Manastiri i Shën Gjon Vladimirit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Manastiri i Shën Gjon Vladimirit

Ky gjendet nja 1 orë në veriperëndim të Elbasanit dhe asht ma i randësishmi manastir ortodoks i vendit nga shkaku se këtu ruhet lipsani i Shën Gjon Vladimirit. Po ky ka edhe nji vlerë historike, sepse në Shqipni të Mesme asht e vetmja tepricë që ka mbetë nga kohnat e shtetit bullgar, të cilin e prishi perandor Vasili. Prandaj po tregojmë diçka nga legjenda e këtij shenjti ortodoks, që e kemi marrë nga tropari i shtypur në Venedik.

Shën Gjoni ka qenë i biri i Nemanit dhe i nipi i Simonit, carit të bullgarëve që rrin në Ohër. Ky leu në qytetin Vladimir të Serbisë; e ama e tij, Ana, ishte një greke nga familja mbretnore dhe jetoi rreth vitit 1000. Ai, qysh kur ishte i vogël, ka qenë shumë fetar dhe jetonte me të shoqen pa e prekur fare; kjo ishte e motra e Samuilit, carit të bullgarëve. Nji ditë, kur po gjuante në këtë vend, që atëherë ishte pyll i virgjën, pa nji sqyfter të bardhë që po mbartte nji kryq. Ai e ndoqi pas derisa zogu e lëshoi kryqin përdhe. Ky qe ai vend ku sot gjendet altari i kishës së manastirit. Atje ai ndërtoi nji kishë dhe falej në te 7 herë në ditë. Këto ushtrime të shenjta i ndërpreu kur sulmoi perandor Vasili. Ai u vu në krye të ushtrisë bullgare, theu perandorin dhe u kthye persëri te kisha e vet.

Kjo jetë asketi që çonte ai, nuk i pëlqente së shoqes; ajo e mori mëni dhe u bë xheloze se kujtonte se ai nuk e donte më ate, por nji tjetër. Prandaj shkoi dhe u ankua te i vëllai, që ishte mbret. Ky u zemërua dhe nxorri shpatën për me vra dhandrin e vet, por shpata e mbretit nuk e priste trupin e shenjtë. Atëherë shenjti i dha mbretit shpatën e vet dhe ky ia preu kryet. Pastaj shenjti mori në dorë kryet e premë dhe me gjithë te shkoi te kisha e vet dhe atje ia dorëzoi Perëndisë. Atëhere vrasësi u çmend dhe hangri mishin e vet; e motra u pendua dhe goditi nji manastir rreth kishës së burrit ku ruhej trupi i shenjtit.

Njiherë donin frankët me grabitë lipsanin dhe e ngarkuan mbi mushkat, por prej aty deri ne Shkumbin, gjatë kësaj rruge të shkurtën ngordhën 16 mushka, prandaj ata e hodhën arkën në lumë që t’a çonte ujët deri në det. Por arka me trupin e shenjtit notonte rrymës së ujit, prej Shkumbinit doli në fushë dhe mbërriti prap te manastiri. Drita që lëshonte natën arka tërhoqi vërejtjen e fshatarëve të atij rrethi; ata erdhën, e ngritën arkën dhe e vunë n’atë vend ku pat qenë përpara.

Nji tërmet i madh e prishi kishën, por në vitin 1380 e ngrefi përsëri Karl Topia, sunduesi i të gjithë Shqipnisë dhe nip i mbretit të Francës. Këtë na e tregojnë mbishkrimet që gjenden edhe sot në këtë manastir.

Kjo asht legjenda e manastirit. Prifti i Diokleas e tregon krejt ndryshe çashtjen e Vladimirit. Ai thotë se nuk ka qenë bullgar, por serb dhe për me mundë me ba nji krahasim, po japim tregimin e tij.

