Lufta e Tretë Iliro-Romake
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta e Tretë Iliro-Romake

Kështu, në çastin kur konflikti kishte arritur në kulmin e tij, mbreti ilir kishte vendosur për luftën kundër Romës, duke e zgjedhur këtë si të vetmen rrugë për mbrojtjen e pavarësisë politike. Vendimi i tij u prit me entuziazëm në Maqedoni, në Rod dhe duhet menduar edhe në vise të tjera të Ballkanit, sepse ngjallte një shpresë të re për fitoren mbi romakët.

Genti nuk vonoi të vepronte’96. Pasi kishte grumbulluar në Lis një forcë të konsiderueshme prej 15.000 vetash u hodh në sulm. Me forcat kryesore u drejtua kundër qytetit Basania, i cili, siç na ka mbërritur në tekstin e Livit, ishte 5 milje nga Lisi. Ky qy tet ishte në aleancë me romakët. Genti u mundua ta bëjë për vete me anë të bisedimeve, por, pasi nuk pranoi të nënshtrohet, e rrethoi. Ndërkaq, të vëllanë Karavandin e dërgoi me 1.000 këmbësorë dhe 50 kalorës në veri për të nënshtruar fisin e Kavëve. Qyteti Dum e priti mirë, kurse qyteti tjetër Karavand i mbylli dyert. Nuk pati sukses Genti edhe në operacionet detare. Flota e tij prej 80 anijesh që ishte dërguar të shkretonte tokat rreth Dyrrahut dhe Apollonisë dhe, me sa duket, të vendoste kontrollin mbi rrugën detare që lidhte të dy brigjet e Adriatikut, u thye në afërsi të Apollonisë në ndeshjen me flotën romake dhe qe detyruar të tërhiqet në drejtim të veriut.

Pas kësaj romakët, që kishin përqendruar ndërkaq forcat e tyre në Genus, u drejtuan kundër mbretit në Basania. Forcat romake dy herë më të mëdha në numër e detyruan të tërhiqen dhe, pasi pushtuan qendrat e rëndësishme gjatë rmgës, u gjendën para mureve të Skodrës. Nga boshllëku që është krijuar në tekstin e Livit, për fat të keq, nuk i njohim hollësitë e këtyre veprimeve luftarake.

Qëndresën e fundit Genti e bëri në Skodër. Ai shpresonte shumë në këtë qytet që e kishte zgjedhur si kryeqendër të mbretërisë, sepse pozita e tij ofronte një mbrojtje të sigurt. Dhe me të vërtetë i rrethuar nga dy lumenj, Klausali dhe Barbana dhe i fortifikuar mirë, qyteti mund të përballonte me sukses një rrethim të gjatë. Por mbreti nuk diti ta organizonte mirë mbrojtjen. Në vend që forcat ilire të qëndronin brenda mureve rrethuese të qytetit dhe f i shmangeshin përleshjes në fushë të hapur, pranuan betejë aty ku armiku me epërsinë e tij numerike i theu keqas. Pasi dështuan dhe përpjekjet e vëllait të tij Karavantit, për të grumbulluar forca të tjera nga krahinat përqark, Genti u dorëzua.

Dhjetë ditë më vonë, pas rënies së Skodrës, në betejën që u zhvillua në Pydna, u shkatërrua përfundimisht dhe ushtria maqedone. Njëherësh me Ilirinë dhe Maqedoninë, romakët nënshtruan edhe Epirin. Genti dhe Perseu bashkë me familjet e tyre, me plaçkë e robër të shumtë lufte u dërguan në Romë.

Kështu, morën fund dy shtetet e fuqishme të Ballkanit dhe me këtë qe përcaktuar përfundimisht edhe fati i Lindjes. Pas kësaj pushtuesit romakë do t'i kenë duart e lira për t'u shtrirë me lehtësi në krahinat e tjera të Ballkanit dhe të pellgut të Egjeut.

info@balkancultureheritage.com