Miniatura e kodikut të 10-të të Vlorës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Miniatura e kodikut të 10-të të Vlorës

Kodiku është katërungjijsh me 305 fletë pergameni, me format 28,2 x 20,3 cm, me tekst në një kolonë, grafia me shkronja të vogla e tipit të vjetër, ngjyrë kafe, titujt me shkronja kapitale ari dhe me 20 rreshta për faqe.

Si dokument dorëshkrimi i lashtësisë sonë, kodiku në fjalë paraqitet një nga më të stollsurit me miniatura e dekore të ndryshme artistike, më i bukuri ndër kodikët tanë dhe ndër më të bukurit, në përgjithësi. Ky dorëshkrim ruan katër skenat e ungjillorëve, me përmasa 24 x 15,5 cm secila. Katër vinjeta në faqet fillestare të çdo ungjllli, me katër fasada kishash të pikturuara, secila mbi faqen që fillon listën e perikopeve të ungjillit përkatës, me katër Iniciale të mëdha të pikturuara me ngjyra në madhësi 3,5-5,7 cm, si dhe katër faqe mbushur me motive lulore të stilizuara. Këto u përdorën vazhdimisht gjatë shekujve deri më sot në veprat artistike të arteve të aplikuara, si në veshje, në argjendari etj.

Në faqen e fundit të kodikut dhe pikërisht mbas mbarimit të tekstit ruhet shënimi "shkronjat janë të Minait". Nga kjo frazë e shkurtër, që do të thotë se kodi është shkruar nga njëfarë Minai, gjë që vërtetohet nga identiteti i grafisë së tekstit me atë të shënimit në fjalë, nuk del qartë nëse Minai është dhe autori i miniaturës, çka tregon se në shumë raste riprodhuesit e kodikëve janë dhe piktorët e miniaturës së tyre.

Nga të katër figurat e ungjillorëve të këtij kodiku, tri paraqiten të kompozuar ulur pranë një tryeze shkrimi dhe para një sfondi arkitektonik të zhvilluar, ndërsa i katërti, Gjoni, është dhënë me qëndrim në këmbë, para një mjedisi shkëmbor, duke vështruar në një segment të hapur qiellor, që jep idenë e frymëzimit të tij nga qielli, kurse me dorën e majtë të zgjatur, sikur i dikton nxënësit të tij Prohorit, që rri në një tryezë duke shkruar ungjillin.

Figurat e tre ungjillorëve të parë janë paraqitur në veprim rreth shkrimit të ungjillit, Mateu duke vështruar tekstin në një rulo të hapur, Marku duke mprehur penën, Luka, duke shkruar ungjillin mbi gjunj, paraqitje kjo e ungjillorëve që njihet si një mënyrë kompozimi në artin bizantin të hershëm.

Mateu paraqitet i kompozuar ndenjur para një bazilike bizantine me ekzonartekse në fasadën perëndimore, mbulesa e së cllës mbështetet mbi katër kolona cilindrike mermeri ngjyrë kafez që kombinojnë bukur me ngjyrën vjollcë në gri të bazllikës. Ungjillor Marku del para dy godinash dykatëshe, njëra me ballkonz ngjyrë griz të stilizuara, me një vello të kuqe që kalon mbi një sfond ari të ndritshëm dhe lidhet me kulmin e tyre. Kurse Luka është dhënë mbi një taracë godine aristokratez para një kolonade me kolona cillndrike mermeri të gjelbër, me një mbulesë në formë palmete të madhe ngjyrë kafe mbi sfondin ngjyrë ari.

Sfondi arkitektonik si dhe përbërësit e tjerë të skenës paraqiten të sistemuar në mënyrë harmonike me figurat. Në të gjitha skemat vërehet perspektiva, por më dukshëm tek ajo e Mateut. Aty krijohet e qartë ideja e hapësirës ideja e thellësisë, prej figurës së Mateut tek ekzonarteksi, dhe prej kolonave të ekzonarteksit, te porta e bazilikës brenda hajatit, të cilën artisti e ka arritur me anë të linjave dhe të kombinimit të ngjyrave, tipare këto të trashëguara nga tradita e antikitetit.

Mjeshtri i ka realizuar figurat me individualitet të theksuar mirë me tipare që ndryshojnë nga njëri-tjetri, ndonëse si tipa, ato njihen të sanksionuar nga tradita e lashtë kishtare. Por ajo që bie më tepër në sy dhe që ka më tepër rëndësi nga ana artistike është stlli piktoresk me të cilin ato figura janë realizuar, Ky stil spikatet në trajtimin e atyre skenave, sidomos në figurat, si në trajtimin e imtësive të detajeve të portreteve, edhe në arritjen e atyre, në tërësi. Në trajtlmin e syve, të buzëve, të hundëve të mbushura nuk vërehen konture bizantine, të errëta, të mprehta, të theksuara, por të buta e të lehtaz me anën e të cilave figurat paraqiten të materializuara mirë me plastikë e me volume reale e të gjalla.

