Lufta e parë e Ilirisë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta e parë e Ilirisë

Polibi (II, 12,7) e përcakton në vitin 229-228 kohën e zbarkimit të parë ushtarak të romakëve në Iliri si edhe të kontakteve të tyre të para diplomatike me viset greke. Është e vërtetë se Justini (XXVIII, 1, 5-6 dhe 2) bën fja]ë për një thirrje që akarnanët i bënë Romës për ndihmëkundër etolëve’4, në vitin 239 ose pak më vonë. M. Holleaux ka sigurisht të drejtë që nuk e merr si të besueshme këtë pjesë të veprës së Justinit. Megjithatë duhet saktësuar se kjo thirrje për ndihmë, në rast se ka pasur vërtet ndonjë thirrje të tillë, nuk mund të vinte veçse nga pjesa perëndimore e Akarnanisë, ajo që i ishte bashkuar mbretërisë epirote pas ndarjes së Akarnanisë mes Aleksandrit II dhe etolëve (253-252), dhe veçse nga individë të caktuar, përderisa në atë kohë nuk kishte më shtet akarnan.

Pra, në qoftë se deri në vitin 230 fqinji i ri romak ishte treguar i rezervuar në Adriatik, situata ndryshoi menjëherë me zhdukjen e dinastisë eakide në Epir dhe me forcimin e dinastisë së re të mbretërve ardianë në Iliri, e shoqëruar me zhvillimin e flotës ilire dhe të piraterisë së saj detare në Adriatik. Për këtë të fundit është folur mjaft, sigurisht pa të drejtë ose të paktën tepër para kohe; sipas M. Holleaux’5: “Nga të dhënat që jep Polibi (II, 5,1-2) del se inkursionet e pareshtura të ilirëve në brigjet e Peloponezit, në Elidë e në Meseni, kanë qenë shumë më të hershme se viti 230, koha e agresionit të tyre ndaj Foinikes”; më 1928, i njëjti autor16 i shpie mjaft më larg në kohë fillimet e piraterisë ilire në Adriatik- duke përmendur ndërhyijen e Dionisit të Sirakuzës, në vitin 385, që pati vetëm pasoja të përkohshme, ai shton: “Adriatiku mbeti, njëlloj si më parë, në duart e ilirëve dhe pirateria vazhdoi të ishte e keqja e tij endemike”. R. L. Beaumont*7 ia atribuonte mbretit Agron organizimin për herë të parë të një flote të fuqishme tek ilirët, sipas Polibit (II, 2,4), dhe vlerësonte se pirateria nuk e kishte penguar aspak jetën e ngulimeve greke në brigjet dalmate. H. J. Dell’8 ka bërë një saktësim shumë të dobishëm, duke theksuar, pikësëpari, rëndësinë e piraterisë në detin Adriatik, mbase për shkak të japigëve apo të peuketëve, por sidomos për shkak të etruskëve, dhe duke treguar se tekstet letrare që bëjnë fjalë për sulmet ilire*9 mund të jenë fare mirë të lidhur me ngjarje diku afër viteve 231- 230. Ai nxjerr përfundime me shumë maturi: “that the Illyrians did not engage in serious high-seas piracy in the Adriatic before 231 BC. Nevertheless, the nature of the evidence is such that it is impossible to say that there was absolutely no piracy at all along the Illyrian coast”20 (“se ilirët nuk u përzien në pirateri serioze në det të hapur në Adriatik përpara vitit 231 para J. K. Megjithatë, provat janë të tilla që e bëjnë të pamundur të pohohet se pirateria nuk ka ekzistuar fare përgjatë bregdetit ilir”). Po aq e theksuar është edhe heshtja e teksteve epigrafike21.

Situata në Greqinë e Veriut u përkeqësua shumë në çerekun e tretë të shekullit III. Demetnt II i duhej t’i bënte Jjallë njëkohësisht si koalicionit mes federatave të etolëve dhe të akejve, ashtu edhe një kërcënimi nga ana e dardanëve në veri të Maqedonisë. Pikërisht për t’’ bërë ballë rrezikut etol, Demetri II i shtyu ilirët e Agronit të ndërbynin r»ë Medion, në Akarnani (231). Suksesi i korrur i nxiti ata që të provonin njëherë të sulmonin një qytet të vërtetë, Foiniken, qytetin më të madh të Kaonisë, në luginën e Bistricës, me pëlqimin e garnizonit të mercenarëve galë. Qyteti u mor pa vështirësi dhe plaçka e iuftës qe shumë e madhe. Tregtarë të shumtë grekë të Italisë ranë viktima të ilirëve që, sipas Polibit (II, 8, 2), u vërsulën në det mbi emporoi italikoi dhe i plaçkitën, i masakruan apo i morën robër. Senati romak dërgoi dy ambasadorë tek Teuta, e cila e vrau njërin prej tyre, gjë që, sipas Polibit, e përligji ndërhyrjen romake në Iliri.

