Marrëdhëniet iliro-maqedone pas vitit 344 p.Kr.
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Marrëdhëniet iliro-maqedone pas vitit 344 p.Kr.

Midis viteve 344-336 p.Kr. burimet nuk përmendin ndonjë konflikt të armatosur midis ilirëve dhe Maqedonisë, edhe pse marrëdhëniet midis tyre mbeten të ndera. Një udhëtim i Demostenit në Iliri, në vitin 342 p.Kr., në kërkim të aleatëve kundër Filipit II, dëshmon se ndjenjat antimaqedone zienin në këtë vend dhe se përfaqësuesi i demokracisë athinase shihte tek ilirët një nga partnerët natyralë të luftës kundër rrezikut maqedone. Një ngjarje tjetër që ndodhi pak vjet më vonë (rreth vitit 337 p.Kr.) dhe që bën jehonë edhe në Iliri, lidhet me krizën e rëndë politike që përjeton Maqedonia në vitet e fundit të sundimit të Filipit. Kriza shfaqet, midis të tjerash, në grindjet brenda oborrit mbretëror dhe në mënyrë të veçantë midis Filipit dhe trashëgimtarit të tij, Aleksandrit. Si shkak të këtyre grindjeve burimet japin një zënkë pijeje, që ndodhi në dasmën e Filipit me një grua të re, Kleopatrën, e cila do të zinte vendin e Olympisë. Grindjen e provokoi daja i mbretëreshës së re, A tali, një komandant i Filipit II, i cili në dollinë e tij uroi që kjo martesë t'i sillte Maqedonisë trashëgimtarin legjitim. Aleksandri iu përgjigj ashpër këtij provokimi dhe puna arriti deri aty sa Filipi iu lëshua të birit me shpatën e zhveshur. Pas kësaj ndodhie, Aleksandri u largua bashkë me të ëmën për në Epir e pastaj vetë arriti në Iliri, ku kërkoi strehim e përkrahje kundër të atit.

Edhe pse të dyja këto ngjarje nuk shënojnë ndonjë rezultat të dukshëm, dëshmojnë për atmosferën e përgjithshme që zotëronte jetën politike në Iliri, krahas asaj në Greqi dhe në viset e tjera "barbare" rreth Maqedonisë.

Ndërhyrja e të afërmve e detyroi Aleksandrin të pajtohet, kundër dëshirës, me të atin dhe të kthehet në atdhe, por rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve i kushtoi Filipit jetën (në vitin 336 p.Kr.), me anë të një atentati, pas të cilit burimet fajësojnë edhe vetë Aleksandrin e Olympinë.

info@balkancultureheritage.com