Veshja e ungjillorëve me rroba të gjera, pak të fryra, duke evidencuar mirë format e trupit nën rrobëz dëshmon për efektin e traditës antike, si dhe për mjeshtërinë e hollë e talentin e fuqishëm të mjeshtrit që i realizoi ato miniatura të rralla për nga vlera artistike.

Në këto skena, ngjyrat spikaten tepër të kultivuara, duke u përdorur me mjeshtëri të hollë, të buta e të përmbajtura, me gradacione, tone e gjysmëtone të qeta, që jo vetëm u japin volum figurave, por krijojnë dhe gjendje shpirtërore të butë, të qetë e të këndshme.

Sfondin arkitektonik lilak të çelët mjeshtri e kombinon blu me të gjelbër, kurse rrobat lilak dhe mobilet të verdha, mbi dysheme të gjelbër të çelët, si e shuar.

Pra, si ngjyra të zakonshme, ky artist përdor blunë në të kaltër, pakëz në të gjelbër, dhe kafenë. Lilakun e përdor si në gri, të gjelbrën, të çelët, të shuar, më pak ka përdorur të verdhën, që shkon pakëz me kafe të çelët të hollë, por edhe më pak të kuqen e gjallë, e cila ndërhyn bukur si një tekë gracioze e shijes së hollë të piktorit. Për shembull, në jastëkun e Mateut e të Markut, si dhe në vellon në sfondin arkitektonik, në skenat e Lukës e të Markut. Relievi i figurave, i evidencuar bukur me anë të nuancave të ngjyrave në sfondin arkitektonik ose shkëmbor, ka krijuar një efekt tingujsh të butë kromatik.

Kjo mënyrë e lartë artistike e përdorimit të ngjyrave përkon me lëvizjet e matura e delikate të figurave, si edhe në shprehjet e qeta psikologjike të tyre. Ungjillorët paraqiten të menduar thellë, jo të shqetësuar e me gjallëri dramatike, por me vështrim shumë të qetë, tipar që njihet si i figurave të filozofëve antikë të shekujve të parë të erës sonë. Ata nuk paraqiten si në pikturën tonë murale bizantine e pasbizantine ku, të shumtën e rasteve, figurat i shohim me pozicione, me lëvizje e mimikë dramatike dhe me shprehje psikologjike të tronditur, si, p.sh., në skenën "Shestja", të Shpellës së Shën Mërisë në Glluboko të Prespës (fundi I shek. XIII, fillimi I shek. XIV) ose apostujt në skenën "Fjetja e Shën Mërisë" në Ristoz të Mborjes (1389), ose më vonë në shumë skena të Onufrit (p.sh. "Shestja" në Shën Koll të Shelcanit, në skenën "Ngjallja e Llazarit", ikonë e Vangjellstrës etj.

Krahasimi I figurave të Kodikut të 10-të të Vlorës me figurat analoge të kodikëve të tjerë të vendit tonë e të vendeve të huaj mund të na ndihmojë për të dalluar edhe më mirë stilin e miniaturave të kodikut në fjalë të Vlorës dhe për t'i datuar ato sa më afër.

Po të krahasojmë kompozimin e figurës së Gjonit e të Prohorit, të kodikut të Vlorës me atë të figurave analoge të kodikut të Muzeut Historik të Moskës (Cod. Gr. 41, fl. 206), i cili I atribuohet fillimit të shek. XII, do të vëmë re se figurat e kodikut tonë paraqiten me qëndrime shumë më të sigurta, më statike si edhe me lëvizje më të sakta, me paraqitje më të hershme. Në figurat e kodikut tonë, drita dhe hija janë përdorur në mënyrë më natyrore, gati me ndriçim të njëanshëm, kurse ato të kodikut të Moskës me ndriçim të gjithanshëm, sipas mënyrës bizantine. Ndërsa figura e Prohorit të kodikut tonë është paraqitur ulur në mënyrë krejt natyrale pranë tryezës, në kodikun e Moskës është dhënë ulur mbi një shkëmb guri në një pozicion të keq, të paekuilibruar, jo të saktë, elemente që njihen si të vona të artit thjesht bizantin, ku raporti ndaj materies nuk paraqitet real.

Ky ndryshim ndërmjet figurave analoge të miniaturës së kodikëve që po krahasojmë na jep të kuptojmë se miniatura e kodikut tonë paraqitet me elemente më të shumta nga tradita antike dhe e një niveli më të lartë artistik. Megjithatë, për shkak të elementeve bizantine, miniatura e kodikut të Vlorës nuk mund të jetë shumë më e hershme se ajo e kodikut të Moskës, që, siç u tha, i atribuohet flllimit të shek. XII.

