Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lindja dhe zhvillimi i jetës qytetare

Problemi që dëshirojmë të trajtojmë është pa dyshim i një rëndësie të veçantë për historinë ilire. Si i tillë ai nuk ka mbetur jashtë vëmendjes së studiuesve, megjithatë, duhet pranuar se në këtë drejtim mendimi shkencor nuk ka ecur përpara. Mund të themi pa ngurrim se në thelb nuk ka ende një ndryshim midis asaj që shkruante Th. Mommsen më se 100 vjet më parë se "ilirët nuk ishin të prirë për jetën qytetare"' dhe absolutizimit ose mbivlerësimit të faktorëve të jashtëm në procesin e urbanizimit të Ilirisë. Kjo pikëpamje e shprehur në forma të ndryshme vë në bazë të fenomenit ndikimin grek. Përkrahësit e saj i konsiderojnë qytetet ilire vepra të ndërtuesve grekë ose themelime të sundimtarëve maqedonë e epirotë, në rastin më të mirë, produkt të ndikimit të tyre; ndërtime "thjesht ilire" pranohen vetëm ato më primitivet. Te emigruarve ose sundimtarëve të huaj u caktohet, kështu, një rol aktiv, qytetërues, roli i përçuesve të kulturës së përparuar greke në botën "barbare", madje ende zhvillimi i pabarabartë i krahinave të ndryshme ilire shpjegohet me shkallën e ndikimit të kulturës helene. Nga ana tjetër, popullsia ilire paraqitet si konservatore, pasive dhe inerte ndaj qytetërimit. Kështu, progresi i Ilirisë shkëputet nga zhvillimi i brendshëm social-ekonomik e politik i saj.

Në një vështrim tjetër e paraqet procesin e urbanizimit të Ilirisë A. Fol. Sipas tij,  në Thraki, Iliri dhe Maqedoni aglomeracionet urbane kanë një ngjashmëri thuajse të plotë, si për sa i përket tipave dhe llojeve ashtu edhe rrugëve të formimit historik të tyre. Qyteti në këto vise formohet rreth rezidencës së bazileut lokal (tursis), gjatë luftës që zhvillohet midis fiseve dhe dinastëve të veçantë, pro e kundër centralizimit. Këtë lloj qyteti, pjellë të faktorëve politikë, tek i cili, jeta ekonomike zhvillohet më pas, dora-dorës që popullsia vjen e ngulet rreth tursis për të jetuar, ndërtuar e prodhuar, autori e quan të veçantë për vendet ballkanike dhe të tillë që, për specifikën e vet, nuk mund të krahasohet me qytetin grek. Në gjendjen e sotme të kërkimeve na duket e pamundur të provohet ekzistenca e një qyteti të përbashkët "ballkanik" në kuptimin që i jep atij A. Fol, ashtu siç na duket e gabuar të shkëputet jeta qytetare në këto vise nga ajo e Greqisë.

Mbetet pra detyra për të shtruar problemin, por kjo kërkon para së gjithash, të kapërcehet "limesi" i krijuar pas botës helene dhe të hiqet dorë nga mendimi i gabuar se gjithçka këtu duhet të krijohet në forma origjinale, ose të sillet e gatshme nga jashtë. Pa mohuar dhe as ekzagjeruar rolin e ndikimeve, krijues të jetës qytetare në Iliri qenë vetë ilirët, masa e popullsisë ilire dhe jo të emigruarit e as sundimtarët e huaj apo vendas. Është e qartë se, duke jetuar midis botës së përparuar mesdhetare, ilirët nuk u treguan aspak indiferentë ndaj qytetërimit të popujve fqinjë, përkundrazi përqafuan në mënyrë aktive arritjet e tyre në fushën e kulturës dhe të jetës shoqërore në atë masë që e lejonte dhe e kërkonte niveli i zhvillimit të tyre social-politik. Është e nevojshme, nga ana tjetër, të shkëputemi nga tradita e keqe në shqyrtimin e historisë ilire dhe t'u drejtohemi më me vëmendje si burimeve të shkruara, ashtu edhe atyre arkeologjike. "Historianët e Greqisë dhe të Romës theksojnë tepër anët pirateske dhe barbare të jetës së tyre (ilirëve)", vinte në dukje shumë kohë më parë A. Evans, kurse ai gjente tek ata institucione të përparuara për kohën. Vërejtja e këtij dijetari ruan vlerën e vet edhe në ditët tona.

Shkalla e zhvillimit të ilirëve nuk qe e njëjtë në të gjitha krahinat e trevës së gjerë të banuar prej tyre. Midis jugut ilir, më të përparuar dhe krahinave veriore e të brendshme, më të prapambetura, kishte ndryshime të mëdha. Kuptohet se dhe fenomeni që na intereson, nuk paraqitet njëlloj në të gjithë Ilirinë. Për lehtësi të studimit dhe në interes të problemit, vështrimin tonë do ta shtrijmë vetëm në atë pjesë të Ilirisë që përbënte territorin e Shtetit Ilir. Në shqyrtimin e çështjes do t'u referohemi pa dyshim edhe burimeve antike, të cilat meritojnë një vëmendje të madhe, por mbi të gjitha, do të mbështetemi në të dhënat arkeologjike nga territori i Shqipërisë. Skodra, Lisi, qyteti në Zgërdhesh të Krujës (Albanopolis?), ai në Selcën e Poshtme të Pogradecit (Pelion?), në Belsh të Elbasanit, Dimale, Bylisi, Amantia, Antigonea dhe shumë qendra të tjera më të vogla të Ilirisë dhe të Epirit (pa harruar këtu edhe vetë Dyrrahun e Apolloninë), që kanë qenë objekt i kërkimeve intensive të arkeologëve shqiptarë, ofrojnë një material të dorës së parë, që ndihmon të shihet në një dritë më të qartë problemi i urbanizimit të Ilirisë.

Në historinë e qytetit ilir dallojmë dy etapa të rëndësishme:

Etapa e parë përfshin fundin e shek. V dhe gjysmën e parë të shek. IV p.Kr. Kjo periudhë shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të jetës social- ekonomike e politike të Ilirisë. Në viset që na interesojnë, ajo është e lidhur me lindjen e jetës qytetare dhe të Shtetit Ilir.

