush do të bëjë dru në Turqi, atëherë ai shkon në pyllin më të afërt për të bërë dru. Ligji turk i vitit 1899 për pyjet, i cili sigurisht ng ana teorike ishte shumë i mirë dhe pasojat ishte një shkretim pyjesh.

Gjatë rrugës së kthimit nga Pljevlja për në Prijepolje u ngatërrova nëpër pllajën karstike dhe u gëzova kur në zonën e shkretuar karstike duke parë me dylbi dallova më në fund sërish shtyllat e telegrafit midis Pljevljas dhe Prijepoljes. Në një zonë karstike si kjo rreth Pljevljas, është e vështirë që të orientohesh në hartë, pasi nuk ka një pikë ndalimi në terren dhe gropa të mëdha karstike të cilat janë të shënuara vetëm pjesërisht në hartë, të gjitha në largësi dhe zhvillim të njejtë, më shumë të ngatërrojnë. Njera pranë tjetrës dolinat gjithë bar. Kjo pamje mund të bëhej e mërzitshme për shkak të vijimësisë, por fillimisht të ngërthen fort. Shkurrnajat e dëllinjave janë të vetmet që në zonën e triaskalkut dhe të dolinave të krijojnë idenë e pemës. Një tjetër lloj shkëmbi që parapëlqen më shumë dëllinjën, siç e pashë më vonë, është serpentina. Ky Iloj parapëlqimi krijohet meqë shkëmbi i formuar nga të dy humuset e fortë, si rrjedhojë e përzgjedhjes nga pothuajse të gjitha dhitë bimëngrënëse, të cilat nuk e pëlqejnë dëllinjën, mbetet të rezistojë vetëm kjo.

Meqë unë doja të shkoja nga Pljevlja për në Rudo, pas kthimit nga Pripolje, me ndërhyijen e Goumoenit te Sulejman Pasha, më vunë në dispozicion një zaptije, i cili duhej të më shoqëronte deri atje. Në mbrëmje zaptija erdhi që të prezantohej dhe më pyeti se në çfarë ore në mëngjez herët duhej të niseshim. I thashë herët, në orën gjashtë të mëngjezit dhe e mendova ‘alla frënga’. Ora gjashtë ‘alla turka’ në këtë stinë të vitit ishte ora dhjetë paradite ‘alla frënga‘. Prandaj nga kjo kohëllogaritje ‘alla turka’ dhe ‘alla frënga’ na doli një ngatërresë e madhe. Unë nuk e dija se sa ishte ‘alla turka’ ora gjashtë ‘alla frënga’. Ai nuk e dinte të kundërtën dhe vetëm me ndihmën e disa oficerëve, ordonancës, shërbëtorëve dhe njerëzve të tjerë, u rregullua edhe kjo çështje. Më në fund i thamë se duhej të ishte në orën dy të mëngjezit ‘alla turka’.

Pas këtij episodi shkova në kazinon e oficerëve të Pljevlja, në të cilën më çoi gjithashtu Gouemoen dhe ndoqa një lojë shahu, kur erdhi ordonanca ime dhe më njoftoi mbërritjen e një ‘zoti Alban’. Unë nxitova jashtë dhe përpara dhomës së oficerëve gjeta një kalë, ushtarë turq, turq, ushtarët tanë si dhe dikë me një pëlhurë velash apo diçka të tillë dhe me një shkop të trashë siç u duk më pas dhe me një feste lëkure të dalë boje.

Ky ishte konti Louis Draskovic, i cili kishte ardhur nga Shqipëria. Ai kishte marrë vesh në Prijepolje se gjendesha në Pljevlja dhe pyetja e parë që më bëri, kur më në fund më takoi në Pljevlja, ishte nëse kisha kalë. Përgjigja ime ishte ‘jo’. Pastaj unë dhe Draskovic, ashtu siç ishte, shkuam te Goumoens. Vetëm në dhomën e ndriçuar mirë tashmë shihej se Draskoviç dukej si vagabond, por gjithsesi 

më la një përshtypje të mirë. Pantallona të hirta me garniturë lëkure dhe me nj ë fanellë të bardhë, d.m.th. dikur kishte qenë e bardhë, e cila ishte e hapur nga përpara dhe tregonte një gjoks të nxirë, një qafë të nxirë shumë dhe një fytyrë pothuajse të tillë. Feste lëkure, opinga malazeze, përreth trupit një shullah* konstandinopoje mbushur me blloqe shënimesh, kuti duhani, cigare e të tilla si këto. Për më tepër një shkop të fortë në dorë dhe natyrisht i parruar. I sajuar kësisoj Draskovici natyrisht që tërhoqi vëmendjen kur shkuam bashkë me Goumoen në kazinon e oficerëve, sidomos nga që ishte këmbëhollë dhe ecte i përkulur. Unë isha shumë i kënaqur që e shihja sërish. Draskovic ishte i ngazëllyer për udhëtimin e tij, sidomos që kishte qenë P/2 ditë në Rozaj, te Kurtagiç Ethem Ibrahim Efendi, vëllami i tij.

Nga Draskovici mora vesh se zaptija i tij kishte një kalë të mirë, prandaj bashkë me të shkova ditën tjetër te zaptija. Ai na e tregoi kalin e tij. Ai ishte një kalë i mirëfilltë Sanxhaku me një hije shqiptare. I vogël, më saktë i shkurtër, kokën jo aq të vogël, jo i rrumbullakuar, fillimin e qafës të fortë, qafa e shkurtër në formë trekëndore me një jele të shkëlqyer, me shpatulla të gjera, supe të forta, vithe disi më të dobta, shumë të drejta por disi të shkëputura. Në tërësi një konstrukt me kockë të fortë. Këmbë të forta dhe që s'kanë të sharë. Kali kur u ble ishte në gjendje të keqe. Llojet e ecjeve të pranueshme: hap të mirë, ecje e shtruar dhe trokth të butë, ndërsa galopin siç e dallova më pas, pothuajse të mirë por me lëvizje disi të rënda. Në ecje dhe në trokth ishte elastik. Ky kalë ishte i racës brauner dhe prandaj si çdo Braun u quajt Dorat.

I thashë se e bleja Doratin për 70 fl. Zaptija kërkoi 120. Ramë në ujdi për 106 fl. Blerja u vulos në prani të disa turqve të tjerë duke shtrënguar duart dhe paratë u dhanë menjëherë. Zaptija i pranoi 106 fl. me dëshirë në kartmonedhë austriake. Dorat është 5V2 vjeç, por është kafshë e prapë. Nuk mund të rrihet fare pranë tij. Ai kafshon këdo që nuk është turk. Nëse i jep sheqer, ai me të vërtetë e përlan, por gjithsesi edhe pas kësaj kafshon. Shpresojmë që të ndryshojë. Patkonjtë ishin si ato të kalit të Louisit, të quajtur Djogat, pra patkonj ‘alla turka’. D.m.th. me një patkua shumë të gjerë, i cili mbyllet edhe nga prapa si një lloj disku dhe që mbulon të gjithë pjesën e poshtme të shputës. Vetëm në mes mbetet një brimë e hapur sa gishti. Ky patkua mbron pjesën e brendshme të thembrës nga gurët e mprehtë, por nga ana tjetër është i keq, pasi kalit me që i mungojnë gozhdët e patkoit nuk mund të kapet dhe kësisoj rrëshqet. Në përgjithësi kuajt turko-boshnjakë janë kuaj shumë më të keq malësie se sa kuajt siebenbiirgezë, por duken shumë më të bukur.

Pas blerjes së kalit shkuam në shtëpi dhe na vizitoi një djalosh shqiptar nga Peja, i cili merrej me tregëti armësh. Ai erdhi për të na shitur sende argjendi. Më parë kishte qenë te ne një tjetër tregëtar me po këto gjëra, por të cilit i kishim treguar derën. E lamë të ulej djaloshin shqiptar dhe Louis bisedoi gjatë me të dhe më në fund bleu diçka të vogël. Ai tha se kishte ardhur vetëm për të nxehur tregëtarin tjetër. Një qerrata i shkathët dhe i mprehtë. Arnautët kishin një mbiprodhim të madh në vend. Shqipëria është një vend i varfër, i cili në raport me varfërinë e tij ka një popullsi tepër të dendur dhe prandaj çdo vit zbresin shumë shqiptarë nga malësitë e tyre në ultësira, ku ata si tregtarë shumë inteligjentë dhe nismëtarë, depërtojnë deri në Karlstadt në Kroaci, madje deri në Agram.

Shkova vetëm me Draskovicin te Pashai. Louisi për tu prezantuar dhe unë për ta falenderuar për zaptijen që nuk e përdora. Këtu na ndodhi një incident i rëndë dhe i pakëndshëm me konsullin tonë, çka ishte diçka e re për mua, por Louisi nuk u befasua pasi Jovanovic e njihte qysh në vitin 1898 në Beograd si një njeri të trashë, mendjemadh dhe të pakëndshëm. Edhe Bornemisza Gyula më tha më vonë se Jovanovic ishte i trashë dhe mendjemadh.

Ditën tjetër mora udhën me kalin Dorat bashkë me Draskovicinpër në Cajnice, në Bosnje dhelashë Sanxhakun, të cilin oficerët austriakë nuk e quanin Sandschak, por për shkak të stacioneve të këqia e quanin ‘Shand-sack’. Sanxhaku, i pushtuar nga Austro-Hungaria si njedhojë e vendimeve të Kongresit të Berlinit, formon ose të paktën duhet të formojë një pykë midis Serbisë dhe Malit të Zi. Por pushtimi perandorak, që duhet të veprojë është një mashtrim. Së pari popullsia e atyshme nuk ka pikë respekti ndaj ushtarëve tanë. Së dyti, në të vërtetë ne mbajmë të pushtuar vetëm rrugën (Cajnice-Prijepolje). Ushtarët tanë patjetër që në Sanxhak janë bartës të kulturës dhe sjellës të kulturës të shkallës së parë (rrugë, shtëpi, tubacione uji, telefon, varreza, komfort europian, gazeta etj.) por gjithsesi kultura mbetet diçka e huaj për popullsinë dhe kjo kryesisht sepse ne nuk jemi fare në kontakt me popullsinë dhe përveç kësaj as nuk kërkojmë kontakt.

Turqit nuk bëjnë asgjë. Gjithçka këtu është punë e ushtarëve tanë. P.sh. udhëtohet pa kalë 40 km apo më shumë nëpër një shkretinë gjithë gurë, pa ujë dhe pa karrocë. Në çdo tetë kilometra apo më shumë larg nga njera tjetralartësohen ndërtesa të vetmuara, të vjetra, nganjëherë gjysmë të rrënuara, një han turk, ndërsa në mes të kësaj shkretine gjarpëron një rrugë e gjerë e mrekullueshme me zhavorr, ura të shkëlqyera nëpër serpentinat e mëdha. Sheh se këtu nuk është kursyer as para as kohë për të ndërtuar në këtë vend të egër një rrugë ushtarake të klasit të parë. Buzë rrugës shihet një rradhë e dyfishtë shtyllash telegrafi qëkanëlinjat ndërkombëtare, turke dhe austro-hungareze. Ndonjëherë sheh mbetje të rrugës së vjetër ushtarake turke të shtruar, e cila të çon deri në Bosna-Serai (Sarajevo) dhe kjo sipas një gojdhane u ndërtua nga një princeshë që banonte në Dormitor.

Nëse e di se disa qindra kilometra anash kësaj rruge nuk has as edhe një rrugë qerresh, atëherë kjo rrugë tëbën shumë përshtypje. Udha duket të bëhet një fill, i cili në këtë vend të shkretë lidh postat tona me pjesën tjetër të botës. Herë pas here sheh një ndërtesë të bardhë. Këto janë stacionet tona ushtarake, të cilat gjithmonë ndërtohen në një pikë të lartë, vrojtojnë rrugën në mënyrë që të mos shkatërrohet apo të ndërpritet qarkullimi. Vetëm kjo udhë dhe këto ndërtesa janë pushtimi ynë në Sanxhak, pasi disa kilometra anash udhës, ajo tashmë bëhet e pasigurtë dhe prandaj nuk kemi se ç'të kërkojmë. Dëshmia më e qartë e kësaj ishte sepse megjithëse zona Sanxhak arrin pothuajse deri në Berane, gjithsesi unë nuk munda të shkoj më tej se Pljevlja, madje edhe oficerët tanë kur në pranverë ndërmarrin stërvitje të mëdha me kalë, këtë mund ta bëjnë vetëm me lejen dhe nën mbrojtjen e Pashait të Pljevljas. Kësisoj po aq mirë mund ta shënoje të gjithë Shqipërinë sikur i përkiste monarkisë, ashtu si edhe Sanxhakun. Është një mashtrim i padëgjuar nëpër harta, që zona midis Limit dhe Taras të shënohet si e pushtuar ushtarakisht nga Austro-Hungaria, ku nuk gjendet as edhe një ushtar i vetëm austriak. Ne, si njerëz jo të rrezikshëm në Sanxhakun verior vetëm do të durojmë, por nuk kemi kurrfarë ndikimi dhe mbetemi vetëm të huaj dhe miq. Prandaj Sanxhaku patjetër në vitin 1908 do të dorëzohet.

Të bien në sy dhe janë shumë të bukur kostumet e Sanxhakut. Ndonjëherë burrat e mbështjellin të gjithë kokën me një pëlhurë të lehtë në ngjyrë të kuqe të ndezur, të cilën e rrotullojnë edhe rreth qafes, kështu që i duket vetëm një pjesë e dalë e fytyrës.

Nga Sanxhaku shkuam me kalë nëpër Cajnice, Sarajevo dhe Busovaca për në Travnik. Në Sarajevo pas një udhëtimi dy ditor arritëm të laheshim komplet. Në Ilidza shkuam përpara pa e vizituar dhe pastaj më tej në Busovaca. Drejt Busovacas vendi ishte më pak malor se sa më tej në jug dhe merrte një formë kodrinore. Kodrat e ulta dhe luginat e lagështa janë të mbushura me dru verri. Prej ‘Bosna Ravna’ (Rrafshina Boshnjake), siç emërtohet Bosnja në këngët kreshnike, nuk dallon asgjë. Bosna ravna quhet Bosnja vetëm në raport me pjesën malore që gjendet më tej në jug (Shqipëri, Sanxhak, Mali i Zi). Vlen të përmendet se në këngët kreshnike boshnjake nën emrin ‘Sibinjani Janko’ është Hunyady Janosh. Ndër të tjera thuhet “kështjella e këtij është në Sibinin malor”. Për këtë Sibin është dhënë njëkohësisht dëshmia Nagy Szeben (Sibiu, Hermanstadt) që nuk është Hermanstadt por Sibiu është emri i vjetër i këtij qyteti, përkatësisht Szeben.

Në mbrëmje, përpara Busovacas, filloi të errej dhe të binte shi, kështu që 8 kilometra përpara Busovacas u kthyem në një han. Shkuam në një si lloj sofite, tek e cila gjithsesi gjysma ishte e mbuluar me një lloj tavani. Në njerën anë kishte një oxhak ku ishte ndezur zjarr, në mes të dhomës kishte një tavolinë të rrumbullakët të ulët, vetëm 20 cm e lartë, mbi të cilën servirej një tas i madh me supë patatesh. Rreth tavolinës u ulën disa boshnjakë, të gjithë katolikë fanatikë. Ata na bënë vend, na dhanë bukë dhe disa lugë. Ne u ulëm këmbëkryq përpara se të hanim dhe hëngrëm nga tasi i përbashkët. Pas supës pati salcë kosi dhe pastaj kafe. Pas të ngrënit shkuam në dhomën e gjumit të hanxhiut, meqënëse ne si miqtë më të mirë të tij viheshim nën mbrojtje në këtë dhomë dhe kësisoj u shtrimë aty. Porta e kësaj dhome, e cila ishte si një birucë e vogël me dritare edhe më të vogla, të çonte drejt në stallë. Pjesa më e madhe e dhomës zihej nga një si 11 oj podiumi ku edhe fjetëm. Në njerën anë ishte një shtrat druri ku s' kishte vend as edhe për një njeri, por ku kishin zënë vend hanxhiu me një fëmijë të vogël. Aty përbri gjendeshin stallierët, pastaj unë dhe përbri meje Louis. Ndërkohë në fund të dhomës ishin shala jonë bisagi, çanta ime e shpinës e kështu me rradhë. Kështu u shtrimë gjatë natës, të vendosur në rradhë si sardele të thara. Mbi disa jastëkë, të cilat na i dërgoi hanxhiu, vendosëm palltot tona të lagura, të cilat ishin spërkatur me dhë (uji me këtë lloj dheu, siç e pamë ditën tjetër, formonte një lloj balte të verdhë), u shtrimë dhe bashkë me Louisin u mbuluam me pallton e tij boshnjake. Kur u shtriva u vendosa fillimisht nga e majta, pra kundrejt stallierit, kur ai nëpër gjumë më ngacmonte me dorë në fytyrë. Kështu u ktheva në të djathtë. Pavarësisht faktit se parketi i podiumit ishte tejet i fortë, fjetëm shumë mirë deri në mëngjez. Vetëm se Louisi dhe unë e tërhiqnim pallton nëpër gjumë herë njeri dhe herë tjetri.

Meqë Dorati në Busovaca ishte sërish jo mirë, vendosëm që unë rrugën Travnik-Jajce ta bëja me tren. Morrëm vesh se treni prej Travnik për në Jajce shkonte në orën një dhe prandaj vendosëm që Louisi ditën tjetër duhej të nisej vetëm dhe herët për në Travnik, në mënyrë që të arrinte herët në Travnik dhe të porosiste aty një karrocë për Doratin. Unë duhej që të vijoja duke e mbajtur Doratin për freri. U bë siç e patëm diskutuar, por Louis mësoi se treni i Travnikut do të kalonte në orën 12. Prandaj ai la në një shtëpi një letër në lidhje me këtë, me të cilën më kërkonte që të vijoja sa më shpejt që të ishte e mundur dhe kështu 12 kilometrat e fundit përpara Travnikut i kalova me vrap brenda një ore e gjysmë. Megjithë rrebeshin, në Travnik mbërrita në kohën e duhur por meqenëse nuk kishte asnjë karrocë në dispozicion mu desh të prisja deri ditën tjetër. Ndërkohë Louis shkonte më tej me kalë. 

Një boshnjak ortodoks, pra serb, i cili kishte shërbyer dy vjet dhe një muaj në Vjenë si ushtar dhe kësisoj dinte pak gjermanisht më dha shpjegime mbi popullsinë e Travnikut. Katolikët e quanin veten ‘Horvat’ (Kroat), muslimanët ‘turq’ dhe ortodoksët ‘serbë’. Shumë nga ata, të cilët e quanin veten turq, megjithëse ishin muslimanë, ata të shtresave të ulta të popullsisë me të cilët ne komunikonim, nuk dinin ose e dinin shumë keq turqisht. Osmanllinj nuk ka në Bosnje. Ata ishin të paktë dhe shumë muslimanë kanë emigruar qysh nga pushtimi. Kjo vlen për pothuajse gjithë Bosnjen e veriut dhe përsa u përket serbëve dhe turqve kjo vlen edhe për Bosnjen e jugut. Katolikët në Bosnjen e jugut nuk e quanin veten kroatë por boshnjakë dhe ky emër rrjedh qysh nga koha e mbretit boshnjak, përpara pushtimit turk, ndërsa në jug edhe koncepti i përgjithshëm Bosnje nuk mbulon aspak Bosnjen e sotme, por shtrirjen territoriale të mbretërisë së vjetër të Bosnjes. Popullsia në jug, me emrin Bosnje shënon edhe pjesë të Hercegovinas, të Sanxhakut dhe një pjesë të Shqipërisë. Këto të gjitha nuk i dëgjova vetëm nga serbi që njoha në Travnik por i dëgjova të përsëriten nga të tjerë.

Bosnja është një shembull i mirë për të kuptuar se çfarë ndikimi ushtron feja mbi karakterin dhe se si nëpërmjet rrethanash të jashtme mund të ndryshojë një popull dhe se si në traditën e popullit mbeten të ruajtura fakte të vjetra. Në Travnik, ditën tjetër e çova Doratin në stacion dhe në vagon hodha kashtë, sanë dhe tërshërë, në mënyrë që Dorati të kishte çfarë të hante deri në Jajce. Mora një biletë të klasit të tretë dhe shkova në vagonin e kuajve. Në njerin stacion emri i të cilit nuk më kujtohet, hyri faturino për të kontrolluar biletën. Pranë meje ishte Dorati që po bënte diçka jo të hijshme. Unë po dremisja në sanë duke përdorur shalën si jastëk. Faturino më kujtoi si stallierin e “zotit baron” dhe pyeti, “A udhëton edhe baroni me këtë tren?”. Për të thënë të vërtetën unë iu përgjigja “po”, ndërkohë që ai nisi bisedën dhe në mënyrë shoqërore më pyeti se prej nga vinim e të tilla si këto. Megjithatë bisedimi nuk zgjati shumë, meqenëse treni ndalonte vetëm disa çaste në stacion dhe faturino nuk ndjente kurrfarë kënaqësie të udhëtonte në vagonin e kuajve deri sa të vinte stacioni tjetër. Në Jajce mora me qira një vagon, e lidha Doratin te karroca dhe shkova më tej drejt Tetrovo Selo.