Figura e Gjonit në kodikun e Vlorës përkon me një figurë të Ezekiellt në Cod. Gr. 510 të Bibliotekës Nacionale të Parisit, që datohet prej 880-886 në qëndrimin e tyre në këmbë, duke vështruar nga qielli, në veshjet me pala të shumta vertikale, por me një ndryshim, që te figura e Ezekielit format e trupit evidencohen më tepër se te Gjoni. Te ky i fundit ato i mbulon,  hitoni i gjerë, me rrudha të shumta, saqë në pjesën e sipërme mezi duken pjesërisht shputa e dorës së djathtë, si te Shën Mëria në skenën "Ungjlllëzimi" në pikturën bizantine. Ky diferencim tregon moshën më të madhe të figurës së Ezekiellt nga ajo e Gjonit të Kodikut të 10-të të Vlorës.

Trajtimi i tri figurave të ungjillorëve në këtë kodik, sidomos i dy të parave, paraqitet shumë i ngjashëm me figurat analoge të Cod. 28815 AD.D. të Muzeut Britanik të Londrës, me ato të Cod. 56 të Bibliotekës Nacionale të Athinës, me ato të Cod. 43 të Stavronikitës (Athos), jo në hollësitë e në pozicionet e të ndenjurit, por në trajtimin piktoresk të figurave, jo në tipizimin e portreteve, por në trajtimin natyral të detajeve dhe në finesën artistike, në vështrimin psikologjik të menduar të figurave, në evidencimin bukur të formave të trupit nën rrobe.

Vetëm në figurat e kodikut tonë paraqiten me veshje pak më të fryra e më të bollshme dhe me pala të errëta e më të trasha, sesa te figurat e kodikëve të tjerë që rrobat i kanë më të holla, më të ngjitura pas trupit dhe më të varura. Të gjitha tiparet artistike të kodikut tonë, që përkojnë me ato të figurave të tri kodikëve që po krahasojmë, janë nga tradita e artit antik helenlstik, kurse palat e trasha më të theksuara janë të artit bizantin.

Skemat e ungjillorëve të kodikut të Vlorës janë përfshirë brenda kornizash relatlvisht të gjera, të stolisura me ornamente vegjetale të stilizuara, me shpendë e kafshë, të gjitha mbi një sfond ari të ndritshëm. Kjo vërehet, p.sh., te skena e Mateut, korniza e të cilit paraqitet e stolisur me kokëza lulesh jargavani, prej tri ose katër petalesh, të kufizuara prej tri ose katër petalesh,që edhe këto kufizohen prej linjash shumë të holla, të bardha, sipas traditës së dekoreve të mëparshëm për t'u evidencuar më mirë mbi sfondin prej ari. Në anën e sipërme të kornizës janë pikturuar një lepur dhe një dhelpër përkundrejt njëri-tjetrit, reallzuar në mënyrë mjaft realiste e me shumë art. Jo më pak vlera artistike kanë edhe kornizat e skenave të tjera; lule të stilizuara me gjethe të kthyera nga brenda dhe të përkufizuara prej linjash të holla, të bardha mbi sfondin prej ari të ndritshëm. Pjesa e sipërme e kornizës së Markut stoliset me dy thëllëza gushëbardha, të cilave u duket një shirit rreth qafës si varëse, karakteristikë kjo e thëllëzave malore. Te Mateu, korniza e sipërme ka një lepur e një dhelpër përballë njëri-tjetrit, ndërsa te Luka, një dhelpër në pozicion të strukur jep përshtypjen sikur po i vërsulet një gjeli strehu.

Shpendët në kodikë, siç e kemi thënë, njihen me origjinë nga Armenia, kurse gjethet e stillzuara janë elemente nga tradita e antikitetit. Në miniaturën e vjetër të librit bizantin ende nuk kemi parë korniza aq të gjera e të stolisura me lule aq të mëdha, si ato të kodikut të Vlorës.

Nga analiza që u bëmë skenave të këtij kodiku, rezulton qartë se trajtimi i tyre paraqitet si një sintezë elementesh antike të trashëguara nga tradita e antikitetit dhe elementesh të reja të stilit bizantin, që në atë kohë kishin arritur formimin e tyre të plotë.