Para shek. V ilirët jetonin ende në fshatra dhe njihnin vetëm vendbanime të fortifikuara të tipit Gajtan. Vërtet se Hekateu, autor i shek. VI p.Kr. përmend si qytete ilire Sesaretin, Adrian dhe Japygian,por këto janë lajme që na ritransmetohen tepër vonë nga autorë të dorës së dytë dhe që deri më sot nuk kanë gjetur vërtetim arkeologjik, në qoftë se nuk duam t'i identifikojmë me vendbanime të tipit të Gajtanit, që nuk kanë marrë ende pamjen e një qyteti.

Një tok njoftimesh që lidhen me mesin e shek. IV dëshmojnë mjaft qartë për ekzistencën e qyteteve në Iliri. Kështu, Diodori, duke përshkruar fushatat e Filipit II, na thotë se ai "u lëshua mbi Ilirinë nie një ushtri tëfortë, plaçkiti vendin, nënshtroi shunië qytete të vogla (TioAiopa) dhe u kthye në Maqedoni nie plaçkë të inadhe". Demosteni vë në dukje gjithashtu, se Filipi II "po fortifikonte qytete (tioAeiç) në Iliri". Theopompi, që jetoi në oborrin e Filipit II, përmend me emër qytetin Oidantion, kurse Ariani dhe Rufi, duke përshkruar fushatën e Aleksandrit të Madh kundër ilirëve në vitin 335 p.Kr., përmendin qytetin Pelion, si qytet i Dasaretisë. Më në fund, nga të dhënat numizmatike mësojmë emrin e një qyteti të rëndësishëm ilir, Damastion, që pret monedha në gjysmën e parë të shek. IV. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se rreth mesit të shek. IV p.Kr. dhe në gjysmën e parë të këtij shekulli në Iliri ekzistonin një varg qytetesh. Kuptohet vetiu se si të tillë ata duhet të kenë lindur diçka më parë, aty nga fundi i shek. V p.Kr.

Nuk dimë ende mirë se ç'paraqesin në vetvete këto qytete ilire. Dëshmitë e autorëve antikë, përveç faktit që na kumtojnë ekzistencën e tyre, janë tepër të varfra për të na ndihmuar që të ndërtojmë një tablo më të plotë të gjendjes së këtyre qendrave urbane. Edhe nga pikëpamja arkeologjike nuk kemi ende gjurmë të tilla, nëpërmjet të cilave do të dallojmë qartë qytetin ilir të kësaj kohe. Megjithatë, mund të supozojmë se prej qyteteve ilire, rrënojat e të cilëve ruhen në Shqipëri, me gjysmën e parë të shek. IV dhe mbase edhe në fundin e shek. V p.Kr., duhet të lidhen një pjesë e atyre që në origjinë janë fortifikuar me mure poligonalë e trapezoidalë. Si të tillë dëshmohen më mirë Gradishta e Klosit, që mendojmë se përfaqëson Bylisin e vjetër dhe pak më në jug, por jashtë arealit që ne shqyrtojmë, Amantia.

Muret e Pelionit, të cilat i përmend Ariani dhe që mund të ndihmonin për të thënë një fjalë më të sigurt në këtë drejtim, për fat të keq nuk njohim. Me këtë grup do të lidhej edhe qyteti Belsh (rreth i Elbasanit). Muret rrethuese të tij nuk janë ruajtur, por gjetjet arkeologjike dëshmojnë për fillimet e një jete qytetare që përputhet mirë me gjysmën e parë të shek. IV p.Kr.

Nga pikëpamja e pozicionit të tyre, këto qytete zënë një vend qendror e të mbrojtur, midis një zone të pasur bujqësore-blegtorale dhe nganjëherë edhe minerale. Zona të tilla përbëjnë në vetvete njësi të vogla gjeografike me kufi të qarta natyrale; pellgje apo krahina që zakonisht i rrethon një kurorë malesh, një varg kodrash apo i kufizon një lumë. Si të tilla, këto njësi gjeografike përfshinin tokat e një fisi dhe përbënin kështu, edhe një njësi etnografike. Qyteti ishte qendra e kësaj njësie gjeografike-etnografike dhe popullsia që e rrethonte ishte një popullsi fshatare lidhur me të nëpërmjet interesave ekonomike.

Duke folur për qytetet e kësaj kohe, Diodori, siç e pamë, i quan ato noAiapa, që do të thotë se kemi të bëjmë me qytete të vogla, me sa duket ende në shkallën fillestare të zhvillimit të tyre. Demosteni përkundrazi, i quan tioAelç. Ndryshimi që vërehet në termat e përdorura prej tyre, duket se pasqyron një diferencim që ekzistonte midis qyteteve ilire. Një dritë të vogël hedh mbi këtë çështje, pohimi i Arianit, i cili e quan Polionin si "qytetin tnë të fortë" midis qyteteve të Dasaretisë. Duket se disa qytete kishin mundur të ecnin përpara dhe të dallonin prej të tjerëve. Interes të veçantë paraqet në këtë drejtim Damastioni, i cili është edhe qyteti i parë ilir që pret monedha. Qyteti, siç mund të kuptohet nga Straboni, ishte ngritur në një zonë të pastër me miniera argjendi, të cilat përbënin me sa duket, edhe bazën e ekonomisë së tij. Shfrytëzimi i tyre dhe zhvillimi i zejtarisë së përpunimit të metaleve qenë degët kryesore të kësaj ekonomie. Karakteri i saj na bëhet i qartë edhe nga simbolet që zbukurojnë monedhat e qytetit, të cilat paraqesin midis të tjerash çekanin e minatorit dhe shufrat metalike.

Kemi kështu një ekonomi të ndryshme nga degët e tjera të ekonomisë fshatare ilire. Damastioni është shembulli i një qyteti zejtar të përparuar ilir të kësaj kohe, por pa dyshim jo i vetmi. Pelioni na del nga ana tjetër, si një kryeqendër apo qendër rezidenciale e mbretit. Ka shumë të ngjarë që në qytetet e tjera më të vogla (noAiopa) të ketë mbisunduar ekonomia bujqësore- blegtorale me ndonjë zejtari më të kufizuar.

Zhvillimi ekonomik e social i Ilirisë gjatë periudhës së parë të hekurit dhe veçanërisht gjatë shek. VII-V p.Kr. i kishte përgatitur në fakt të gjitha kushtet për lindjen e këtyre qyteteve. Premisat duhet f i kërkojmë te vendbanimet e fortifikuara të tipit të Gajtanit dhe te zhvillimi i brendshëm i tyre. Janë këto qendra ku gjen zhvillimin e saj fillestar zejtaria, si degë e veçantë e ekonomisë ilire, e ndarë nga ekonomia fshatare.