Udha prej Jajces deri në Jezero shkonte përgjatë bregut të liqenit, i cili ishte krijuar për shkak të formacioneve gëlqerore vullkanikë. Nepërmjet sedimentit vullkanik gëlqeror bllokohej edhe lugina e Jajcës. Përpara dilnin katarakte, të cilat favorizonin formimin e sedimenteve vullkanikë gëlqerorë dhe kësisoj një pjesë e madhe e luginës ishte nën ujë. Pikërisht pas Jajcës sedimenti sinter formon tarraca të vogla, të cilat janë të lidhura me njera tjetrën me anë ujvarash. Skaji i një tarrace të tillë formohet prej gumës së sedimentit vullkanik gëlqeror. Këto guma kijohen nëpërmjet një depozitimi gëlqerori mbi një lloj myshku dhe lartësohen rreth 20 cm mbi nivelin e ujit. Dhe mbi to rritet myshku i lartpërmendur, i cili nga baza nis e mvesh gjithmonë e më tej në lartësi. Me kalimin e kohës gumat do të bëhen më të gjera, më të larta dhe më të mëdha, derisa dalin nëpër to barëra, gëmusha, madje pemë, pikërisht dru verri dhe shelgje. Në përgjithësi basenët e ndërtuar nga këto guma, ashtu si në të gjitha tarracat prej sedimenti vullkanik, janë në formë rrethore dhe kanë ujë të kaltër dhe të shkëlqyer. Të tilla guma, të vendosura si shkallë-shkallë mbi njëra tjetrën, ndonjëherë shtrihen tërthor nëpër të gjithë lumin, përkatësisht liqen në trajtë lumi dhe ndërpriten vetëm nga disa vende të tërthorta, në të cilat ujët rijedh si nga një kanal shkarkimi. Në të tilla vende rryma është tepër e shpejtë dhe kësisoj nuk mund të lejojë aspak vendosjen e myshkut. Në vende të tjera të rrymës lartësohen sërish pemë të mëdha ose gëmusha mbi ishuj të vegjël që pjesën e poshtme e kanë të mbuluar krejtësisht dhe duket sikur rriten mbi ujë. Aty ku sipërfaqja e ujit ka pjerrësi të mëdha apo ekzistojnë ekskluzat, në mes të lumit mbi hunj të lartë lartësohen mullinjtë primitivë. Mbi të gjitha duket bukur kur mbi gumat e sedimentit vullkanik rriten pemët dhe mes gjelbërimit të gjetheve shfaqet ndonjë nga mullinjtë primitivë, pellgu i kaltër dhe shkuma e bardhë. Në krijimin e një liqeni të tillë artificial, si ky i Jezeros dallohen tri faza. E para një rijedhë e butë uji. E dyta disa guma të tejshtrira. E treta formimi i tarracave shkallë-shkallë. Nëse ky formim sedimenti vullkanik vepron, atëherë në këtë mënyrë liqeni bëhet gjithmonë edhe më i madh. Por dheu, lluca, kallamat, shkurret dhe pemët gjithmonë veprojnë kundër dhe e shtyjnë terrenin që gjendet pas gumës. Këtë veprimtari mund ta vëresh mjaft mirë në udhën nga Jajce deri në Jezero dhe kështu më në fund mund të dallohen në liqen pesë zona të ndara mirë.

  • Zona e ujëvarave, katarakteve dhe kaskadave.
  • Zona e liqenit të thellë
  • Zona e kulmakut
  • Zona e kulmakut dhe e shelgjeve
  • Zona e luadheve të lagështa.

Liqeni i Jezeros duhet të jetë mbi 100 metra i thellë. Githsesi thellësia e tij duhet të jetë diçka më e vogël se sa lartësia e të gjithave kaskadave sëbashku dhe kjo është në fakt shumë më tepër se 50 m. Kësisoj, formimi i liqenit si te Jezero përsëritet në Bihac, Plitvica dhe Slunj si rrjedhojë e përmbajtjes gëlqerore të ujit.

Në Jezero ndala rastësisht përpara një ndërtese shumë të këndshme, si tip vile dhe pyeta një europian se çfarë hoteli ishte ky. Përgjigja ishte “Nuk e shihni?” apo diçka e tillë e paqartë, por gjithsesi përgjigje disi vulgare. Unë u nxeha, pashë hotelin pa mbishkrim dhe i thashë, ”Gjithsesi, hotelet në Europë kanë mbishkrime në mënyrë që të njihen. Mendova se edhe këtu sundonin marrëdhëniet e Europës perëndimore dhe jo ato turke.” Burri u nxeh dhe u zhduk në ndërtesë dhe sakaq pashë se ishte vetë hotelieri ai të cilit i kisha thënë këto fjalë.

Një specialitet dhe gatim i famshëm i Jezeros janë të ashtuquajturat ‘trofta të pjekura’. Mendoj se ky as nuk është specialitet dhe as troftat e këtushme janë më të mira se në vendet e tjera. Në liqen u futën disa boshnjakë me një barkë për t'i shtyrë për në shtëpi një tufë patash. Kjo ishte diçka origjinale dhe unë u zbavita shumë prej pazotësisë së tyre për sa i përket barkës. Të njejtën gjë bënë edhe boshnjakët e tjerë që gjendeshin në breg.

Prej Jezeros, duke pushuar vetëm në Vacar Vakuf, shkova nëpër natë në Kljuc, ku kishte nxituar përpara meje Draskovic. Draskovic në një ditë kishte bërë rrugën Bujovaca-Jajce dhe ditën tjetër Jajce-Kljuc. Por kjo kishte qenë e tepërt për Djogatin dhe në Kljuc kafsha i kishte kyçet të enjtura. Edhe Dorati ishte disi i lodhur, por mëse i shëndetshëm. Nga ora dhjetë i pastruam të dy kuajt, pimë kafe dhe në orën dymbëdhjetë hëngrëm. Ndërkohë u nisëm për në Petrovac dhe ditën tjetër shkuam më tej me kalë për në Bihac. Qëndruam në hanin Begovac dhe pimë kafe.

Në këtë vend, një karrocier nga Bihaci na propozoi për të udhëtuar për atje. Kur i thamë se nuk mund të paguanim taksën, ai na çoi falas. Ndërkohë dikush duhej të sillte kuajt tanë më këmbë deri në Bihac. Ne e pranuam gjithë gëzim ftesën e Dervish Haxhi Adiç (kështu më dukej se quhej karrocieri). Bihaci dhe Begovaci ishin tridhjetë kilometra larg njeri tjetrit.

Vumë re se të gjithë njerëzit (fshatarët) këtu në Bihac mbanin percin (gërshet) dhe madje edhe muslimanët edhe katolikët edhe ortodoksët. Nga Bihac na ranë në sy feste të shumta malazeze dhe kur e pyetëm karrocierin në lidhje me këtë ai tha, “Më parë, domethënë para disa vitesh, këtu nuk kishte as edhe një. Tashmë po shtohen si rrjedhojë e propagandës serbe, pasi njerëzve këtu i pëlqejnë rusët.” Rusi, serbi, malazezi, siç del nga ato që u thanë, këtu të gjithë një, pra ortodoksë. Vendimtare është vetëm se këto të gjitha janë shtete ortodokse.

Në të gjithë këtë vend, deri në Petrovac, ka njerëz shumë të bukur. Ibro Kaptanovi ishte p.sh. një burrë me një konstrukt të shkëlqyer, me një hundë shkabonjë të bukur, sy të mëdhenj të zinj, flokë të zinj, kryesisht me tipare të këndshme dhe fisnike, të cilat bien në sy dhe një trup të lidhur dhe shumë të bukur.

Në Bihac unë dhe Draskovic gjatë gjithë kohës ishim miq të Barcsay dhe Berks, në hotelin Kaiser. Këta na prisnin vetëm mbrëmjeve dhe donin të udhëtonin drejt nesh me karrocierë dhe karrocë private për të na takuar. Por meqenëse tashmë ne vetë ishim në Bihac në orën pesë pasdite, shëtitja me karrocë nuk u bë. Barcays u gëzua shumë që më pa dhe më përshëndeti si Siebenburgezi i parë që po vizitonte në Bosnje. Ai ishte si gjithmonë gazmor, madje edhe Louisit iu duk tërheqës. Draskovici ishte njohur me Barcays në një mënyrë të çuditshme. Barcays priste në Bihac në fund të korrikut disa individë të dyshuar dhe i dha urdhër xhandarmërisë që me mbërritjen e tyre menjëherë t' i njoftonin hyijen e tyre. Ndërkohë u dukën në të vërtetë të tri individët që priteshin. Përveç këtyre mbërriti edhe Draskovic, i cili dukej si vagabond dhe as që e kishte idenë se Barcsay ishte në Bihac dhe për më tepër sipas njoftimeve të mia e besonte se ishte në Cajnice. Pastaj kur unë dhe Louis e diskutuam përfundimnisht udhëtimin tonë në maj të vitit 1899, Barcays, nga i cili isha ftuar në Bosnje, ishte në të vërtetë ende në Cajnice. Ai u tranferua në Bihac vetëm në fund të korrikut, prandaj edhe unë nuk munda ta njoftoj Louisin, i cili e kishte nisur udhëtimin e tij në fund të qershorit. Në Bihac, Draskovic tashmë u njoftua si individi i katërt i dyshuar dhe raporti iu parashtrua Barcsays. Barcsay e dinte nga mua se unë kisha caktuar një takim me kontin Draskovic në Cajnicë. Ai kërkoi ta njoftonin nëse personi i katërt ishte konti Draskovic dhe kur i njoftuan këtë, atëherë ai njohu Louisin.

Nga Hoteli Kaiser, unë dhe Louisi shkuam me Giinter dhe Lothar Berks (një ish Theresianist) në fillim në bashki te Barcsay dhe ndërkohë edhe te Berks. Më vonë me trimat e Berks shkuam te kafexhiu, Hasan Çaushi, një turk plak që nuk dinte as edhe një fjalë sllavisht. Hasani ishte një njeri shpatullgjerë, disi i kërrusur, trup vogël me mjekër dhe mustaqe dhe hundë të shtrembër, i pisët sa s'bëhet, me një çallmë në kokë dhe me rrecka. Aty pimë kafe. Djalin e tij, Aliun, një djalosh inteligjent dhe i mprehtë, Louisi e mori si shërbëtor personal.

Në Bihac kishte disa shtëpi të vjetra që binin në sy. Në përgjithësi qyteti është shumë më europian se sa këta që kaluam deri tani. Krahas Sarajevos, Bihac duhet të jetë qyteti më europian në të gjithë Bosnjen.

Me nëpunës të ndryshëm folëm shumë për Kallay. Nga nëpunësit ai qortohet shumë. Nga të gjithë pretendohet se ai punon vetëm për momentin. Në të vërtetë askush nuk e mohon se ai ka bërë shumë gjëra të mira dhe që kanë vazhdimësi, megjithatë shumë zbatime të reja mallkohen, ato që e verbojnë të huajin por që mbeten pa u kapur nga turqit. Në të vërtetë një pazar turk dhe aty përbri një tramvaj elektrik (Sarajevo), duken paksa komike. Njeri vjen qysh nga shekulli XIV, tjetri nga shekulli XIX dhe pesë shekuj kapërcehen nëpër këtë zhvillim të vrullshëm në Bosnje. Më tej Kallay u qortua sepse ai për realizimin e këtij qëllimi marramendës kishte shpërdoruar shumë para nga arka boshnjake, e cila kishte mbetur bosh si dhe për ekspozime e të tjera si këto, të cilat muned të ishin përdorur shumë më mirë diku tjetër. Por të gjitha këto qortime, nga të cilat një pjesë mund të ishte e vërtetë, gjenden sqarime të lehta dhe të natyrshme. Kallay i ngarkoi zyrtarët e tij deri në kulm dhe e shfrytëzoi këdo ashtu si mundi. Gjatë udhëtimit tim munda të konstatoj një regjim autokratiik, patjetër edhe të shoh, se shumë zbatime mbeten të pakapshme për popullin, pasi ato u fashitën shumë shpejt.

Nga Bihac bëmë disa shëtitje në Ostrozac, Ilidza dhe Brenovo Tjesno. Kur në njërin rast miku ynë i ri, Dervish Haxhi Abdiç, i cili kishte bërë një shëtitje prej Bihac për në Bisag, i duhej të sillte Louisin dhe Barcsay ia tha këtë Dervishit, ky u shpreh se këtë e bënte falas. Por Berks, për të shmangur çdo dokument të një shpërdorimi administrate, nëpërmjet Barcsay tha se kjo nuk shkonte. Por Dervishi tashmë papritur nuk donte të udhëtonte me 10 korona, por kërkonte 14 korona. Nga ato që tha Barcay, Dervishi u shpreh se ose udhëtonte falas, pasi e kishte për zemër kontin Draskovic ose do të udhëtonte kundrejt parave. Mirëpo në këtë rast ai nuk bënte asgjë me më pak se 14 korona. Nëse do të paguhej, donte të paktën të paguhej mirë. Meqë Dervishi nuk do të udhëtonte falas nuk mbeti gjë tjetër veçse të paguhej me 14 korona. Që në këtë situatë në vend të Dervishit nuk ishte marrë me qira një tjetër, shkak ishte se Draskovic në nisjen e tij ishte lutur në veçanti që t'i dërgonin Dervishin sepse nga muhabeti i ishte dukur shumë tërheqës. Barcsay dhe Berks u ndienë të detyruar ndaj kësaj lutjeje. Sjellja e Dervish Haxhiut është tipike për këtë popullsiboshnjake dhe e shpjegueshme prej karakterit të tyre të pavarur dhe të natyrshëm.

Por ky Dervish i gjorë në një udhëtim tjetër me ne pati një fatkeqësi të madhe sepse iu thye aksi i pasmë i karrocës. Ne ecëm më këmbë, kur unë papritur dëgjova kërkëllitje ritmike apo gërricje të rrotës kundrejt koshit të karrocës dhe nga kjo ndihej një shtytje e rregullt. Qëndrova ulur. Lothar tha “Ej, le të ulemi te rrota”. Ndërkohë u hodh dhe konstatoi thyerjen e aksit kur ne ecnim më këmbë. Dervishi i vuri aksit të tij binarë druri, këto u lidhën dhe kështu udhëtoi ditën tjetër për te Louis.

Në Dremovo Tjesmo pashë disa kuaj të mirë, sidomos një kalë të bardhë të Haxhi Selman Bej Corovic, kryetari i bashkisë së Cazinit. Ky ishte një kalë i bardhë, i fortë dhe i mrekulllueshëm. Ai të dukej në të vërtetë i fortë midis kuajve të vegjël boshnjakë, megjithatë ishte më i madh dhe të kujtonte një kalë arab. Ai ishte më i madh dhe disi më i rëndë se sa kuajt shqiptarë dhe vithet i kishte mjaft të zhvilluara. Nëse të gjithë kuajt boshnjako-arabë do të ishin kaq të bukur, ky do të ishte një 11 oj i mrekullueshëm. Këtë duhej ta provoje edhe me kuajt e fshatarëve rumunë në Siebenbiirger, në vend që ta kryqëzoje me racën angleze.

Por në Bosnje bëhej diçka dhe shihej një qeverisje gjithë pikësynime, ndërsa në Siebenbiirger shihej qeverisje ‘parlamentare’, d.m.th. ekzistojnë marrëdhënie apatike. Edhe rrugët e tregoj në këtë. Një përfaqësues rrethi në Bosnje duhej të përpiqej t'i mbante në gjendje të mirë rrugët e tij, siç është pjesa më e madhe e rrugëve në Siebenbiirger. Sa keq! Natyrisht në Bosnje zyrtarët emërohen dhe në Hungari paguhen.

Shëtitja e fundit që ndërmorra me Louis, Barcays dhe të gjithë familjen Berks prej Bihac me kalë dhe me karrocë, ishte nga liqeni Plitwitze, prej nga unë me Louis duhej të shkonim nëpër Karlstadt dhe Agram për në Bisag. Familja Berks, me pëijashtim të Lothar shkoi me karrocë. Lothar dhe Barcsay shoqëruan Louis dhe mua që udhëtonim me kuaj, respektivisht me Djugatin dhe Doratin.

Udha deri në Plitvica dhe pastaj më tej deri në Slunj shtrihej nëpër Lika, ish zonë kufitare. Dalloheshin zona karstike kodrinore dhe e mbuluar me shkurrnaja, pyll dhe lëndina dhe tejet e lënë pas dore (prandaj edhe jo pjellore) dhe me një popullsi të rrallë, nga një lloj fisi i quajtur Likaner.

Tashmë në Bosnje, në rrethin Bihac ka rreth 50 000 Likanerë si të ardhur, me të cilët Barcsay merret shumë. Likanerët janë pasardhës të banorëve të vjetër që banonin në kufi. Në vitin 1899 patën vetëm një tipar të mirë: besnikërinë. Përveç kësaj janë pijanecë (gjithsesi pinë kryesisht verë), të pagdhendur, të dhunshëm, gënjeshtarë. Në Bosnjë ata erdhën si njerëz shtegtarë deri në Sanxhak dhe si argatë deri në Bihac. Ata dallohen lehtë nga të gjithë banorët e tjerë të atyshëm pasi kanë një kapele të ulët të zezë, nga forma e mjekrës dhe nga një jelek i veçantë prej lëkure deleje apo më shpesh prej dhie. Ky gëzof është i gjatë. Ai arrin pothuajse deri te gjuri, pa mëngë dhe me qime nga jashtë, por që më shpesh mbahen nga brenda. Në përgjithësi ky lloji i fundit është i shëmtuar, pasi kudo në skajet, dalin nga brenda qime të gjata të zeza të lëkurës së dhisë. Për tu shënuar janë edhe çarapet e zeza të Likanerëve, ku shpesh vishen një palë të shkurtra mbi një palë më të gjata, gjë që gjithsesi është e shëmtuar.

Prej vitit 1899 deri në vitin 1912 Lika ka pësuar një ndryshim të madh, pasi gjatë kësaj kohe propoganduesit serbë ia arritën të rrënonin besnikërinë e Likanerëve.

Në Plitvica ka 15 liqene, pjesërisht të mëdhenj por me madhësi të ndryshme, të cilët sëbashku kanë një gjatësi prej rreth tetë kilometra. Liqenet bashkohen vetëm nëpërmjet ujëvarave, të cilat shpesh rrethohen nga drurë dhe shkurrnaja, që të krijojnë përshtypjen e një rruge ujore të improvizuar por jo të natyrshme. Nëpërmjet numrit të madh të këtyre ujëvarave të vogla gabohesh për sasinë e ujit dhe e mbivlerëson lehtë. Mendon se kudo nëpër pemë rrjedh uji, por nuk është kështu.

Gëlqerori i tretur në ujë godet si lymë gëlqereje të gjitha sa janë në ujë (trungje druri, myshkun, barin dhe vetë shtratin e liqenit) edhe atëherë kur objektet janë të mbuluara vazhdimisht nga uji. Lymi dalëngadalë merr një strukturë kokrrizore, ndërkohë forcohet dhe mvesh gjithçka si një kore. Liqenet vetë janë në ngjyrë të kaltër në të gjelbër dhe shumë të bukur. Prej Plitvicas shkuam me kalë drejt Slunj.

Përpara Slunj shihej një peizazh i bukur që të ngërthen. Një rrafshinë e dallueshme, në largësi disa pemë të mëdha plepi përpara një rrënoje të bukur, përbri disa ndërtesa të mëdha, në sfond disa kodra, nën diellin që po perëndonte gjithçka shkëlqente magjishëm dhe përqark një qetësi e këndshme, disa fusha me grurë dhe një lumë i qetë, i kaltër dhe e gjitha kjo të krijonte përshtypjen e një peizazhi ideal italian. Kjo ishte kaq e bukur, sa unë mbeta dhe e shijova pamjen e bukur të paktën për pesë minuta derisa Louis, duke ardhur nga pas, më zgjoi nga soditja.

Matanë Slunj, unë dhe Louis hoqëm dorë nga kafeja turke. Ne ishim mësuar në rrugë pothuajse para çdo hani të qëndronim, t'i linim kuajt të qetësoheshin dhe të pinim një ose më shumë filxhanë kafe. Prej Slunj e më tej nuk kishte asnjë han por vetëm lokal ku mund të merrej vetëm verë, ujë me sifon apo ujë mineral dhe ndonjëherë vezë. Gjithmonë ishte biseda e mëposhtme stereotipe, “Çfarë ka për të ngrënë?” “Asgjë”. Po njësoj: “Ka djathë?”, “Jo.” “Proshutë“? ”Jo”. “Çfarë mund të marrim?” “Bukë,verë, Slibowitz“Atëherë na jepni bukë dhe ujë”.

Prej Slunj vijuam me kalë për në Karlstadt dhe pamë shinat e hekurudhës Fiume-Agram (Rijeka-Zagreb). Tashmë udhëtimit po i vinte fundi dhe ishim sërish në Europë. Viset e Karlstadt janë një rrafshinë e madhe me kodra të buta, popullsia punëtore dhe e rregullt. Ata banojnë në blloqe shtëpish të larta dhe të bukura, të cilat janë të ndërtuara jo vetëm me trarë katërkëndorë por edhe me shtalka dhe kësisoj të kujtojnë blloqet e shtëpive suedeze. Të gjitha shtëpitë janë të bukura, të rregullta, me dritare me xhama që janë herë pas here shumë të mëdha dhe duken shumë të bukura nga druri në ngjyrë të hirtë dhe i përpunuar.

Në përgjithësi Kroacia më la një përshtypje të mirë, natyrisht duke patur si ciceron Louisin. Louis me tregoi shumë për marrëdhëniet e qeverisë, u ankua për shtypjen nga ana e saj dhe më tej veçanërisht për shkak se familja e tij ishte në opozitë, ajo kërkonte ta rrënonte ekonomikisht e të tjera si këto. Nëse e sheh si i paanshëm edhe vetëm gjysma e këtyre fakteve përputhet, kësisoj qeveria në Kroaci ka rënë në mëkate të mëdha, të cilat do t' i lajë keq. Mendoj se është siç tha Louisi. Industria mungon krejtësisht në Kroaci. Përse? Qeveria kërkon ta pengojnë rritjen e mirëqënies së popullsisë, në mënyrë që ta ketë krejtësisht në duart e saj e kështu me rradhë. Nëse kjo varfëri do të mbetet po kjo apo nëse popullsia megjithë kalimin e kohës, këtë apo atë mbiprodhim nuk e arrin me forcat e saj ekspansive, si p.sh. në Bohemi dhe nëse kjo më vonë sërish nuk bëhet si vlerësohet tashmë në Bohemi, kjo gjë nuk është e lehtë të përcaktohet. Nëse varfëria në Kroaci krijohet artificialisht, atëherë ky ekspansion me kalimin e kohës nuk do të mund të përmbahet. Në zgjedhje duhet të ndodhin mashtrime të pabesueshme. Të gjithë opozitarët në ditën e zgjedhjes duhet të merren në gjendje arresti, ku do të qortohen për lloj-lloj vogëlsirash. Pastaj pas zgjedhjes natyrisht do të lirohen sërish ekështu me rradhë. Tashmë duhettëpërhapet kudo një apati e plotë kundër veprimeve politike. E gjithë kjo është burimi i një urrejtje të madhe ndaj hungarezëve, e cila e ka qendrën në Agram dhe në Lika.

