Mbi detyrën e prefektit të zejtarisë
Përveç kësaj legioni ka zdrukthëtarë, muratorë, karpentierë, farkëtarë, piktorë dhe zejtarë të tjerë që dinë të ndërtojnë shtëpi, lëme dimërore, makina luftarake, kulla lëvizëse druri dhe mjete të tjera, me të cilat ose zaptohen qytetet armike, ose mbrohen qytetet e tyre. Këta zejtarë ose duhet të bëjnë armë të reja, karroca dhe lloje të tjera makinash luftarake, ose të rregullojnë të shkatërruarat. Legionet kishin gjithashtu punishte armësh për mburoje, parzmore, harqe dhe shigjeta, heshta që hidhen, përkrenare dhe çdo lloj tjetër arme. Kujdesi kryesor i tyre ishte që në lëm të mos mungonte asgjë që ishte e nevojshme për ushtrinë, dhe kjo në një shkallë të atillë, sa që kishin bile edhe kunikularë, të cilët simbas zakonit të besëve gërmonin llagëme nën tokë, dhe pasi çponin themelet, hynin papritmas, për të pushtuar qytetet e armiqve. Kryetar i tyre i veçantë ishte prefekti i zejtarëve.