Kultura shpirtërore
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Kultura shpirtërore

Të dhënat për fenë janë ruajtur më mirë se ato që paraqesin jetën shoqërore. Figurë qendrore e panteonit etrusk ishte perëndia më e lartë - Vertumni (funksionet e të cilit njihen pak) dhe trojka e hyjnive Tini, Uni e Minerva.

Tini ishte Zoti i Qiellit, i vetëtimës e bubullimës dhe vlerësohej si mbreti i zotave. Vendbanimet e shenjta të tij ndodheshin në lartësitë e kodrave dhc të maleve.

Në përputhje me funksionet që kryente, Tini mund të njësohet me Zeusin grek dhe Jupiterin romak. Perëndesha Uni ishte pararendësja e Junonës romake, prandaj dhe u trupëzua, si të thuash, në këtë të fundit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Minervën etruske dhe atë romake, ku e para u shkri në të dytën.

Përveç këtyre zotave, etruskët u faleshin edhe demonëve të mirë e të këqinj, të cilët ndeshen në pikturat e gjetura në varret etruske. Njësoj si hurritët, asirianët, hetët, babilonasit dhe popujt e tjerë të Lindjes së Afërme, etruskët i përfytyronin demonët në trajtën e zogjve e të kafshëve fantastike, madje ndonjëherë edhe si njerëz me krahë në shpinë. Për shembull, demonët e mirë ose lazët, siç i quanin etruskët, përkonin me larët romakë. Lazët vlerësoheshin si mbrojtës të vatrës familjare, dhe përfytyroheshin nga etruskët si gra të reja që kishin krahë shpendi.

Rol të rëndësishëm në fenë e etruskëve luante përfytyrimi për mbretërinë nëntokësore të errësirës, ku mblidheshin shpirtrat e të vdekurve. Perëndia etruske e mbretërisë së nëndheshme ishte Aiti. Për nder të perëndive bëheshin fli, kryesisht me verë, mish, kafshë, madje edhe me njerëz. Gjatë ngrënies, në tryezë ose në vatër vinin cdhe një kupë të vogël me ushqime për demonët e mirë, mbrojtës të shtëpisë.

Në ritet e varrimit të aristokratëve të lartë etruskë, perëndive u bëheshin kurban skllevërit e tyre. Ka gjasa, që prej këtij riti të kenë lindur përleshjet ndërmjet gladiatorëve. Fillimisht, skllevërit i detyronin të ndesheshin për vdekje në funeralet e zotërinjve të tyre. Romakët i huazuan nga etruskët ndeshjet e gladiatorëve, por në kohën e tyre ato e humbën kuptimin ritual dhe u shndërruan në spektakle të përgjakshme, të cilat organizoheshin për dëfrimin e qytetarëve romakë.

Etruskët mbahen si ndërtuesit e parë të tempujve në Itali. Më pas edhe në Romë tempujt ndërtoheshin nga mjeshtrit etruskë.

Në fenë etruske përdoreshin rite të ndërlikuara, si ishte dhe sistemi i të shtënit fall me fenomenet qiellore, me të brendshmet e kafshëve etj. Këto dukuri të kultit etrusk, nëpërmjet një sërë hallkash, ishin huazuar nga Babilonia e epokës së Mbretërisë së Vjetër. Është për t’u theksuar se, krahas priftërinjve paganë, të cilët respektoheshin shumë, në shoqërinë etruske gratë gëzonin mjaft privilegje. Zgjidhja e shumë problemeve të jetës familjare varej nga gruaja dhe jo nga burri.

Për zhvillimin e artit dhe në përgjithësi të kulturës etruske dëshmojnë pikturat, skulpturat, afresket, reliket e arkitekturës.

Si përfundim, etruskët lanë gjurmë në histori. Nëpërmjet kulturës së tyre të pasur, ata ndikuan shumë te popujt e tjerë të Italisë, sidomos te romakët. Qytetërimi etrusk i la trashëgim Romës alfabetin, arkitekturën, artin e të parashikuarit, disa rite fetare, betejat e gladiatorëve, simbolet e pushtetit mbretëror etj. Ka shumë mundësi që romakët ta kenë marrë nga qytetërimi etrusk edhe vetë nocionin ose konceptin pushtet i lartë (imperium)

info@balkancultureheritage.com