Dy janë traditat letrare të dallueshme lidhur me zanafillën e ndërhyijes romake në Iliri në vitin 229: Polibi (II, 2-12), pa dyshim i ndikuar nga një traditë romake që ka shumë të ngjarë të jetë ajo e themeluar nga Fabi Piktor, e shpjegon fillimin e luAës së parë të Ilirisë me dhunimet që ilirët dhe mbretëresha e tyre Teuta u bënë tregtarëve romakë; tradita tjetër, e përfaqësuar nga Apiani (Ilirike, 7-8) dhe Dion Kasi synonte copëzimin e zotërimeve lagide. Kjo luftë e re ndërmjet Romës dhe Filipit V nuk u shkaktua nga mbreti maqedonas, i cili e respektoi paqen e Foinikes. Duket qartazi se qe Roma ajo që, e shtyrë nga aleatët e saj të Pergamit, Rodit e Athinës, donte luftë. A po përkonte vallë vendimi i Senatit romak me një vullnet pushtimi, me lindjen e imperializmit romak në botën greke?

Ai ishte edhe më i habitshëm, ngaqë Roma sapo dilte nga një sprovë e tmerrshme, që kishte shkaktuar humbje të konsiderueshme në njerëz, shkatërrime të rënda materiale (e gjithë zona bregdetare e Adriatikut, nga Picenumi në Apuli, ishte përshkuar e rrënuar nga Hanibali), si edhe tradhtinë e një pjese të madhe të Italisë jugore deri në Kampanie, që ishte bashkuar me hir a me pahir me kartagjenasit. Tit Livi (XXII, 61, n-12)27 28 harton një listë të këtyre tradhtive: “Kampanët, atelanët, kalatinët, hirpinët, një pjesë e apulëve, samnitët me përjashtim të pentrëve, të gjithë brutët, lukanët e për më tepër edhe uzentinët dhe pothuajse i gjithë bregdeti i zënë nga qytetet greke, tarantët, metapontët, krotoniatët e lokrët, si dhe të gjithë galët e këtej Alpeve”. Duke përparuar, Roma e rimori pak nga pak kontrollin e qyteteve dhe trojeve që e kishin lënë në baltë: Sirakuzën më 211, Taranton më 209; në vitin 207, Hasdrubali pësoi disfatë në brigjet e Metaurit në Picenum; më 206, e gjithë Lukania u mor sërish. Kur u largua nga Italia më 203, Hanibali kishte humbur praktikisht çdo gjë. Pas fitores së saj, Roma i lau me ashpërsi hesapet me qytetet dhe me popujt e Italisë që, me hir a me pahir, kishin përkrahur Hanibalin. në vitin 201 u nda në ngastra, në favor të veteranëve të ushtrisë që Skipioni kishte pasur në Afrikë, ager publicus-i i Samniumit dhe i Apulisë (Tit Livi, XXI, 4,1-3); konfiskirr.et qenë shpesh të konsiderueshme: i gjithë territori i Kapuas, në pjesë e madhe e Brutiumit, e Lukanisë, e Samniumit dhe e Apulisë. Mesapia, për sheinbull, jep dëshminë e shkatërrimit të fortifikimeve dhe të qendrave të banuara, e mbushjes së puseve me materialet e rrënojave, e rënies së prodhimeve të zejtarisë, të pakësimit të varreve: qendrat qytetare u kthyen në fshatra të thjeshtë në fillim të shekullit II para J. K., ndërkohë që më 199 u themelua kolonia e Kastrumit në jug të Otrantos; nga ana tjetër, fshatrat duket se nuk u braktisën, por ka të ngjarë që pronarët të mos ishin më të njëjtët, pas ndarjes në ngastra të ager publicus-it.

