Lufta e Parë Botërore 1914-1918
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta e Parë Botërore 1914-1918

Me mbarimin e Revolucionit Industrial dhe me dështimin e fuqive evropiane për ndarjen e burimeve, dhe pasurive bazë botërore, ndryshimet, diskutimet dhe konfliktet mes tyre u thelluan. Kjo e përshpejtoi dhe e bëri të paevitueshme një luftë në shkallë të gjerë. Duke qenë se fuqitë evropiane garonin krye-sisht për përvetësimin e territoreve osmane, rruga më e këshillueshme që mund të ndiqte Qeveria osmane, ishte të përpiqej në maksimum që të mbante një qëndrim asnjanës dhe të qëndronte jashtë konfliktit. Konflikti ishte krijuar midis fuqive industriale, për të ndarë dhe për të plaçkitur burimet botërore, Devleti Osman nuk ishte në pozitën për të pretenduar dhe nuk kishte as burimet e duhura financiare, ushtarake dhe politike për të arritur një pozicion të tillë.

Britania, Franca dhe Rusia krijuan Antantën Trepalëshe ndërsa Gjermania, Austria dhe Italia krijuan në kundërpërgjigje një aleancë të quajtur Fuqitë Qendrore. Megjithatë, Italia deklaroi qëndrimin e saj asnjanës, duke u tërhequr nga fuqitë e tjera aleate, më 1 gusht 1914. Shkaku kryesor i fillimit të Luftës së Parë Botërore ishte vrasja e princit të kurorës Austro-Hungareze, në Saraj-Bosna (Sarajevë), më 28 qershor 1914. Ittihad ve Terakki kishte tre liderë: Enverin, Talatin dhe Xhemalin. Ndërkohë që Enveri ishte në favor të Gjermanisë, prijësi i tretë, Xhemal Pasha, preferonte më shumë asnjanësimin, ndoshta edhe mbështetjen e fuqive të Antantës, edhe pse kjo në atë kohë nuk ishte në interes të tyre. Megjithatë, Said Halim Pasha dhe Enver Pasha nënshkruan një traktat të fshehtë me Gjermaninë më 2 gusht 1914. Britania nuk kishte pranuar më parë të nënshkruante një traktat për t'i dorëzuar Devletit Osman dy anije: anijen Sulltan Osman dhe anijen Reshadije, edhe pse kishte paguar për to. Dy luftanije të tjera gjermane, Goben dhe Breslau, u ndoqën nga anijet luftarake britanike nga Mesdheu deri në Ngushticën e Dardaneleve, dhe Enver Pasha i pranoi ato në ujërat territoriale osmane, më 11 gusht 1914. Për të kamufluar këtë veprim, këto anije u deklaruan si anije të blera nga osmanët dhe emrat e tyre u ndryshuan në Javuz dhe Midil-li, ndërsa Admirali gjerman Sushon (Souchon) dhe ekuipazhi i tij veshën uniformën osmane. Gjermania synonte që Devleti Osman të hynte zyrtarisht në luftë në anën e saj, për t'i angazhuar në këtë mënyrë armiqtë e saj, rusët në Odesa, dhe britanikët në Kanalin e Suezit. Nga ana tjetër, Britania dhe Rusia natyrisht synonin të siguronin asnjanësinë e osmanëve, duke iu ofruar atyre garancinë e sigurimit të integritetit dhe pavarësinë e të gjitha territoreve të tyre. Më 14 shtator 1914, Bahrije Naziri (Ministri i Forcave Detare), Xhemal Pasha, i dha urdhrin Admiralit Sushon për t'u nisur drejt Detit të Zi dhe për të bombarduar çdo anije ruse që mund të ndeshnin gjatë rrugës, por kjo u ndalua nga qeveria osmane. Më 11 tetor, ambasadori gjerman i propozoi qeverisë osmane 2 miliard kurush, nëse ata hynin në luftë në mbështetje të aleancës së Fuqive Qendrore, dhe faktikisht kjo shumë u pranua në 21 tetor. Enver Pasha dhe miqtë e tij anuluan kapituladonet më 7 shtator, duke iu dhënë një goditje të rëndë interesave ekonomike të Fuqive të Antantës.

Pa u këshilluar me Ministrat e tjerë të kabinetit osman, Enver dhe Xhemal Pasha, i dhanë edhe një herë urdhrin Admiralit Sushon për të sulmuar rusët në Detin e Zi, urdhër që u zbatua më 29 tetor 1914, duke mbytur disa nga anijet ruse. Nga ana e saj, Rusia i shpalli luftë Devletit Osman më 2 nëntor 1914, dhe kjo u ndoq edhe nga Britania dhe Franca. Për më tepër, Britania kishte aneksuar Qipron, dhe njëkohësisht i kishte dhënë fund sundimit osman të Egjiptit, që ishte shpallur më 18 dhjetor 1914 protektorat i Britanisë. Halifi-Sulltani osman Reshadi, më 11 nëntor 1914, shpalli xhihadin (Luftën e Shenjtë) kundër Fuqive të Antantës, duke iu bërë thirrje të gjithë musli-manëve, veçanërisht atyre në Britani dhe Rusi, që të bashko-heshin në këtë fushatë kundër jobesimtarëve. Por, britanikët në Indi dhe Egjipt, dhe rusët në Azinë Qendrore arritën ta shtypnin thirrjen e sulltanit për një lëvizje Pan-islame. Megjithatë, thirrja e sulltanit për xhihad pati më shumë sukses nga ç'mund të pranohet, pasi kjo thirrje i detyroi fuqitë të vendosnin gamizone të mëdha në këto vende, në mënyrë që të parandalonin kryengritjet e rajës muslimane kundër fuqive të Antantës.

