Koleksioni i Etërve Jezuitë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Koleksioni i Etërve Jezuitë

Duke qenë dashurues të çdo forme kukure, Etërit Jezuitë ruajnë në një sallë të Institutit gjithçka të dalë nga dheu shqiptar që u është dhënë atyre dhe që është gjykuar se meriton të ruhet. Ata kanë mbledhur ekzemplarë të ndryshëm të faunës e të florës së Shqipërisë, por edhe një sasi të bollshme fosilesh dhe mineralesh. Nuk mungon këtu as seksioni arkeologjik, dhe kjo është ajo që tërheq më tepër vëmendjen tonë. Në të bën pjesë një koleksion i kënaqshëm numizmatik, i renditur dhe i katalogizuar, ekzemplarët e të cilit janë përgjithësisht të epokës romake, pothuaj përherë më të vonë.

Mes objekteve arkeologjike që meritojnë të merren në shqyrtim, do të përmend këto që vijojnë: një figurinë, duket prej kocke, që paraqet një satir me duart e vëna pas shpine. Ka një kokë tejet të madhe, veshët prej shtaze dhe mes flokëve, në pjesën e përparme, dalin dy brirë. Goja është e madhe, sytë shumë të mëdhenj dhe linjat e tjera të fytyrës janë të çrregullta, duke i dhënë kësaj qenieje gjysmënjerëzore karakteristikat fytyrore më tepër shtazore se njerëzore. Duket se nuk i ka pasur këmbët që në fillim, pasi nën gjunjë shohim vijëzime që ndoshta i përkasin paraqitjes së thundrave. Një rrip me bisht i mbulon lakuriqësitë. Ndoshta është një lloj përfytyrimi i satirit të ri, të ndezur për dashuri, por që Erosi e ka bërë impotent, duke ia lidhur krahët pas shpine. Duket punim greko- romak; ndoshta ishte një varëse fatsjellëse, siç tregon qartë vrima për varjen e saj, e cila është mes gjunjëve. Vjen nga një varr me vendndodhje në Durrës. Është e lartë rreth 5 cm.

Gjithashtu, nga një varr i Durrësit vjen një figurinë tjetër, prej terrakote, e lartë 6.5 cm. Paraqet një zezak të vogël. Edhe pse i punuar pa kujdes, linjat janë të sakta dhe karakteristikat etnike tipike të arapëve janë mjaft të dalluara, sado që pak të tepruara. Krahët dhe këmbët tashmë mungojnë, e kanë qenë të punuara veçan dhe bashkoheshin me spango apo diçka tjetër, siç e tregojnë vrimat për këtë qëllim të bëra në pikat e ngjitjes së këtyre gjymtyrëve, me qëllim që të mund të ishin të zgjidhshme.

Në një vitrinë të vogël gjenden një sërë objektesh që vijnë nga Komani dhe që përbëjnë pajisjet mortore të dy varreve të gjetura këtu. Por, për këtë material mendoj se është me vend të flas në një kapitull veçan, domethënë kur do të ndalem mbi varret e Komanit.

info@balkancultureheritage.com