Libri XIX
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Libri XIX

Në Maqedoni, Eurydika, regjente e mbretërisë, kur mori vesh se Olympia po përgatitej të kthehej , dërgoi në Peloponez, tek Kasandri, një lajmës me një letër, në të cilën ajo e thërriste të vinte sa më parë në ndihmë të saj. Në të njëjtën kohë, ajo u përpoq me anë dhuratash dhe me anë premtimesh të bukura t'i tërhiqte në anën e vet maqedonasit më aktivë. Ndërkaq Polyperhu mblodhi një ushtri, u bashkua me epirotin Aiakid dhe e rivendosi Olympinë në mbretërinë e tij me të birin e Aleksandrit . I njoftuar se Eurydika me ushtrinë e saj ndodhej në Evia të Maqedonisë, ai marshoi menjëherë kundër saj i vendosur t'i jepte fund gjendjes me anën e luftës. Të dy ushtritë ishin ndërkaq ballë për ballë, kur maqedonasit, të mbushur me respekt nga pamja e Olympisë, e cila u kujtonte të gjitha të mirat që kishin pasur nga Aleksandri, ndërruan mendje. Në vend që të luftonin, kapën menjëherë mbretin Filip dhe njerëzit e tij. Eurydika, që ishte tërhequr në Amfipol me Polyklin, njërin nga këshilltarët e saj, u arrestua gjithashtu. Olympia, duke shtënë kështu në dorë këta dy njerëz të shtëpisë mbretërore, hipi mbi fron pa luftë, por ajo nuk u tregua e matur në përdorimin e .. Kur mori vesh Kasandri se Aiakidi, mbret i epirotëve, do të vinte në ndihmë të Olympisë, dërgoi Atarhinë, një nga komandantët e tij, me ushtri të përgatitur që t'u dalë përpara epirotëve. Atarhia u shpejtua të zbatonte urdhërin e Kasandrit dhe mbasi zuri më parë ngushticat në kufi të Epirit, bëri të dështojë ndërmanja e Aiakidit, sepse turmat e epirotëve marshonin pa dashje kundër maqedonasve dhe gjatë' përleshjes ngritën krye. Ndërkaq Aiakidi që donte me çdo mënyrë t'i vinte në ndihmë Olympisë, lëshoi të pakënaqurit dhe mori me vete ata që 4 ishin të gatshëm të ndanin fatin e luftës; ai kishte dëshirë t'i futej rrezikut, por nuk kishte mjaft fuqi, mbasi pak ushtri kishte mbetur rreth tij. Epirotët që u ndanë, u kthyen në atdhe, ngritën krye kundër mbretit që ishte larg dhe me një vendim të popullit e dënuan me mërgim dhe u lidhën me Kasandrin. Asnjë ngjarje e tillë nuk kishte ndodhur në Epir qysh nga Neoptolemi, i biri i Akilit, që kishte sunduar në këtë vend,pasi gjithmonë deri në këtë kohë djali që zëvendësonte babanë në fron, aty vdiste. Kasandri pushtoi Epirin. Dërgoi Lykiskun si qeveritar ushtarak e civil. Shumë shpejt epirotët, që deri atëherë ishin kundër aleancës me maqedonët, braktisën Olympinë, punët e së cilës ishin pa shpresë dhe u bashkuan me Kasandrin...

Ai /Kasandri/ nxiti pastaj familjet e atyre që kishte vrarë Olympia dhe i shtyri ata ta akuzojnë para mbledhjes së përgjithshme të maqedonasve. Olympia e cila mungonte dhe nuk pat, pra, mundësi të mbrohej, u dënua me vdekje nga gjyqi i maqedonasve. Kasandri dërgoi me një herë tek Olympia disa nga të besuarit e tij, të ngarkuar që ta këshillonin mbretëreshën që të arratisej fshehurazi dhe ta hipnin mbi një anije, që shkonte për Athinë. Kasandri veproi kështu jo për të shpëtuar Olympinë... Por Olympia nuk pranoi të merrte arratinë; ajo shpalli përkundrazi se ishte gati të paraqitej para gjithë maqedonasve dhe t'i nënshtrohej dënimit. Duke dyshuar në efektin, që mund të bënte mbi masën mbrojtja e mbretëreshës dhe nga frika se mos populli, duke kujtuar të mirat e Aleksandrit dhe të Filipit tërhiqej nga dënimi, Kasandri ngarkoi dyqind nga ushtarët e tij më besnikë dhe i urdhëroi ta vrisnin Olympinë në vend. Këta ushtarë, si hynë në pallat, u mbushën me respekt para qëndrimit fisnik të Olympisë dhe u kthyen pa e kryer detyrën e tyre. Por njerëzit e atyre që Olympia kishte vrarë, duke pasur për të marrë gjak dhe duke dashur, në të njëjtën kohë, t'i hyjnë në qejf Kasandrit, e vranë mbretëreshën, e cila nuk lëshoi asnjë klithmë, që mund të tradhëtonte dobësinë e seksit të saj. Ky qe fundi i Olympisë, e cila gjatë jetës së saj qe mbuluar me nderime. Kështu mbaroi e bija e Neoptolemit, mbretit të epirotëve, e motra e atij Alcksandri, që bëri luftë në Itali, e shoqja e Filipit, që qe një nga mbretërit më të fortë të Evropës dhe më në fund c ëma e Aleksandrit, e këtij mbreti, që kishte kryer kaq vepra të mëdha dhe të bukura.

