Marrëdhëniet me jashtë
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Marrëdhëniet me jashtë

Në atë kohë, osmanët mermin tagra nga vendet fqinje. Venediku paguante tagër për tokat që zotëronte pranë territorit osman, ndërsa austriakët paguanin çdo vit 30.000 dukate floriri. Ata, gjithashtu, iu dërgonin dhurata komandantit osman të kështjellës Estergon, guvernatorit të Budinit, Kadiut të Budinit dhe fisnikëve të Devletit Osman.

Polonia ishte përpjekur disa herë, edhe pse pa dobi, të nxiste vojvodat e Bogdanit kundër osmanëve, por ajo vetë në fund u nënshtrua nga osmanët dhe nga kalorësit e Krimesë. Pas kësaj, polakët u detyruan t'iu paguanin tagër Devletit Osman si dhe Hanatit të Krimesë. Kjo ngjarje nuk përmendet në librin e Lord Kinrosit.

Në shekullin e 16-të, Rusia nuk kishte asnjë lloj marrëdhënie të rëndësishme me Devletin Osman, edhe pse rusët ishin hedhur disa herë në sulm kundër Hanatit të Krimesë dhe iu paguanin tagër atyre. Përfundimisht, ata pushtuan të gjitha territoret e Hanatit të Kazanit.

Gjatë viteve të sundimit të Sylejmanit të Madhërishëm, spanjollët dhe austriakët kishin krijuar marrëdhënie armiqësore me Francën, ndërsa Devleti Osman lidhi një marrëveshje me Francën kundër tyre. Gjatë periudhës së Sulltanit të Madhërishëm, në kulmin e fuqisë së tij, Devleti Osman përdori ndikimin dhe prestigjin e tij për të liruar Mbretin e Francës Fransua I, nga burgu i Karlit V. Për të mbështetur Francën kundër armiqve të përbashkët, Sulltan Sylejmani i dha Francës disa lehtësime në fushën e tregtisë, që i përjashtoi tregtarët francezë nga pagesa e çfarëdo takse jashtë taksës doganore, si dhe u dha të drejtën që mosmarrëveshjet mes njëri-tjetrit ti zgjidhnin nëpërmjet konsujve të tyre. Gjithashtu, atyre iu dha dhe e drejta për të përdorur përkthyes, ndërkohë që të gjitha rastet, në të cilat përfshiheshin më shumë se 44.000 akçe, duhej të trajtoheshin para Kadiaskerit. Këto privilegje nuk patën ndonjë ndikim të rëndësishëm mbi Devletin Osman të shekullit të 16-të, por me kalimin e kohës këto i shkaktuan padrejtësi të mëdha dhe turpërim, që më pas, madje u njohën edhe me emërtimin "kapitulacione".

info@balkancultureheritage.com