Prej Karlstadt mbërrita nëpër Agram dhe Jaska për në Bisag dhe prej Bisagut udhëtova për në Budapest, pastaj për në Szacsal. Prej 6 gushtit deri më 1 shtator lashë prapa rreth 830 km, prej të cilave 70 km me hekurudhë, pra udhëtim më karrocë, me kalë dhe më këmbë rreth 760 km. Nga kjo del një mesatare shtatëditore prej 29 km apo nëse nuk marrim parasysh pushimin pesë ditor në Bihac del një rezultat ditor prej 34 km. I gjithë udhëtimi im duke përfshirë kalin turk si dhe udhëtimin nga Szacsal për në Budapest dhe kthimin për në Szacsal më kushtoi 280 fl (560 korona).

Nga fillimi i shtatorit deri në fund të vitit isha vullnetar një vjetor në regjimentin 2 të husarëve dhe në të vërtetë së pari në Nagy Disznod (Heltau) dhe pastaj në Nagy Szeben (Hermannstadt). Komunikova me kontin Bethlen Arpad dhe baronin Bornemisza Tivvadar. Komandanti ynë ishte mjeshtri i kalorësisë, konti Reisersperger. Vullnetarë ishin ndër të tjerë konti Tisza Lajos, konti Szechenyi Palli, konti Nyari Ferencz dhe konti Bethlen Adam, biri i Arpadas. Lejen e krishtlindjeve e kalova në Vjenë. Në pranverën e vitit 1900 u transferova në Nagy Diszmond, pastaj erdhën manovrat. Në 8 gusht garnizoni i Nagy Szeben dha një gosti lamtumire të madhe për regjimentin tonë, meqë e linte përfundimisht vendin, ku ishin të pranishëm komandanti i trupave, Probst von Obsdorff dhe të gjithë gjeneralët. Pastaj u bë nisja. Udhëtimi u bë fillimisht përgjatë luginës së Maros për në Radna Lippa dhe pastaj drejt veriut për në Vilagos.

U ngërtheva nga ato vise, ku në shtator të vitit 1849 kishin vendosur fatin e Hungarisë dhe ku ishte krijuar një ushtri hungareze. Vijoja të ecja me kalë, i vetëm dhe në heshtje. Për shumicën e husarëve ishte e njohur ngjaija dhe këta tregonin pjesën tjetër për të cilën nuk dinin asgjë. Mund të dëgjoje shprehje “atkozott Vilagos” dhe shumë të ngjashme me këto. Prej Vilagos shkova në Kisjend.

Mbrëmjen e një dite pushimi e përdora për një shëtitje të vogël në rrafshinë. Ishte një perëndim dielli i mrekullueshëm. Por rrafshina nuk më pëlqeu shumë. Nuk kishte fare pika ku të shplodhje sytë. Në largësi shihje vende me pemë, të ngjashme me një pyll, ku nuk ishin gjë tjetër veç plepa dhe akacie dhe kudo horizonti - patjetër shpesh në një largësi të madhe - kësisoj kufizohej. Një vijë e drejtë ideale pothuajse nuk ekzistonte askund. Në këto pak vende, patjetër që është shumë bukur. Fizikisht dhe nga ana psikike rrafshina duhet të nxjerrë popuj nomadë, skithë, hunë, hungarezë, tartarët e kështu me rradhë. Mbi rrafshinë ndjen një shtytje, një ngacmim për tu endur kot në largësi e më tej, për të udhëtuar më tej me kalë, pa u ndalur, derisa të lodhet kali ose të kthehesh sërish buzë rrafshinës. Kjo është një lloj arratie nga rrafshina dhe gjithsesi për një të lindur aty sërish është e pamundur që të ndahet. Është një dëshirë e përhershme për të nxituar përmes saj pa pushim. Një endje e pafund, ky është rezultati i stepave të pafundme dhe po kështu vepron rrafshina psikikisht mbi njeriun. Edhe nga ana fizike bariu është i detyruar për ndërrimin e vendit dhe për atë është njësoj nëse ai duke u endur ngadalë me qindra kilometra futet në brendësi. Kudo rrafshina mbetet po e njejta. Ai mund të endet derisa të arrijë skajin dhe të kthehet sërish si dhe të endet sërish nga e para. Në këtë mënyrë rrafshina nxjerr pjesën tërheqëse të saj, por është e shkretë për dikë i cili është i mësuar me këto vise ku çdo kodër ka një formë të ndiyshme ku çdo luginë ka një kurbaturë të ndryshme dhe çdo përrua rijedh me një gurgullimë krejt të ndryshme. Shkretinë është rrafshina për atë që e njeh nuancën karakteristike vendore dhe është i mësuar me një atdhe individual të vogël dhe me luginën e tij.

Nga Kisjend manovrat më çuan mbi Arad dhe Temeswar deri në Iktar. Nga trupat teknike nuk shihej as edhe nj ë gj urmë dhe megjithatë vepronte një divizion trupash kavalerie kundrejt një divizioni trupash këmbësorie. Për llogore natyrisht ende nuk bëhej fj alë. Në Iktar manovrat u zhvilluan pa përfundim, të cilat ishin të bukura dhe interesante, por patjetër nga koncepti i sotmë ishin krejt jo të kohës dhe pa vlerë, gjë për të cilën më erdhi keq. Unë do ta kisha patur me gjithë qejf nëse do të kishin zgjatur edhe 14 ditë. Sigurisht nëse njeriu është kaq i ngathët si shumica e oficerëve tanë, nëse nuk e kupton që të organizosh sa më këndshëm që është e mundur çdo situatë me vaska, konserva e kështu me rradhë, nëse njeriu është i ndjeshëm ndaj ngatërresave të vogla dhe së fundmi në raste të pashmangshme nuk ka kurrfarë nuhatjeje, atëherë një manovër kthehet në një vuajtje. Përndryshe manovra është shumë e këndshme, pasi kjo ashtu si e gjithë jeta ushtarake e vartësve do të thotë të jetosh pa e vrarë mendjen, duke pëijashtuar edhe çështjen e parave. Si rijedhojë e kësaj nuk ke asnjë hall serioz. Ulesh mbi kalë. Koloneli do të të thotë se çfarë duhet të bësh. Fillon të bësh pushim. Urdhëri sakaq vjen se sa duhet të zgjatet pushimi. Ai anullohet. Manovrat mbarojnë. Për ku do të shkohet tani?

I sigurtë tashmë urdhëri vjen e kështu me radhë e kështu me radhë. Kjo sjellje prej budallai në zhargonin ushtarak quhet “bëjmë shërbimin” dhe në të vërtetë jo vetëm në manovra por edhe në kazermë. E vetmja çfarë ishte e mërzitshme ndër ushtarakët ishte pritja, pasi me shumë se gjysmë dite e kalon kot me pritje. Të pritet mjeshtri i kuajve një orë, atëherë husarët presin të paktën dy orë dhe vjen briadier- koloneli, kështu natyrshëm duhet të pritet përkatësisht edhe koloneli. Sapo të mësohesh me pritjen, atëherë çdo gjë është në rregull. Sorrollatjet e llojeve të ndryshme të rradhitura krahas njera tjetrës që të zgjojnë përshtypjen e veprimtarisë, mund të shënohen edhe si shërbim i mirë ushtarak.

Pas manovrave, pjesën tjetër të verës e kalova në Szacsal dhe vjeshtën e kalova në Vjenë, ku sërish u regjistrova në universitet. Në prill mora tim atë me vete në Venecia. Aty i ramë kryq e tërthor muzeve. Ajo çfarë në Baedeker ka dy yje është e bukur. Por përveç kësaj im atë besonte se do të njihte shumë ‘thesarë të fshehur’, të cilat nuk ishin në Baedecker. Në maj të vitit 1901 pati një stërvitje me armë në eskadronin e mjeshtrit të kalorësisë Bruic, të vdekur në vitin 1814 në Rozsnyo, pranë Brassos (Kronstadt, Brasov). Në qershor studiova sërish në Vjenë. Në përfundim të turneut tim të vitit 1899 doja të bëja një udhëtim për në Shqipëri në vitin 1901 dhe ministri Gobuchowvski më dha lejen, por dy ditë pas marrjes, në fund të qershorit u sëmura rëndë në Vjenë dhe deri në fund të gushtit mbeta në Szacsal. Në shtator gjatë shërimit, shkruajta trajtesën time ‘Shënime mbi dinosaurët kretazikë’, i cili doli në buletinet e Akademisë së Shkencave në Vjenë, në vitin 1903. Gjatë kohës që isha sëmurë vuajta nga absese të dhimbshme dhe të mëdha, të cilat dilnin pas njeri tjetrit në vende të ndryshme të trupit. Në tetor të vitit 1901 u rregjistrova sërish në Vjenë, pastaj u mora me fotografimet gjeologjike në Szacsal dhe pastaj u mora me gjueti.

Prej të gjitha llojeve të gjuetisë më pëlqen gjuetia e dhive të egra, mbi zonën pyjore nëpër lugjet e Retezatit, meqë mund të vrojtosh kafshët e egra nga lart. Më pak më duket tërheqëse gjuetia e dhive të egra ose kafshëve të tjera të egra nëpër zonat pyjore dhe pikërisht gjuetia me britma është aq më pak tërheqëse sa më i dendur është pylli apo shkurrnaja në të cilën futesh. Prandaj gjuetia e arinjve dhe gjuetia e derrave të egër rradhiten në vendin e fundit, pasi papritur të del kafsha e egër para teje dhe të duhet të qëllosh. Nuk mund t'i gëzohesh pamjes së kafshës së egër dhe kësisoj i gjithë lezeti përqëndrohet në çastin e shkurtër të goditjes. Të parat dhi të egra i kam qëlluar qysh në vitin 1899, kur baroni Josika Samu më mori në Petrile (në malësitë Retezat). Arinjtë e parë i kam qëlluar në vitin 1901 më malësinë Kudzsi, por disa javë më parë pata një gëzim më të madh, pasi ndiqja një ari të plagosur nga zoti Simën në zonën Tomessa të Retezatit për një gjysmë ore nëpër shkurrnajë dhe prandaj në çdo moment prisja sulmin e tij. Për fat të keq nuk pati asnjë sulm pasi kafsha e plagosur rëndë u përpoq të largohej dhe ashtu në ikje e sipër unë e qëllova.

Meqë në luginën e Hatzegut, ka lepuj, dhelpra, ujq dhe kaproj, të gjitha sigurisht në përmasa modeste, kjo zonë përpara 15 vitesh ka qenë një parajsë për të tillë gjahtarë, të cilët parapëqlejnë një gjueti të natyrshme, një gjueti në një rezervat kafshësh të egra.

Meqë edhe nisma gjeologjike më kërkonte shumë punë, u ktheva vetëm në fund të vitit 1901 në Vjenë. Në pranverën e vitit 1902 mora nga Akademia e Shkencave e Vjenës një subvencion prej 200 fl. për të hulumtuar në Milano një fosile reptili (Tribelesodonlongobardicus Bassani). Xhaxha Feri më dha edhe 100 fl. dhe me këto u nisa një mbrëmje me trenin ekspres për në Insbruck.

Në worgl gjithçka ishte e bardhë dhe kishte rënë dëborë e madhe. Shtëpitë e fshatarëve të këtyre viseve janë “Shtëpi tiroleze” të mirëfillta, shpesh me këmbatisje të gurtë. Në lartësinë e katit të parë ka një verandë që vjen përqark tri anëve të shtëpisë. Kornizat e dritareve janë të gjitha të gjelbërta, ndërsa veranda e verdhë në kafe. Çatia e sheshtë është e forcuar me gurë. Një shtëpi e tillë përfundon në anën e pasme me një plevicë pak të bukur të punuar me dërrasa. Të gjitha shtëpi janë në përgjithësi me pjesën e pasme që e rreh era dhe me një pjesë ballore të bukur që i shmanget rrahjes së erës. Kryesisht kanë një konfiguracion katërkëndor, ku ana më e shkurtër është kundrejt erës.

Në Insbruck, në oborrin e kishës, pashë mauzoleumin e perandorit Maximilian I. Përgjatë murit gjenden në çdo anë 12 statuja bronxi më të mëdha se përmasat reale, të cilat të japin një përkonceptim të madh. Ky është një mendim origjinal dhe guximtar, që në një kishë të vogël të krijosh një shetitore me 24 statuja, secila 2 metra e lartë, por ato kombinohen më së miri në brendësi dhe në qetësinë e tyre disi ngurrosëse dhe të madhërishme formojnë një roje të denjë të varrezës perandorake. Këta madhëri të nderuar janë të derdhur aq mirë, sa pothuajse të ze frika kur kalon para tyre dhe druhesh se ato mund të ngjallen, të zbresin nga bazamentet e tyre me një pushtet madhor dhe ta ngërthejnë elementin trazues të qetësisë së tyre. Kjo rradhë statujash të ngurrosura, por vetëm aq e pajetë sa një gardë, është e qetë dhe të le një përshtypje të thellë dhe më pëlqeu shumë. Nga Insbruck udhëtova me trenin ekspres veri-jug nëpër Brenner. Në qafën e Brennerit më zuri gjumi nga dëbora e madhe që më rrethonte dhe u zgjova përpara Bozenit, në një mjedis pranveror. Pastaj me një tren lokal udhëtova për në Meran.

Këtu takova konteshën Bethlen Leopoldine, e cila më prezontoi me një mori zotërinjsh dhe zonjash, ndër të cilët një baron Dornberg, i cili ishte rreth 80 vjeç dhe pastaj të bijat e tij të pamartuara, të dyja së bashku ishin 100-120 vjeç, përveç të tjerave kishte edhe disa zonja emrin e të cilave e kam harruar. Bethlen luante mbrëmjeve me zotin whist dhe unë si i vetmi zotni më duhej të mbaja me bisedë pesë zonja plaka dhe zonjëza. Të pesta viheshin përqark meje dhe tashmë niste muhabeti. Por në një farë mënyre unë i vija punët në vijë. Zonjave plaka asokohe duhej tu shaje vetëm Ibsenin, Klimt dhe Klinger, pastaj të përdoije fraza arti për të lëvduar Valter Skot (nëse përmendje Dikensin dhe Mark Tuenin plaste një debat ndër zonjat ku vetë mund të qëndroje në heshtje). Më tej duhej të flisje mbi Pragën dhe Vjenën, Gjermaninë dhe Siebenbiirgerin, Bosnjen dhe Boheminë, pastaj për gjuetinë dhe udhëtimet me kuaj, për turli gjërash, mundësisht për wagnerin të bëje vërejtje, çka bënte shumë bujë, përveç kësaj duhej të përmendje edhe gjëra të tjera mbinjerëzore (sëmundjet, teoria e dekadencës, feja dhe spiritismi nuk priten mirë) dhe pastaj muhabeti shkon shkëlqyeshëm. Unë i trajtova këto pesë dama sipas kësaj recete dhe edhe unë pata sukses sa që gjatë gjithë kohës u diskutua pa ndërprerje dhe gjithë gjallëri. Madje mbi çështjen e tubacioneve të gazit të Vjenës dhe papastërtitë e Vjenës, më tej për Venecian dhe gjithçka që të shkonte mendja u biseduan deri në orën tetë e tridhjetë, kohë kur edhe zonjat u larguan. Por kjo ndodhi, siç e mësova më vonë në orën nëntë. Në Austri duhet të jesh i kujdesshëm, nëse dëshëron të jesh i këndshëm duhet të shmangësh të folurit mbi Hungarinë si një hungarez. Nuk mund ta dallosh menjëherë pozicionimin politik kundër teje.

Në Meran vrojtova shetitoren Gif, e cila nuk është e madhe. Ashtu si në çdo vend kurativ çdo gur i vetëm është shumë i njohur dhe admirohet tej mase. Bethlen, i cili më kishte dhënë një letër rekomandimi në Milano për një të afërmen e tij, zonjën Friggerio, e cila ishte kushërirë e parë e Bethlenit, më tha se zonjat e një dite më parë kishin mbetur të kënaqura nga mua. Natyrisht për të parë vendasit ndërmora një shëtitje në Meran.

Djemtë dhe burrat mbanin kostume kombëtare: tiranta të gjera, të gjelbërta, me tri komça, të cilat formonin një lloj jeleku pa mëngë dhe pa jakë dhe pantallona të leshta kafe. Përpara mbahej një përparëse e bardhë, e gjatë e mbajtur me kujdes pastër, e cila arrinte deri te qafa dhe kësisoj i mbulon pothuajse krejt tirantat. Ajo është shumë e gjerë sa që mbulon edhe ijet dhe me anë të një shiriti bashkohet te barku. Mbi këtë përparëse është një xhaketë e prerë me cepa, në ngjyrë kafe, ku garnitura e kuqe bie mbi gjoks dhe kësisoj formon përpara një gjysmë plastroni në ngjyrë të verdhë të fortë. Një kapele ngjyrë kafe, e leshtë, shumë e gjerë, jo plotësisht me majë dhe garnitura të leshta në ngjyrë të kuqe plotësojnë kostumin. Granitura e kapeles hollohet para dhe pas, por në anët zgjerohet. Përgjedhja e ngjyrave që të zyri nga larg, e bardhë, kafe dhe e kuqe, është e këndshme.

Përveç kostumit studiova edhe tipat e shtëpive fshatare. Shtëpitë janë interesante. Ato janë ekonomi fshatare të shpërndara, ku shtëpia, ndoshta me kalimin e brezave si pasojë e ndryshimeve të shumëfishta, është e ndërtuar në mënyrë krejt të çrregullt. Të gjithë shtëpitë janë të ngritura prej muresh të trashë guri dhe me dritare me shufra hekuri të forta, të cilat janë të bërë në mënyrë të parregullt dhe të krijojnë përshtypjen e një lloj fortese. Të gjitha këto fortesa, pa pëijashtim, janë shtëpi fshatare me kate të lartë, të mëdha dhe të ndërtuara me gurë, në të cilat shkallët e jashtme prej druri nuk janë të rrallë. Në mure ka vizatime që trajtojnë simbolizma ose tema fetare. Një krahasim i shtëpive fshatare të Meranit me shtëpitë e Europës Qendrore, ashtu siç më duket mua, nuk do të ishte pa pa interes, meqënëse ato mund të dëshmojnë shenja konvergjencash.

Brenda në Meran pashë tendat me hardhi. Këto tenda të vjetra me hardhi janë interesante meqënëse në mes të tyre dallohet një kullëz e sheshtë dhe që del nga përpara. Dacheli i praruar është si ai që kam parë në disa pjesë të Sarajevos, por vetëm më i madh. Tendat më hardhi të Meranit nuk më kujtojnë aq shumë qytetet e vjetër të Europës Qendrore si Praga apo Eggenburg dhe aspak Vjenën e Vjetër, por më saktë do të më kujtonin Klausenburg dhe akoma më mirë Çarshijan në Sarajevo ose në Pljevlja. Vetëm se harqet nuk gjenden në hapësirat pas arkadave por në rruginat, në fakt të ndara nga njera tjetra me dërrasa. Nëse në ndërtimin e arkadave do të ishte përdorur druri në vend të gurit, nëpërmjet të cilit harku i arkadave do të shndërrohej në traversë, atëherë ngjashmëria do të kishte qenë më e madhe. Një klimë më e ngrohtë mund të ndikonte në këto ndryshime. Pothuajse tridhjetë vjet më vonë pashë arkadat e shkëlqyera të Bolonjas, atdheu i këtyre tendave me hardhi.

Prej Meranit nëpër Ala shkova për Milano dhe si bashkudhëtar pata një nënpunës gjerman apo mësues gjimnazi nga Posen sëbashku me gruan e tij. Zotëria dinte vetëm gjermanisht dhe shumë keq italishten, ndërsa gruaja vetëm gjermanisht. Të dy shëmbëllenin me familjen Buchholz. Ata ishin qytetarë gjermanë të qetë dhe të çiltër. Gruaja drejtonte. Nuk kishin fëmijë. Si fëmijë të adoptuar kishin një mops, të cilin e kishin lënë në shtëpi, gjë për të cilën u vinte shumë keq. Përveç Mopsit kishin patur edhe një zog kanarinë. Për fat të keq, ky zog që ata e kishin patur shumë për zemër, para disa kohësh kishte ngordhur, gjë për të cilën të dy ishin të trishtuar. Mosha midis burrit dhe gruas ishte pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë dhe ky ishte i pari ‘udhëtim italian’ që ndërmerrte çifti.

Ndërkohë që ishim ende në kupë e pyeta zotin Buchholz mbi çështjen e polakëve në Posen. Ai më tha se nuk kishte as edhe një. Më vonë pa e qenë i shoqi, e pyeta zonjën Buchholz në lidhje me këtë. Kjo më tha se e gjithë popullsia dhe pronat më të mëdha të tokave në rrethin e Posenit janë polake. Polakët janë të pasur, gjermanët janë vetëm burokratë të varfër, që i has vetëm në qytete. Prandaj çështja polake nuk është aspak kaq e parrezikshme siç thuhet. E kuptova se zoti Buchholz si ‘zyrtar’ donte t'i kalonte në heshtje të gjitha, ndërkohë që gruaja e tij llomotiste nga shkollimi.