Ai /Akrotati, biri i mbretit Kleomen/ iku /nga Sparta/ pa lejcn e eforëve, mori me vete një numër të vogël anijesh dhe u drejtua për në Akragas. Një furtunë e fortë e hodhi në detin Adriatik, në tokën e Apollonisë. Ky qytet ishte i rrethuar në atë kohë nga Glaukia, mbreti i ilirëve.

Akrotati bëri që të hiqej rrethimi i qytetit dhe ia mbushi mendjen mbretit të përfundonte një traktat paqeje me apolloniatët.

Në këtë kohë, Filipi, i dërguar si komandant nga Kasandri për të luftuar kundër etolëve, hyri me të shpejtë me ushtrinë e tij në Akamani dhe filloi të grabisë dhe të shkretojë tokat e etolëve. Por kur mori vesh se Aiakidi, mbreti i epirotëve, ishte kthyer në vendin e tij dhe mblidhte ushtri të madhe, vendosi të marshonte kundër tij menjëherë. Ai i gjeti epirotët gati për të luftuar dhe lufta filloi menjëherë.

Filipi vrau një numër të madh armiqsh dhe zuri shumë robër. Midis këtyre të fundit ishin ata të pesëdhjetët, të cilët e kishin kthyer mbretin në Epir. Filipi i dërgoi këta të lidhur tek Kasandri. Ndërkaq ushtarët e Aiakidit që kishin shpëtuar u bashkuan me etolët. Filipi i sulmoi përsëri, i mundi dhe vrau një numër të madh prej tyre. Ndër të vrarët ishte edhe vetë mbreti Aiakid...

Ndërsa ndodhnin këto gjëra, korkyrasit që kishin ardhur për t'u ndihmuar apolloniatëve dhe epidamnasve i zbrapsën me humbje të rënda forcat e Kasandrit, çliruan Apolloninë dhe Epidamnin ia dorëzuan Glaukisë, mbretit të ilirëve.

Ndërsa ndodhnin këto gjëra, epirotët pas vdekjes së Aiakidit, mbretit të tyre, ia dhanë mbretërinë Alketës, i cili ishte dëbuar nga i ati i tij Arrymba dhe qe treguar gjithnjë armik i Kasandrit. Për këtë Lykisku, i emëruar nga Kasandri si komandant ushtarak i Akamanisë, hyri me një ushtri në Epir, duke shpresuar të rrëzonte me lehtësi Alketën, pasi gjendja në mbretërinë e tij nuk ishte e qëndrueshme. Lykisku vendosi lëmin në rrethet e qytetit Kasopia. Alketa, nga ana e tij dërgoi të dy djemtë e tij Aleksandrin dhe Teukrin, nëpër qytete me urdhërin që të ngrinin sa më shumë ushtarë. Ai vetë u nis në krye të ushtrisë së tij, dhe pasi iu afrua armikut, qëndroi të priste kthimin e të bijve. Por, të sumuar nga Lykisku me forca të mëdha, epirotët të tmerruar, e braktisën Alketën, i cili i trembur iku të mbrohej në Eurymene, qytet i Epirit. Në kohën që ky ishte i rrethuar, i biri i tij, Aleksandri, i erdhi në ndihmë.

Kur Kasandri mori vesh për humbjet e ushtrisë së tij, erdhi me vrap në Epir, për të ndihmuar Lykiskun meqenëse nuk dinte akoma për sukseset e luftës së dytë. Si e gjeti Lykiskun fitimtar, bëri paqe me Alketën dhe lidhi me të një traktat aleance; pastaj me një pjesë të ushtrisë së tij u drejtua për në bregun e Adriatikut, me qëllim . që të rrethonte qytetin e apolloniatëve, të cilët kishin dëbuar gamizonin e tij dhe ishin lidhur me ilirët. Megjithëkëtë, ata të qytetit nuk e humbën fare, po përkundrazi dërguan delegatë për të kërkuar ndihma nga aleatët e tjerë dhe menjëherë u rreshtuan përpara murcve të qytetit. Pas një beteje të fortë e të gjatë apolloniatët, duke pasur ushtri më të madhc, i thyen armiqtë dhe i shtrënguan të ikin. Kasandri vetë, mbasi humbi shumë ushtarë dhe duke mos pasur fuqi të mjaftë si edhe duke patur parasysh stinën e dimrit, u kthye në Maqedoni.

Me të ikur Kasandri nga Epiri, leukadasit, të ndihmuar edhe nga kerkyrasit, e nxorën jashtë qytetit rojen e Kasandrit. Sa për epirotët, këta mbetën nën sundimin e mbretit Alketa për disa kohë, por meqenëse ky ishte shumë i keq, populli e vrau atë bashkë me të dy na bijtë të quajtur Esion dhe Nison, të mitur nga mosha.

info@balkancultureheritage.com