Fshatin ilir, për fat të keq, e njohim shumë pak. Gjurmimet serioze arkeologjike, tani për tani, në këtë fushë mungojnë. Disa pak të dhëna të autorëve antikë bëjnë aluzion për një bujqësi dhe blegtori relativisht të përparuar tek ilirët.

Kjo tregon, në njëfarë mënyre, se fshati nuk kishte mbetur jashtë procesit transformues, që përshkonte në këtë kohë jetën ilire pas lindjes së qyteteve. Në zonën e Ultësirës bregdetare të Adriatikut Jugor, një ndikim të madh në këtë proces ushtronin prej kohësh Dyrrahu dhe Apollonia, kurse në krahinat e brendshme lindore, Damastioni.

Të dhënat mbi shkëmbimet tregtare janë disi më të plota dhe ndihmojnë më mirë për të kuptuar gjendjen ekonomike të Ilirisë së Jugut në periudhën që na intereson. Ne do t'u referohemi sidomos atyre të dhënave që dëshmojnë për tregtinë e ilirëve me botën greke, sepse sot për sot janë më të qarta. Fakti që disa nga pasuritë natyrale dhe blegtorale kanë tërhequr vëmendjen e autorëve antikë, tregon se këto ishin ndër artikujt kryesorë të eksportit ilir. Midis tyre një vend të veçantë zinte argjendi i zonës së Damastionit që fumizonte, me sa duket, punishtet monetare të qyteteve dhe ato të Halkides. Edhe sera e Atintanisë duket se ishte një mall i kërkuar. Kundrejt tyre, ilirët mermin prodhime luksi të artizanatit grek, midis tyre edhe atike dhe italike. Krahas prodhimeve të Dyrrahut e Apollonisë, enët e këtyre qendrave janë gjetje jo të rralla në zonën bregdetare. Por ato fillojnë të duken dendur edhe në krahinat e brendshme ilire, ku arrijnë përmes rrugëve tregtare të shkelura qysh në shek. VI-V p.Kr., duke ndjekur luginat e lumenjve me pikënisje si nga brigjet e Adriatikut, ashtu edhe të Egjeut.

Element i ri në këmbimet me botën ilire është monedha. Në krahinat bregdetare qarkullojnë tani monedhat e argjendta të Dyrrahut dhe Apollonisë dhe të ndonjë qendre tjetër greke, kurse në ato të brendshme, lindore, monedhat e Damastionit dhe më rrallë ato maqedone të Filipit e të Aleksandrit të Madh. Pranimi i këtyre monedhave nga popullsia vendase tregon se ajo kishte krijuar mbi produktet bujqësore e blegtorale, apo mallra të zejtarisë minerare, dhe ishte e interesuar për tregtinë e tyre.

Dukja e qy teteve solli me vete ndryshime jo vetëm në strukturën ekonomike, por edhe në atë të shoqërisë. Pa mbivlerësuar peshën dhe rolin e qytetit ilir në këtë periudhë të hershme, duhet të vëmë në dukje se ai vepron jo vetëm si bartës i rendit të ri skllavopronar, por edhe si përçues i tij në botën fshatare që e rrethon. Megjithëse kjo botë do të ruajë edhe për një kohë të gjatë, ku më shumë e ku më pak, mbeturina të rendit fisnor, dhe në burimet do të flitet, për këtë shkak, me këmbëngulje për fiset e mëdha e të vogla ilire, tabloja në përmbajtjen e saj ka ndryshuar. E lidhur me qytetin nëpërmjet marrëdhëniesh ekonomike dhe e varur prej tij me anë të këtyre marrëdhënieve, bota fshatare ilire, sidomos ajo që ndodhej më pranë qyteteve, nuk është më bota e rendit fisnor. Pa ditur mirë se qysh dhe në ç'rrugë, ajo njeh tani marrëdhënie vartësie dhe shfrytëzimi, në formën e një skllavërie të tipit helot. Prospelatet e ardianëve, të cilët përfaqësojnë një popullsi të gjerë, të varur, nuk janë një shfaqje e veçuar në Iliri. Ky fenomen na dëshmohet pak më vonë edhe te dardanët, kurse emri etnik i penestëve ilirë, që na kujton popullsinë e varur omonime thesale, na shtyn të mendojmë se edhe kjo popullsi ilire i përkiste kategorisë së prospelatëve-dulle-helote.

Kështu, në mesin e shek. IV p.Kr. shoqëria ilire paraqitet si një shoqëri që njihte format e nënshtrimit dhe shfrytëzimit të hershëm skllavopronar. Lindja e qyteteve ndihmoi në emancipimin e shoqërisë ilire, sepse, duke u bërë qendra të rëndësishme të zejtarisë dhe tregtisë, qytetet i dhanë hov rritjes së prodhimit dhe shkëmbimit me para.

Etapa e dytë përfshin periudhën midis viteve 335-230 p.Kr. Në këtë kohë qytet ilire jetuan periudhën më të lulëzuar të tyre. Të dhënat arkeologjike e paraqesin këtë periudhë si një kohë begatie të vërtetë. Zhvillim më të madh pati jeta qytetare sidomos në krahinat e ultësirës bregdetare, në shpinë të Dyrrahut e Apollonisë që përbënin tani zonën më të rëndësishme të shtetit ilir. Për Damastionin dhe qytetet e tjera të brendshme në burimet nuk bëhet më fjalë. Duket se pas hyrjes së disa krahinave lindore ilire në përbërjen e Shtetit Maqedon, këto qytete e humbën rëndësinë e tyre, që kishin në kuadrin e Shtetit Ilir. Qytete të tjera si Bylisi dhe qyteti në Gradishtën e Belshit janë ndër ato qytete të vjetra që u rritën e u zhvilluan 

dhe që luajtën në këtë kohë një rol të dorës së parë. Krahas tyre lindën në këto anë dhe një varg qytetesh të reja si Dimale, Antipatrea, qytetet në Zgërdhesh (Albanopolis?), Margëlliç, Irmaj, etj., të panjohura më parë. Që nga kjo kohë jeta qytetare u shtri edhe në krahinat bregdetare në veri të Lumit Mat. Qytetet e para në këto anë, Lisi, Shkodra, Ulqini, Rizoni, etj., lindën vetëm aty nga fundi i shek. IV- fillimi i shek. III p.Kr. Por në krahinat e brendshme të luginës e së Matit e të Drinit të mesëm ato nuk janë vërtetuar dhe duket se jeta qytetare këtu nuk u zhvillua.