Në mënyrë të kujdesshme zoti Buchholz kishte shkruar shprehjet më nevojshme si ‘hamalli’ e të tilla të ngjashme në një shënim dhe gjithmonë thuhej ose ‘Do të shoh shënimin tim” ose ajo nga ana e saj “Do të pyes burrin”. Tashmë ai duhej t'i kishte shënuar të gjitha, por natyrisht që shënimi nuk gjendej kurrë. Për këto sjellje unë kisha komunikuar shkëlqyeshëm me disa italianë, sidomos kur ishte puna se si të thërrisje një hamall në Verona. I madh ishte shqetësimi për të dy kur morën vesh se në Verona, ku duhej të ndërronin mjetin e udhëtimit, kishte dy stacione treni, Porto Nuovo dhe Porto Vecchio, pasi druheshin se mos hipnin në stacionin e gabuar. Më pyetën mua por natyrisht as unë nuk e dija. Kjo sepse parimi im në lidhje me këtë është ‘do të gjendet’. Unë pyeta nga ana e tyre një italian që fliste një frëngjishte të keqe, i cili si përgjigje dha stacionin përbri, Porto Nuovon. “Por a ndalon treni ekspres në Porto Nuovo?” ishte sakaq pyetja e tyre gjithë ankth. Unë i thashë, nuk e di, por që italiani e di mirë se çfarë na këshilloi dhe kjo gjë duket qartë. Sa më shumë i afroheshim Veronës aq më shumë rritej shqetësimi i të dy gjermanëve dhe së fundmi, kur kjo pyetje u përsërit qindra herë plasi e qeshura në të gjithë kupenë. Nisën të dëgjoheshin vërejtje të tilla si “Përse vijnë në Itali njerëz që nuk dinë italisht dhe që kanë frikë nga shëtitjet zbavitëse?”. Më në fund çifti Buchholz mu përgjërua dhe unë duhej tu jepja një këshillë. I thashë se nuk doja të ndërmerija asnjë garanci absolute, por për vete do të hipja në Porto Nuovo. Unë bëra këtë gjë dhe çifti Buchholz ndoqi shembullin tim. Në një kupë të klasit të dytë udhëtuam për në Milano. Sakaq u err dhe nuk dukej fare. Në Itali kupetë e klasit të dytë janë siç janë ato të klasit të tretë te ne. Çifti Buchholzen ishte i zemëruar. Më vonë i zuri një ankth i madh nëse në stacionin e trenit në Milano kishte pajtonë apo karroca për në hotel. Këtë ia këshilloi bashkëudhëtari i omnibuzit të hotelit. Pastaj doja të zbavitesha për këtë dhe thashë se kishte mundësi që hoteli i rekomanduar të ishte i mbushur. Kjo solli një krizë të re. Çifti Buchholz u nis me omnibuzin e hotelit dhe unë me pajton.

Pajtonët e Milanos janë si arka prej druri, ku vetëm ndenjëset janë me jastëkë. Muret dhe të gjitha të tjerat janë prej druri të bardhë të lyer dhe të llakuar. Kali gjithmonë është për të ardhur keq. Karrocierët mbajnë një mantel të gjatë në njyrë të hirtë që sikur valëvitet dhe një cilindër prej plepi të lyer me llak të zi. Kuajt për tu mbrojtur nga shiu kanë mbi kokë dhe zverk një skufje prej lëkure që të bën për të qeshur.

Rrugët e Milanos kanë stampën e tyre të veçantë si edhe ato të Francës, kryesisht nga karrocat e tyre. Këto janë si të gjitha karrocat e tjera, por janë karroca vetëm me dy rrota dhe kësisoj me një kalë. Karroca në veçanti të rënda si për transport guri apo karroca për sanë tërhiqen me dy kuaj njeri para tjetrit. Kjo është një humbje e madhe nga ana ekonomike, pasi nëse karroca nuk është e balancuar mirë atëhere kali i pasmë jo vetëm që nuk tërheq, por si në çdo karrocë dyrrotëshe edhe duhet të mbahet pjesërisht. Në veçanti bien në sy karroca me sanë. Të ngarkuara deri lart me sanë ato duken vetëm si një si skelet në formë gjysmë rrethi ku është ngjitur kali.

Ky tip karroce shtrihet nga Londra dhe Parisi, nëpër Francë jugore, Italinë e Veriut dhe deri në Shkodër, ndërsa nga Prizreni deri në Bukuresht, Moskë, Berlin dhe Frankfurt mbisundon kudo karrocca me katër rrota. Është i dallueshëm tipi me katër rrota siç del në kolonat trajane dhe monumente të tjera të vjetra, të periudhës së lashtë barbare dhe tipi greko-romak me dy rrota. Kësisoj, monumente kulture të padallueshme i mbijetojnë evolucioneve të mëdha politike.

Në errësirë, për herë të parë pashë malin e madh të mermertë të Milanos, Duomon. Duomo e Milanos është një kryevepër prej mermeri. Është për tu përmendur lehtësia me të cilën mori formë mermeri verbues. Për pak e harron se ai është një material i fortë. Nga ana teknike Duomo është tejet e përkryer, por gjithsesi nuk është vepër arti. Është thjesht një kuriozitet.

Shëtitja e parë ishte te Muzeu Civico, ku drejtori Mariani kishte parapërgatitur objektin e studimit tim dhe qëllimin e udhëtimit tim, pra Tribelesodon. Tribelesodon dukej i llahtarshëm. Në fillim ishta krejt i dëshpëruar pasi në shkëmbin e zi mund të dalloja vetëm një diçka të pazbërthyeshme të përbërë prej copash të thyera kockash. As që e besoja se mund të nxirija ndonjë gjë nga kjo dhe dija më pak se ndonjëherë, ashtu si pretendonte Bassani, të prashtroja një Pterosaurier apo një dinosaurier.

Këtë Tribelesodon e hulumtova edhe një herë më vonë. Për botimin e përshkrimit të tij vendosa vetëm në vitin 1923, kur një ditë gjeta guximin që dorëshkrimin e hershëm ta nxirija nga sirtari i tavolinës që dremiste prej tridhjetë vitesh dhe ta rishkruaja sërish nga fillimi me një koncept të ndryshuar. Duhej shkruajtur nga e para qysh në fillim. Ndonjëherë mbetet edhe diçka e vogël. Fatkeqësisht punimi kishte gabime të mëdha, të cilat u ndreqën në vitin 1931 nga profesori Peyer.

Menjëherë pas vizitës sime te Trielesodon, vizitova edhe Friggerio. Zonja Friggerio është një zonjë shumë plakë, djali më i vogël i së cilës Girolamo (shkurt Momolo) është 21 vjeç. Të dy bijat e saj janë martuar njera me kontin Borromeo dhe tjetra me kontin Greppi. Të dy djemtë e mëdhenj të tyre kanë shërbyer në ushtrinë italiane dhe kishin vdekur pothuajse njëkohësisht, katër javë njeri pas tjetrit. Njeri kishte rënë në luftë kundër Abisinisë, ndërsa tjetri kishte vdekur nga pleviti. Zonja Friggerio nuk arrinte ta suportonte këtë humbje të dyfishtë dhe megjithëse ajo nga natyra ishte shumë gazmore dhe dashamirëse, ishte krejt e dërrmuar. Burri i saj Giovanni Friggerio ishte një krijesë e madhe, madhështore me mjekër e mustaqe me majë, në ngjyrë kafe të hapur. Ai ishte një njeri miqësor dhe i qetë. Kryesisht të gjithë në familje ishin shumë gazmorë dhe dashamirës. Momolo ishte ende një i ri spitullaq.

Natyrisht në Milano isha edhe në Skala dhe aty pashë baletin Amor’. Shpenzimipërlluksinishtekolosal. Kundrejt këtij baleti, ‘Exselsiori’ në operën e Vjenës ështënjëçikërrimë e mirëfilltë. Gjithçka shndërriste dhe vezullinte dhe dallohej tingulli i bronxit, pasi të gjitha daullet ishin prej metali dhe jo prej papiermachë. Ishte diçka marramamendëse. Aty- këtu nuk mund të përfytyroje diçka më të bukur. Friggerio u gëzua shumë që më pëlqeu kaq shumë. Teatri Skala është mëse 100 vjeçar dhe u ndërtua në vendin e një kishe (Maria della Scala), prej nga ka marrë këtë emër. Më parë nga shteti dhe më pas nga bashkia merrte një subvencion vjetor prej 100 frangash. Por qysh nga fillimi i vitit 1902 edhe kjo është gjashtëfishuar dhe shihet që në lidhje me këtë në Milano janë duke u përkujdesur për të ardhmen. Pyetjes sime nëse teatri ndoshta duhej mbyllur Friggerio u përgjigj se tashmë kjo do të bëhej në një farë mënyre. Duket sikur ndër qytetarët e pasur të Milanos do të parapërgatitej një aksion për ndihma. Në përgjithësi ndër milanezët e pasur është forcuar shpirti i unitetit dhe duket se ata janë jo pak krenarë. Shpirti i unitetit i të pasurve mungon në një qytet austriak po hungarez, p.sh. në Vjenë ose Budapest, meqë këtu qytetarët gjithçka e kërkojnë të kryhet nga shteti, duan ta kenë nga përfaqësuesi i qytetit, por kurrë nuk do t'i bashkonin pasuritë private për të ndërmarrë diçka për lavdinë e qytetit të tyre.

Shumë gjëra qarkullonin në Milano edhe për gjendjen politike të Austro-Hungarisë. Unë e njihja urrejtjen kundër Hungarisë që i kishte rrënjët të thella. Irredentizmi i kishtet baza e forta. Të bie në sy se me sa dëshirë, të gjithë italianët që unë pashë, i dëgjonin lëvdatat e të huajve, madje sikur ta rrëmbejnë ndoshta edhe pa vetëdije, madje edhe e provokojnë. Ata duan që gjithçka të lëvdohet dhe të admirohet. Kush i lajkatos ata e pranojnë me kënaqësi. Nëse dikush lëvdon diçka specifike italiane, e shprehin në mënyrë të dukshme se gëzohen për këtë.

Megjithëse tashmë të gjithë me të cilët unë komunikova e dinin mirë që në vetvete Muzeu Borromeo nuk mu duk i bukur, secili e përsëriste sërish pyetjen se si mu duk, madje më pyesnin nëse ishte e vërtetë që ia kisha thënë këtë ndonjë personi të tretë. Natyrisht që nëpërmjet kësaj kisha rastin që ta lëvdoja sërish muzeun.

Për paleontologët po përmend Sauropterygier që gjendej në këtë muze dhe atë në Muzeun Civico dhe Megalloenemis Bassanis, ende i papërshkruar. Prej këtij të fundit kam shënuar sa më poshtë: trup cilindrik i stërzgjatur, kafka me majë, maxiliare në formë shkopi, intermaxillare shumë i vogël, në maxiliare gjenden dhëmbë të shumtë në numër, të dendur në rradhë, shumë të mëdhenj, me majë, në formë koni, qafa shumë e gjatë, rruazat e trungut si edhe kockat e kraharorit shumë të dobët, diapophysen e rrënjës së bishtit shumë i fortë, kockat e barkut janë ekzistuese, ekstremitetet e përparme shumë të gjatë. Femur aq i gjatë sa Ulna, Tibia dhe prandaj shumë më i gjatë bishti dhe ashtu si e trajtojmë ne edhe i fuqishëm. Ky është një Proterosaurier ose Pseudosuchier.

Natyrisht shkova në Refektorium për të parë ‘Darkën’ e da Vincit. Në këtë pikturë sheh se ka intuitë artistike. Duomo e Milanos, ashtu si ajo e Firences, është një art teknik i menduar mirë. Ajo është një produkt artistik, por jo prej një mjeshtri dhe e konceptuar brenda një çasti. Përkundrazi, da Vinçi ‘Darkën’, e ka parë të gatshme, në çast, apo nëse pranohet e ka parë në ëndërr. Ai e ka ndjerë këtë nga thellësia e shpirtit. Mund të përdorësh vargjet e Lenaus “Të tri trajta i bënë të mundur të vështrojë nëpërmjet një çasti shpirtin e përvëluar.” Në pikturë Krishti është disi më i madh se sa dishepujt e tjerë. Ai është toleranti. Te ai luhatet një farë trishtimi, por njëkohësisht një vendosmëri e heshtur ndihet në buzët e tij. Dora e djathtë shpreh një farë lodhjeje, ashtu si pas një veprimi të përfunduar. Ai është njeri i vërtetë dhe nëpërmjet qetësisë së tij ai lartësohet mbi të tjerët që sheh në pikturë. Gjithsesi tek ai nuk dallon asgjë hyjnore si te Helios, por vetëm një qetësi të brendshme të thellë. Tavolina është shumë e gjatë, prej nga edhe duket e pafund dhe humbet në të dy skajet. Pas Simonit dhe Bertolomeusit janë të gjithë ithtarët, të cilët dëgjojnë predikimet e Krishtit. Pikërisht qetësia e Krishtit i ka shtënë në merak dishepujt. Ka një jetë dhe një trazirë në këtë grup, gjë që nuk mund të jepet në asnjë riprodhim. ‘Merrni dhe hani”. Këto fjalë janë të pabesueshme.

“Mjeshtër, çfarë mendon ti?” sikur shprehet nga të gjithabuzët. Tavolina është e mbushur plot, por gjella është e paprekur. Ngjyrat e zbehta i japin pikturës një qetësi, nëpërmjet të cilave stuhia zbutet disi. I mirëfilltë çifut është xhesti i frikshëm i Andreas. Ai ka mbetur me gojë hapur. Pas këtyre ijalëve Krishti ka mundësi të jetë udhës nëpër ullishte. Më e madhja është kryer dhe një veprim i vogël, njerëzor nuk ka më vend. Asnjë nga më të të rinjtë nuk i kupton fjalët e mjeshtrit, por secili beson në këtë të vërtetë, meqë mjeshtri duke i lënë ua ka thënë kaq i qetë në vetvete. Nëse do të ishte thënë me inat, efekti mbi apostujt nuk do të kishte qenë kaq i madh. Kështu këto fjalë u bënë fjalët e bashkimit për kristianët. Ata nuk e kuptonin këtë, por kjo ishte e vërtetë sepse ishte ai që e kishte thënë një gjë të tillë. Pa këtë rastësi kristianizmi kurrë nuk do të kishte mundur të qëndronte.

‘Darka’ u bë hyjnoija e pakuptueshme dhe mistike për të krishterët. Duke soditur pikturën e da Vinçit duket darka dhe jo kryqëzimi apo ringjallja si kulmi i mjeshtrit. Te kryqëzimi sundon një farë disonance. Aty del në pah ndikimi trazues i botës së jashtme ndërsa në ‘Cenacolo’ harmonia nuk trazohet fare.

Për fat të keq kjo mrekulli u restaurua në vitet e mëvonshme, ku ngjyrat janë rifreskuar dukshëm. Kur e pashë sërish në vitin 1931, ajo nuk ishte më misterioze, por gjithsesi ishte patjetër një pikturë gjithmonë e bukur. Me këtë pikturë mund të krahasohet portreti i Kaizerit Karli V, i Prados në Madrid.

Prej Milanos shkova në Venecia. Mbërritja aty ishte shumë e këndshme meqë vijoi nëpër natë. Gondolat e zeza dhe të mbuluara rrëshqisnin ngadalë si arkivolë mbi ujin e zi. Gjithçka ishte e heshtur. Vetëm ndonjëherë shquhej në kanal një dritë e kuqe dhe pastaj e shoqëruar vetëm nga pllaquritjet e rregullta të lopatave, rrëshqiste si varka e Karonit, një hije e gjatë e zezë që kalon përpara. Pamja të kujton Venecian e kohëve të mëparshme dhe në disa rrugica të ngushta besoje se dëgjojë një britmë të lehtë që pasonte rënien e ndonjë trupi të rëndë. Një vrasje, sekretin e së cilës e ruajnë mirë e rrëketë e errëta dhe të turbullta. Qetësia bashkë me madhështinë - këto janë tipret e kësaj salle të madhe vallëzimi, të cilën e quajnë sheshi i pazarit dhe që mua më pëlqen kaq shumë. Atë mbrëmje që arrita nuk më pëlqeu Campanila, e cila aty ku qëndronte nuk ishte në vendin e saj, por që gjithsesi ishte mirë se përmbyllte këndin e Piazzas kundrejt Piazzettas. Piazzetta në të vërtetë është shumë e bukur dhe për nga deti, por jo e mbyllur dhe kësisoj është më pak e mistershme sesa Piazza San Marco. Piazzetta është një skelë apo një shesh në një qytet të madh. Nuk ke të njejtën ndjesi të të fshehtës ashtu si në Piazzan me të gjitha anët të mbyllura.

Ajo që nuk më pëlqen në Venecia është shfrytëzimi tregëtar i madhështisë së saj. Venecia është një qytet relativisht i vogël, i varfër, i cili bazohet vetëm në turizëm. Ajo është një mrekulli e përdorur keq dhe një rrënojë, e cila mbahet dhe ruhet vetëm për qëllime tregëtie nga të huajt dhe për të huajt. Popullsia e tanishme në qytet nuk i përshtatet fare qytetit, i cili nëpërmjet forcës së popullsisë të dikurshme u bë madhështor. Banorët e tanishëm nuk e mbushin Venecia e boshatisur dhe në përgjithësi të lenë përshtypjen e mizave që enden nëpër një sallë. Kjo është krejt e kundërta me Milanon, ku industria e vogël e mbush krejtësisht qytetin, i sjell lulëzimin, madje forcat e saj ekspansive pothuajse kërcënojnë të shpërthejnë. Ndërtesa më e bukur e Milanos dhe me të vërtetëkolosale, galeria Vittorio Emmanuele, është ndërtim modern. Harqet në Milano i shërbejnë nevojave të popullsisë së saj, këto të Venecias pothuajse vetëm të huajve turistë. Në Venecia kam parë një tregëtar kapelesh por asnjë rrobaqepës apo këpucar. Tregtia e bandave të murit është e madhe. Prej Salviatit nuk blen as edhe një italian i vetëm.

Të gjitha harqet në sheshin Marko i shërbejnë pa përjashtim turizmit. Kafenetë pothuajse në çast do të mbylleshin pa të huajt. Të vetmet tregëti të përcaktuara për venecianët janë tregëtia e perimeve dhe baret e klasit të tretë. Turizmi i Venecias është i dallueshëm në veçanti edhe nga numri i hoteleve. Natyrisht në këto hotele nuk banon as edhe një italian i vetëm.

Venecia e sotme është vetëm një grumbull pallatesh të ruajtur artistikisht, shumë të bukur por jo tërheqës. Sheshi i Markos është i mrekullueshëm, patjetër diçka e çuditshme, por që të imponohet nëpërmjet pasurisë së tij. Duomo nuk është aspak vepër e ndonjë gjeniu, por as edhe një vepër përrallore e kryer gjithë talent nga ana teknike dhe artistike ashtu si Duomo e Milanos, por është një shprehje e fuqishme e perandorisë së kahershme të fuqishme veneciane. Pallatet në Canal Grande kërkojnë vetëm një Duomo të tillë dhe as edhe një tjetër. Fuqia dhe pasuria janë të përqëndruara në këtë Duomo bizantine përrallore, e cila e analizuar nga ana artistike ndoshta nuk do të ishte e bukur. Sikur të mendoje Duomon e Milanos në sheshin e Markos dhe anasjelltas. Çfarë dizonance! Duomo i Markos do të ishte krejt i çuditshëm në Milano. Milanezi në Venecia do të zhdukej nëpër Canal Grande. Ai do të ishte shumë i gjorë dhe tejet i pafuqishëm. Duomo e sheshit Marko tregon historinë e qytetit të tij, ndërsa Duomo e Milanos një episod të kësaj historie. Edhe nëse në Duomon e Markos shtjellohet e gjithë historia e Venecias dhe i gjithë libri i artë, madje edhe sepse ai është kaq tipik dhe rrënjësor, për mua është një shenjë e shenjtë e qytetit përrallor të ndërthurrur me detin. Pas Duomos sodit edhe sallat në Palazzo Ducale si dhe Ca' d'oro. Pataj, pa numëruar vitet kupton në thellësi historinë e republikës së pabesë. Pastaj kupton edhe pushtetin që ndërtonin patricët dhe frikën që kishte populli ndaj patricëve.

Është interesante se si shpirti i kohës pasqyrohet në art. Vitet '500 nëpërmjet Borgias, Savonarolas dhe individualitete të pavarur, i vënë vulën edhe artit të këtij vargu të patrazuar. E udhëhequr nga Giotto, jeta dhe lëvizja në artin e viteve '500 rritet deri sa gjejnë përfaqësuesin e tyre më të fortë te Michelangelo.

Çdo ngurtësi e këtij arti të mohuar, qëndron në kundërshti të plotë jo vetëm me artin e ngurtë gotik, por edhe me artin klasiko-helen. Sajesa e palave e veshjes gotike kombinohet më së miri vijimësinë e kolonave gotike, ashtu si sajesa e bukur e palave në veshjen greke shkon me kolonat simetrike joniane. Statujat perikleiane i përshtaten koreve të Eskilit, por ato janë lartësuar në kulm nga këngët e Homerit. Këtë të fundit mund ta emërtosh këngëtar të natyrës, këngëtarin e atletit që hidhet mbi demin kretian apo edhe këngëtarin Vaphio-Becherit. Ai të kujton një Guslar boshnjak. Bizanti ishte i vetmi vend ku pas migrimit të popujve stili romak mundi të ruhej pak a shumë deri tani. Ai ngulmon aty, por si gjithmonë edhe në ngurtësinë përherë në rritje të hierarkisë së zyrtarëve sëbashku me perandorin, i patrazuar nga migrimi i popullsive. Prandaj stili i artit do të bëhej gjithmonë e më i akullt dhe konvencional.

Artin e periudhës së Diadshenit dhe artin romak mund ta emërtosh pa e tepruar stilin barok të artit helen, megjithëse manteli i kalorësit thrakas i fryrë nga era, vërtitet shumë më vonë në varrin romak dhe po aq pak sa edhe një engjël i stilit barok. Del vetvetiu se bashkë me atë që i mbijetoi stilit helen në Romë, që parapëlqente vijën e drejtë, iu shmang edhe ndërtimit katërkëndor helen të tempujve dhe doli ndërtimi rrethor (Panteon, Moles Hadrian). Në lidhje me këtë të shkon mendja te demi farnezian apo te grupit i Lakoonit.

Një ngurtësim pothuaj se të nj ashëm mund shohësh edhe pas Rilindjes deri në fillimin e revolucionit francez. Trazira e kësaj periudhe të revolucionit luhatet në art dhe politikë ende edhe sot. A duhej të bëhej ‘ndërtimi konstitucional’ trajta përfundimtare e epokës së re të makinerive?

