Miniatura e Kodikut të 4-t të Beratit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Miniatura e Kodikut të 4-t të Beratit

Kodiku i 4-t i Beratit është katërungjij, me 238 fletë pergameni, me tekst në një kolonë, me format 20,5 x 16 cm, me 25 rreshta për faqe, me shkronja të vogla të tipit të vjetër, ngjyrë kafe dhe titujt me shkronja kapitale ari.

Dorëshkrlmi paraqitet si një nga më të bukurit ndër kodikët më të vjetër të vendit tonë dhe një nga më të stolisurit me miniatura. Në to ruhen tri figura të ungjillorëve, mbasl e katërta, ajo e Markut, mungon me gjithë fletën e pergamenit, dhjetë vinjeta, gjashtë faqe me kanonet e Eusebit dhe shumë iniciale të stolisura me motive të ndryshme.

Të trija figurat e këtij kodiku i shohim të pikturuara me një kompozim më të zhvilluar nga ato të Kod. Br. 2, brenda një katrori me përmasa 19 x 19,8 cm të ndenjur mbl shqeme dërrase, para një -tryeze shkrimi me orenditë e shkrimit, dhe para një pulti me ungjillin e hapur mbi të. Kompozimi i figurave është gati në mënyrë të njëjtë, ulur dhe vertikal, me portrete gati frontale, duke mbajtur në pëqi me të djathtën ungjillln dhe kallamin e shkrimit midis gishtërinjve. Luka e ka dorën e majtë mbi pult, Gjoni mbi tryezë, dhe Mateu, të mbyllur grusht mbi buzë. Këto pozicione të thjeshta kanë shumë ngjashmëri me ato të figurave të kodikëve të shekullit IX. Ndonëse portretet e figurave janë shumë të dëmtuara, të ruajtura në slluetë e me pak mjekër, qëndrimi i Mateut me grusht mbështetur mbi buzë jep idenë që është duke u menduar, qëndrim ky që konsiderohet I trashëguar nga tradita e artlt antik të shekujve të parë të erës sonë.

Ngjyrat janë të kultivuara mirë, të lehta e gracloze, figurat, të thjeshta e me veshje të njëjta, me imation blu në të kaltër dhe hiton kafe të çelët si në të kuq. Ato paraqiten të komblnuara bukur e në mënyrë harmonike mbi dyshemenë e gjelbër të shuar e mbi sfondin ngjyrë arl të ndritshëm.

Përmes linjave dhe ngjyrave, që nxjerrin në pah mirë format e trupit nën rroba, figurat janë arritur me plastikë mjaft reale dhe finesë. Linjat përkufizuese dhe të palave të rrobave si dhe shiriti blu saks katror që përkufizon gjithë kompozimin, janë përdorur të trasha, me ngjyra të rënda, duke ia ulur mjaft hijshmërinë figurave, megjithëse gama e ngjyrave paraqitet unike e me tone të lehta, element ky që flet për vjetërsinë e kësaj miniature.

Një karakteristikë e veçantë që hasim në miniaturën e këtij kodiku është teksti për ungjillin e hapur të pultit, i shkruar në drejtimin gjatësor të librit dhe jo në mënyrë të zakonshme, gjë që na duket se bën përjashtim në gjithë miniaturën e kodikëve të vjetër, si të vendit dhe të huaj.

Kjo miniaturë e Kodikut të 4-t të Beratit ka analogji me shumë figura të kodikëve të vjetër të huaj, por më shumë përkon me figurat e Cod. 34 Dionisus dhe ato të Cod. Supplt. Gr. 79 të Bibliotekës Nacionale të Parisit, sidomos në mënyrën e kompozimit të figurës së Mateut, i cili mban ungjillin në pëqi dhe grushtin e majtë në buzë, në palat e rrobave, në skamnin dhe në mungesën e arkitekturës në sfond.

Meqë fushat e stolisura të kanoneve dhe të vinjetave të këtij kodiku të Beratit kanë shumë ngjashmëri me ato të Kodikut të 5-të të Vlorës, këto do t'l trajtojmë së bashku, për të nxjerrë ato pak ndryshime që ekzistojnë midis tyre, të cilat ndihmojnë dhe në datimin e këtyre kodikëve më me përafërsi.

Për elementet e saj antike kodiku duhet t'i atribuohet fundit të shek. X të erës sonë.

info@balkancultureheritage.com