Qytet e reja zënë, si edhe më parë, një vend qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit, por në disa raste, si në Dimal, Irmaj e Margëlliç, qyteti lind mbi një truall të ri. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të Lumit Mat, në krahasim me qytetet e brendshme ilire, është se ato janë kthyer me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende këto të lidhura me detin, por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e tij.

Qytet e reja zënë, si edhe më parë, një vend qendror midis një krahine të pasur nga pikëpamja ekonomike dhe lidhen me rrugët më të rëndësishme të komunikacionit tokësor e detar. Procesi i lindjes së tyre ndjek në përgjithësi rrugën e njohur të zhvillimit të mëtejshëm të vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit, por në disa raste, si në Dimal, Irmaj e Margëlliç, qyteti lind mbi një truall të ri. Karakteristikë e veçantë e qyteteve në veri të Lumit Mat, në krahasim me qytetet e brendshme ilire, është se ato janë kthyer me fytyrë nga deti. Për ndërtimin e tyre janë zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende këto të lidhura me detin, por edhe të mbrojtura nga rreziqet dhe të papriturat e tij.

Tipin e parë e përbëjnë ato qytete, të cilat kanë një Akropol në majë dhe qytetin poshtë tij. Të tillë janë Lisi, Zgërdheshi dhe ndonjë qendër tjetër që u ndërtuan në faqe kodrash. Qendrat e vjetra që u dhanë jetë këtyre qyteteve, zinin më parë majat e kodrave. Me kalimin e kohës kufijtë e ngushtë të këtyre qendrave u kapërcyen dhe qyteti u shtri nëpër faqet e kodrave. Të forcuara ekonomikisht, qytetet rrethuan sipërfaqen e re me mure mbrojtëse, duke i zgjatur ato në vijim të mureve ekzistuese dhe të vendbanimit të mëparshëm; muri i poshtëm i qendrës së vjetër u kthye në këtë rast në një mur të brendshëm të tërthortë, që ndante qytetin në dy pjesë: në atë të sipërm, Akropolin, dhe atë përfund tij, qytetin e poshtëm. Në Lis ky tip qyteti pati një zhvillim të mëtejshëm, duke krijuar një ndarje të tretë, qytetin e mesëm, që veçohej prej pjesëve të tjera të qytetit me një mur të dytë, të brendshëm.

Shkodra e Belshi kishin një pamje tjetër. Qendra e vjetër e tyre ishte ndërtuar mbi pllajën e vogël të një kodre të veçuar me faqe të thepisura, prandaj qyteti u zhvillua këtu rreth e qark qendrës së vjetër. U krijua kështu, një tip qyteti me Akropolin në mes dhe qytetin rreth tij. Edhe këtu Akropoli zinte truallin e vendbanimit të parë të fortifikuar të periudhës së parë të hekurit. Nuk dimë nëse qytetet e këtij lloji kishin një mur të jashtëm rrethues apo mjaftoheshin me fortifikimin e Akropolit.

Ndryshe prej këtyre qyteteve, Dimali, Antipatrea, Margëlliçi dhe Irmaj u ngritën mbi kodra që kishin një syprinë, kryesisht të rrafshët me kurrize e thyeije të buta. Këto qytete që lindën mbi një truall të ri, duket se nuk kanë pasur Akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me një mur të vetëm.

Prej qyteteve të vjetra, Bylisi mori një rrugë të veçantë në zhvillimin e tij. Kodra e Kosit, mbi të cilin ishte ngritur qyteti i vjetër, në fund të shek. IV nuk i plotësonte më nevojat e zgjerimit të kësaj qendre. I vetmi vend që paraqiste kushte më të përshtatshme për këtë qëllim, ishte kodra e Hekalit, 15 minuta mbi Klos, ku filluan të vendosen qytetarët, duke i dhënë jetë një vendbanimi të ri. Që nga kjo kohë që të dy qendrat u zhvilluan paralelisht si dy pjesë të veçanta, por të ndërlidhura, të një dyqytetshi, ku i riu fitoi epërsinë dhe u bë më përfaqësuesi. I parë më vete, Bylisi i ri ka të gjitha tiparet e qyteteve të tipit të tretë, pa Akropol, por së bashku me Klosin ai përbën një kategori të veçantë qyteti.

Qytetet ilire të kësaj kohe modelohen, së pari, sipas vijës së jashtme të mureve rrethuese, traseja e të cilëve shfrytëzon sa më mirë mundësitë mbrojtëse të terrenit.

Në sistemin e fortifikimit të tyre, muret e qendrave të vjetra të periudhës së parë të hekurit u shfrytëzuan vetëm pjesërisht. Qytetet e ndërtuan mbrojtjen e tyre mbi një bazë krejt të re, që i përgjigjej nivelit dhe kërkesave të kohës. Muret rrethuese të Lisit dhe Shkodrës u ndërtuan në stilin e njohur poligonal-trapezoidal, kurse ato të Bylisit të ri, Dimalit, Margëlliçit, Irmajt e Zgërdheshit, ndjekin stilin kuadratik. Këta ishin mure të fuqishëm, të ndërtuar me blloqe të mëdhenj e të skalitur, me një trashësi prej 2.70-3.50 m. Ata përforcohen tani me kulla të shumta, të cilat mungojnë krejt në vendbanimet e periudhës së parë të hekurit, kurse në ato të gjysmës së parë të shek. IV, siç është rasti i Bylisit të Vjetër (Klosit), janë një gjë e rrallë. Në Zgërdhesh, muri i jashtëm ka kulla të tilla në çdo 30 m, kurse te muri i brendshëm i Akropolit, në çdo 20 m. Edhe në Bylisin e ri (Hekal) kullat që përforcojnë murin rrethues janë të dendura.

Në qoftë se vendbanimet e para kishin një ose dy porta, qytetet që kanë tani një jetë më të dendur dhe lëvizje të madhe, kanë porta të shumta, të mëdha e të vogla, për të lehtësuar hyrjen e daljen e qytetarëve. Në Lis njohim 10 porta të tilla të jashtme dhe dy të brendshme që lidhin qytetin e poshtëm me të mesmin. Njëra nga portat kryesore të jashtme kishte në këtë qytet hyrje të dyfishtë. Në Zgërdhesh janë zbuluar deri tani vetëm tre porta të jashtme, ajo e Akropolit dhe dy të qytetit të poshtëm; një portë e katërt e brendshme lidhte qytetin e poshtëm me Akropolin. Porta të tilla kishin dhe Bylisi, Irmaj, etj. Ndër të gjitha portat e qyteteve, ato kryesoret ishin llogaritur edhe për kalimin e qerreve. Meqenëse portat përbënin pikat më delikate, mbrojtjes së tyre u kushtohej një kujdes i veçantë. Ato zakonisht, i vendosnin midis dy kullave dhe, në rastin kur mbroheshin nga një e tillë e vetme, atëherë kulla ngrihej në anën e djathtë të hyrjes, me qëllim që të mbetej zbuluar ky krah i armikut.

