Mbretëria Mikenase
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Mbretëria Mikenase

Deshifrimi i tabelave në linearin B u dha zgjidhje disa pyetjeve që kishte shtruar arkeologjia. Por ngriti të tjera syresh. Problemeve të zakonshme të interpretimit iu shtuan vështirësitë e leximit meqë lineari B, i cili rrjedh nga një shkrim rrokjes ory nuk ishte bërë për të shkruar greqishten, ai riprodhon me shumë pasaktësi tingujt e dialektit të folur nga mikenasit. Nga ana tjetër, numri i dokumenteve është ende i kufizuar: nuk na kanë rënë ende në dorë arkiva të vërteta, por vetëm disa inventarë vjetorë të shkruar mbi tulla të papjekura të cilat, pa dyshim, do të kishin qenë fshirë e përdorur rishtazi sikur djegia e pallatit, duke i pjekur, të mos i kishte ruajtur. Do të mjaftonte edhe një shembull i vetëm për të treguar mangësitë e informacionit tonë dhe përkujdesjet që nevojiten. Fjalës te-re-ta, që haset shpesh në tekstet, i janë dhënë të paktën katër interpretime: prift, njeri i caktuar për shërbimin feudal: zotëri i madh, pjesëtar i damos-it i detyruar të paguajë haraç, shërbëtor. Ndaj, do të ishte e pamundur të pretendonin te ndërtonin tabelën e organizimit shoqëror mikenas. Megjithatë, interpretimet, edhe ato më të kundërtat,. bien dakord në disa pika që do të donim t'i vinim ne pah e që, në gjendjen aktuale të burimeve tona, mund t'i mbajmë si të përcaktuara në mënyrë të mjaftueshme.

Jeta shoqërore paraqitet e përqendruar rreth pallatit roli i të cilit është njëherazi fetar, politik, ushtarak, administrativ, ekonomik. Në këtë sistem të ekonomisë pallatore, siç e kemi quajtur, mbreti përqendron dhe njëson në vetvete të gjithë elementet e pushtetit, të gjitha aspektet e sovranitetit. Nëpërmjet shkruesve, të cilët formojnë një klasë profesionale të përcaktuar sipas traditës, falë një hierarkie të ndërlikuar të funksionarëve të lartë të pallatit dhe inspektorëve  mbretërorë, ai kontrollon dhe rregullon imtësisht të gjithë sektorët e jetës ekonomike, të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore.

Shkruesit kontabilizojnë në arkivat e tyre gjithçka ka të bëjë me bagëtinë dhe bujqësinë, me mënyrën e zotërimit të tokave, të vlerësuara në masa drithërash (si nivelin e detyrimit, ashtu edhe racionin e mbjelljeve), zanatet e ndryshme të specializuara me kompensimet që duhet të japin në Iëndë të parë dhe porositë në prodhime të përfunduara, fuqinë punëtore, të zënë apo të pazënë me punë, - skllevërit, burra, gra dhe fëmijë, si të njerëzve të thjeshtë dhe të mbretit, - tatimet e çdo lloji që Pallati u ngarkonte individëve dhe bashkësive, të mirat materiale që ishin dorëzuar dhe që mbeteshin për t'u marrë, - haraçin në burra që disa fshatra duhej të dorëzonin për të pajisur anijet mbretërore me vozitës, - përbërjen, komandimin, lëvizjen e njësive ushtarake, - flijimet për perënditë, sasitë e parashikuara përblatime, etj.

Nuk shohim që në një ekonomi të këtij Iloji, të ketë vend për një tregti private. Nëse ekzistojnë terma që nënkuptojnë hyrjen në zotërim dhe cedimin, nuk gjejmë asnjë dëshmi të ndonjë forme të pagesës me flori apo me para e as të ndonjë përcaktimi të barazvlefshmërisë mes mallrave dhe metaleve të çmuara. Duket se administrata mbretërore ka rregulluar shpërndarjen dhe shkëmbimin, si dhe prodhimin e të mirave.

