Lufta kundër dalmatëve
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Lufta kundër dalmatëve

Shkatërrimi i shtetit ilir, në jug, nuk do të thoshte se ishte edhe fund i rezistencës ilire kundër Romës. Duke shkelur një herë në Siujdhesën Ballkanike Roma qe përfshirë shumë shpejt në grindjet dhe luftimet midis fiseve të ndryshme të lira ilire dhe kështu duke intervenuar me mjeshtri herë kundër një fisi e herë kundër një tjetri, i forcoi gjithnjë e më tepër pozitat e veta dhe e zgjeroi sferën e interesave. Një politikë e tillë pak nga pak do t’i bëjë të mundsur që të mbizotërojë tërë territorin ilir. Mirëpo, derisa arritën këtë romakët u detyruan të zhvillojnë edhe shumë luftëra, sidomos kundër dalmatëve, fisi që mori mbi vete barrën kryesore të luftës kundër Romës në kohën mbas Gencit.

Kur dalmatët gjatë shekullit III dhe II para e.re. populluan viset midis Kërkës dhe Cetinës, gjetën kolonitë Tragurion, Epiton dhe Salonën të rrethuara me fise të cilët nuk nguronin t’i sulmonin herë pas here. Ata gjithashtu i sulmonin edhe fqinjët e vet daorsët, të cilët atëherë kishin njohur pushtetin suprem të Romës. Kundër dalmatëve në Romë arrinin edhe ankesat e isejve dhe të daorsve, kështu që senati romak vendosi që dalmatëve t’ua dërgojë përfaqësuesit në mënyrë që me mjete paqësore t’i zgjidhë konfliktet e shkaktuara. Të deleguarit në krye me Gaj Fanin arritën në kryeqytetin dalmat, Delminium, në vitin 158 para e.re., mirëpo dalmatët nuk deshën as t’i pranojnë e as t’i gostisin, e jo më të zhvillojnë bisedime me ta. Delegacioni, si duket është sulmuar, kështu që u vranë edhe përcjellësit e daorsve dhe të isejve. Një sjellje e këtillë e dalmatëve i konvenoi senatit romak dhe ai vendosi t’i fillojë operacionet luftarake kundër dalmatëve. Kështu romakët filluan një varg luftërash kundër këtij fisi trim, të cilat vazhduan më se një shekull e gjysmë - derisa legjionet romake i nënshtruan plotësisht ilirët.

Në vitin 156 para e.r. operacionet kundër dalmatëve i filloi konsulli Gaj Marc Figuli i cili me ushtrinë e vet zbarkoi në Naronë (Vidi i sotëm afër Metkoviqit). Në fillim pësoi disfatë në përleshje me dalmatët, kështu që u detyrua të tërhiqet në Naronë. Shpejt e mori veten dhe përsëri u nis kundër Delminiumit, ku ishte përqëndruar ushtria kryesore e dahnatëve. Qyteti ishte fortifikuar mirë dhe mbrohej, kështu që Figuli nuk mundi ta pushtojë. Vitin tjetër atë e zëvendësoi konsulli Kornel Scipio Nazika, i cili më parë sulmoi qytetet e tjera dalmate, e mandej edhe vetë Dehniniumin. Mbas luftimeve të rrepta Delminiumi ra.

info@balkancultureheritage.com