a - Kodiku i 6-të i Beratit është perikope ungjijsh me 50 fletë pergameni me format 21 x 19 cm, me tekst në dy kolona, me grafi të tipit të vjetër jo të theksuar kaligrafike dhe me datën e riprodhimit 1043. Kodiku ruan tri vinjeta të vogla dhe iniciale me ngjyra të thjeshta, pa art, të cilat po i botojmë për arsye se ruajnë datën e riprodhimit që ndlhmon në orlentimin e datimit të kodikëve të tjerë.
Zbukurimi i fletës 26 përbëhet prej dy shiritash të hollë që gërshetohen me njëri-tjetrin në mënyrë zig-zage, me gjatësi 7,4 cm me ngjyra kafe e blu dhe me pak të kuqe. Kurse motivi i fletës 31 është në formë byzylyku, prej dy linjash horizontale të ndara në katërkëndësha të vegjël me nga një lulkë mbi fushë kadife në të kuqe, me madhësl 6,7 x 0,7 cm. Ky motiv në formë byzylyku ka shumë ngjashmëri me një vlnjetë të Cod. Patmos 39, i clli ruan vitin 972“. Iniclali "T" (taf) në fletën 33 është më i zhvilluar nga tipi i parë i thjeshtë, trupin e ka të kuq të errët me dy unaza blu dhe një fjongo lidhur në formën e shifrës tetë. Ky lloj tipi i tafit me fjongo është më i vjetri në inicialet e dorëshkrimeve tona, datuar më 1043, dhe konsiderohet me prejardhje nga Bitinia e Azisë së Vogël.
Kodiku në fjalë duke qenë me grafi dhe dekore të thjeshta, ka mundësl të ketë qenë pronë e ndonjë kishe fshati dhe, më vonë, ndonjë intelektual, duke çmuar vlerën e vjetërsisë e ka sjellë në bibliotekën e Peshkopatës së Beratit, ku e kemi gjetur.
b - Kodiku I 7-të I Vlorës është perikope ungjljsh me 287 fletë pergameni, me format 27 x 22 cm, me tekst në dy kolona, me 21 rreshta për kolonë. Grafia e tekstlt është me shkronja të vogla të tipit të vjetër kaligrafik, ngjyrë kafe, titujt ari, por me shkronja të vogla jokapitale.
Kodiku në fjalë, ndonëse nuk ruan figura, paraqitet me vlera artistike, si për kaligrafinë ashtu dhe për katër vinjetat e tij artistike, në formën e pl-së greke, të stolisura me motive gjeometrike e lulore të stilizuara. Këto motive kanë shumë ngjashmëri me ato të dy kodikëve të mëparshëm, të Kodikut të 4-t të Beratit dhe të Kodikut të 5-të të Vlorës.
Motivi I vinjetës së fl. 3 përbëhet prej një linje të valëzuar, e cila në çdo valë, me anë të një llnje të kurbtë, formon një rreth të pambyllur me një medaljon të vogël në mes. Këto linja stolisen me gjethe të vogla. I gjithë motivi është në ngjyrë blu saks mbl sfond të ndritshëm ari. Ky motiv përputhet gati plotësisht me motlvin e një vinjete të Psaltirit të Bibliotekës publike të Shën Petërburgut Cod. Gr. 214, që datohet rreth viteve 1074-1081, dhe ka shumë ngjashmëri me motivet e kodlkëve të tjerë, si me motivln e një vinjete të Cod. 44 të Patmosit15dhe të një vinjete të Cod. Canon 110 të Oksfordit, Bodleian Lib.16 që datohen rreth gjysmës së parë të shek. X.
Këtë motiv e gjetëm të përdoret dhe nga piktori ynë, Onufri, në veshjen e sipërme të mbretëreshës Elenë, në ikonën e Shën Kostandinit dhe Elenës së Beratit. Gjithashtu, motivin në fjalë e gjejmë shpesh në veshjet tona popullore, si, p.sh., në xhybet e qëndisura me ar të Shqipërisë së Veriut.
Iniclalet e këtij kodiku nuk paraqiten shumë të zhvilluara, por me finesë të theksuar.
Duke pasur parasysh kaligrafinë e tekstit, motivet e vinjetave, finesën e inicialeve, që nuk janë të zhvilluara, si edhe krahasimin me dekoret e kodikëve të tjerë të datuara, ka shumë arsye që kodikun në fjalë, t'ia atribuojmë gjysmës së dytë të shek. XI.
c - Kodiku i 8-të i Beratit është perikope ungjijsh me 346 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 26,4 x 21,4 cm dhe me 22-23 rreshta për kolonë, grafia me shkronja të tipit të vjetër kaligrafik, ngjyrë kafe, titujt prej ari. Kodiku ruan dy vinjeta, në formë pi greke dhe 14 të tjera në formë shiriti horizontal, nga të cilat, dy janë të pikturuara me ngjyra dhe të tjerat janë skica të vizatuara.
Kodiku, si nga arti i grafisë dhe nga trajtimi-i vinjetave rezulton i riprodhuar prej dy personash të ndryshëm.
Me qenë se dy vinjetat në formë pi greke të pikturuara me motive lulore e gjeometrike dhe me ngjyra blu e të gjelbër mbi sfondin prej ari të ndritshëm, janë shumë të ngjashme me ato të kodikëve që trajtuam të shek. XI, mund të datohet dhe kjo pjesë e Kodikut të 8-të të Beratit e gjysmës së dytë të shek. XI. Kurse pjesa tjetër e kodikut me vinjeta pa ngjyra, me motive të vizatuara në formë skicash, duke mos e pasur shkrimin kaligrafik, si pjesë e parë e kodikut, mund të konsiderohet e një kohe pak më të vonë.
Në këtë kodik paraqet interes motivi i vinjetave që është i njejtë me atë të kodikut Beratinus 1, si trashëgim i traditës sonë të vjetër me motivet dekorative të dorëshkrimeve.
d - Kodiku i 9-të i Beratit është perikope ungjijsh, me 151 fletë pergameni, me tekst në dy kolona, me format 31,5 x 24 cm dhe me 24 rreshta për kolonë. Grafia është me shkronja të vogla të tipit të vjetër ngjyrë kafeje të çelët, titujt prej ari. Kodiku ruan dy vinjeta, njëra në formë pi greke, dhe tjetra në formë shiriti horizontal, ngjyrë vishnje e të gjelbër mbi sfond ari, me motive shumë të ngjashme në grafi me ato të kodikëve të shek. XI.