Me ndërmjetësinë e Pallatit që komandon, në qendër të rrjetit, rrethin e dyfishtë të qerave dhe të shpërblimeve, prodhimet, punët, shërbimet, po njëlloj të kodifikuara e të kontabilizuara, qarkullojnë dhe shkëmbehen me njëri-tjetrin, duke lidhur bashkërisht elementët e ndryshëm të vendit.

Mbretëri burokratike, kanë mundur ta quajnë. Termi, që ka një jehonë ca si tepër moderne, nënvizon një nga aspektet e sistemit logjika e të cilit të çon në një kontroll përherë e më të rreptë, përherë e më të zhvilluar, deri aty sa shënohen hollësi që neve na duken të papërfillshme. Ai na detyron të bëjmë krahasim me shtetet e mëdhenj lumor të Lindjes së Afërme organizimi i të cilëve i përgjigjet, të paktën në njëfarë mase, nevojës për bashkërendim në shkallë të gjerë të punëve për tharjen, ujitjen, mirëmbajtjen e kanaleve, të domosdoshëm për jetën bujqësore. Po mbretërive mikenase a u janë dashur të zgjidhin probleme të ngjashme? Tharia e liqenit Kopais ka filluar vërtet në eookën  mikenase. Por ç'u bë me fushat e Argolidës, të Mesënisë, të Atikës? Nuk vëmë re që nevoja teknike për rregullimin e tokës sipas një plani të përbashkët të mund të ketë nxitur apo favorizuar në Greqi një përqendrim administrativ të lartë. Ekonomia fshatare e Greqisë së lashtë paraqitet e shpërndarë në shkallë fshati; bashkërendimi i punëve nuk shkon thuajse kurrë më tej se grupi i fqinjëve.

Por jo vetëm në ftishën e bujqësisë bota rriikenase dallohet nga qytetërimet lumore të Lindjes së Afërme. Gjithë duke njohur rolin e Pallatit si boshti i jetës shoqërore, M.L.R. Palmer ka përcaktuar qartë tiparet që e lidhin shoqërinë mikenase me botën indoevropiane. Analogjia bie më shumë në sy me hititët të cilët, gjithë duke u orientalizuar, kanë ruajtur disa institucione karakteristike të lidhura me organizimin e tyre ushtarak.

 

Përreth mbretit, familja e madhe hititembledh personazhet që janë më të afërt me sovranin. Këta janë funksionarët më të lartë të Pallatit titujt e të cilëve nënvizojnë funksionet e Iarta administrative, por që ushtrojnë edhe disa detyra drejtuese ushtarake. Me luftëtarët nën urdhrat e tyre, ata formojnë pankusin, kuvendin përfaqësues të komunitetit hitit, domethënë tërësinë e luftëtarëve duke përjashtuar pjesën tjetër të popullsisë, sipas skemës që kundërvnë, në shoqëritë indoevropiane, luftëtarin ndaj banorit të ishatit, blegtor dhe bujk. Përmes kësaj aristokracie luftëtare, të ndërtuar si një klasë e ndarë dhe, të paktën përsa i përket më të mëdhenjve, që ushqehet në pronat e veta nga fshatarët e Iidhur me ato toka, rekrutohen njerëzit e karrove, forca kryesore e ushtrisë hitite. Instituti i pankusit në fillim ka patjetër pushtet të gjerë: monarkia në fillimet e saj do të ketë qenë në bazë zgjedhore; më pas, për të mënjanuar krizat e trashëgimisë, do t'ia hiqte kuvendit të luftëtarëve të drejtën e ratifikimit të mbretit të ri; pankusit, për të cilin flitet për herë të fundit gjatë shpalljes së mbretit.

