Luftat Ballkanike 1912-1913
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Luftat Ballkanike 1912-1913

Sulltan Abdylhamidi, një shtetar i mençur dhe i aftë, shfrytëzoi me zgjuarsi dallimet fetare midis grekëve dhe bullgarëve, ndërsa qeveria pa përvojë e Ittihad ve Terakki shpalli në korrik të vitit 1910, një dekret që iu dha një zgjidhje diferencimeve mes tyre. Ndërkohë që prej kohësh ekzistonin ndryshime historike të mëdha midis grekëve dhe bullgarëve për disa kisha dhe shkolla në Maqedoni, që nga ndarja e Kishës Bullgare nga Kisha Ortodokse Greke, në një masë të tillë që Patriarkati Grek e shkishëroi Kishën Bullgare.

Për shkak të shtypjes nga Ittihad ve Terakki, si dhe të nxitjes nga shtetet evropiane, në Shqipëri shpërthyen përsëri kryengritjet. Ittihad ve Terakki dërgoi në Shqipëri një forcë të armatosur ushtarake, por disa nga oficerët e kësaj force formuan një grup të quajtur halaskaran (shpëtimtarët) dhe u shpërngulën në pjesën kodrinore, ashtu sikurse kishin vepruar edhe Enveri dhe Nijaziu, nga Ittihad ve Terakki, në vitin 1326/1908. Anëtarët e këtij grupi në Stamboll, ushtruan shumë presion mbi qeverinë. Për këtë arsye, Said Pasha dha dorëheqjen në 1 Sha'ban 1330/16 korrik 1912, dhe për pasojë edhe Ittihad ve Terakki hoqi dorë nga pushteti.

Qeveria osmane shkarkoi ushtarët e stërvitur mirë të Batalionit 120 në Rumeli, për shkak të garancisë së rreme që Rusia i kishte dhënë Ministrit osman të Punëve të Jashtme, Norodon-gëjan Efendiut. Nga ana tjetër, Ittihad ve Terakki synonte disfatën e ushtrisë osmane në Rumeli, në mënyrë që të vinte sërish në pushtet.

Forcat e Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, pasi kishin zgjidhur problemet falë dekretit të korrikut të vitit 1910, u bashkuan dhe sulmuan territorin osman në tetor të vitit 1912. Ata pushtuan territore të gjera në Evropën osmane; ish-Ministri i Brendshëm i Ittihad ve Terakki, Talat Beu, u kthye në një ushtar vullnetar, shkoi në Edrene dhe u përpoq të propagandonte në radhët e ushtarëve të tjerë, për t'i bindur ata që të mos luftonin. Me pak fjalë, organizata Ittihad ve Terakki ishte e angazhuar për disfatizëm!

Shykri Pasha e mbrojti Edrenenë për 155 ditë, por më pas qyteti ra. Mbreti Ferdinand ia ktheu shpatën këtij heroi. Lufta e Dytë Ballkanike do të fillonte midis shteteve aleate, vetëm 52 ditë më pas, për shkak të dallimeve; Rumania, Greqia, Serbia dhe Mali i Zi luftuan ktmdër Bullgarisë. Edhe Devleti Osman hyri në luftë dhe rimori Edrenenë. Ushtria osmane rimori vetëm disa pjesë të territoreve që ishin pushtuar nga shtetet aleate ballkanike, por statusi i ardhshëm i këtij territori mbetej i paqartë.

Nga ana tjetër, anëtarët e Ittihad ve Terakki vendosën lidhjet me Ministrin e Luftës, Nazëm Pashanë, i cili njëkohësisht ishte dhe drejtuesi i halaskaranëve dhe i premtuan atij se nuk do të ndërhynin më në çështjet politike. Kështu, Enveri dhe Xhemali u emëruan në postet kyçe në Stamboll, duke marrë nën kontroll një pjesë të rëndësishme të ushtrisë në atë qytet. Enver Beu sulmoi Bab-ë Ali (ndërtesën qeveritare) më 14 Safer 1331/23 janar 1913, dhe e detyroi Sadrazamin Kamil Pasha të jepte dorëheqjen. Vendin e tij e zuri Mahmud Shevket Pasha, por edhe ai u vra. Xhemal Pasha, njëri nga tre udhëheqësit e Ittihad ve Terakki vendosi në Stamboll ligjin ushtarak. (Ittihad ve Terakki Komitesi) "Komiteti për Bashkim dhe Përparim caktoi njërin nga anëtarët e tij, Mehmed Sait Halim Pashanë, një princ egjiptian dhe stëmip i Muhammed Aliut, si Vezirin e Madh, si dhe 4 anëtarë të tjerë të këtij komiteti u emëruan në pozicionet kyçe të kabinetit qeveritar. .Në këtë mënyrë filloi diktatura e Komitetit për Bashkim dhe Përparim ...(12 qershor 1913) duke e çuar përfundimisht Devletin Osman në një katastrofë."

Një grup oficerësh filluan përpjekjet për të vendosur Enver Beun në postin e Ministrit të Luftës; atij iu njohën tre vite përvojë në pjesëmarrjen e tij në luftërat e Libisë dhe të Ballkanit, dhe për këtë arsye, ai u gradua menjëherë nga nënkolonel në rangun e pashait, dhe në të njëjtën ditë u emërua edhe Ministër i Luftës, më 3 janar 1914. Izet Pasha kishte dhënë ndërkohë dorëheqjen nga posti i Ministrit dhe zv/Kryekomandantit. Edhe Xhemal Beu pati të njëjtat favore, duke u ngritur në rangun e pashait. Këto dy figura, nxorën në pension të gjithë oficerët e lartë, që kishin më shumë përvojë se vetë ata me pretendimin se ishin duke rinovuar dhe rigjallëruar ushtrinë dhe flotën. Dhe, pas kësaj, administrata u përqendrua në duart e Enver Pashait, i cili ishte martuar me Naxhije Sulltanen, vajzën e Sylejman Efendiut, që ishte një nga djemtë e Abdylmexhidit, dhe që u bë dhëndër i Familjes Osmane.

info@balkancultureheritage.com