Mbreti Kualimir kishte 3 djem; ndër ta ma i madhi, Petrisllavi, kishte në sundim krahinën e Zentës, i dyti, Dragimiri, Trebinjën dhe Helmën i treti, Mirosllavi, Potgorinë (Podgorica?). Vëllai ma i vogël, kur po shkonte nji ditë tek vëllai i madh, u mbyt rrugës në liqenin e Shkodrës) dhe shtetin e vet ia la këtij. Vladimiri ishte i biri i Petrisllavit. Në kohën e sundimit te tij sulmoi Dalmacinë Samuili, cari i bullgarëve. Vladimiri së bashku me të gjithë popullsinë u tërhoq në nji mal të naltë (Mali i Zi). Kur pa Samuili se këtu nuk mund t’i bante gja dhe, mbasi e kishte lajmërue disa herë që të dorëzohej, la nji pjesë të ushtrisë në rrazë të malit dhe u nis për në Ulqin, të cilin e rrethoi, por nuk e shtiu dot në dorë. Në këtë kohë Zhupani i Malit të Zi hyni në bisedime për me dorëzue mbretin. Por ky e mori vesh dallaveren dhe u dorzue vetë ma përpara. Dhe Samueli e dërgoi në Prespë ku kishte oborrin e vet. Pastaj djeg qytetet Decatarum dhe Lausium, vazhdon marshimin deri tek Jadera tue djegë dhe tue plaçkitë rrugës dhe, tue kalue nëpër Bosnjë dhe Rasie, kthehet prap në vend të vet.

Kozara, e bija e Samuilit, ra në dashuri me djalin e ri. Dhe i ati u dha leje me u martue dhe i fali Vladimirit të gjithë provincën e Durrsit. Pastaj lajmëroi Dragimirin, dajën e Vladimirit, që të zbriste prej maleve dhe të merrte përsëri sundimin mbi Trebinjën. Dhe kjo punë u krye.

Pak ma vonë vdes Samuili dhe i biri i tij erdhi para portave të Stambollit. Por perandor Vasili kalli të kushëririn e tij, Vladisllavin, që ta vrasë. Dhe ai e vrau nji ditë kur kishin dalë me gjuejtë dhe trashëgoi mbretninë e të vramit.

Pastaj Vladisllavi e thirri Vladimirin në pallat të vet. Por Kozara, e shoqja, të cilën Vladimiri s’e kishte prekë kurrë, ia mbushi mendjen që ta linte atë me shkue te kushërini. Atje u prit me nderime. Mbreti e lajmëron edhe njiherë që të vinte dhe i dërgon Vladimirit nji kryq florini si shenjë se ai e ka me të drejtë, por Vladimiri kërkoi nji kryq prej druni, se Jezu Krishti ishte mbërthyer mbi nji të tillë kryq. Dy episkopë dhe nji murg ia sollën kryqin në fjalë në emër të mbretit.

Tashti niset Vladimiri dhe me ndihmën e Perëndisë shpëton rrugës nga pritat që ia kishte vu mbreti. Kur mbërrini në Prespë, shkoi së pari në kishë, sikundër e kishte zakon, për me u falë. Kur e mori vesh mbreti, dërgoi ushtarë, të cilët ia prenë kryet mu te porta e kishës. Ky krim u ba më 22 maj. Vladimiri u varros po n’atë kishë dhe te varri i tij u banë shumë mrekullina që tërhoqën shumë popull. Vladislavi i dha leje së vesë me e dërgue kufomën në Krajna, ku ishte oborri i Vladimirit dhe atje u varros në kishën e Shën Marisë. E veja u ba murgeshë dhe të gjithë jetën e çoi n’atë kishë. Vladislavin e vrau nji ëngjëll i Zotit, kur po rrethonte Durrësin.

Mbas Cedrenit, Vladislavi u vra para Durrësit, në vitin 1017, kur po e rrethonte për herë të dytë këte qytet.