Në vështrimin e parë të skenave të ungjillorëve të kodikut të Vlorës krijohet përshtypja se aty ke të bësh me një miniaturë bizantine. Por, po të soditen figurat me vëmendje, në punimin e detajeve të tyre do të konstatohet trajtimi natyral i tyre, plastika reale, modelimi i portreteve me konture të buta e të ëmbla, figura të qeta, të menduara thellë, me lëvizje të ngadalshme, të përmbajtura, elemente këto që flasin për trashëgimi nga antikiteti. Është 'I -njohur faktl që disa nga këto elemente antike trashëgohen edhe në pikturën monumentale bizantine të shkollës së Kostandinopojës, e clla njihet me disa ekzemplarë të pak monumenteve. Kurse elementet bizantine në to janë, si të thuash, të një natyre të jashtme. Për shembull, tipizimi i figurave paraqitet bizantin, i formuar e i sanksionuar në pikturën bizantine, sfondi arkitektonik paraqitet me fasada të arkitekturës bizantine, ndonëse në trajtim ruan elemente dhe tradita antike. Figura e Gjonit paraqitet me tipare të theksuara bizantine që vërehen te hitoni i tij shumë i gjerë e me linja të shumta, që i mbulon format e trupit, që, sikurse thamë, mezi u duket shputa e dorës së djathtë, ndonëse dhe këtu ka elemente nga tradita antike.

Përveç dekoreve që përshkruam më sipër, kodiku stoliset dhe me katër piktura në miniaturë, tri nga të cilat, janë fasada kishash bizantine, e katërta është një shatërvan i mbuluar me një strehë katrore. Këto ndërtime të pikturuara me ngjyra, mbulohen prej dy ose tri kubesh, harqet e të cilave mbështeten mbi kolona cilindrike mermeri, të stolisura me kapitele dorike e bazamente. Ato japin idenë e arkitekturës bizantine. Nëse kubetë e mesit janë blu saks, anësoret janë të kuqe dhe anasjelltas, kurse tamburet janë ngjyrë kafe e çelët e me medaljone blu, duke dhënë idenë e qelqit të ngjyrosur, siç e shohim edhe sot në kishat bizantine të llojeve të ndryshme.

Kolonat e fasadave të këtyre kishave janë me ngjyra të ndryshme, të verdha e të kuqërremta, lilak të çelët e të gjelbër, të gjitha me linjëza të parregullta që japin idenë e damarëve të mermerit.

Çatitë e tyre stolisen edhe me degë hardhie, me gjethe të gjelbra, me lepuj e shpendë të ndryshëm mbi to, si thëllëza, papagaj, palloj, zogj që u ngjajnë gardalinave etj. Këta shpendë, të realizuar me finesë e art, i gjallërojnë e i zbukurojnë pikturat.

Katër faqe të kodikut, një në çdo ungjill, stolisen me motive lulesh të stilizuara prej linjash të kurbëta. Ato lëshojnë gjethe anash, të cilat përfshihen prej dy linjash horizontale si brez, që qëndrojnë në tri buzët e faqes së librit. Ky motiv njihet për origjinën e tij antike të vonë paleokristiane. Atë, për shembull, e gjejmë në Mauzoleumin e Kostandinit, në Romë (shek. IV), në Mauzoleumin te Galla Placidia, në Ravenë (i vitit 450), në Baptisterin Ortodoks në Ravenë (shek. V) e gjetkë.

Por ky dekor njihet si motiv i zakonshëm në vendin tonë ose, më mirë, në popullin tonë, sepse është përdorur vazhdimisht gjatë shekujve, jo vetëm në stolisjet e kodeve tona, por edhe në artet e aplikuara, në veshjet popullore të të gjitha krahinave, në punimet artistike të argjendarisë e gjetkë.

Duke vërejtur arkitekturën bizantine në miniaturën e këtij kodiku dekoret që nuk e kanë më atë finesë të kodikëve të shekujve X e XI, si edhe shkrimin e tij me gërma korsive të tipit të vjetër, por dhe duke bërë krahasimin e miniaturës së këtij kodiku me ato të kodikëve të tjerë të shek. XII, rezulton se Kodikut të 10-të të Vlorës duhet t'i atribuohet datimi, jo më herët se fundi i shek. XI dhe jo më vonë se fillimi i shek. XII.

Zhvlllimi në një nivel të lartë artistik i miniaturës së këtij kodiku në fillim të shek. XII, i cili mund të konsiderohet nga më të bukurit e kohës së vet, si dhe sintetizimi i asaj miniature, në atë kohë me shumë elemente të artit antik, ka një rëndësi të veçantë për historinë e artit tonë në atë etapë historike. Sidomos, po ta lidhim këtë me krijimtarinë artistike të gjinive të tjera të arteve figurative të shek. XII nga ky fakt mund të nxjerrim konkluzione dhe më të rëndësishme për historinë e artit tonë, në përgjithësi.

Vinjetat, realizuar prej skemash të gërshetuara e të mbushura me lule shumë të mëdha, të harmonizuara me simetri, dëshmojnë që kodiku nuk mund të jet më i hershëm se fundi i shek.XI ose, me siguri, i shek XII.

info@balkancultureheritage.com