Nuk njohim ende në masën e duhur ndërtimin e brendshëm të këtyre qyteteve, por edhe ato të dhëna të pakta që kemi, dëshmojnë se ata janë ndërtuar sipas shembullit të qyteteve bashkëkohëse në Greqi, Maqedoni dhe Epir, në bazë të parimeve urbanistike të njohura të kohës helenistike. Përveç ndarjeve të mëdha, Akropolit dhe qytetit të mesëm e të poshtëm, në këto qytete dallojmë edhe pjesën ku ndodheshin sheshi publik dhe tregu i qytetit. Në Zgërdhesh, ky shesh ishte në këmbët e kodrës, në një tarracë të krijuar buzë murit të jashtëm rrethues, kurse në Lis ai do të ketë qenë në qytetin e mesëm. Skodra e Lisi dhe qytetet të tjera të ngritura buzë detit apo lumenjve, kishin edhe skelet e tyre.

Rrugët, që niseshin nga hyrjet kryesore apo të dyta, përshkonin qytetin në drejtime të ndryshme dhe lidhnin në mënyrë organike pjesët përbërëse të tij. Kështu, në Zgërdhesh njohim tri rrugë të tilla që lidhnin qytetin e sipërm me të poshtmin; dy prej tyre kishin edhe shkallë të gdhendura në shkëmb që lehtësonin ngjitjen atje ku terreni ishte i thyer.

Vendet më në dukje janë përdorur në qytetet ilire për ndërtimin e godinave të rëndësishme shoqërore. Vende të tilla zinin teatri në Bylis, portiku i Dimalit, varret monumentale në Selcë të Poshtme, etj. Kur terreni ishte i pjerrët, ai sistemohej për nevoja të ndërtimeve qytetare me anë tarracash. Një kujdes i veçantë i kushtohej pajisjes së qytetit me kanale kulluese, të cilat shkarkonin ujërat jashtë mureve rrethuese. Fumizimi me ujë të pijshëm mbështetej kryesisht në sterat dhe rezervuarët që ndërtoheshin brenda qytetit ose duke shfrytëzuar trashësinë e mureve rrethuese, siç e vërteton bukur rasti i Margëlliçit.

Një ide mbi madhësinë e qyteteve ilire na e jep hapësira që ata zinin, dhe gjatësia e mureve të tyre rrethues. Kështu, Lisi zinte një sipërfaqe prej rreth 20 ha dhe muret e tij kishin një gjatësi prej 2.200 m; Bylisi i ri shtrihej mbi një sipërfaqe prej 28 ha dhe muret e tij ishin 2.550 m të gjatë, kurse Bylisi i vjetër kishte pushtuar në kodrën e Klosit 18 ha tokë, që rrethoheshin prej muresh me një gjatësi prej 1.850 m. Nuk dimë shtrirjen e saktë të Shkodrës, por dimë se ka qenë pak më e madhe se ajo e Lisit. Qytetet e tjera si Antipatrea, Dimali, Zgërdheshi kishin një madhësi mesatare: sipërfaqja e shtrirjes së tyre arrinte deri në 10-15 ha, kurse muret e perimetrave nuk i kalonin 1.400 m. Një grup i tretë qytetesh si: Irmaj, Margëlliç, etj., ishin më të vegjël; muret e tyre ishin nën 1.400 m të gjatë dhe rrethonin sipërfaqe të vogla prej 4-5 ha. Megjithëse qytetet e kësaj kohe shtriheshin edhe tej mureve rrethuese, sepse jashtë tyre gjejmë dendur gjurmë banesash, tempujsh e ndërtimesh të tjera, prapëseprapë truallin kryesor të qytetit e përbënte territori brenda mureve rrethuese.

Këto që përmendëm janë ato pak njohuri që kemi ne sot për pamjen dhe strukturën e qyteteve ilire. Muret rrethuese, ndarjet e brendshme të qytetit dhe godinat shoqërore që janë ruajtur, dëshmojnë se ndërtimet e tyre kanë ndjekur një ide urbanistike. Vetëm ndërtues të aftë dhe me njohuri të thella teknike mund të zgjidhnin detyrat e ndërlikuara që paraqesin ndërtimet mbrojtëse dhe ato me karakter shoqëror e privat, në atë shkallë të gjerë dhe në atë nivel të lartë që njohin qytetet ilire që nga fundi i shek. IV deri në mesin e shek. III p.Kr. Jeta dhe kërkesat e kohës i përgatitën këta ndërtues midis vetë popullsisë ilire. Realizimi i këtyre ndërtimeve ishte vepër e një shoqërie skllavopronare në zhvillim, që kishte mundësitë organizative e materiale për një veprimtari kaq të gjerë ndërtuese. Rrethanat politike dhe fuqizimi, gjatë kësaj kohe, i Shtetit Ilir e favorizuan shumë këtë veprimtari ndërtuese.

Në fushën e prodhimit periudha e dytë shënon përparime të dukshme. Punishte të shumta metalesh funksiononin në çdo qytet. Mbeturinat e farkave, zgjyrat, të cilat janë ndër gjetjet e zakonshme në trojet e këtyre qyteteve, dëshmojnë qartë për këtë. Pasuritë minerale të Ilirisë së Jugut, veçanërisht ato të bakrit dhe të hekurit u siguronin atyre lëndë të parë të bollshme. Në këto punishte farkëtoheshin veglat e punës, armët dhe punoheshin stolitë e enët metalike që u nevojiteshin qytetarëve dhe banorëve të rretheve në jetën e tyre të përditshme. Gjetja me shumicë e këtyre sendeve në qytetet dhe varrezat e kësaj kohe dëshmon për karakterin intensiv të prodhimit zejtar dhe për konsumin e gjerë të këtyre mallrave.