Telepinus në fund të shekullit XVI, si përfundim do të braktisej; mbretëria hitite po i afrohej kështu modelit të monarkive absolute orientale, duke u mbështetur më pak mbi klasën e aristokracisë, shërbimet ushtarake të së cilës formojnë prerogativat politike, sesa mbi një hierarki administratorësh që varen drejtpërdrejt nga mbreti.

Shembulli hitit sillet nga dijetarët që i kundërvënë interpretimit "burokratik" të mbretërisë mikenase një skemë që i bën vend tipareve "feudale". Në realitet të dy shprehjet duken po njëlloj të papërshtatshme, dhe, në vetë kundërvënien e tyre, anakronike. Në të gjitha shkallët e administratës pallatore ka në fakt një lidhje personale besnikërie e bindjeje që lidh mbretin me funksionarët e ndryshëm të Iartë të Pallatit: ata nuk janë funksionarë në shërbim të Shtetit, por shërbyes të mbretit që janë ngarkuar të shprehin, kudo ku besimi i tij i ka vendosur, këtë pushtet absolut komandimi që mishërohet te monarku. Gjithashtu, në kuadrin e ekonomisë pallatore, vërejmë përkrah një ndarjeje shpesh tepër të thellë të detyrave, një specializimi funksional me një varg mbikëqyrësish e shefash të mbikëqyrësve, një pavendosmëri në kompetencat që mbulojnë njëra-tjetrën. Çdo përfaqësues i mbretit ushtron me përfaqësim, në nivelin e vet, një autoritet i cili në parim mbulon pa kufizim të gjithë fushën e jetës shoqërore.

Problemi nuk është, pra, të kundërvëmë konceptin e mbretërisë burokratike ndaj atij të monarkisë feudale, por të theksojmë, nëpërmjet elementëve të përbashkët për tërësinë e shoqërive me ekonomi pallatore, tiparet që përcaktojnë sa më saktë rastin mikenas e që ndoshta shpjegojnë përse ky tip sovraniteti në Greqi nuk mbijetoi pas rënies së dinastisë së akenjve.

Në këtë këndvështrim përqasja me hititët tregohet e frytshme. Ajo nxjerr në dritë ndryshimet që dallojnë botën mikenase nga qytetërimi pallator i Kretës që i shërbeu si model. Kontrasti mes këtyre dy mbretërive paraqitet në arkitekturën e pallateve të tyre.  Ata të Kretës, labirinte dhomash vendosur me një çrregullsi të dukshme përreth një oborri qendror, janë ndërtuar rrafsh me vendin përreth mbi të cilin hapen pa mbrojtje me rrugë të gjera që të çojnë në pallat. Çifligu mikenas, përqendruar tek megaroni dhe salla e fronit, është një fortesë e rrethuar me mure, një strofull e Shefit, që dominon e mbikëqyrë fushën që shtrihet në këmbët e saj. Ndërtuar për t'i bërë ballë rrethimeve, kjo kështjellë strehon, përkrah banesës primare dhe anekseve të saj,  shtëpitë e njerëzve të familjes së mbretit, të shefave ushtarakë dhe të funksionarëve të lartë të pallatit. Roli i saj ushtarak paraqitet kryesisht mbrojtës: ajo ruan thesarin mbretëror në të cilin grumbullohen, përkrah rezervave që kontrollohen, magazinohen, shpërndahen si zakonisht nga pallati në kuadrin e ekonomisë së vendit, pasuri të çmuara të një tipi tjetër. Bëhet fjalë për prodhime të industrisë së luksit, stoli, kupa, këmbje, kazanë, argjendurina, armë të zbukuruara, shufra metali, sixhade, pëlhura të qëndisura. Simbole pushteti, mjete prestigji personal, ato shprehin nëpërmjet pasurisë një aspekt të mirëfilltë mbretëror. Ato përbëjnë objektin e një tregtie bujare që i tejkalon kufijtë e mbretërisë. Objekte dhuratash e kundër-dhuratash, ato vulosin aleancat martesore e politike, krijojnë detyrime për shërbime, shpërblejnë vartësit, vendosin deri në vendet e Iargëta lidhje mikpritjeje; ato janë gjithashtu objekt gare, konflikti: siç i merr dhuratë, edhe i fiton me armë në dorë; pikërisht për të shtënë në dorë këto thesare ngrihen ekspeditat luftarake, shkatërrohen qytetet. Ato, më shumë se çdo lloj pasurie tjetër, i përshtaten së fu'ndi zotërimit individual që mund të përjetësohet edhe përtej vdekjes: vendosur përkrah kufomës, si "zotërime" të të ndjerit, ato do ta ndjekin atë deri në varr.