Manastiri, që gjendet afer qafës së Krrabës, ka vuejt shumë në kohëra të këqija prej çetave të mercenarëve shqiptarë dhe disa here asht plaçkitë. Herën e fundit u plaçkit para 15 vjetëve prej dibranëve dhe matjanëve, të cilët ishin ngritë kundër Qose pashës, serasqerit të Manastirit; ata qëndruan këtu nji kohë të gjatë. Ata prishën varrin ku ruhet arka e shenjtit dhe morën me vete stolitë prej sermi të kohës së tij, por ua dorëzuan ma vonë përsëri elbasanasve kundrejt nji shpërblimi prej 700 pjastrash.

Arka e shenjtit gjendet në nji varr prej guri, mbi të cilin asht pikturue jeta e tij. Porta e tij ishte vulosë me vulën e kryeepiskopit të Elbasanit dhe me vulat e të dy kujdestarëve të kishës. Për murin e portës së madhe thonë se asht nga koha e Karl Topisë, kurse pjesët e tjera janë të rindërtueme. Disa ornamente bizantine që shihen në muret janë punue keq.

Qafa e Krrabës. Rruga Elbasan - Tiranë kalon mbi qafën e Krrabës; kjo malësi ka nji drejtim prej lindjes kah perëndimi. përçahet në vargje të ndryshme dhe prek bregun e Adriatikut në tri pika. që janë: Kepi i Lagjit, i Pallës dhe i Rodonit.

Panorama nga jugu asht e mrekullueshme. Figura kryesore e kësaj pikture asht Tomorri që shihet herë në krahun e majtë, herë në mes të saj. Mu në fund të saj duken vijat e maleve të Labërisë, nga të cilat ngrihet maja e Kudhësit dhe ajo e Çikës. Djathtas vjen fusha e Myzeqesë. ma tutje duket sipërfaqja e kaltër e detit. Përpara panoramën e zbukurojnë fshatrat nëpër shpatullat e maleve dhe tufat e dhive që kullosin. Ky mëngjes, në të cilin iu ngjita Krrabës përpjetë, asht ma i bukuri kujtim nga Shqipnia. Në këtë qejf unë e harrova rrugën, e cila ndër rrethana të tjera sigurisht do të më dukej fare e keqe.

Afer çesmës, mu në majë të qafës shihet gjurma e kambës së Deli Markut në nji shkamb, kur ai kërceu me dy hapa prej malit të Krujës mbi Krrabën. Këtu janë edhe shenjat e pesë gishtave të dorës, sepse vrulli që mori qe aq i madh, saqë iu desht me u mbështet mbi dorën e hapur, për mos me u rrëzue. Mjerisht harrova me i pa këto gjurmë, por me thanë se gjurma asht dy pëllambë e gjatë. Ma vonë, kur po udhëtoja prej Tirane për në Krujë, erdha tek ai vend ku Deli Marku kishte ngulë kambën në fushët dhe prej këtu bani hapin e dytë mbi Krrabën. Mbi gjurmën asht ndërtue nji teqe muhamedane, por kjo ishte mbyllë. Unë nuk jam as në gjendje me thanë se kush asht ky Marku dhe kush e shtrëngoi të harxhojë kaq fuqi, sepse asnji nuk ma tregoi ose nuk desh me e tregue. Si duket në këto vise ekziston nji gojëdhanë e cila asht prej origjine sllave.

Edhe pamja prej shpatullës veriore të qafës asht e bukur, por jo si ajo e jugut. Prej këtu duken fushat e Erzenit të Sipërm dhe të Tiranës deri në Lesh. Katër orë prej majës kalova Erzenin, mbi të cilin folëm ma sipër.

Afer Tiranës rruga kalon mbi nji kurriz të ulët; atje gjeta nji gja që më kujtoi Orientin dhe e cila në Shqipni asht e rrallë. Nji dervish u sjell ujë të freskët udhëtarëve që kalojnë këtu, pa marrë asnji shpërblim për këtë shërbim. Ai ka 23 vjet (1850) që e ban këte sevap dhe po i dhe ndonji bakshish nuk e kthen prapë. Vite me radhë e mbushte ujët larg, por pastaj bani nji pus 22 pash të thellë. Kur kalova rrugës, po godiste afër pusit nji dhomë në shkamb.

info@balkancultureheritage.com