Baron Nopça udhëtoi nëpër Kelmend në vitin 1905. Ai, pas një udhëtimi të gjatë në luginën e Cemit, nga vizita e bërë, i ka shkruar mbresat e veta:
“Mua më la mbresa të thella një episod që më ndodhi në luginën e Cemit, afër Urës së Tamarës, në rajonin e Kelmendit. Unë kërkova një gotë ujë si udhëtar në një shtëpi, por në vend të ujit i zoti i shtëpisë, të cilin nuk e njihja fare, më dha një tas me dhallë, të cilën e piva me shumë kënaqësi. Unë posa e kisha pirë dhallën ia behu i vëllai i zotit të shtëpisë, i cili po ashtu ishte i panjohur për mua. Meqë ishte mbrëmje dhe ai ishte i lodhur nga rruga e gjatë, kërkoi të pijë një dhallë. Mirëpo, ai gjeti vetëm tasin e zbrazët. Kur i zoti i shtëpisë i tregoi atij se kush e kishte pirë dhallën, ky i fundit nuk u shqetësua fare ashtu si e prisja unë, por ishte disi i lumtur dhe i kënaqur që unë kisha arritur në shtëpi para tij, duke bërë që familja e tij të shpëtonte pa u koritur. Në të kundërtën, mysafirët do të largoheshin nga shtëpia e tyre pa ngrënë diçka“.