Zhvillim të dukshëm mori edhe zejtaria qeramike. Enët prej balte që dalin tani nga punishtet e qyteteve janë të punuara kryesisht me çarkun e poçarit, kurse sasia e atyre të punuara me dorë është tepër e kufizuar. Kalimi në teknikën e re të punimit të enëve u shoqërua me largimin nga format tradicionale dhe adaptimin e formave greke. Nuk mungojnë edhe përpjekjet për të zhvilluar format e vjetra, por zakonisht ato çojnë në kombinime eklektike, që nuk gjejnë përhapje me sa duket, për shkak se nuk u përgjigjen kërkesave të tregut dhe shijeve të reja të kohës. Prodhimi i enëve me forma greke merr, përkundrazi, përhapje të gjerë. Kështu, nga furrat e punishteve qeramike të qyteteve ilire dalin tani enë të llojeve të ndryshme, duke filluar prej atyre të mëdha, si pitosa e amfora, e deri tek enët e përdorimit të përditshëm apo të hiksit, të lyera me vemik të zi ose të pikturuara. Një vend me rëndësi në këtë kohë zë edhe prodhimi i tullave e sidomos i tjegullave që përdoreshin për ndërtimin e banesave dhe godinave shoqërore. Ne njohim sot pothuajse për çdo qytet punishte qeramike të tilla, pronarë të të cilave ishin qytetarë ilirë. Sipas vulave që kanë enët apo tjegullat, del se një punishte në Lis ishte pronë e njëfarë Eortai, në Irmaj pronarët e punishteve quheshin Trito. Pato, Bato dhe Pito; një vulë me emrin e Kleitit nga rrethi i Gramshit i takon, mbase, gjithashtu një punishteje të Irmajt. Një Plator  vulos buzën e një pitosi të gjetur në Tren të Korçës, kurse një Epikad, te një enë tjetër e këtij lloji nga rrethi i Pogradecit. Pronari i një punishteje qeramike në Selcën të Poshtme (Pelion?) quhej Gent, në Bylis (Klos) ajo i takonte Balaneut, kurse në Dimal, Epikadit. Në qytete të tjera, si në Zgërdhesh e Margëlliç, vulat e pronarëve janë të shënuara me monograme apo shenja simbolike. Krahas këtyre, ka në këto qendra edhe vula që mbajnë emra grekë e maqedonë. Prania e këtyre emrave në vulat e punishteve qeramike të qyteteve ilire nuk është domosdo e lidhur me qytetarë me origjinë greke apo maqedone. Ky fenomen lidhet kryesisht me ndikime të karakterit kultural, si pasojë e të cilave këta emra u përhapën dhe u adaptuan nga popullsia ilire. Dëshmi të gjalla të kësaj janë emri grek i mbretit Glaukia apo rastet që na paraqiten në mbishkrimet sepulkrale të Apollonisë e Dyrrahut ku emri i parë është grek, kurse i dyti, ai i atit, është ilir ose anasjelltas. Kështu, në Apolloni kemi emra të tillë si Nikanori i Gentit ose në Dyrrah Anaia e Glaukisë, Epiktesi i Tritos, Tata e Aristionit, Euklidi i Tritos, Teutaia e Aleksenit, Brygu e Afrodisit, etj.

Rritja e prodhimit zejtar i dha hov qarkullimit më të dendur të mallrave dhe zgjerimit të tregtisë. Prodhimet e zejtarisë së qyteteve ilire mbulojnë tani rrethin e tyre të ngushtë dhe lëvizin në drejtimet më të ndryshme për të ushqyer reciprokisht tregjet e njëri-tjetrit; jo rrallë ata shtrihen në krahina të gjera, duke arritur deri në skajet e thella të zonave të brendshme. Në qoftë se deri në fund të shek. IV popullsia e këtyre krahinave të largëta kënaqej me prodhimet e qeramikës lokale të punuar me dorë dhe prodhimet e importit ishin ende sende luksi, tepër të rralla, më vonë prodhimet e qeramikës qytetare ilire depërtojnë më gjerësisht në këto anë dhe hyjnë në konsumin e përditshëm të popullsisë.

Marrëdhëniet e botës ilire me Dyrrahun e Apolloninë bëhen më intensive. Megjithëse këto nuk janë më qendrat e vetme që fumizojnë Ilirinë, prapëseprapë, vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm. Midis tyre duket se ka një ndarje të qartë të zonave të tregtimit: ndërsa Dyrrahu e shtrin veprimtarinë e vet kryesisht mbi krahinat në veri të Shkumbinit, në orbitën e Apollonisë hyjnë ato në jug të këtij lumi.

Përmes këtyre dy qendrave përhapen gjerësisht në Iliri edhe prodhimet e qyteteve apule. Mallrat e qendrave greke që gjenden krahas tyre, janë përkundrazi  më të rralla, kurse ato të Maqedonisë dhe të Epirit ndeshen kryesisht në zonat kufitare.

Rrugët kryesore, nëpër të cilat lëviznin mallrat dhe zhvillohej tregtia, ishin luginat e lumenjve; ndër to, ajo e Drinit, Shkumbinit, Devollit, Osumit dhe Vjosës formonin arteriet më të rëndësishme. Rrugë të tjera të shumta, të dorës së dytë, përshkonin grykët e ngushta dhe qafat e maleve për të lidhur njërën krahinë me tjetrën. Sado të vështira të ishin këto rrugë, asnjë krahinë e Ilirisë nuk mbetet në këtë kohë e izoluar dhe jashtë ndikimit të marrëdhënieve tregtare me botën qytetare.

Fuqizimi ekonomik dhe rritja e prodhimit zejtar i lejuan Shkodrës dhe Lisit të presin gjatë gjysmës së parë të shek. III monedhat e tyre prej bronzi. Monedha e Skodrës kishte si simbol në faqe Zeusin dhe në shpinë një anije ilire. Ajo pritej në emrin e bashkësisë qytetare, prandaj edhe mbante legjendën Eko6qlv(|)v. Si tip, kjo monedhë i ngjan asaj të Dyrrahut me Zeus-trekëmbësh, të cilën ky qytet e vuri në qarkullim aty nga fillimi i shek. III. Me prerjet e para të kësaj monedhe të Dyrrahut, monedha e Skodrës ka të përbashkët jo vetëm simbolin e faqes, por edhe peshën e madhësinë. Kjo ngjashmëri diktohet edhe nga influenca e madhe ekonomike e Dyrrahut dhe nga nevoja e domosdoshme që i del Skodrës, për t'u paraqitur në treg me një monedhë, që të pranohej që në shikimin e parë nga populli i thjeshtë dhe pastaj t'i kundërvihej monedhës së ngjashme të Dyrrahut të fuqishëm. Skodra duhet ta ketë filluar prerjen e monedhës së saj diçka më parë se mesi i shek. III, mbasi Dyrrahu kishte nxjerrë monedhën e përmendur me Zeus-trekëmbësh.