Nëse pyesim tashmë se cilat janë forcat e veçanta shtytëse të periudhave të trazuara, atëherë ato i gjejmë në zgjerimin e papritur të dijeve njerëzore. Roma ra kur romakët ndeshën përvojën se përveç perëndive të tyre kishte edhe perëndi të tjera, ndërsa Lukiani ishte kasneci i këtij lajmi. Mesjetës i dhanë fund Galileu me sistemin e tij heliocentrik, zgjerimi e dijeve nëpërmjet Gutenbergut dhe zbulimi i botës së re. Në shekullin XIX dhe XX janë zhvillimi i shpejtë i shkencave të natyrës, shembja e botëkuptimit antropometrik dhe koncepti ateist i luftës për ekzistencë, ato që i përmbysën të gjitha. Nëse në një farë mënyre do të ishte e mundur që përvojat e reja të grumbulloheshin dalëngadalë, atëherë nuk do të kishte patur asnjë revolucion, por një evolucion të ngadaltë. Kështu siç janë gjërat, dallimi midis një njeriu të gjysmës së parë të shekullit XX dhe atij të fillimit të shekullit XIX është më i madh se sa dallimi midis njerëzve të shekullit XV dhe XVIII. Prometheu natyrisht ka qenë revolucionari i parë. Por prandaj edhe u mbërthye në vargonj nga perënditë konservative.

Dallimi midis artit kretas dhe helen, si rrjedhojë e një vizite që bëra në Muzeun e Athinës, më ka mbetur ende në mendje. Megjithëse arti i Knossos nuk qëndron në atë lartësi teknike si arti i mëvonshëm helen, prandaj është pak i shënuar, gjithsesi edhe i natyrshëm dhe kësisoj gjithë jetë. Kurrë nuk do të guxonte një artist helen të paraqiste një dem që hidhet në njetën e shpalosur siç është rasti në Vaphio- Becher. Peshqit fluturues janë gjithashtu të panjohur për artin helen. Ndërsa në artin helen paqyrohet sërish qetësia, sapo del nga barbaria primitive ende të dallueshëm në gjigandizmin, por që ka kapërcyer ndikimin e kuptuar keq të artit kretian. Kjo vlen edhe për statujat e famshme të Zeusit dhe Pallas Athene, por madje edhe për statujën e Hermesit, megjithëse kjo bën të mundur gjallërinë. Sigurisht ky art helen kalon në një art zanat, në mënyrë të ngjashme si më vonë arti bizantin dhe prandaj shpesh të mjafton vetëm një copë e thyer për ta përcaktuar statujën. Por dallimi qëndron se ndërsa e para i përmahet gjithmonë natyrës, ndërsa kjo e fundit nën ndikimin e kristianizmit shkëputet bashkë me vrojtimin e natyrës. Se në çfarë përmase u shpërfill vrojtimi i natyrës nga kristianizmi madje edhe në shekullin XIII, këtë e tregojnë në krahasim me hartat romake edhe hartat e pasakta të murgjërve si dhe mjekësia. Në këtë kohë alkoli i përshtatshëm depërtoi vetëm në shpëlaijen e plagëve kundrejt çdo uji infektues (uji i pagëzimit?). Kush kërkon të informohet mbi mesjetën më shumë se në mënyrë të njëanshme, atëherë të mos lexojë vetëm veprat e futura të kësaj kohe pro dhe kundër botëkuptimit katolik por edhe atë që shkrimtarët bizantinë kanë shkruar mbi pelegrinët e kryqëzatave.

Prej Venecias, ku unë qëndrova vetëm dy ditë, u ktheva në Vjenë. Aty qëndrova shumë me Louisin, me të cilin kisha lidhur një miqësi të ngushtë qysh prej udhëtimit nëpër Bosnje.

Prej Vjenës ndërmora një udhëtim për në Gjermaninë jugore, ku isha në seminaret në Mynih, Shtutgart dhe Tubingen. Në Mynih vepronte asokohe paleontologu i madh C. von Zittel. Përveç këtij takova Pompecky, më tej docentin privat Brioli dhe Schlosserin. Njerëzit ishin të gjithë shumë të këndshëm. Unë studiova origjinalin e Compsonathus, pashë bazat e kafkës dhe më duhej ta përgatisja si dhe ta përshkruaja këtë. Kur kjo copë për qëllim fotografimi u transportua në rrugë për të fotografi më i afërt, transporti i saj i ngjante një procesioni. Përpara shkonte një shërbyes institucioni. Si roje vinte pastaj një i dytë me gjënë e shenjtë në dorë. Pastaj vinim unë dhe Brioli. Natyrisht që i bënim sytë katër, se mos shërbëtorin e dytë rastësisht e shkelte ndonjë tramvaj elektrik apo e përplaste ndonjë karrocë. Te fotografi, gjatë pushimit të drekës gjëja e shenjtë u mbyll në kasafortë. Rezultatin e hulumtimeve të mia e parashtrova në veprën time ‘Të reja mbi Compsonathus”.

Në Shtutgart takova profesor E.Fraas. Unë studioja Aetosaurier. Pastaj udhëtova për në Tiibingen. Për mbërritjen time aty kam shënuar disa episode të këndshme.

Disa stacione para Tiibingen një grup studentësh u ul me mua në kupë dhe nisën të më rrëfenin mbi disa anë gazmore të jetës studentore dhe krejt në veçanti mbi shoqatën e tyre studentore. Pastaj më ftuan që të vizitoja shoqatën studentore. Asokohe më habiti miqësia e tyre. Por si ma sqaroi më vonë Huene ata që udhëtonin kishin qenë auditori i ri i universitetit që kërkonin të peshkonin të sapoardhurit për shoqatën e tyre studentore. Meqënëse si Huene edhe unë ishim armiq të kënaqësisë që të jep birra, nuk iu binda ftesës së këtyre studentëve.

Hyra në Tiibingen dhe ndërsa qëndroja i hutuar me çantën time të udhëtimit për shkak të mungesës së madhe të hamallëve në stacionin e trenit, një zotëri plak, fisnik në pamje, mu afrua dhe më pyeti duke më përshëndetur: “A mos ndoshta quheni Meyer?” Vetëm mënyra e tij e qetë që pëijashtonte çdo lloj shakaje të hidhur, më pengoi që të gjithë këtë ta merrja si tallje dhe të bëhesha harbut, kësisoj iu përgjigja me mirësjellje: “Jo, nuk quhem Meyer,” ndërkohë që ai sërish duke përshëndetur më kërkoi falje dhe u largua. Vetëm shumë më vonë u ftillova dhe më lindi idea se zotnia X, priste ndonjë studentët që quhej Meyer dhe që nuk e njihte personalisht dhe kësisoj e kërkonte në stacionin e trenit. Unë qesha me gjithë zemër sepse ai kishte kujtuar se mos unë isha zoti Meyer. Më erdhi ndër mend moria e barcaletave me Meyer.

Në Tiibingen njoha profesorin Koken, mendjemprehtë, i gjallë, të cilit i pëlqenin nismat, pothuajse gjenial - me tej Plieninger dhe Friedrich Huene. Ky i fundit ishte marrë drejtpërdrejt me përpunimin e materialit të dinosaurëve të formacionit Trias, i cili më interesonte mua. Shfiytëzova rastin për të bërë shumë skica. Përveç të tjerave, në Tiibingen banoja në një dhomë mansardë te Huene. Ai e quante këtë dyqan. Nga një qytezë studentore aty pranë, çdo mbrëmje depërtonte deri te ne zhurma e këngëve të tyre. Ky konsum birre i studentëve nuk mund t'i hyjë në punë popullit gjerman. Përsa i takon të qenit student, atëherë kjo natyrisht do të bëhet sipas karakterit gjerman, të përshtatshëm për të komanduar dhe për të qenë i komanduar. Por të dy tiparet janë për mua jo tërheqëse dhe i mungojnë krejtësisht anglezit dhe për atë janë të urryera. Prusiani dikujt duke zhvatur i thotë se njeriu duhet njëherë të shohë për të bërë ose për të arritur këtë apo atë gjë. Anglezi thotë “Provoje njëherë që ta bësh këtë.”

Me Huenen bëra një shëtitje për në Sigmaringen dhe në Alpet Svabiane dhe arrita të konstatoj se unë nuk dija as edhe një fjalë nga dialekti fshatar i wurtenbergut. Kjo gjermanishte më dukej një gjuhë krejt tjetër. Në një shëtitje të dytë që bëra gjithashtu me Huenen, shkuam në Bonebed, në një pikë të lartë soditjeje prej nga mund të sodisje mirë, se si tarracat e peizazhit të mjedisit përreth Tubingenit janë të modeluara në formë shkallësh nga nivele të ndryshme petrografike të formacionit Trias të gjendur pothuajse horizontal.

Prej Tiibingenit u ktheva në Vjenë. Gjatë kësaj kohe shkruajta pjesën e dytë të monografisë mbi mbetjet e dinosaurëve të Siebenburgerit. Njësoj si e para, ku trajtoja kafkën-Limnosaurus edhe kjo u botua në memorandumin e Akademisë. Pjesën e tretë, e cila trajtonte mbetjet e kafkës së dytë të Rhabdodon (Mochlodon), e përpilova. - Ai u botua në të njejtin organ. Në verën e vitit 1902 shkova në Szacsal dhe rrethinat, ku punova me zell për dizertacionin tim. Unë i rashë përqark malësive Szaczreber. Shumë pyje, maja të rrumbullakuara, kreshta të gjata dhe pak vendurime gjeologjike të bashkuara. Të tilla ka vetëm në lugina. Në mes të nëntorit erdha sërish në Vjenë dhe banova të prindërit në Gluckgasse 3. Nëpërmjet një polemike midis paleontologëve Kornhuer dhe Goijanovic-Kramberger, hartova brenda disa ditësh trajtesën e madhe ‘Mbi Lacertët e llojit Varanus të Istrias’, në të cilën unë merresha me zanafillën e Mosasaurier. Pastaj përfundova dizertacionin tim dhe njoftova në pranverën e vitit 1903 për provimin e doktoraturës.

Provimi kryesor u zhvillua më 12 maj dhe pastaj udhëtova për tu zbavitur dhe pushova një javë në Budapest. Më 25 maj u bë provimi dytësor. Në provimin kryesor ishte emëruar zoologu, profesori Hatschek. Megjithëse në tavolinën e provimit kisha paraqitur shumë punime mbi osteologjinë e reptileve, Hatschek më pyeti vetëm mbi kafshët jo vertebrore. Kjo shkoi shumë keq dhe unë u habita për , megjithatë Hatschek me tha duke më sqaruar “Doja të shihja, çfarë nuk dinit, çfarë dinit, megjithëse e kam parë edhe nga punimet tuaja“. Provimi dytësor përbëhej nga dy gjëra të lehta filozofie, ku më morën në provim profesor Jodi dhe profesori Miiller. Kjo ishte vetëm diçka formale.

Pasi kalova provimin e doktoraturës mora nga xhaxhai Feri 2000 korona për të bërë një udhëtim. Së pari mendova që të udhëtoja për në Spanjë, por në momentin e fundit vendosa për në Kretë, për gjuajtur dhi të egra dhe për të hulumtuar ishullin nga ana gjeologjike.

Me ndërmjetësinë e Gobuchowski, nga Shkëlqesia Manos, diplomati grek në Vjenë mora një leje kalimi në autoritetet doganore të Patras, në mënyrë që të të mos kisha vështirësi për të udhëtuar nëpër Greqi me armë. Në Trieste, bleva një biletë në agjensinë Lloyd dhe për herë të parë admirova administrimin e keq austriak. Është skandal që shoqëria austriake Lloyd nuk detyrohet që të llogarisë në korona por llogarit me monedhën e saj private dhe 

ka kursin e saj valutor. Përveç kësaj, megjithëse ajo është një shoqatë austriake kërkon monedha të arta prej 20 koronash si dhe axhion. Në bordin e avullores me të cilin po shkoja në Patras ishin ndër të tjerë një tregëtar grek verërash, Kastriojanakisi nga Kreta, me të cilin duhej të udhëtoja deri në Kretë si dhe disa njerëz më pak interesantë, p.sh një amerikan, z.Fries dhe dy gjermanë etj. për të cilët ishte i mjaftueshëm një bashkëbisedim i mërzitshëm për jetën. Ditën e parë udhëtimi në det ishte për mua ende diçka e re dhe paradite nxorra Kodakun tim për të fotografuar, por pasdite kjo filloi të bëhej e mërzitshme.

Interesante ishte habia e amerikanit që dëgjonte për shumë gjuhë në Europë, për valuta të ndryshme, për të ashtuquajturin paragjykimin dhe për marrëdhëniet e fesë me shtetin. Ai kishte të drejtë dhe në fakt shumë gjëra atij duhej t'i dukeshin jo praktike dhe jo të llogjikshme, ndër të tjera ai kupton apo mendon që të mos e kuptojë se çfarë do të thotë ndjenjë kombëtare. Unë i jepja të drejtë për shumë gjëra dhe për gjëra të tjera u përpoqa ta sqaroj. Ai p.sh. thoshte se ishte njëlloj nëse dikushi ishte me zanafillë franceze apo gjermane. Ai është vetëm anëtar i një shteti politik. I sqarova se kjo është mundur vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, meqënëse aty kombësia humbet lehtë, pasi Amerika nuk ka një gjuhë të vetën dhe ka një histori të re. Nëse SHBA do të kishte pasur gjuhën e vet dhe çdo trevë traditën e saj, atëherë me kalimin e kohës do të ishte zhvilluar edhe një ndjenjë kombëtare. Në lidhje me aristokracinë e krahasova këtë me racën e mirë, meqënëse pasuria në thelb përcjell disa virtyte. Përveç kësaj i pasuri mund të gëzojë një arsimim më të mirë se sa i varfëri. Në aristokraci do të jepej a priori një garanci e pjesëshme që nga fëmija do të dilte një aristokrat disi i mirë ndërsa ndër fëmijët e tjerë gjithsesi do të mungonin të gjitha parakushtet e kënaqshme për zhvillimin e karakterit të tij. Kjo amerikanit iu duk shumë e mundshme. Përveç kësaj nuk mund të thuash se mendimi i tij ishte pjesërisht i çlirët nga parajykimet dhe nëse mënyrat e konceptimit ishin jo tërheqëse. Në përgjithësi një vrojtues i mprehtë, ai tregoi naivitet të madh vetëm përsa i përket amerikanizmit. Ai ishte shovinist deri në kulm. Për atë, amerikani ishte gjithmonë më i miri. Ai mendonte se kjo madje vlente edhe për ushtarakun dhe për ta dëshmuar këtë të fundit iu referua një dollie që kishte ngritur atasheu ushtarak austro-hungarez në një kazino ushtarake amerikane. Ai e pranonte që disiplina mungonte në një ushtri amerikane, por nga ana tjetër ai mendonte se individualiteti i njerëzve të veçantë ishte zhvilluar në maksimum, etj. Vazhdimisht Fries thoshte, “Ne jemi populli më i pasur. Ne kemi fabrikat më të mëdha. Pasuria jonë është duke u rritur vazhdimisht. Trafiku ynë është duke u shtuar në një shkallë të lartë. Anglishtja flitet nga miliona njerëz dhe ne nuk kemi frikë nga askush.”

Kjo ishte tejet e mërzitshme, aq më tepër që nuk kisha asgjë që të lexoja. Disa romane janë armatimi i domosdoshëm për të përcaktuar një udhëtim detar. Asnjë lloj baedekeri ku njeriu gjithmonë gjen po këtë, por duhet një roman shumë i mërzitshëm, të cilin e lexon vetëm për të kaluar kohën. Diçka moderne, angleze, një botim për të kaluar kohën i Ouida, por jo i Rider Haggard ose i kalibrit të rëndë. Ky libër nuk do të shkonte kur je i mërzitur. Ky duhet të jetë një libër, të cilin menjëherë mund ta lësh mënjanë nëse një pulëbardhë fluturon më pranë se zakonisht ose nëse dikush pyet një kalimtar “Sa nyje (njësi detare) besoni se jemi duke bërë?” Në këtë fryme je i gëzuar, kur tingëllon këmbana e aq shumë dëshiruar e Table-d'hote, në mënyrë që të shkosh për të ngrënë dhe më në fund të ofron një lloj variacioni. Të ngrënët në bord është me të vërtetë një ngjaije. Me kuriozitet studion menunë, gjithsesi pa dhënë ndonjë shenjë dhe për pesë minuta mendimet përqëndrohen vetëm në atë që sapo ka lezuar. Kjo punë mendore maskohet në pjesën më të madhe nga ngrënia e supës. Natyrisht biseda e tavolinës rrotullohet rreth anijes, pastaj rreth motit dhe shpejtësisë së anijes. Pasditja është sërish e mërzitshme dhe mërzitja është edhe vetëm një ngrënie zemre pasdite.

Gjatë udhëtimit për në Patra deti po bëhej gjithmonë e më shumë i trazuar, sa ditën e fundit megjithëse herët në mëngjez në të vërtetë kur u ngrita ndihesha ende mirë, por gjatë kohës që vishesha meqënëse anija po bënte dredhime, fillova të ndihesha jo mirë. Kabina më dukej e ngushtë dhe mbytëse dhe baxha për shkak të kalimit të dallgëve nuk mund të hapej. Më shpejtësi u vesha dhe u sula në sallën e ngrënies për të futur diçka në gojë. Por ishte shumë vonë. Një copë herë u mora me ushqimin. Gëlltita një vezë që se shtyja dot si dhe pak çaj. Ndërkohë as edhe një simite nuk mund ta shtyje. Përballë meje ishte ulur një grek, i cili gjithashtu nuk ndihej mirë dhe kësisoj u pamë dhe qeshëm me njeri tjetrin. Pastaj u ngrita për të shmangur ndonjë acarim dhe shkova në kabinën time dhe u lëshova në krevat. Pasi ndenja një copë herë kështu e ndjeva veten më mirë. Munda të ha çajin dhe simiten pastaj mënjezin. Ndërkohë shkova lart në kuvertë. Në këtë mënyrë nuk arrita të vjell dhe në kuvertë nga ajri i freskët sakaq e mora veten dhe kësisoj pas një gjysmë ore mora një simite me proshutë dhe e hëngra gjithë oreks, për habi të gjithë pasagjerëve, të cilët kush më pak e kush më shumë nuk ndiheshin mirë. Vetëm me kafshatën e parë qelizat mu dukën jashtëzakonisht të thara. Pas këtij mëngjezi të hershëm isha sërish fare mirë dhe si gjithmonë edhe në qejf edhe i mërzitur. Kapiteni na tha me shaka se poshtë kishte shumë të vdekur, d.m.th. të sëmurë. Në fakt shumica e pasagjerëve u dukën vetëm nga mesdita, kur deti tashmë ishte shumë më i qetë.

Në Korfuz vrojtova monumentin e Maitland të ndërtuar me material të vjetër. Maitland kishte qenë guvernator i Britanisë së Madhe për ishullin jonian. Aty hasa shumë nga Landau, të cilët kishin stemën britanike nëpër porta. Kishte karroca të vjetra shtetërore nga periudha angleze. Prej Korfuzit avulloija jonë shkoi drejt Patras.

Ditën tjetër u zgjova në gjirin e Patras. Ishte një mëngjez i freskët dhe i mrekullueshëm. Malet në veri të Patras, pikërisht një majë shumë e bukur, me lindjen e diellit dikur sikur u praruan nga argjendi. Pak para lindjes së diellit nga lindja u lartësuan nga horizonti tufëza dritash si në formë gishtash në ngjyrë të kuqe të fortë trëndafili drejt një qielli në ngjyrë të kuqe të hapur. Komenti për rhododactyla Eos2^ jepej nëpërmjet natyrës. Sqarimi i çdo mëngjezi të trëndafiltë mund të dalë vetëm nga mendja e ndonjë pseudodijetari që zgjohet në orën shtatë të mëngjezit. Në përgjithësi Homeri dhe exegetët e tij. BoopisAthene është një tjetër shembull.

Pseudodijetari në këtë vend nuk pranohet, megjithatë po jap një paralele moderne. Vargonjtë e hollë të këmbëve vlejnë në Shqipëri si shenjë të një prejardhjeje fisnike. Vargonjtë e trashë të këmbëve karakterizojnë plebejtë. Një shqiptar donte të mburrte formën e prangave të një njeriu tjetër. Ai thoshte se vargonjtë e tij ishin të ngjashëm me ato të një mushke. Një kafshë shtëpiake është për një dijetar një krijesë inferiore, e ndyrë dhe jo e zgjuar. Njeriu i thjeshtë në një kafshë shtëpiake dallon anët e mira të saj dhe madje bukuritë. Sytë e zinj dhe të heshtur të një gjedhi mund t'i duken filologut vetëm të urryer.

Në Patra ka rrugë të gjera, drejtkëndore që kryqëzohen, të cilat madje për nga ndriçimi të kujtojnë disi Italinë. Prej aty udhëtova për në Athinë me hekurudhë me shina të ngushta. Pjesa e parë e udhëtimit në lindje të Patras ishte e mrekullueshme. Në njerën anë gjendej gjiri i kaltër i Patras, në anën tjetër një vend gjithë pisha, ullinj, lisa, rrapa dhe gëmusha gjithmonë të gjelbërta. Ndër to shkëlqenin në 2-3 metra lartësi oleandrat e kuqe në një lulëzim të plotë, nëpër ngjyrën e gjelbër të errët dhe vezulluese të gjetheve subtropikale. Edhe ullishtat në formë luadhesh, të cilat qëndrojnë gjithmonë të gjelbërta, nuk gjenden kaq të veçuara dhe nuk duken të thara dhe të zhveshura si zakonisht. Hapësira e sheshtë midis kodrinave të veçuara dhe të pyllëzuara ishte e mbjellë me hardhi, të cilat gjithsesi nuk janë të vëna nëpër listela si në Itali dhe Tirolin jugor por dalin mbi tokë. Fidanët e lartësuar mbështeten nga thupra të shkurtra, kryesisht të padukshme.