Dëshmia e tabelave na lejon të saktësojmë këtë pamje të oborrit e të pallatit mikenas. Në krye të organizimit shoqëror mbreti mban titullin wa-na-ka, anaks. Ai duket se e ushtron autoritetin e vet në të gjitha nivelet e jetës ushtarake: është pallati ai që rregullon porositë e armëve, pajisjet e karrove, thirrjen nën armë të burrave, vendosjen e prijësve, përbërjen, lëvizjen e njësive. Por kompetenca e mbretit është po aq e ngushtë në fushën ushtarake, sa edhe ajo në fushën ekonomike. Anaksi është përgjegjës i jetës fetare; ai përcakton me saktësi kalendarin fetar, kujdeset që të ruhen ritet, të përkujtohen festat për nder të perëndive të ndryshme, përcakton flitë, blatimet vegjetale, masën e dhuratave qe i duhet kërkuar secilit sipas rangut të vet. Mund të mendojmë se nëse  fuqia mbretërore ushtrohet kështu në të gjitha fushat, kjo ngaqë sovrani, si i tillë, ka veçanërisht marrëdhënie me botën fetare, në bashkëpunim me një klasë klerikësh që paraqitet e shumtë në numër dhe e fuqishme. Në mbështetje të kësaj hipoteze, shënojmë se në Greqi kujtimi i funksionit fetar të mbretërisë rezistoi deri në kuadrin e Qytetit dhe se ky kujtim i Mbretit Hyjnor, magjistar, zot i kohës, përhapës i pjellorisë, mbijetoi në një formë mitike. Legjendës kreteze të Minos i cili i nënshtrohëj çdo

nëntë vjet,në guvat e Idës, provës që do të përtërinte, nëpërmjet një kontakti të drejtpërdrejtë me Zeusin, fuqinë mbretërore të tij,  në Spartë i përgjigjet ordalia që çdo nëntë vjet eforët ia impononin dy mbretërve të tyre, duke hulumtuar qiellin në fshehtësinë e natës për të lexuar nëse sovranët kishin kryer ndonjë faj që do t'u hiqte të drejtën për të ushtruar funksionin mbretëror. Gjithashtu, mund të sjellim ndër mend mbretin hitit, i cili braktiste kreun e ushtrisë së tij në mes të fushatave nëse detyrimet e tij fetare i kërkonin kthimin në kryeqytet për të përmbushur, në datën e duhur, ritet që kishte në ngarkim.

Përkrahë wa-ma-ka - së, personazhi i dytë i mbretërisë, la-wa-ge-tas - i, përfaqëson shefin e laosit, që do të thotë saktësisht populli i armatosur, grupi I luftëtarëve. E-ke-ta - të, epetai (shih hetairoin homerik), shoqëruesit, që mbanin si uniformë një mantel të një modeli të posaçëm, janë, si dhe në familjen e madhe hitite, fiinksionarë të lartë të pallatit, që formojnë shpurën e mbretit, e në të njëjtën kohë edhe shefa të vënë në krye të një okhaje, njësi ushtarake, ose ushtarakë që sigurojnë Iidhjen e oborrit me komandat Iokale. Ndoshta dalin në pah në Iaos te-re-ta - të, telestai, nëse pranojmë, si Palmeri, se bëhet fjalë për njerëz të shërbimit feudal, zotërinj të mëdhenj çifligjesh. Tre nga ata, sipas një tabele të Pilosit, duhet të kenë qenë personazhe shumë të mëdhenj përderisa përfitonin një temenos, privilegj i wa-na-ka - së dhe i la-wa-ge-tas.  Temenos në epope, aty ku ishte i vetmi term i ruajtur nga fjalori mikenas mbi tokat, përcaktonte një tokë, një arë apo një vresht, që i ofrohej, bashkë me fshatarët që punonin në të, mbretit, perëndive apo ndonjë personazhi të madh si shpërblim për shërbimet e tij të jashtëzakonshme, për bëmat e tij në luftë.