Hyrja e Devletit Osman në Luftën e Parë Botërore shënoi fundin e Devletit. Pasi kishte filluar të humbiste dinamikën e tij, Devleti ishte përpjekur të mbijetonte që nga viti 1826, duke ndërmarrë një sërë reformash të pastudiuara mirë dhe duke i vënë fuqitë e mëdha ndërkombëtare në lojë me njëra-tjetrën. Sulltan Abdylhamidi pati mjaft sukses në zbatimin e politikës së tij të jashtme. Por, prijësit e Ittihad ve Terakki, të cilët, edhe pse ishin të vendosur në synimet e tyre, nuk kishin arritur të krijonin një baraspeshë midis aftësive dhe ambicieve të tyre, e tërhoqën Develtin drejt katastrofës.

Rusia sulmoi në nëntor të vitit 1914. Edhe pse osmanët arritën ta zmbrapsnin këtë sulm, dhe u hodhën në kundërsulm ndaj Rusisë më 21 dhjetor, Rusia u hodh në një ofensivë në shkallë të gjerë në janarin e vitit 1915, që shkatërroi ushtrinë osmane dhe i hapi rrugën përparimit të ushtrisë ruse drejt Anadollit Lindor.

Flotat më të fuqishme detare të asaj kohe, britanike dhe franceze së bashku me luftanijet ruse u përpoqën të hynin në Ngushticën e Çanakkalesë (Dardaneleve), por ata pësuan një disfatë të madhe më 18 mars 1915, gjatë të dlës pati dhe shumë viktima. Lufta vazhdoi më tej në Galipoli ku zbarkuan, por përfundimisht u detyruan të tërhiqeshin. Nëse ata do të kishin arritur të mermin Ngushticën e Dardaneleve, ata do të kishin pushtuar, më pas Stambollin, kryeqytetin osman, dhe përpjekjet e Gjermanisë për të avancuar drejt lindjes do të ishin paralizuar. Për më tepër, kjo do ti kishte dhënë mundësinë Britanisë të shtrinte zotërimin e saj edhe në Mesopotami, dhe të konsolidonte posedimet e saj në Egjipt, ndërkohë që Aleatët mund të kishin dërguar municione dhe ti kishin ardhur në ndihmë Rusisë nëpërmjet Detit të Zi. Luftërat në brigjet e Ngushticës së Dardaneleve iu kushtuan shtrenjtë osmanëve: 250.000 viktima nga të cilët 50.000 ishin oficerë.

Forcat britanike avancuan edhe drejt frontit të Irakut, me shpresën për tiu bashkuar forcave ruse. në Kaukaz. Edhe pse ushtria osmane iu shkaktoi atyre humbje në Kutu'I Amareh në prill të vitit 1916, ata morën përforcime dhe pushtuan Bagdadin më 11 mars 1917.

Edhe ushtria osmane avancoi drejt Kanalit të Suezit në vitin 1915. Trupat britanike u mundën dy herë në Gaza, por dolën fitimtare në betejën e tretë, të vitit 1917. Ndërkohë, britanikët korruptuan në vitin 1916 Sherif Hysejinin e Mekës dhe e bindën atë që të tradhtonte Halifin Osman, dhe të ngrihej në revoltë kundër tij. T.E. Lorens (Lavvrence), i diplomuar në Universitetin e Oksfordit, folës i rijedhshëm i gjuhës arabe, dhe për të cilin ishin përhapur fjalë se ishte një fëmijë ilegjitim dhe spiun homoseksual, luajti një rol të rëndësishëm në këtë kryengritje, dhe ndoshta ishte ai truri i saj. Rusët pushtuan Anadollin Lindor, por Devleti Osman arriti ti shpëtonte pushtimit të tyre, për shkak të shpërthimit të Revolucionit Komunist të vitit 1917 në Rusi. Një çështje interesante është edhe fakti i përhapjes së fjalëve për ardhjen e Leninit në Rusi për këtë revolucion, pasi mendohej se ishte asistuar, madje edhe organizuar, nga Teshkilat-ë Mahsusa (organizata speciale) osmane, por kjo është një çështje për të cilën është e nevojshme të kryhen studime të veçanta.

info@balkancultureheritage.com