Bylisi përkundrazi, tregohet i pavarur në prerjet monetare të fqinjëve të vet, Apollonisë, Amantias dhe Epirit. Gjatë gjysmës së parë të shek. III ai hedh në treg dy monedha në emër të bashkësisë qytetare me legjendën BvAAiovcf>v, duke u dhënë këtyre monedhave si simbol të faqes fytyrën e Neoptolemit, heroit me të cilin, sipas mitologjisë, qyteti lidhte themelimin e vet. Në shpinë, njëra prej tyre kishte një armë lufte, mëzdrakun, kurse tjetra, që përfaqëson gjysmëvlerën e së parës, është zbukuruar me simbolin e rrufesë. Që të dyja këto monedha nuk kanë ngjashmëri as në simbole, as në masë e peshë me monedhat bashkëkohëse të Apollonisë, Amantias apo Epirit. Fuqizimi ekonomik që kishte arritur në këtë kohë Bylisi, i lejon, siç duket, të dalë me monedhën e vet dhe të zhvillojë një politikë monetare të tillë, me anën e së cilës t'u kundërvihet haptas fqinjëve e të luftojë për të krijuar tregun e vet.

Procesi i kthimit të disa qendrave të fortifikuara të periudhës së parë të hekurit në qytete nuk përfshin dhe as që mund të përfshinte të gjitha këto qendra. Midis tyre u veçuan dhe u kthyen në qy tete vetëm ato që kishin kushte të mira ekonomike dhe një pozitë gjeografike të përshtatshme për një zhvillim më të lartë. Pjesa tjetër, më e madhja e tyre, ruajti pamjen e dikurshme me një jetë ekonomike të kufizuar. Nevojat e mbrojtjes dhe të tregtisë bënë nga ana tjetër që krahas këtyre qendrave të lindnin pranë rrugëve të komunikacionit ose rreth qyteteve edhe një varg vendbanimesh të vogla, të fortifikuara ose pika vrojtimi. Të tilla mund të konsiderohen kalaja e Xibrit në Mat, e cila zinte një pikë kyçe në rrugën që të çonte prej Dyrrahut në krahinat e brendshme lindore, nëpër Shkallë të Tujanit-Qafë-Murriz-Dibër-Maqedoni; qyteza e Shkamit në rrugën e Krrabës, kulla e Kamunaut në Sulovë në rrugën që lidhte ultësirën bregdetare pas Apollonisë me luginën e Devollit, pikëvrojtimi i Rabijes në Mallakastër në rrugën që ndjek krahun e djathtc të Vjosës e të tjera si këto, që i gjejmë pa përjashtim në të gjitha rrugët e dorës së dytë që përshkojnë truallin e vendit tonë. Tek autorët antikë që përshkruajnë ngjarjet e çerekut të fundit të shek. III dhe ato të pjesës së parë të shek. II si dhe në të dhënat epigrafike, këto qendra përmenden si kështjella apo fortesa rreth qyteteve me termat "casteilum", "acris" apo tieqino Aia- Ato janë në funksion të qyteteve qoftë nga pikëpamja strategjike dhe administrative, qoftë nga ajo ekonomike. E para duket në vendosjen e tyre pranë qafave ose rrugëve që të çojnë drejt qytetit, duke krijuar një kurorë fortifikimesh gjeografike ku qyteti dominon ekonominë e vet. E dyta shprehet në faktin se ato më tepër konsumojnë prodhimet e qytetit, sesa prodhojnë vetë.

Burimet thuajse nuk na e ndriçojnë strukturën shoqërore dhe organizimin politik të qytetit ilir. Megjithatë, nuk është vështirë të kuptohet se një bazë ekonomike e tillë si ajo që u krijua në Iliri, në kohën e lulëzimit të jetës qytetare, i takon një shoqërie të zhvilluar skllavopronare me të gjitha tiparet që ajo njihet edhe në krahinat periferike të botës greke.

Duke qenë qytetet qendra ekonomike, një vend me rëndësi në popullsinë e tyre zinte shtresa e prodhuesve zejtarë dhe mjeshtërve ndërtues, të cilët mund të ishin qytetarë të lirë apo edhe skllevër. Të fundit na dëshmohen në qytetet ilire vetëm në burimet që lidhen me ngjarjet e mbarimit të shek. III dhe ato të fillimit të shek. II p.Kr., por nuk ka dyshim se në këtë kohë ata nuk janë një dukuri e re, ashtu siç nuk janë dhe vetë qytetet që përmenden. Shtresën tjetër të popullsisë e përbënin pronarët e punishteve zejtare, tregtarët dhe në qytetet bregdetare, detarët. Krahas tyre, në qytetet ilire jetonin me sa duket edhe përfaqësues të aristokracisë së vjetër fisnore. Si e tillë, popullsia e qyteteve ilire paraqitej e diferencuar në shtresa shoqërore me interesa të kundërta.

Nga pikëpamja e organizimit politik, qyteti së bashku me rrethin fshatar dhe kështjellat, që formonin sistemin e tij mbrojtës apo u shërbenin nevojave të tregtisë, përbënte, me sa duket, një njësi administrative në Shtetin Ilir. Qyteti ishte qendra e kësaj njësie. Emetimi i monedhave nga Skodra dhe Bylisi, në emër të bashkësisë qy tetare, dëshmon jo vetëm për forcën ekonomike të këtyre qyteteve, por edhe për autonomi politike, që ata gëzonin në kuadrin e Shtetit Ilir. Simbolet e monedhave të tyre hedhin dritë, mbase, edhe mbi karakterin e pushtetit politik në këta qytete. Pasqyrimi i anijes në monedhat e Skodrës ka mundësi të bëjë aluzion për tregtinë detare që zhvillonte qyteti dhe të jetë në këtë mënyrë, një e dhënë indirekte për sundimin e shtresës tregtare në qytet. Në Bylis, përkundrazi, përdoret si simbol fytyra e themeluesit të qytetit, duke theksuar me këtë traditën me të cilën lidhet kryesisht shtresa aristokratike e qytetit. Pak më i qartë na bëhet ky problem, në burimet që trajtojnë historinë e Shtetit Ilir në periudhën midis viteve 230-168 p.Kr. Për herë të parë dëgjojmë që në krye të qyteteve qëndronin dinastë të vegjël, të cilët i nënshtroheshin plotësisht pushtetit të mbretit. Një mbishkrim i Klosit dëshmon, nga ana tjetër, se në disa qytete të jugut administrata e qytetit ishte ndërtuar sipas shembullit të qyteteve greke.