Mënyra e zotërimit të tokës paraqitet si një sistem i ndërlikuar që e errëson edhe më paqartësinë e mjaft shprehjeve.  Posedimi i plotë i një toke si dhe uzufrukti i saj, duket se kanë sjellë si rrjedhojë, shërbime dhe detyrime të shumëllojshme. Shpeshherë është e vështirë të përcaktosh nëse një term ka një kuptim thjesht teknik (tokë djerrë, tokë e re, lëndinë e kthyer në arë, tokë me përmasa më të mëdha a më të vogla) apo nëse shënon një status shoqëror. Megjithatë, vizatohet qartë një kundërvënie mes këtyre dy lloj zotërimi, duke treguar dy format e ndryshme që mund të marrë një ko-to-ma, një pjesë, një copë toke. Ki-ti-me-na ko-to-na janë toka private, të përvetësuara, në të kundërt me ke-ke-me-na ko-to-na, që lidhen me demosin, tokat e përbashkëta të demesit fshatar, pronë e përbashkët e grupit fshatar që kultivohen sipas sistemit open-field dhe që ndoshta janë objekt i një rishpërndarjeje kolektive. Edhe mbi këtë pikë, M. E. Palmer ka mundur të bëjë një përqasje befasuese me kodin hitit që dallon edhe ai dy lloj zotërimesh. Atë të pjesëtarit të shërbimit feudal, luftëtarit, që varet drejtpërdrejt nga pallati; ajo i kthehet prapë pallatit kur nuk sigurohet më shërbimi. Në të kundërt, "njerëzit e veglave", domethënë artizanët, disponojnë një tokë që quhet "e fshatit", që bashkësia fshatare u jep për një farë kohe dhe që e rimerr me Iargimin e tyre.  Mund të sjellim këtu edhe fakte indiane që dëshmojnë për një strukturë të ngjashme. 

Vaiçya-së, fshatarit (viç, në latinisht vicus, në greqisht oixos, grup shtëpish), domethënë njeriut të fshatit, i kundërvihet ksatrya, luftëtari (nga ksatram: pushtet, zotërim), njeriu i zotërimit individual, si p.sh. zotëria i madh mikenas i cili është njeriu i ki-ti-me-na ko-to-na - së, i tokës së përvetësuar, në kundërshtim me token e përbashkët të fshatit.