Romës i duhej të rivendoste autoritetin e vet në Itali, sidomos në zonat bregdetare përgjatë Adriatikut. Në veri, besnikë kishin mbetur vetëm venetët, një pjesë e cenomanëve dhe kolonitë latine të Ariminumit, Kremonës e Piaçencës. Insubrët dhe bojët i kishin nëpërkëmbur këto dy të fundit, të cilat shërbyen si baza për operacionet e ripushtimit që nga viti 201. Më 196 ra Felsina, kryeqendra e bojëve; ajo u bë koloni latine më 189 nën emrin Bononia (Bolonja). Via Aemilia, e cila lidhi Ariminumin me Piaçencën, u ndërtua në vitin 187, ashtu si edhe via Flaminia, nga Arreciumi në Bolonjë. Më 183 u krijuan dy kolonitë e Parmës dhe Modenës. Një koloni latine u vendos në Akuileia më 181: 3 000 këmbësorë morën nga 50 pendë tokë (= 12,5 hektarë) secili. Vitet e mëpasme, konsujt, të mbështetur nga flota e Ankonës, luftuan kundër histrëve, njëlloj siç kishin vepruar edhe më parë në vitet 221-220: Nesakti, në vendbanimin e Visaces pranë Polës, u mor në vitin 17729; rënies së kryeqytetit të mbretit të fundit të histrëve, Epulonit, i kënduan në trajtë epopeje poetët latinë Eni dhe Hosti. Akuilea u përforcua në vitin 169 duke dërguar 1 500 familje kolonësh shtesë. Konsull Kasi (C. Cassius Longinus) u përpoq madje që, duke u nisur nga Istria, ta sulmonte mbretërinë maqedonase të Perseut nga veriu në vitin 171 (Tit Livi, XLIII, 1 dhe 5): çështja nuk mundi të shpihet gjer në fund, për arsye të largësisë së konsiderueshme nëpër një vend të panjohur, dhe ushtria u kthye mbrapsh pasi nëpërkëmbi histrë dhe japydë (me siguri, fjala është për japodët, në juglindje të Rijekës). Ishte hera e parë që Roma pati ndër mend t’i binte rrotull Adriatikut nga veriu.

Të shumta kanë qenë arsyet e tjera që janë parashtruar për të shpjeguar luftën e re në vitin 200, kryesisht shkaqe thjesht romake: vullneti për të mbajtur nën armë trupat që kishin mundur Kartagjenën, shpresa për një plaçkë të madhe lufte ndaj Maqedonisë, dëshira për t’ua vonuar shpërndaijen e tokave veteranëve të çmobilizuar në mënyrë që të zgjatej shfrytëzimi i ager publicus-it nga një grusht familjesh të mëdha senatoriale, veçanërisht në Kampanie. Pala e përkrahësve të luftës fitoi në Romë në vitin 200.

Adriatiku jugor i pa sërish legjionet romake të hidheshin në bregun lindor nga Brundisi dhe të zbarkonin në Korkyrë e më pas në luginën e poshtme të Aoosit, në Apoloni. Njëzet lemboi nga Isa do t’i plaçkisnin madje trojct e Karystit të Eubesë, sipas Tit Livit (XXXI, 45, 10), gjë që dëshmon për besnikërinë e këtij qyteti ndaj Romës që nga lufta e parë e Ilirisë. Duhej pritur viti i tretë i luftës, më 198, për ta parë konsullin e ri T. Kuinkt Flaminini të zbarkonte në Korkyrë dhe, prej andej, në Epirin fqinjë, pa dyshim pranë Butrotit ose Onhesmit (Sarandës), për të arritur në krahinën e Tepelenës dhe për të dëbuar, me ndihmën e Haropit Plakut, Filipin V nga pozicionet e tij në grykat e Aoosit, përpjetë vendit ku ky lumë bashkohet me Drinon. Beteja e Kynoskefalës, në qershor 197, i dha fund luftës: Maqedonia u tkurr vetëm brenda trojeve të saj. Natyrisht, liria e grekëve u shpall nga filoheleni Flaminin në garat istmike dhe, dy vjet më vonë, të gjitha trupat romake u tërhoqën, por ndërhyrja romake në lindje të Adriatikut po bëhej gjithnjë e më e shpeshtë. Lidhjet tregtare ndërmjet brigjeve epiro-ilire dhe italiane u forcuan; nuk qe ndonjë rastësi fakti që Plauti e shkroi dhe e shfaqi në vitin 195 komedinë e tij Menehmët, që vinte në skenë dy binjakë të lindur në Sirakuzë, njëri nga të cilët i kishte humbur të atit që kishte ardhur për punë tregtie në Taranto dhe ishte shpënë e rritur në Epidamn nga grabitësi i tij, ndërsa tjetri erdhi në Epidamn njëzet vjet më pas dhe u gjend në qendër të disa keqkuptimeve zbavitëse. Roma u përpoq gjithashtu që të bënte për vete fëmijët e aristokracisë së shteteve greke, të cilët vinin për studime në Romë, si Haropi i Riu. Pak nga pak, parti proromake u organizuan në secilin nga shtetet e Greqisë Perëndimore.

info@balkancultureheritage.com