Në gjirin e kaltër të Korintit duken avulloret dhe velat e bardha. Përtej gjirit lartësohen malësitë e Greqisë së Veriut etj. dhe në krahun e djathtë dalloheshin majat e mbuluara me dëborë të Peloponezit. Prarimi i njëllojtë dhe i shndërritshëm i ngjyrave të këtij peizazhi përputhet me doktrinën fetare të helenëve. Ky peizazh zgjati për ca kohë. Midis Patras dhe Korinthit toka bëhet disi e gurtë dhe hardhitë zhduken. Nisën të shfaqeshin disa fusha me elb. Gjiri i Korinthit fillon e zgjerohet. Malësitë e Greqisë së Veriut për shkak të vezullimit bëhen pothuajse të pakonceptueshme. Malet e rrëpirët gëlqerorë në të djathtë u afrohen binarëve. Giyka të thella tregojnë punën e llahtarshme shkatërruese të erozioneve ndër tokat e pambuluara. Pyllishtet e izoluara tashmë mbajnë fizionominë e kullotave europiane. Ky peizazh vazhdon deri në Korinth. Kundrejt ishullit Salamis në lartësinë e malit ku Kserkses vrojtonte betejën ngrihet një përmendore. Si një pikë e shkëlqyer vrojtimi e zgjedhur asokohe, ajo duhet të ketë qenë edhe një dramë e dhimbshme për të, kur shihte se si Trierët e tij krenarë binin njeri pas tjetrit nga Grekët apo edhe zhdukeshin. Rrëfenja që Kserksi shkulte mjekrën mund të jetë e vërtetë. Në Korinth fillonte peizazhi gëlqeror, i shkretë, atik me më shume gurë se sa dhë.

Athina në atë periudhë kohe ishte e bukur, me pluhur dhe e bardhë, e dukeshin mure të stilit gjysmë klasik me shumë fasada mermeri të bardhë apo imitim mermeri. Kjo të kujtonte deri diku Mynihun, e thënë më saktë kur çdo ndërtesë nxjerr në pah individualitetin e mjeshtrit të ndërtimit. Ndërtime kazermash apo shtëpi me qira janë të panjohura. Unë u enda nëpër kolonat e tempullit të Zeusit, të cilat më lanë një përshtypje të pashlyeshme. Kjo është me imponuesja nga ato që kam parë deri tani nga ky lloj dhe nuk është aspak moria e kolonave të Partenonit, në të cilin era që depërton nëpër to nxjerr tinguj vajtues dhe deri diku mund ta fshijë disi këtë përshtypje. Pas kësaj lartësie dhe këtij guximi mendimi dukej të fundoseshin në një hiç Propileni dhe Partenoni, madje edhe kodra e Akropolit. Më e pakta të linin një përshtypje pothuajse të papërfillshme. Prej tempullit të Zeusit kalova para kaktusesh dhe bimësisë aloe në një lulëzim të plotë deri te teatri. Te Propileni më ngjallën neveri ciceronët dhe shitësit e gjithfarë 11 oj imitimesh. Britmat e tyre dhe paturpësia e tyre më depërtonin thellë në zemër. Kjo mund të jetë e mirë për zonjat e përgjëruara angleze, të cilat bien në ekstazë përpara çdo koke Zeusi dhe përpara çdo statuje athinase me kokë disi të anuar. “Oh, sa e këndshme!“ thërrasin si edhe për pseudodijetarët të cilët me Baedekerin në dorë, ankohen për fatin e Sokratit pa pasur lexuar diçka për vetë Sokratin. Por duhet të kthehesh pas në të kaluarën, duhet të futet në ndikimin e rrënojave të praruara për të sjellë para syve jetën e idealizuar të asokohe, nuk mjaftojnë fjalët për rrënojat, ku do të ishin të pavend nëse ndonjë nga rrënojat i përkiste tempullit të Baccus apo Zeusit dhe pastaj të bëhen të pdurueshme britmat e reklamës, suveniret dhe përpara së gjithash Baedekeri. Edhe një guidë profesional akropoli, i cili e shoqëron çdo gur me një emër klasik mund gjithashtu vetëm të të shqetësojë. Unë nuk sodisja rrënojat, galeritë e arteve dhe vendet për tu bërë i ditur, por vetëm për të ushqyer fantazinë time dhe për të ndjerë kënaqësi. Nëse dua të të mësoj diçka për Akropolin apo Greqinë atëherë shkoj në shtëpi, ulem në karrike dhe marr një nga këta libra mësonjtorë, siç i quajnë të gjithë, e lexoj dhe e studioj. Por nëse ngjitem në Akropol atëherë dua tëndjej Akropolin. Të mësuarit dhe emrat helenë gjithsesi vetëm trazohen pasi ato të largojnë nga ndjesia për të medituar.

Patjetër, gjenden pak ndërtime nga dora e njeriut, të cilat me të vërtetë të ngërthejnë. Një përshtypje me të vërtetë të madhe më lanë vetëm Xhamia e Cordovas, banjat termale të Caracallas, Koloseumi dhe Sheshi i Shën Markos. Krahas këtyre janë për tu përmendur edhe disa vende më fine si Alhambra, Kremlini me kupolat e tij të praruara, muret e tij me tulla të kuqe dhe qiellin e kaltër dhe së fundmi edhe sheshi Concorde. Si ndërtime me një karakter krejt ndryshe rradhiten edhe: Duomo dhe pagëzori i Pizas, Duomo e Milanos dhe Duomo e Firences. Këtu shtojmë edhe Kishën e Krishtit në Angli. Ndërtesat e madhërishme gotike të qyteteve gjermane janë pak si tepër të ndërfutura sa të mund t'i futësh në vlerësim.

Prej Akropolit shkova deri te Spiro Delaporta, i cili më premtoi që vetëm në rast nevoje do të më nxirrte një leje gjuetie për Antimolo. Pastaj u nisa me avulloren Lloyd për në Kretë. Në Chania i bëra një vizitë xhaxhait të Kastriojanakis, i cili ishte peshkop aty dhe na priti me ëmbëlsira të mrekullueshme, por për fat të keq nuk kishim kohë për një vizitë në Knossos. Ndërkohë u nisëm për në Candia.

Për shkak të sjelljes mëse të dyshimtë të përfaqësuesit tonë të atyshëm dështoi një shëtitje gjuetie në Kretë dhe për hulumtimet gjeologjike hoqa dorë që në çastin kur mora vesh se me hulumtimin e ishullit merrej gjeologu francez Lucien Cayeux. Ishulli mu duk shumë i vogël për dy gj eologë. Cayeux në të vërtetë nuk e kishte botuar kurrë materialin e tij të plotë të vrojtimeve, ndërsa për mua takimi ishte deri diku me përparësi, kur më vonë unë iu ktheva Shqipërisë së Veriut, siç doli më vonë edhe më interesante, gjë që nuk do të ndodhte me hulumtimin e Kretës. Hulumtimet e mia për Kretën kufizoheshin kësisoj në përshkimin e zonës midis Chanias dhe gjirit-Suda.

Konsulli i përgjithshëm Pinter ishte ‘diplomati’ i dytë austro-hungarez nga i cili prisja mbështetje, por ai e nxorri fytyrën e tij si koleg i denjë i konsullit Jovanovic. Ai nuk mundi apo nuk deshi aspak të më nxirrte një hartë gjuetie, ndërsa unë për një gjysmë ore nëpërmjet ndërhyrjes të të njohurve të mi, zotit Kastriojanakis, të bashkiakut të Chanias e mora për dhjetë minuta. Isha aq i nxehur sa mund të nisja vrapin prej zyrës së bashkiakut drejt te konsulli i përgjithshëm dhe t'i thoja Pinterit se tashmë e kisha hartën e gjuetisë!

Normalisht që më pa vëngër. Ai u shastis nga habia, por brenda një çasti, sapo e mori veten, më njoftoi se unë do të kisha ngatërresa nga kjo gjueti e mundshme. Arrita ta parandjej se kush do të m'i nxirrte tërthorazi këto ngatërresa dhe përveç të tjerave, meqenëse asokohe isha ende një axhami hoqa dorë nga gjuetia.

Në Athinë diplomat austro-hungarez ishte baroni Burian. Gruaja e tij, ashtu si edhe ai, ishte e dashur me mua. Më tej takova profesorin e arkeologjisë, dr. Vilhelm si dhe gjeologun athinas Skuphos. Nga Selaniku shkova në Shkup.

Këtu filloi udhëtim im i dytë nëpër Turqinë europiane. Për këtë udhëtim do të shënoj sa më poshtë. Në Maqedoni, ku na priste vetë konsulli Bohumil Para me një drekë në stacionin e trenit, kishin nisur trazirat bullgare ndërkohë që unë hyra në Shkup me trenin e drekës bashkë me atasheun tonë ushtarak Giesel, diplomati i mëvonshëm në Beograd. Gjatë udhëtimit Gieseli më kishte këshilluar që ta ndërprisja udhëtimin në Budapest për tu kthyer në shtëpi, në mënyrë që të shihja Maqedoninë dhe Shkupin. Konsulli Para nuk pati nevojë që të më nxiste gjatë dhe unë e lashë trenin dhe u ngjita tek ai në konsullatë. Giesel udhëtoi më tej për në Beograd. Kur isha në Shkup konsulli Para më pyeti nëse doja të shkoja në Prizren. “Po, natyrisht,” i thashë. Falë ndërhyrjes së tij më gjetën në Ferizaj një kalë dhe një zaptije. Kështu udhëtova për në Ferizaj dhe prej aty për në Prizren. Aty ishte drejtues konsullate zyrtari Muthsam. Shkëlqesinë imzot Troksi, peshkopin e Prizrenit, e kisha njohur në Shkup. Deri në Ferizaj udhëtova me famullitarin Glasnovic, në famullinë e të cilit kalova natën në Ferizaj. Mbrëmjen tjetër tashmë e dalloja Prizrenin. Udha shkonte nëpër Shtime, Lutogllava dhe Suharekë. Në hanin e Lutogllavas mora një shënim gjeologjik dhe sakaq hanxhiu më pyeti i shqetësuar se çfarë po shkruaja. I thashë se ai kishte një kafe shumë të mirë dhe po shkruaj në mënyrë që kjo të bëhej e njohur edhe ndër të huajt e tjerë. Tashmë hanxhiu u ngazëllye dhe më përqafoi, pasi në çastin e parë kishte menduar se mos kisha shënuar diçka që mund ta dëmtonte atë. Muthsam, përfaqësuesi ynë konsullor në Prizren ishte tamam tipi i një nënoficeri dallkauk. Eshtë skandal që të tillë njerëz të futësh si diplomatë!

Kur isha në Prizren, po zhvillonte operacionin e saj ushtria e Omar Ruzhdi Pashës me sukses të paqëndrueshëm kundër kryengritësve shqiptarë të Gjakovës. Por ndërkohë që shqiptarët i druheshin kërkimit të ndihmës malazeze kundër ushtrisë së sulltanit, u arrit një pajtim nëpërmjet urdhërit të Yildizit. Se përse duhej të kryheshin këto operacione edhe sot e kësaj dite kjo mbetet për mua e paqartë. Natyrisht Gjakova i kishte zënë grykën për ta shmangur këtë. Në Prizren kësaj here qëndrova vetëm natën.

Pastaj mora dy zaptije, u nisa herët në mëngjez nëpër mjegull, duke kaluar me kalë nëpër Sardagh dhe pasdite hyra në Tetovë. Aty rastësisht gjeta një pajton dhe shkova në Shkup. Në Shkup sapo kishte patur një përmbytje. Përroi i Lepanas e kishte shkatërruar urën dhe nëpër natë më duhej të shkoja përqark me pajtonin, fillimisht nëpër fusha për të gjetur ndonjë mbikalim. Më në fund u gjend një udhë shpëtimi dhe nga mesnata hyra në Shkup.

Konsulli Para më ofroi të shoqëroja atë dhe përkthyesin e ambasadës, Mandelstamm, në një udhëtim inspektimi në Maqedoni. Nëse dëshëroja, më tha se tashmë i kishte rregulluar të gjitha, madje kishte marrë edhe pëlqimin e Hilmi Pashës. Unë isha mëse i gatshëm dhe e pyeta se si e kishte arritur këtë. Konsulli Para tha se Hilmi Pasha në një bisedë për udhëtimin tonë inspektues, i kishte tërhequr vëmendjen se do ta kishte keq me ushqimin, gjë për të cilën konsulli Para iu përgjigj Hilmi Pashës që të mos bëhej merak, pasi do t'i shoqëroja unë zotërinjtë dhe mund të gatuaja në mënyrë të shkëlqyer. Natyrisht me këtë u rregullua edhe kjo çështje. Më këtë vura re një shembull se si turqit pozicionohen ndaj faits accomplis.

Hysni Hilmi Pashën, më vonë Veziri i Madh dhe më pas ambasadori turk në Vjenë, i cili madje edhe si kundërshtar ishte një personalitet shumë tërheqës, e njoha me ndërmjetësimin e Paras Kyr hyra në Shkup. Ai ishte një njeri që meriton vëmendje. Gjithmonë i veshur mirë, me shumë kujdes, gjithmonë i gatshëm të flasë edhe pas mesnatës! Gjithmonë njësoj, i qetë dhe dashamirës ai kishte një kujtesë kolosale, megjithatë ishte i palodhur, ia priste mendja në zgjedhjen e mjetit së tij, natyrisht shpesh të papërfillshëm por herë-herë gjenial. Kur kishte qenë më i ri kishte patur një farë sarkazme dashamirëse. Si inspektor i përgjithshëm i Maqedonisë i kishte rënë për pjesë detyra e pamundur për të bërë reforma në Maqedoni, d.m.th që të ndihmonte në një farë mënyre elementin kristian pa i dëmtuar muslimanët dhe ai e kreu këtë detyrë me shkathtësi dhe pikësynimin e sulltanit për vite të tëra e reformoi sa për sy e faqe. Si Vezir i Madh ai luajti një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm. Situata në kohën e rënies së Abdyl Hamitit kishte nevojë për një karakter energjik dhe jo për diplomatë. Në Maqedoni ai nuk mund ta ndalte rijedhën e ngjaijeve, por ai për sa kohë që ishte aty arriti ta ngërthente rrotën e historisë nëpër spicat dhe arriti jo pak ta pengojë rolin e saj. Ai këtu u mbështet nga padroni i tij, sulltani i madh Abdyl Hamid.

Disa episode të voglahedhin dritë mbi veprimtarinë e Hilmi Pashës në Maqedoni. Entente Cordiale austro-hungareze, përkatësisht konsulli Para dhe perkthyesi i ambasadës ruse Mandelstamm u ndodhën njëkohësisht te Hihniu dhe në fakt gjoja për t'i njoftuar atij ‘pikëpamjen’ e tyre private për një çështje. Hilmiu fillimisht i dëgjoi ata me qetësi pastaj iu shpalli se i vinte keq që nuk kishte në zyrën e tij as edhe një pasqyrë të madhe që të arrinte deri në dysheme pastaj zotërinjtë mund të shiheshin se si ishin ulur dyshe përballë tij. Nëse do ta shihnin veten në madhësitë reale, siç i shihte ai ata, atëherë ndoshta edhe ata vetë do ta besonin se sa kishin ardhur për t'i bërë të ditur mendimin e tyre. Por ai gjithmonë donte ta pranonte se shkëlqimi të mashtron dhe me këtë Hilmiu e mbylli tiradën e tij. Natyrisht konsulli Para vetëm mund ta falenderonte për dashamirësinë e tij, por natyrisht e ndjenë të tronditur. Edhe një tjetër lëviqe taktike ka dlë në pah kujtesa e Hilmiut. Me urdhërin e shprehur nga ai duhej që ditë për ditë atij t'i paraqitej lista e gjatë me qindra emra e nënshtetasve të huaj që udhëtonin me tren. Në leximin shkarazi të kësaj liste që nuk i interesonte, njëherë ai arriti të zbulojë emrin e një njeriu të dyshuar, të cilin ai qysh prej mëse një viti e kishte dëbuar dhe arriti ta kujtonte. Kësisoj me një kujtesë të tillë Hilmi Pasha arrinte në zgjedhjen e mjetit të tij edhe nga shkathtësia, dinakëria dhe vrazhdësia Njëherë p.sh. lexoi me shumë nxitim regjistrin e arrestimeve të Selanikut për tri vitet e fundit, vetëm për të rishkrur dhe falsifikuar në mënyrë që t'i dëshmonte vullnetarisht dhe pothuajse me dashmirësi konsullit një kopje të ‘regjistrit autentik’, meqënëse në regjistër mungonte emri i një farë bullgari që sipas mendimit të konsullit ishte arrestuar dhe ishte i pafajshëm. Nëpërmjet kësaj, binte domosdoshmëria që njeriun të lirohej dhe për më tepër mund të zhdukej apo edhe të linte ta vrisnin.

Bashkëudhëtarët e udhëtimit tim për në Maqedoni ishin konsulli austro-hungarez Para, përkthyesi i ambasadës ruse Mandelstamm, nënkonsulli ynë Prochaska, i famshëm për shkak të një çështjeje me serbët, një lejtnant turk dhe njëzet kavaleristë. Qëllimi i udhëtimit ishte që tmerri i shkaktuar ndaj bullgarëve nga turqit dhe autoritetetet turke të arrinte të përcaktohej nga dëshmitarë okularë. Memorandumi që doli na ky udhëtim çoipastaj në takimin Miirsteguttëtë dyperandorëve. Asokohe unë nuk kuptoja asgjë nga diplomacia, respektivisht qëndroja tamam si kundrejt një demi të të ri. Vetëm më vonë e kuptova se me sa pak mënçuri drejtohej bota.

Meqë isha përfshirë për stërvitjen me armë në Brasso (Kronstadt) shkova me kalë në Kratovo për një gjysmë dite, prej Kocani deri në Kumanovë, ku hyra në kohën e duhur për të kapur trenin e mesditës që të çonte në Beograd dhe për dy ditë udhëtova drejt Szacsalit dhe pastaj për në Brasso.

Në korrik kisha stërvitjen me armë në Brasso dhe isha caktuar te mjeshtri i kalërimit, baroni Heszlova në Keresztenyfalu. Meqë pata sërish një trakomë, pata një shkëputje para kohe nga stërvitja me armë. Më 21 korrik vijova promocionin e doktoraturës sime në Vjenë. Unë isha veshur me uniformën e një Kadett-wachtmeister i regjimentit 2 të husarëve. Pjesërisht për shkak të trakomës, pjesërisht për shkak se në fund të gushtit në Vjenë mbaheshin kongrese ndërkombëtare gjeologësh, ku unë duhej të merija pjesë, qëndrova në Vjenë deri në fillim të shtatorit. Shtatorin dhe tetorin i shfrytëzova për nismat në terren në Siebenbiirger, në mënyrë që të mund të botoja më gjerësisht tezën time të doktoraturës.

Në nëntor udhëtova drejt Turqisë nëpërmjet Bullgarisë. Meqënëse nga shëtitja ime në Kretë e dija se me armë me plumba në Orient gjithmonë të dalin vështirësi, megjithatë këtë herë doja ta merrja me vete në Konstandinopojë Mannlicher Karabiner dhe prandaj e shoshita mirë këtë çështje. Kështu shkova te ambasadori turk në Vjenë dhe e luta për një leje kalimi në Konstandinopojë për armë gjuetie. Ambasadori, ai vetë një gjuetar i madh i niederwild ishte shumë dashamirës dhe para së gjithash mu shpreh nëse ishte fjala për një armë me saçme apo me plumba, meqë këto të fundit janë rreptësisht të ndaluara në Turqi. Por unë iu shpreha duke dredhuar se edhe lepujt dhe rosat i kisha gjuajtur me plumba dhe për të thënë të vërtetën ishte fjala për një armë me të cilën kisha gjuajtur edhe dhi të egra edhe rosa të egra dhe ambasadori nga kjo më dha dokumentin e dëshiruar - me sa duket duke menduar për pushkët e gjahut të librave e të tilla si këto. Me këtë dokument, përveç armës dhe broshurave të ndiyshme paleontologjike dhe akteve të përgjithshme nga Maqedonia, të cilat doja t'i përdorja më vonë për nismat gjeologjike u nisa për në Konstandinopojë.

Meqë asokohe trenin Orient-Ekspres e sulmonin bandat bullgare, unë isha i vetmi udhëtar në të gjithë trenin. Në Mustafa Pasha, në kufirin bullgar, pavarësisht lejekalimit tim u bë një kontroll i përpiktë dogane dhe pati një debat të fortë midis meje dhe nëpunësit të doganës mbi tri llojet e objekteve të përmendura më sipër. Së pari u trajtua arma. Mannlicheri im për shkak të llozit ndalohej. Unë protestova. Më pas hartat e mia, meqë kishin natyrë ushtarake patën të njejtin fat dhe unë sërish protestova. Pastaj nëpunësi filloi të kontrollojë materialet e shtypit. “Këto janë botime shkencore” u shpreha unë me merak për fatin e tyre. Turku me mendjemadhësi mu shpreh se edhe kjo do të merrej vesh - nëse kjo ishte e vërteta. Pas kësaj shpalljeje e lashë t'i shfietonte qetësisht. Por kur ai hapi një faqe, ku ishte vizatuar skeleti i një breshke me këmbë shumë të hapura, e ndjeva se nuk munda të përmbahesha dhe për ta penguar shfletimin e mëtejshëm duke i treguar skeletin i thashë shumë qartë, “Ja skeleti i Boris Saravoff.” Boris Saravoff ishte një nga drejtuesit më të frikshëm, më të shkathët dhe më kokëkrisur të bandave të Maqedonisë, të cilin turqit megjithëse kishin vënë një çmim të madh për kokën e tij nuk kishin mundur ta kapnin të gjallë. Shpallja ime veproi si bombë. Nëpunësi e dalloi se unë e trajtoja nga lart poshtë dhe se po e tallja, por gjithashtu e dalloi se unë isha një fisnik i lartë dhe gjithë tërbim dhe i plasi të gjitha broshurat sërish në valixhen time.

