Miniatura e Kodikut të 5-të të Vlorës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Miniatura e Kodikut të 5-të të Vlorës

Duke i analizuar kronologjikisht kodikët radha i përket miniaturës së katër figurave të ungjillorëve të Kodikut të 5-të të Vlorës.

Figurat e kodikut janë pikturuar në letër të trashë, pak më të verdhë, dhe janë ngjitur me fletët e pashkruara të pergamenit, secila në një fletë para faqes fillestare të ungjillit përkatës me përmasa afërsisht të njëjta 13,5 x 9,2 cm.

Në këtë kodik ungjillorët janë kompozuar ulur mbi skambinj pa mbështetje. Vetëm ajo e Mateut është kompozuar mbl një fron, thurur prej rrypash të gjatë bujashkash e me mbështetëse të iartë të harkuar, duke shkruar ungjillin.

Ndonëse pa një sfond arkitektonik, figurat e ungjillorëve janë arritur me qëndrime të natyrshme, reale, sidomos ajo e Mateut dhe e Gjonit, dhe me shprehje të mirë psikologjike, me vështrim të thelluar në mendime, sipas mënyrës së vjetër të trajtlmlt. Këtë mënyrë e gjejmë gati në të gjitha figurat e ungjillorëve, të kodikëve tanë më të vjetër, p.sh. në Kodikun e 2-të të Beratit, në Kodikun e 10-të të Vlorës etj., si edhe në ato të kodikëve të huaj p.sh. në Cod. 53 Offelt. të Bibliotekës së Shën Petërburgut Cod. Canon 110, Boriam lira Oxford, në Cod. 56 Bibl. Nat. Athen etj.

Këto figura, megjithëse paraqiten të kompozuara me qëndrime mjaft statike e reale, si dhe me vështrime të gjalla, kanë një ndryshim të thellë në trajtimin e veshjeve, në krahasim me figurat e kodikëve të mëparshëm. Ato janë trajtuar në mënyrë trashanike e kaba, me linja të trasha e të errëta, si në përkufizimin e figurave, edhe në palat e shumta që bën efektin sikur rrobat e tyre janë të trasha e të rënda. Këtë efekt e shtojnë edhe ngjyrat, e gjelbra e errët dhe e kuqërremtë e turbullt, të përdorura në mënyrë të atillë që, kur hitoni është i gjelbër, veshja e brendshme është e kuqërremtë dhe anasjelltas. I pakët është ndryshimi i së gjelbrës së sfondit nga ajo e veshjeve, ndërsa te Mateu, froni i kuq dhe shiriti i kuq, që përkufizon të gjitha skenat, sikur i gjallëron ato ngjyra të zymta.

Kjo mënyrë trajtimi e figurave nuk i evidencon, por i ka fshehur format e trupit të tyre nën rroba. Të gjitha këto tipare tregojnë se figurat trajtohen në stilin bizantin të kohës, pak para Rilindjes së artit bizantin të etapës paleologiane, d.m.th. të gjysmës së parë të shek. XIII, para çlirimit të Kostandinopojës nga latinët më 1261.

info@balkancultureheritage.com