Të dyja format e ndryshme të zotërimit të tokës fshihnin, pra, në shoqërinë mikenase, një polaritet më thelbësor: përballë pallatit, oborrit, përballë të gjithë atyre që vareshin nga ai si drejtpërdrejt, ashtu edhe nga mënyra e zotërimit të çifligut të tyre, shquajmë nje botë fshatarake, të organizuar me fshatra që kanë jetën e tyre. Këta "demes" fshatarë zotërojnë një pjesë të tokave mbi të cilat janë vendosur: ata474rregullojnë, në përputhje me traditat dhe hierarkitë lokale, problemet që shtrojnë, në nivelin e tyre, punët bujqësore, veprimtaria blegtorale, marrëdhëniet e fqinjësisë. Pikërisht në këtë kuadër provincial shfaqet, aty ku nuk pritej, personazhi që mban titullin të cilin ne normalisht do ta kishim përkthyer mbret, pa-si-re-u, basileusi homerik. Për të qenë të saktë, ai nuk ishte Mbreti ne pallatin e vet, por një zotëri i thjeshtë, zot i një domeni fshatar dhe vasal i anaksit, Kjo lidhje vasaliteti, në një sistem ekonomik ku gjithçka është e kontabilizuarj merr gjithashtu formën e një përgjegjësie administrative: basileusin e shohim të mbikëqyrë shpërndarjen e ndihmës në bronz të destinuar për farkëtarët që, në territorin e tij, punojnë për Pallatin. Dhe, sigurisht, ai kontribuon edhe vetë, bashkë me pasanikë të tjerë të vendit, në këto furnizime me metal.  Përkrah basileut, Këshilli i Pleqve, ke-ro-si-ja (gerusia) konftrmon këtë autonomi relative të bashkësisë fshatare;. Në këtë Kuvend bëjnë pjesë, pa dyshim, krerët e shtëpive më të fuqishme.

Fshatarët e thjeshtë, njerëzit e demosit, në kuptimin e vërtetë të fjalës, që e furnizonin ushtrinë me këmbësorë dhe që, për të rimarrë formulën homerike, nuk llogariten si në Këshill dhe në Iuftë, formojnë, në rastin më të mirë, spektatorët që dëgjojnë në heshtje, ata të cilët kanë të drejtë të flasin, por që i shprehin të drejtat e tyre me një zhurmë pranimi apo pakënaqësie.

Një personazh tjetër, ko-re-te - u, i shoqëruar nga basileusi, shfaqet si një lloj komandanti i fshatit. Lind pyetja nëse ky dualitet në drejtimin në shkallë lokale korrespondon me atë që konstatuam në kuadrin e Pallatit: si edhe anaksi, basileusi do të ketë patur prerogativa kryesisht fetare (sjellim ndër mend filobasileisin e Greqisë klasike); ko-re-te - u, po ashtu si edhe la-wa-ge-tas - i, ushtronte një funksion ushtarak.

Sado të mangëta që janë informacionet tona, duket e mundshme të nxjerrim disa konkluzione të përgjithshme lidhur me tiparet karakteristike të mbretërive mikenase.

1.         Fillimisht, aspekti i tyre Iuftarak. Anaksi mbështetet mbi një aristokraci luftarake, mbi njerëzit e karrove që i janë nënshtruar autoritetit të tij, por që formojnë, në trupin e posaçëm dhe në organizimin ushtarak të mbretërisë, një grup të privilegjuar me statusin e tyre të veçantë, me llojin e tyre të jetesës.

2.         Bashkësitë fshatare nuk kanë një varësi aq absolute në raport me pallatin sa të mos mbijetojnë dot pa të. Po të hiqej kontrolli mbretëror, demosi do të vazhdonte të punonte të njëjtat toka me të njëjtat tëknika si edhe në të shkuarën, por tanimë vetëm në kuadrin e fshatit, do t'i duhej, nëpërmjet dorëzimeve, dhuratave, haraçeve më shumë a më pak të detyrueshme të ushqente mbretërit e pasanikët e vendit.

3. Organizimi i Pallatit me per§onelin e tij administrativ, teknikat e tij të kontabilitetit e të kontrollit, rregullimin e rreptë të jetës ekonomike e shoqërore, paraqet një karakter huaje. I gjithë sistemi mbështetet mbi përdorimin e shkrimit dhe formimin e arkivave. Janë shkruesit kretezë, që kaluan në shërbim të dinastive mikenase, të cilët duke transformuar linearin në përdorim në pallatin e Knosos (linearin A) për t'ia përshtatur dialektit të zotërve të rinj (lineari B), u dhanë mundësi të fusnin në Greqinë kontinentale metodat administrative tipike të ekonomisë pallatore. Pandryshueshmëria e jashtëzakonshme e gjuhës së tabelave në kohëra (më tepër se 150 vjet ndajnë datat e dokumenteve të Knosos me të Pilos)  dhe në hapësirë (Knosos, Pilos, Mikenë, po edhe në Tirint, Tebë, Orkomenë) tregoii se bëhet fjalë për një traditë që ruhet në grupe rreptësisht të mbyllura. Mbretërit mikenas, nga këto mjedise të specializuara shkruesish kretezë u pajisën, së bashku me teknikat, me kuadrot për administrimin e pallateve të tyre.