Pas kësaj fitoreje të parë më duhej që padashje ta shfrytëzoja situatën për të rregulluar sërish çështjen e armës. Përsërita protestën time duke nxjerrë lejekalimin tim. “Unë kam” protestova “lejen për të futur një armë gjuetie në Turqi. Kjo armë është një armë gjuetie, kësisoj kam lejen për ta marrë me vete.“ Nëpunësi replikoi, “Ju keni lejen për një armë gjuetie. Kjo armë nuk është armë gjuetie, kësisoj në veçanti duhet të mos kini një armë të tillë.” Pas kësaj shprehjeje nisëm të debatonim nëse arma ime ishte armë gjuetie apo jo dhe kësisoj kaloi koha kur mbërriti fatorino dhe pa ndonjë qëllim të veçantë më njoftoi për të hipur. Unë u shpreha, fillimisht pa ndonjë qëllim, se më pengonte ende një çështje dogane dhe tani nëpunësi i doganës e mbështeti fatorinon për të më hequr qafe. Në këtë çast kuptova linjën që duhej të ndiqja në veprimin tim të mëtejshëm. Unë këmbëngula dhe shpalla ose me armën ose nuk do të udhëtoja fare për në Konstandinopojë. Nëpunësi i doganës foli turqisht me fatorinon. Lokomotiva nisi të fishkëllejë për të më frikësuar, por treni ekspres nuk donte ta linte pas pasagjerin e tij të vetëm. Kështu vijoi të fishkëllejë. Më vonë edhe nëpunësit e doganës e shtynë nisjen e trenit, pasi edhe në zyrën e doganës nuk donin të më kishin për një kohë të gjatë në zyrë. Meqë unë isha një personalitet i shquar dhe prania ime në zyrën e doganës nuk ishte e dëshirueshme, duhej të pranohej lejekalimi. Lokomotiva fishkëlleu sërish më kot. Situata u zhvillua në favorin tim, por u bë komike. Të gjithë u përpoqën që të më bindnin të mos e humbja trenin. Nëpunësit shkuan aq larg sa mu lutën që të largohesha. Ata thonin se unë mund ta rregulloja çështjen e armës në Konstandinopojë me anë të një letre. I vetëdijshëm se në një rast të tillë, nuk do ta shihja më kurrë armën time, të cilën e kisha aq për zemër mu desh nuhatje më e madhe. Më në fund në një mënyrë dashamirëse u kërkova miqësisht dhe duke qeshur letër dhe pendë për t'i telegrafuar ambasadorit tonë në Konstandinopojë, baronit Calice. I thashë se më duhej ta njoftoj që të mos më priste nesër në mëngjez për të ngrënë, pasi unë pa pasur faj, për shkak të një çështjeje dogane, duhej të flija në Mustafa Pasha. Ky vendim i futi njerëzit në dyshime. “Mos u mundoni që të shkruani telegramin. Përse gjithë ky mundim?” më thanë nëpunësit. Unë i falenderova për dashamirësinë e tyre që donin të ma hiqnin këtë mundim por në mënyrë ironike mendoja se shkrimi i disa ijalëve në një copë letër nuk ishte fare mundim për mua pasi unë shkruaja shpesh. “Udhëtoni për në Konstandinopojë. Ne do t'i vemë të gjitha në vijë.” ’Vendimi im është që të qendroj në Mustafa Pasha pranë armës sime.” “Nuk kemi asnjë shtrat për tu ofruar.” ”Mos kini merak. Unë fle përdhë.” Vështrime të ndërsjella dhe pastaj një pauzë. Unë nënqesha dhe nëpunësit mbetën të shastisur. Fatorino erdhi sërish, treni duhej të nisej. Kishte mbërritur çasti i krizës. Papritur një nëpunës dogane zbuloi kompromisin për këtë çështje. Më propozuan që armën zyrtarisht ta ngarkonin në vagonin e mallrave dhe me trenin tim ta dërgonin në Konstandinopojë nën kontrollin e doganës. Aty duhej të shqyrtohej. Nëse aty do të njihej si armë gjuetie atëherë unë do ta merija sakaq. Përndryshe do të humbte. Unë e kuptova se ky ishte propozimi më i mirë që mund të arrija dhe e pranova. Me gëzim u binda se arma u vendos në vagonin e mallrave dhe pastaj unë dhe arma udhëtuam drejt Konstandinopojës, patjetër të ndarë, por edhe njëkohësisht.

Në Konstandinopojë u sula, i palarë siç isha, për në ambasadë dhe i tregova Louisit se çfarë kishte ndodhur. Pastaj shkuam të dy në zyrën e përkthyesve të amasadës për përkthyesin e katërt, Leschanovsky. Këtij i treguam për ngjaijen. Meqë katërmbëdhjetë ditë përpara kësaj ngjaijeje atasheut të ambasadës sonë kontit Deym, iu konfiskuan në Mustafa Pasha armë madje jo e rrezikshme, d.m.th. armë me saçme dhe gjoja si rrjedhojë e një vjedhjeje u raportuan të humbura, Leschanovskyt iu duk se edhe Mannlicheri im ishte i humbur dhe s'kishte kurrfarë shprese. Por meqë gjendej në Konstandinopojë, gjithsesi donte të përpiqej ta shpëtonte. Në zyrën e përkthyesve u hartua një letër e llahtarshme dhe ndër të tjera u pajis me stampa dhe vula nga më të pabesueshmet. Pastaj u thirr një kavas dhe u urdhërua që të nxitonte menjëherë për në stacionin e trenit dhe letrën t'ua paraqiste atyre njerëzve në duart e të cilëve ishte arma dhe që unë i kisha përshkruar me saktësi. Kavasi bëri si e urdhëruan dhe për habinë tonë pas një gjysmë ore ai u kthye triumfues bashkë me armën. Siç doli, kjo ishte si pasoje e shpejtësisë të aksionit tonë, të ndërmarrë prapa kurrizit të konsullit Calices, ndërkohë që ende asnjë zyrtar i vetëm i lartë nuk ishte njoftuar për hyijen e armës. Zyrtarët më të ulët, në duart e të cilëve ra arma në stacionin e trenit, të shastisur nga pamja e letrës së fuqishme të ambasadës perandorake, u gjunjëzuan pa kurrfarë kundërshtimi. Letra kërkonte në mënyrë të qartë dhe energjike se një armë gjuetie që i ishte marrë në mënyrë të padrejtë një farë baroni Nopça duhej të dorëzohej menjëherë. Aksioni arbitrar i Leschanovskyt në këtë mënyrë pati një sukses bindës dhe kësisoj megjithë aktin e Kongresit të Berlinit një Mannlicher Karabiner kaloi kontrabandë për në Konstandinopojë.

Ky episod dogane pati paralelin e tij, në rastin më të mirë në një ngjarje të vërtetë, ku një i huaj dhe një nëpunës turk dogane kishin ngërthyer një çantë, pastaj u morën me këtë për një farë kohe, derisa nëpunësi turk i doganës i tërhoqi vëmendjen të huajit se ishte më i fortë, pasi në tërheqje mund ta ndihmonin edhe nëpunës të tjerë dogane. I huaji nuk u hutua dhe vetëm bëri vërejtjen se ai në asnjë mënyrë nuk ishte i bindur nga një prove e tillë force. Kjo e zgjidhi situatën në favor të tij. Në të dy rastet kupton se si duhen trajtuar turqit dhe megjithëse unë asokohe nuk e dija këtë histori të dytë të doganës, më mjaftoi përvoja e së parës, në mënyrë që ta rregulloja prej këtej e tutje sjelljen kundrejt autoriteteve turke. Theksoj se kurrë nuk i kam hyrë rrugës së bakshishit. Kjo është më pak bindëse.

Të gjithë muajin nëntor mbeta te Louis. Louisi ishte i fejuar qysh në vitin 1899 me Bianca Berks dhe vëllai i Biancas, Lot, ishte gjithashtu tek ai në Konstandinopojë. Edhe unë banoja te Louis. Meqë nuk dija fare turqisht, nuk shihja asgjë interesante në Konstandinopojë përveç monumenteve. Pastaj njoha markezen Bridieux, të re dhe të bukur dhe gjithë gjallëri.

Për Konstandinopojën e asokohe nuk ishin karakteristike vetëm qentë e mëdhenj të rrugëve, pa zot, por edhe vrapuesi në Pazar me një trumpetë fëmijësh për të vrapuar përpara rrugës së kuajve dhe që duhej t' i tërhiqte vëmendjen njerëzve me anën e tingujve të trompetës për makinën që po afrohej dhe që ishte ‘e rrezikshme për të gjithë‘.

Një lidhje të ngjashme të kulturës perëndimore dhe barbarisë së kahershme e pashë në vitin 1921 në Sofia, kur regjimi Stambuliski për të rregulluar shpejtësine e automobilëve që qarkullonin në qytet, në vendin përpara pallatit mbretëror, kishin nxjerrë një dërrasë të madhe të mbushur me gozhda të dala, përbri një shtylle me llampë dhe policëve në shërbim u kishte shpërndarë urdhërin që dërrasën me gozhda të ngritura nga sipër ta hidhnin përpara çdo automobili që udhëtonte me shumë shpejtësi.

Në Konstandinopojë nuk kishte asnjë të huaj, të cilit të mos i shfaqej daullexhiu që vraponte përpara udhës së kuajve dhe askush nuk mund të largohej nga Sofia pa i treguar mikut të tij për ‘rastin gjenial të automobilit’ të qeverisë.

Si pasojë e pozicionit të saj, Konstandinopoja natyrisht që është shumë më e bukur se Nica, megjithatë kjo vlen për vlerësimin në largësi. Në brendësi Konstandinopoja me kostumet e saj kombëtare të panumërt dhe jo të shëmtuar, me mallrat difektoze europiane, xhamitë e saj, pallatet, turbet dhe burimet e qeta ishte në shumë vende piktoreske por askund me të vërtetë e bukur. Qysh në vitin 1902 nuk kam parë dhe nuk do të shoh asgjë që të ma prishë kujtimin e bukur.

Ndërkohë që isha te Louisi erdhi konsulli Para te mua në Konstandinopojë, të cilin e njihja qysh më parë dhe meqë unë doja të shkoja në Shkup ai më ftoi ta shoqëroja në udhën e kthimit. Unë e pranova ftesën e Paras me gjithë qejf, vizitova kësisoj për herë të dytë Athinën dhe pastaj shkuam për në Selanik, ku konsulli i përgjithshëm Hickl ishte përfaqësuesi ynë dhe ku Para më çoi në klubin gjerman. I gjithë udhëtimi kaloi pa ndonjë ngjaije për tu shënuar. Brenda në Shkup dhe përreth u mora me studime gjeologjike dhe gjeografike. Prej Shkupit shkova me kalë për në  Prizren dhe në të vërtetë kësaj herë nëpër qafën e Jezercës. Prej aty nën një vezullim të mrekullueshëm pashë Alpet e Shqipërisë së Veriut në Gjakovë. Asokohe vendosa të merresha me hulumtimin e tyre, pa qenë i qartë për vështirësitë e punës.

Në Shkup arrita të sqarohesha në llojin dhe mënyrën si bëhej politika në Ballkan. Mjafton një episod. Një grup serbësh iu lindi idea të hartonin në Vjenë një broshurë antiserbe por edhe antiturke, e pastaj bënë tregëti në një farë mënyre me këtë në Shkup, që ajo sakaq të konfiskohej nga autoritetet turke. Kur në Yildiz morën vesh për këto broshura u shqetësuan për vendin ku ishte shtypur, siç munda të nxjerr nga një dokument zyrtar perandorak që trajtonte këtë rast të madh, meqënëse konsulli Calice kundrejt Yildiz gjithmonë kishte vënë theksin në miqësinë e tij me turqit, tashmë mendohej se monarkia luante një lojë të dyfishtë. Natyrisht ishin serbët ata që qeshnin.

Kur isha në Shkup vijonin të bëheshin reforma. Asgjë nuk e karakterizon situatën asokohe më mirë, kur megjithë veprimtarinë për reforma, një shqiptar i bëri Valiut Shakir Pasha propozimin që me urdhërin e tij të vriste dhjetë njerëz. Megjithatë si shpërblim kërkonte pistoleta Mauser me dhjetë fishekë.

Siç thashë më sipër, prej Shkupit u nisa për në Prizren. Aty mora tri zaptijepër të shkuar mekalë në Shkodër. Natën e parë fjeta në Hanin e Brutit dhe kur ditën tjetër në agim u largova me kalë, më qëlluan në një kthesë, nga afër, nga një grup lisash që gjendeshin në anën e djathtë të udhës. Plumbi shpoi kapelen time dhe ciku kokën, gjithsesi pa më plagosur. U hodha nga kali, kërkova vend ku të fshihesha dhe doja të qëlloja por nuk munda ta dalloja keqbërësin. Përveç të tjerave, në këtë çast kisha ndjenjën më të thellë jo kristiane prej gjahtari, i cili përgjon një prë të majme. Udhëtimi me kalë prej Urës së Vezirit për në Shkodër u bë pa u ndalur. Vizitën time të parë në Shkodër e bëra te konsulli ynë, baroni Bornemisza Gyula.

Meqë kisha me vete armën time, konsulli ynë e rregulloi, pasi unë bashkë me atë bëmë një vizitë zyrtare te Valiu në Shkodër, që të bëja një gjueti zogjsh uji në liqenin e Shkodrës. Vozitëm në zonën e përmbytur të liqenit dhe meqë më ndriti fati në gjueti qëllova me plumb një pelikan, një çafkë dhe dy karabulakë të vegjël, të gjitha në një distancë midis 100 deri në 200 hapa. Nga kjo arritje më doli nami në Shqipëri si snajper dhe kjo më vonë më solli shumë nderim dhe dobi ndër malësorët e këtij vendi.

Pas disa orësh kishim qëlluar mjaft dhe kur zbarkuam sërish në zyrën e doganës së Shkodrës, pamë një kompani nderi të nisur me muzikë. Kur i pyetëm na sqaruan se pritej solemnisht mbërritja e Shkëlqesisë së tij, diplomati otoman K. nga Cetinja, i cili vinte në Shkodër për të kaluar festën e Bajramit. Vendosëm ta soditnim pritjen. Ndër të gjitha parapërgatitjet e festës kishin harruar vetëm një diçka dytësore, që gjysma e rrugës ku duhej të kalonte heroi i ditës, Ahmed Fevzi Pasha, për shkak të përmbytjes ishte mbushur gjithë ujë. Kjo u vu re vetëm në çastin e fundit dhe kësisoj nuk kishte mbetur gjë tjetër veçse që të tërhiqej zvarrë për ty një trung druri, mbi të cilin diplomati nën tingujt e hymnit të sulltanit dhe përpara aparatit tim fotografik duhej të mbante ekuilibrin. Fatmirësisht ia doli mbanë. Skena ishte madhështore por e mirëfilltë turke. Një por e vogël, që në çastin më solemn sjell pa dashje diçka komike apo trazon ndjeshëm çështjen më të rëndësishme, në përgjithësi ka qenë për Turqinë gjithmonë karakteristike. Ushtarët kishin uniforma por u mungonin disa komça. Kavaleristët kishin mamuze por shpesh vetëm njerën. Midis Shkodrës dhe Pukës kishte një linjë telegrafike por izolatorët ishin të thyer dhe kështu teli ishte më kot te çengelët e hekurt që mbanin izolatorët ose izolatorët ishin të paprishur, por ishin të thyera shtyllat e telegrafit dhe zëvendësoheshin me pirunj druri. Në afërsi të Gevgelit, mbi Vardar kishte një urë moderne, të gjerë prej hekuri, që vinte nga Belgjika, por asnjë udhë që të të çonte tek ura. Kishte luftanije, por ato nuk kishin topa apo mitroloza e kështu me rradhë. Kjo fjalë e vogël, e bezdisshme, por, ishte ajo që në Turqi megjithë vullnetin e mirë të njerëzve të veçantë, e bënte të pamundur çdo përparim, çdo llogaritje e bënte pluhur e hi dhe për pasojë kishte rënien e perandorisë. Ka ligje të mirë, por ato shfrytëzohen për të shtypur pamëshirshëm popullsinë. Ka ushtarë, por nuk ka armë. Edhe në kohën e xhonturqve ka edhe lokomotiva në hekurudhën Hedscha, por nuk ka asnjë punishte ku ato të mund të riparohen.

Kur u kthyem në shtëpi pas gjuetisë si dhe spektaklit të pritjes solemne, Bornemisza dhe unë morëm vesh se Valiu ishte vënë në dijeni që më kishin qëlluar me armë dhe gjatë gjuetisë sonë i kishte shprëhur konsullatës keqardhjen në lidhje me këtë. Ne i njoftuam menjëherë një vizitë Valiut dhe shkuam te ky djallush i gjorë, të cilin njoftimi i vizitës sonë e kishte vënë në siklet të madh sepse mendonte se neve nuk na mjaftonte shfajësimi i tij. Krejt ndryshe nga sa e priste unë e falënderova për dashamirësinë e tij dhe e luta që të mos e ndiqte më tej çështjen. Kjo u bë pjesërisht, por gjithsesi sipas mënyrës së mirë turke, hanxhiu i Brutit i papërzier në këtë çështje u burgos për disa javë, ndërkohë që fajtori, emrin e të cilit unë edhe më vonë nuk munda ta marr vesh, vërdallosej përqark i lirë. Pas disa vitesh e pashë veten të detyruar që hanxhiut të gjorë t'i bëja një dhuratë në para.

Në fund të vitit 1901 nga Shqipëria nëpër Cetinje shkova në Vjenë. Tregov shumë mbi udhëtimin tim dhe përpjekja ime për ta fshehur nga prindërit e mi aventurën shqiptare dështoi plotësisht, pasi lajmi “Atentat ndaj një udhëtari hungarez” doli në datën 31 dhjetor në Neue Freie Presse, Frankfurt am Main. Ashtu si ka raportuar Frankfyrter Zeitung nga Shkodra, “një zaptije nga Luma ka qëlluar mbi baronin FrancNopça, i cili vinte nga Prizreni dhe shoqërohej nga një shpurë qeveritare me kuaj. Një plumb ka shpuar kapelen e tij, megjithatë ai ka mbetur i palënduar. Zaptija i përket atyre xhandarëve, të cilët për shkak të zbatimit të reformave ishin nxjerrë nga puna. Baroni Franc Nopça është kadet rezervë në regjimentin 2 të husarëve.”

Për t'i lajkatuar autoritetetturke, përkëtëlajm, natyrisht pas një përgënjeshtrimi jo të vërtetë. Neue Freie Presse e botoi atë nën titullin “Një atentat i pretenduar.” “Ne kemi riprodhuar”, thuhej në këtë artikull, “në gazetën e sotme një lajm të gazetës së Frankfurtit nga Shkodra se mbi Dr. baron Franc Nopça gjatë një udhëtimi me kalë nga Shkodra për në Prizren është qëlluar nga një zaptije i pushuar. Në lidhje me këtë baroni Nopça na kërkon botimin e këtij njoftimi me shkrim: Incidenti i njoftuar në gazetën tuaj të sotme, sipas një raporti të Frankfurter Zeitung, përsa i takon një udhëtimi tim me kalë midis Prizrenit dhe Shkodrës, ishte jo aq i rëndësishëm, ashtu si krijon përshtypjen telegrami i Frankfurter Zeitung, kështu që unë zyrtarisht nuk kam njoftuar aspak zyrtarët e konsullatës perandorake austro-hungareze. Çfarë ndodh në brendësi të Shqipërisë, vërdalloset derisa mbërrin në veshët e ndonjë reporteri në përmasa gjigande. Me nderime, Dr. baron Nopça, junior.”

Pas këtij udhëtimi doja të merresha sërish me paleontologji, por meqë në Vjenë ishte e pamundur të përpunoje ekstremitetet e dinosaurëve e mora në Paris të gjithë materialin tim për dinosaurët, të gjetur qysh në vitin 1899 dhe punova në Jardin des Plantes, ku njdha edhe paleontologun e famshëm, profesorin Albert Gaudry. Duke bërë shëtitje të shkurtra shkova në Bruksel te profesori Louis Dollo dhe në Bulonjë te profesori Lennier. Një shëtitje e planifikuar për një javë në Londër më bëri që më në fund ta zhvendos aty studion time. Në Londër qëndrova deri në fund të prillit dhe më pas i dërgova sendet e mia të mbetura në Paris në apartamentin tim në Rue Caumartin. Debutimi im në Londër nisi meqë unë iu përvesha punës për origjinalin e Hypsilophodon dhe menjëherë konstatova se Hulke në Philosophical transaksions të Shoqatës Mbretërore i kishte përshkruar kockat e Hypsilophodon si pjesë të ballit dhe të hundës, të cilat ishin pjesë e një nofulle të poshtme. Sipërfaqet përtypëse të dhëmbit, të nxjerra nga shkëmbi, ai i kishte përcaktuar si pllaka sklerotike të syve. Këto korrigjime pozicionimi që u kishin shpëtuar paleontologëve anglezë, formuan krahas të tjerave pjesën e parë të artikullit ‘Shënime mbi dinosaurët britanikë’ të botuar në Geological Magazine. Pas Hypsilophoden vinin në rradhë Polacanthus dhe Streptopondylus, të cilët të dy i rikonstruktova. Por te ky i fundit nga nxitimi, siç dëshmoi më vonë Huene, bëra disa gabime të mëdha. Disa vite më vonë, në po këto seri artikujsh dolën punimet e mia mbi Stegosaurus, Priscus dhe Craterosaurus.

Në Angli kishte mundësi të mrekullueshme pune dhe njerëz shumë miqësorë (A.S. woodward, Andrews, Lydekker, Sherborn e kështu me rradhë). Unë komunikoja në shtëpinë woodward krejt i shpenguar, si në shtëpi, më tej edhe te Lydekkers. Njerëzit në Londër përpiqeshin që edhe jetën time private ta bënin të këndshme. Në Paris nuk e vura re një gjë të tillë. Unë i pranoja me dëshirë anglezët si shoqërues dhe Anglinë si vendndalim, por edhe gjermanët janë dijetarë të mëdhenj dhe me themel në specialitetin e tyre. Majin dhe qershorin i kalova në Vjenë te prindërit e mi. Qëndrimi u shkëput vetëm nga një shëtitje për gjueti në Shallaburg, te baroni Tinti. Qysh në fillim të korrikut deri më 15 gusht isha te konti Lence Oldofredi në Also-dhe Felsd Porumbak dhe malësitë e atyshme.

Qëllimi i vizitës sime te Oldofredi ishte që të gjuaja ndonjë ari në malësitë Fogarasch dhe në të vërtetë doja që ta arrija këtë nëse ndonjë ari i sulej kopesë së deleve. Në përgjithësi më kishin treguar se një ari në të tilla raste nuk është frikacak si zakonisht, por bëhej agresiv.