Pas vitit 230 p.Kr. fillon rënia e qytetit ilir. Luftërat e pandërprera me Romën tronditën thellë jetën politike dhe ekonomike të Ilirisë. Gjatë kësaj kohe nuk kishte asnjë kusht që të favorizonte përparimin. Në jetën e qyteteve ilire nuk vërehet asgjë e re nga pikëpamja cilësore, përveç plagëve të shkaktuara nga këto luftëra. Okupacioni romak e ndërpreu zhvillimin e pavarur të jetës qytetare në Iliri, ashtu sikurse ndërpreu dhe jetën e pavarur shtetërore të ilirëve.

Ky zhvillim që mori jeta qytetare në këtë kohë, formonte bazën ekonomike e politike të Shtetit Ilir gjatë sundimit të dinastive të Bardhylit dhe Glaukisë. Vetëm mbi këtë bazë mbretëria ilire e mëpastajme e kohës së Agronit mundi të merrte ato përpjesëtime që te Polibi janë formuluar me frazën e njohur: "Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit kishte një fuqi detare e tokësore shmnë më të madhe se ajo që kishin pasur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë".

Të gjitha të dhënat na çojnë te mendimi se procesi i lindjes së formimit të Shtetit Ilir krijohet gjatë shek. IV. Në kushtet e Ilirisë ky proces ecën paralel dhe përkon me lindjen dhe zhvillimin e qytetit dhe të jetës qytetare, madje krijohet mbi këtë bazë.

Një rol të madh në përparimin e jetës qytetare në Iliri kanë luajtur edhe dy kolonitë greke të bregdetit ilir, Dyrrahu dhe Apollonia, sidomos qysh nga shek. IV, kur ato u përfshinë në gjirin e Shtetit Ilir. Pas kësaj, vihen re lidhje më të ngushta të tyre më botën ilire, sepse tregtisë iu hapën rrugë më të drejtpërdrejtë për shkëmbime të ndërsjella. Treguesi më i mirë i kësaj është depërtimi i prodhimeve të zejtarisë së zhvilluar të Dyrrahut e Apollonisë deri në skajet më të thella të tokës ilire. Përveç kësaj, në Iliri hynë përmes këtyre dy qyteteve edhe mallrat e importit grek, midis të cilave zënë vend me peshë edhe ato mallra që vijnë nga brigjet italike.

Dyrrahu dhe Apollonia hedhin tani në treg edhe monedha të reja argjendi. Ndër to, përhapje më të gjerë mori drahma e argjendtë e këtyre dy qyteteve, e cila qe destinuar kryesisht për tregtinë me botën ilire, prandaj edhe me të drejtë është pagëzuar "drahma ilire". Ndërkaq, këto qytete fillojnë të presin edhe monedha bronzi.

Vënia në qarkullim dhe pranimi në masë, siç tregojnë gjetjet, i këtyre monedhave me vlerë shumë herë më të vogël se monedhat e argjendit tregon se ekonomia monetare kishte hyrë në një shkallë të gjerë në Iliri.

Gjatë kësaj kohe Dyrrahu dhe Apollonia jetojnë një periudhë të vërtetë lulëzimi. Ndërtimet më të rëndësishme dhe më monumentale në këto qytete i përkasin periudhës pas mesit të shek. IV. Forcimi ekonomik dhe pasurimi nga tregtia me botën ilire u lejuan të zgjerojnë qytetet e tyre dhe të ndërtojnë mure mbrojtëse më të fuqishme, që rrethojnë sipërfaqe më të mëdha nga ato që njihnin më parë, të ngrenë tregje e sheshe publike, shëtitore, tempuj, teatro, gjimnaze e godina të mëdha administrative.

Një fenomen i ri fillon të përshkojë dhe të ndryshojë në një drejtim të caktuar jetën shoqërore të këtyre qyteteve dhe përbërjen e mëparshme etnike të tyre. Emrat ilirë që janë gjetur mbi gurët e varreve të zbuluara në nekropolin e Dyrrahut, përbëjnë një dëshmi shumë të rëndësishme për praninë në masë të popullsisë ilire në këtë qytet.

Ndërkaq, emrat ilirë të prytanëve dhe të nëpunësve monetarë, që figurojnë ndër monedhat prej argjendi e bronzi si dhe emrat në vulat e tjegullave të Dyrrahut e Apollonisë, tregojnë se popullsia ilire kishte një peshë jo pa rëndësi në jetën ekonomike e politike të këtyre qyteteve. Midis emrave të shumtë të magjistratëve ilirë përmendim këtu nga Dyrrahu:  Boiken, Genthios, Dazios, Daalkidas, Eortaios, Monunios, Tritos, Skyrthanas, Baton, Epikados, Preurados, etj.

Kështu qysh nga fundi i shek. IV p.Kr. Dyrrahu dhe Apollonia humbasin karakterin klasik të statusit të një kolonie greke, sepse popullsia e tyre përbëhej tani në një masë të konsiderueshme edhe nga ilirë. Procesi i ilirizimit të këtyre qyteteve ushtroi një ndikim të thellë në gjithë jetën social-politike e kulturore të Ilirisë në shekujt që pasuan. Rezultat imediat i këtij procesi qe shkëputja e Dyrrahut dhe Apollonisë nga qytetet mëmë dhe integrimi i tyre në jetën politike dhe ekonomike të Shtetit Ilir. Interesat reciproke e favorizonin këtë integrim: mbreti dhe klasa sunduese ilire lakmonin fuqinë ekonomike të këtyre qyteteve të mëdha, kurse skllavopronarët e Dyrrahut dhe Apollonisë, pushtetin e fuqishëm të sundimtarëve ilirë mbi një krahinë shumë më të gjerë sesa territoret e ngushta të këtyre qytet-shteteve, me pasuri dhe treg të gjerë. Rezultati u arrit, siç e pamë, nëpërmjet një lufte të ashpër politike, mjaft të ndërlikuar, ku u përzien edhe fuqi të jashtme, por ai u arrit si një domosdoshmëri e kushteve objektive të kohës.

info@balkancultureheritage.com