Për monarkët e Greqisë, sistemi pallator përfaqësonte një mjet të vyer fuqie. Ai u jepte mundësinë të vendosnin një kontroll të rreptë të shtetit mbi një territor të gjerë. Ai tërhiqte, për të akumuluar në duart e tij, të gjithë pasurinë e vendit, ai përqendronte në një drejtim të vetëm burime e forca ushtarake të rëndësishme. Kështu ai mundësonte aventurat e mëdha drejt vendeve të largët për t'u vendosur në toka të reja ose për të kërkuar përtej deteve metalin ose prodhimet që mungonin në kontinentin grek. Mes sistemit të ekonomisë pallatore, ekspansionit mikenas përmes Mesdheut, zhvillimit në vetë Greqinë, përkrah jetës bujqësore, të një industrie artizanale tanimë tepër të specializuar, të organizuar në gilde sipas modelit oriental, lidhja shfaqet ngushtë. 

Pikërisht këtë tërësi shkatërroi dyndja doriane. Ajo shkëputi, për shekuj të tërë, lidhjet e Greqisë me Orientin. Me rënien e mikenëve, deti pushoi së qeni një rrugë kalimi e u kthye në një pengesë. I izolu* ar, i mbyllur në vetvete, kontinenti grek iu kthye një forme të ekonomisë thjesht bujqësore. Bota homerike nuk njeh më ndarje të punës të krahasueshme me atë mikenase, as përdorim në një shkallë aq të gjerë të fuqisë punëtore të skllevërve. Ai nuk i njeh korporatat e shumëllojshme të "njerëzve të veglave" të grupuar në rrethinat e pallatit apo të vendosur në fshatra për të zbatuar atje porositë mbretërore. Me rënien e perandorisë mikenase, sistemi pallator u shemb i tëri; nuk do ta marrë më veten kurrë. Termi anaks u zhduk nga fjalori i mirëfilltë politik. Ai u zëvendësua, në përdorimin teknik për të treguar funksionin mbretëror, nga emri basileus, vlerën e ngushtë lokale të të cilit e pamë pak më parë dhe i cili, më tepër sesa një person i vetëm që përqendron në vetvete të gjitha format e pushtetit, tregon, i përdorur në shumës, një kategori zotërinjsh të mëdhenj që qenë vendosur në krye të hierarkisë shoqërore. Me shkatërrimin e mbretërisë s'tanaksit, nuk gjenden më gjurmë të një kontrolli të organizuar nga mbreti, të një aparati administrativ, të një klase shkruesish. Vetë shkrimi u zhduk si i përpirë nga shkatërrimi i pallateve. Kur grekët do ta rizbulojnë, aty rreth fundit të shekullit XIX, kësaj radhe duke e huazuar nga fenikasit, nuk do të jetë vetëm një shkrim i një tipi të ndryshëm, fonetik, por edhe një fakt qytetërimi thellësisht i ndryshëm: jo më specialiteti i një klase shkruesish, por element i një kulture të përbashkët. Kuptimi i tij shoqëror e psikologjik gjithashtu do të jetë transformuar - mund të themi i kundërt: shkrimi nuk do të ketë më si objekt të krijojë për përdorimin e mbretit arkiva në fshehtësinë e pallatit; ai tanimë do t'i përgjigjet një funksioni publikimi; ai do të lejojë të përhapen, të vendosen përpara syve të të gjithëve, aspektet e ndryshme të jetës shoqërore e publike.

info@balkancultureheritage.com