Gjithashtu mendoja si diçka shumë të bukur dhe se kërkohej gjakftohtësi për afrimin tek ariu në errësirën e natës, ndërkohë që qentë i lehin, barinjtë bërtasin, delet të frikësuara shtyjnë njera tjetrën dhe ai duke goditur vetëm me putra uluriste dhe ishte gati ta mbronte prenë e tij. Meqë ariu në veçanti vizitonte më shpesh stanet malore Buna, stanet Intreisvor dhe stanet Racovician, kalova 14 ditë në këto tri stane, por nuk e rastisa ariun, i cili çdo herë i shkaktonte dëme kopesë, kur unë nuk isha, derisa më në fund barinjtë qeshën dhe hyrjen time në një stan e panë si një shenjë të pagabueshme, që atyre për sa kohë që unë do të qëndroja aty, nuk do tu prishej qetësia e natës nga arinjtë, çfarë edhe doli e drejtë.

Frikë dhe inat shkaktoi ndër shtresën e lartë civile dhe ushtarake të Nagy Szeben (Hermanstadt, Sibiu) kur një herë unë dhe Olofredi në restorantin ‘elegant’ Zum Romischen Kaiser morëm për darkë një bari të veshur me kostumin e tij kombëtar rumun dhe u ulëm botërisht në një tavolinë bashkë me të. Nga ana jonë ky ishte një lloj demonstrimi kundër saksëve të Nagy Szeber që kishin antipati ndaj nesh, me të cilët prandaj nuk komunikonim dhe që donin vetëm të na qortonin për mendjemadhësi aristokrate. Gjatë qëndrimit tim të shkurtër në pjesën thelbësore të Alpeve Fogarasche nuk i pashë dhitë e egra dhe kur gjatë shëtitjes sonë dështoi në çdo drejtim pjesa e gjuetisë, atëherë shëtitja u bë e tillë që unë me Leonce Oldofredin e gjorë dhe të pafat, por i këndshëm dhe gazmor, pëijetuam disa ditë të gëzura.

Nga ana epeizazhit Alpet Fogarasche, gjithmonë mbeten shumë më pas malësive Retezat, meqë ke gjithonë përpara pllajën Fogarasche relativisht pranë. Prej Fogarasche shkova në shtëpi dhe pastaj për në Bernë, në Kongresin ndërkombëtar të zoologëve. Këtu njoha profesorin Osbom nga Nju Jorku dhe Merriam nga San Francisco. Huene ishte gjithashtu aty. Me Huene dhe gruan e tij bëmë një shëtitje në oberlandin e Bernës.

Zvicra nuk më pëlqeu, pasi gjithçka është ngritur për të shfrytëzuar të huajt. Vendi është me të vërtetë i bukur, patjetër çdo gjë e modeluar disi shumë, aq sa të arrija ta pëlqeja. Për mua janë më të dashura Karpatet. Gjithashtu, vetëm njerëzit që janë në Zvicër! Hoteli i vogël në të cilën kaluam natën, ishte tejet i mbushur me të huaj dhe për më tepër kur në Zvicër njeriu nuk vjen për të fjetur i ngjeshur në rradhë si sardelet me të huajt, të cilët janë pothuajse njëlloj jo interesantë dhe të panjohur për sa i takon pikëpamjeve, edukimit dhe karakterit. Nëse merr arratinë nga kjo dhe paraqëlqen të jetosh vetëm në hotelet e klasit të parë të Zvicrës, kësisoj sërish e njeh pak Zvicrën. Për mua është njëqindmijë herë më e dashur Shqipëria me rreziqet dhe aventurat e saj, me ngjyrat e saj të mrekullueshme, megjithëse me sistem ndriçimi krejt të pamundur, pastaj me njerëzit e saj gazmorë dhe primitivë por pikërisht nga kj o edhe interesantë, pavarësisht mungesës së komoditeteve dhe rrugëve të mira.

Menjëherë mora arratinë nga Zvicra për në Szacsal dhe prej aty në tetor të vitit 1904 shkova sërish te Louis Draskovic në Konstandinopojë. Për të mos i thënë të gjitha po përmend vetëm se gjatë këtij qëndrimi të dytë në Konstandinopojë disa prej nesh, pikërisht Louisi, konti Stani Deym dhe unë bëmë një shëtitje për gjueti në të ashtuquajturin çiflik polak në Riva, në breg të Detit te Zi. Deym kishte marrë një çadër fushimi. Në Riva arritëm duke vozitur me një barkë të madhe nëpër një liqen të mrekullueshëm dhe prej aty vozitëm në grykën e një lumi për në brendësi të vendit. Më pëlqeu uji e qetë dhe peizazhi me kulmakë dhe pyje të kahershëm në të dy anët e lumit.

Ndonjëherë dilte ndonjë buall i ujrave nga kulmakët dhe zhdukej në ujë ose kthente kokën ngadalë nga ne dhe zgurdullonte sytë. Si një racë gjedhi e përshtatur ndoshta në jetën e ujit, bualli është interesant nga ana zoolojike, pasi ndërsa një gjedh në gjendje pushimi ballin që e ka gati për sulm e mban gjithmonë pothuajse vertikal, kështu që pjesa e hundës ka një pjerrësi më shumë se 45 gradë kundrejt pozicionit horizontal, bualli i ujrave edhe në sterë e mban ballin pothuajse horizontal dhe i ngre flegrat e hundës shumë përpara. Shkaku për këtë ndryshim të pozicionimit të kokës duhet kërkuar në pozicionimin në gjendje pushimi të kokës te kafshët që qëndrojnë në ujë.

Më në fund lumi, gjatë cilit po shkonim tatëpjetë, u bë kaq i cekët sa barka jonë mbeti përfundimisht në lym. Aty zbritëm në tokë. Faktotumi ynë gjeti për ditën tjetër personin që ngre gjahun dhe ne ngritëm çadrën. Louisi, i cili mund të fliste edhe cingançe vizitoi një fushim ciganësh dhe mbrëmja kaloi mjaft mirë. Por ijetëm pak sepse Louis nuk ishte mësuar të flinte në çadër dhe mua më shqetësonte bagazhi i shumtë që kishim me vete.

Ditën tjetër e kaluam në pyje, të cilët lartësohen në mënyrë të mrekullueshme mbi këtë shkëmb gume vullkanike. U organizuan shumë gjueti drerësh. Një pyll kaq i vogël aziatik është diçka krejt ndryshe nga një pyll te ne. Mungojnë gëmushat gjithmonë të gjelbërta, pikërisht lianat. Nga pema në pemë dellet e hollë dhe të fortë, nëpërmjet spiralesh elastike varin fundet e tyre të hollë si thumba nëpër degët, kështu që në gjelbërimin e gjetheve, mund ta pranosh për të vërtetë praninë e tyre nëse ndonjera prej tyre të çjerr kapelen. Përfaqësuesin e fundit të kësaj bimësie gjarpëruese munda ta gjej në gardhet e ultësirës së Shkodrës. Ndërkohë që këtu kishte bimë të veçanta, për të cilat njeriu bëhej i vemëndshëm vetëm pasi i kërkonte, ato në Azinë e Vogël i gjen në çdo pemë.

Gjuetia kaloi pa arritur as edhe një gjë. Ditën tjetër gjatë kthimit për në Detin e Zi pati një stuhi sa kishte rrezik për jetën dhe shpesh për shkak të valëve horizonti as që shihej nga barka jonë. Era e Veriut na kërcënonte të përplaseshim në bregdetin me gur shkëmbor të Azisë së Vogël dhe prandaj vozitësit tanë duhej të vozitnin tutje, jashtë në det. Fatmirësisht ishin gjashtë dhe kësisoj nuk iu shkoi puna dëm për të na sjellë të sigurtë në Dardanele, ku pastaj rryma na solli sakaq në Yenikdy.

Në Konstandinopojë komunikoja me rusin, të cilin tashmë e njihja, Mandelstamm, një çifut i mprehtë dhe njohës i shquar i të drejtave ndërkombëtare, i cili habitej që unë lexoja ‘Stirner der Einzige und sein Eigentum. Më tej njoha Pierre Lotin, një njeri i dashur. Përveç kësaj vizitoja shpesh baroneshën Anna Kuhn, në zanafillë kontesha Raday, pastaj baronin Calice, ambasadori austro- hungarez, më tej të birin e tij dhe më në fund konsullin e përgjithshëm Zepharovich, një ish Thereniast, i cili ishte krenar për xhaxhain e tij me profesion mineralog.

Pak para nisjes për në Shkup u sëmura në Konstandinopojë dhe i sëmurë udhëtova me tren për në Shkup. Aty qëndrova te Bohumil Para në konsullatë dhe bëra shëtitje në Prizren, ku edhe u ushtrova për të mësuar gjuhën shqipe, pasi dojatë studioja edhe gjeologjinë e viseve të këtij qyteti. Më tej udhëtova për në Tetovë dhe Mitrovicë. Udhëtimin për në Prizren e ndërmora me Dr. Paul Traeger nga Berlini, etnografin dhe udhëtarin e Shqipërisë, i cili asokohe ishte në Shkup.

Deri në Ferizaj, ku mbërritëm pasdite, udhëtimi vijoi pa ndonjë ngjaije. Gjithsesi në Ferizaj morëm kuaj pothuajse shumë të këqinj. U nisëm për në Prizren, por vetëm pas dy kilometrash u ktheva në Ferizaj, për të shkuar për në Prizren ditën tjetër me një 

kalë më të mirë. Gjithsesi hamalli nuk duhej të lëvizte prej aty. Perfundimi ishte që unë e kalova natën mirë në Ferizaj, por hamalli i çoroditur nga errësira, nëpër natë, ra brenda në akullin e përroit Crnoljevo dhe pastaj më në fund u detyrua që në Crnoljevno të flinte në një han mjeran. Prizrenin e arritëm pothuajse njëkohësisht, mbrëmjen tjetër, një dëshmi që parësisht çdo guximi dhe kënqësie nismeje, gjithsesi nuk është e mirë që ta cytësh një çështje, përkundrazi ta çosh atë më tej me durim dhe këmbëngulje. Në Prizren u vendosa në një ‘hotel’ për të qenë i detyruar të flisja shqip, por shpejt doli se pronari nuk ishte shqiptar siç e mendoja por ishte kuçovalsh. Prandaj me të komunikova jo në shqip por në rumanisht. Zanati i hanxhiut siç e vura re më vonë, në vitin 1900 në verilindje të Shqipërisë ishte kryesisht në duart e kuçovalshëve. Edhe hanxhinjtë i Crnoljevos dhe Shtimes ishin pjesërisht kuçovalsh.

Kushtet politike ishin shumë të qarta. Para pak kohësh banorët e Lumës i kishin përzënë nga zona e tyre të gjithë autoritetet turke, me përjashtim të kadiut dhe kur bashkëbisedimet e Lumës, tashmë të pavarur, me qeverinë po zgjateshin, drejt Prizrenit po marshonin 600 lumianë. Gjatë marshimit numri i tyre u rrit në një mijë dhe trupat turke të batalionit 2, të cilat gjendeshin në Prizren dhe sipas dispozitës fillestare mund të kishin qëlluar mbi kryengritësit, në çastin e fundit morën një kundërurdhër, pra që lumianët mund ta pushtonin Prizrenin, ndërkohë që administrata e qytetit për të parandaluar plaçkitjet e pa veten të detyruar që lumianët fillimisht t'i paguanin me katër piastra në ditë për person dhe më vonë kur gjithashtu sërish në Tetovë munda të vërej marrëdhënien e mirë midis konsullit tonë Bohumil Paras në Shkup dhe bektashinjve të atyshëm, arrita të kuptoj se midis këtyre dy grupimeve ndodhte dicka e veçantë, çfarë natyrisht më mbeti si një gjë a gjëzë. Mirëpo në shkurt të vitit 1906, kur arrita të marr vesh se një bektashi në Tiranë kishte ngritur një shkollë të fshehtë shqipe, kuptova se qeveria austro- hungareze i përdorte këta njerëz për zhvillimin e ndjenjës kombëtare shqiptare ndër shqiptarët muslimanë. Meqë disa bektashinj mbanin në brezat e tyre një sferë të madhe qelqi me faqe të lëmuara, hamendësoj se ata vetë e përdornin këtë për veprime hipnotizimi, siç duhet të jetë parashkruar nga feja e tyre, e cila predikon mirësinë mistike dhe durim.

Në lidhje me shëtitjen në Mitrovicë është për tu treguar se pak para kësaj, armiku i mirënjohur i rusëve Isa Boletini, pa e zgjatur shumë, bagazhin e sapombëmtur të konsullit rus e kishte transportuar me anë të njerëzve të tij nëpërmjet hekurudhës dhe e kishte dërguar në Shkup, me vërejtjen se ai, Isa Boletini, nuk duronte dot në Mitrovicë asnjë konsull rus, kësisoj kaloi një kohë e gjatë derisa një konsull i ri rus hyri në Mitrovicë.

Prej Shkupit, nga fundi i dhjetorit udhëtova për në Beograd, ku rastisa në një universitet me pak aktivitet, njoha botanistin, Dr.I. Adamovic, frekuentova seminaret dhe disa ditë i kalova te profesori Cvijic. Me profesorin Cvijic, më vonë kur guxova të dyshoj për spekulimin e tij mbi masivin tektonik të Dinarideve dhe Albanideve, pata një konflikt shkencor, të cilin ai e ktheu si konflikt personal meqenëse e shihte si një fyeije personale që unë nuk e pranoja hipotezën e tij. Kjo bëri që sulmet e mia kundër Cvijic të bëheshin gjithmonë e më të fortë dhe përfunduan në vitin 1915 me fitoren time.

Meqënëse sëmundja që më kishte zënë në Konstandinopojë nuk ishte zhdukur ende në Beograd, tashmë për Krishtlindje isha në Szacsal, ku edhe qëndrova deri në fund të janarit. Pastaj prej Szacsalit udhëtova disa ditë për në Vjenë, ku përpunova vrojtimet e mia gjeologjike të bëra deri tani në Shqipëri dhe hartova atikullin tim të parë mbi gjeologjinë e Shqipërisë.

Ai doli në almanakun vjetor të Insitutit perandorak të Gjeologjisë në Vjenë, por u prit shumë ftohtë në rrethet shkencore. Pas shumë vitesh u vu re se ky artikull, patjetër i bazuar në materiale me mangësi, gjithsesi kishte qenë më i mirë se sa ishte menduar në fillim. Rastësisht, nëpërmjet kombinimesh të guximshme kisha arritur atë që duhej.

Pas hartimit të trajtesës sime mbi Shqipërinë shoqërova për në Egjipt nënën time në fund të janarit dhe motrën Ilona. Udhëtimi vijoi në bordin e avullores Kleopatra të kompanisë austriake Lloyd dhe ishte një udhëtim shumë i trazuar. Pjesën e parë të kohës e kaluam në Hotel Shepher në Giseh dhe bëmë shëtitje nëpër kala, vizituam burimin e Moses dhe iu ngjitëm piramidave. Në Kairo njohëm edhe kontin Koziebrozky, një diplomat austro-hungarez mendjemadh, por edhe i trashë. Vetëm Szentivany Egon më ndali që të mos përfundonim në duel unë dhe kontit.

Në fillim të shkurtit nëna dhe motra ime udhëtuan për në Egjyptin e Sipërm. Zgjodha një karvan dhe u nisa me gjashtë gamilje prej piramidave për në Faiyum dhe fushimin e ngrita në Qasr-al-Sagha. Qasr-al-Sagha është një tempull i vogël dhe i lashtë egjiptian buzë liqenit të dikurshëm Mori. Midis bregut të sotmë të liqenit dhe këtij tempulli gjenden rrënojat e qytetit romak Dune. Pra liqeni po tërhiqet.

Në Qasr-al-Sagha qëndrova shumë javë dhe mblodha mbetje fosilesh të vertebrorëve të tokës, të cilat i përkisnin formimit të deltas eozene dhe oligozene të një lumi të kahershëm. Përveç kësaj studiova faktorët, që vepronin në formimin e shkretëtirës. Gurët e gërvishtur nga rëra fluturuese, të cilët shpohen, vende vende në forma me majë, prej rërës që fryn si dhe koija e forcuar e shkretëtirës dhe shkëlqimi i shkretëtirës, ishin po aq interesante si edhe gungat prej gipsi dhe rozetet prej gipsi prej disa metrash apo humnerat që bien thikë, në të cilat del kripa e gurit. Nga loja e rërës fluturuese, arrin t'i shohësh damarët e butë, po aq pak sa gjurmët e mbetjeve të bimëve dikur të mbira mbi sipërfaqen e rërës, por të thara nga era. Buzë shkretëtirës më ngërtheu interesimi për luftën midis rërës fluturuese dhe tokës së ujitur dhe me bimësi. Pyje të rinj të harlisur të hurmave sikur shpërthejnë prej rërës në ngjyrë të verdhë në okër.

Në udhën prej piramidave për në Qasr-al-Sagha has edhe mbetje të maleve dëshmitarë. Në të tilla rrëpira shemben shtresa argjile për prodhimet që duhen për guzhina. Shtresa guri ranor ose të pasura në gëlqere shfaqen në formë faqesh mali.

Ishte interesante se në shtresat prehistorike të argjilës të liqenit Mdris sëbashku me veglat prej guri të neolitikut hasa edhe fukoide të mëvonshme. Këto ishin formime prej rëre të përforcuar, të pastër, të dobëta, në trashësinë e gishtit dhe disa metra të gjatë. Dukshëm, në pjesët e mbushura dallojmë kalimet gërryese të krimbave dhe të guackave.

Aty ku mbi tokë gjenden gunga prej guri stralli, në të çarat e tyre mund të konstatoje shumë shpesh copa eolitike. Kjo ndodhte nëpërmjet ngrohtësisë depërtuese të rrezatimit të diellit dhe shpesh ishte një shenjë përplasjeje. Plasaritjet e mëtejshme të pjesëve më të vogla skajore nëpër copat e thyera linin të dukeshin skaje të retushuar. Për zgjidhjen e kësaj pikëpyetjeje eolitike do të rekomandohej studimi urgjent i copave të tilla.

Përveç kësaj, do të tregoja pak për Egjiptin. Ngjyrat e peizazhit janë e verdhë dhe një e kaltër e zbehtë. Herë - herë ka edhe ngjyrë të kuqe. Në Shqipëri, përkundrazi mbizotëronte ngjyra portokalli dhe tonet ngjyrë manushaqe. Mjedisi londinez në rastin më të mirë është në ngjyrë blu në gri. Në Karpate mjedisi është kryesisht i kaltër, vetëm me lindjen e diellit bëhet ngjyrë rozë. Ngjyra portokalli, madje manushaqe, janë të rralla në Karpate.

Për rrënojat e Egjiptit të lashtë kam shumë pak për të thënë. Madhësia nuk është apak imponuese, pasi harrohet se njeriu ka para tij një krijim të natyrës. Një rrugë e punuar e Faiymit, i cila është e ndërtuar me blloqe basalti, vetëm para disa vitesh është përshkruar nga një gjeolog gjerman si një kalim natyror basalti. Profesori Stromer dhe unë natyrisht që e kemi kundërshtuar.

Në Faiym pata fat që të perjetoja edhe një stuhi rëre të fuqishme. Finesën e materialit që vërtitej në ajër mund ta kuptojë vetëm ai që eka parë një diçka të tillë. Në përgjithësi rëra e shkretëtirës ka aftësinë për të depërtuar kudo. Edhe thatësira e ajrit është diçka që bie në sy. Buka e prerë herët në mëngjez nga mesdita forcohet, buzët çahen dhe lëkura plasaritet.

Në fund të shkurtit vizitova nënën në Faiym, pastaj u kthyem të gjithë sëbashku me tren për në Kairo. Prej Kajros, duke e lënë nënën pas, udhëtova në fillim të marsit për në Athinë dhe aty takova diplomatin tonë, baronin Burian. Për të shkurtuar udhëtimin nëpër det shkova në Selanik dhe prej aty nga Viena shkova në Londër.

Nga gërmimet e mia paleontologjike të Egjiptit, copën më të mirë të të cilave e mora me vete në Londër, e cila ishte një kafkë Moeritherium, ia dhurova Muzeut të Historisë së Natyrës. Shkaku që unë nuk ia dhurova Fdlddani Inëzet (Instituti Gjeologjik) në Budapest, ishte mënyra se si u vlerësua një koleksion i mbledhur nga mua në Siebenbiirger, të cilin unë ia kisha dhuruar këtij instituti. Copat e ‘përshtatshme' të koleksionit u përzgjodhën dhe duke harruar se në përgjithësi ‘një kali që dhurohet nuk i shihen dhëmbët’ më pyetën se çfarë duhej të bënin me materialin e ‘panevojshëm’, d.m.th. me copëzat shkëmbore meqë aty nuk kishte format të paracaktuar. Unë u përgjigja që ta hidhnin në plehra. Fdldtani Intëzet për aq kohë sa ishte drejtor Johan Bock nuk mori as edhe një dhuratë tjetër.

Studimet e mia në Londër pësuan një shkëputje një javore, gjatë së cilës unë ndërmora një shëtitje shplodhjeje për të peshkuar në Sandown në Ishullin wight. Aty unë shoqërova njerëz në peshkimin që bëhej natën dhe i zhytur deri në gju në ujë, ndihmoja të tërhiqnim rijetën e rëndë drejt bregut dhe ditën e kaloja me vozitësit e kështu me rradhë. Kjo ishte një punë e rëndë dhe rraskapitëse por e shëndetshme. Përveç kësaj gjatë mesit të qershorit qëndrova duke studiuar në Londër, ndërsa korrikun e kalova në shtëpi në Szacsal.

Meqënëse isha në gjendje të mirë fizike, vendosa që në verën e vitit 1905 të ndërmerrja sërish atë plan, të cilin ma kishte prishur sëmundja në vitet 1903 dhe 1904 dhe të studioja gjeologjinë e Shqipërisë së Veriut. Pamjen e Alpeve të Shqipërisë së Veriut prej Qafës së Jezercës, midis Ura e Vezirit dhe Shkodrës nuk mund t'i harroja. Edhe lugaja e Gjalicës së Lumës e mbuluar me dëborë ende më kujtohej. Në të vërtetë në vitin 1905 më në fund ia dola mbanë të realizoja planet e ravijëzuara qysh në vitin 1902.

info@balkancultureheritage.com