Miniatura e kodikut të 35-të të Beratit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Miniatura e kodikut të 35-të të Beratit

Kodiku është katërungjijsh me 428 fletë pergameni, me tekst në një kolonë, me format 18,5 x 13 cm me 20-24 rreshta për faqe, grafia me shkronja të tipit të vonë, ngjyrë kafe, titujt kapitale ari, dhe me vitin e riprodhimit, 1312.

Në faqen verso të fletës, para asaj fillestare të çdo ungjilli, janë pikturuar në miniaturë figurat e ungjlllorëve përkatës, Mateu, Marku dhe Luka. Fleta me figurën e Gjonit është prerë e zhdukur. Përmbi titullin e fletës fillestare të çdo ungjilli, si zakonisht, kodiku stoliset dhe me nga një vinjetë me motive gjeometrike e lulore të stilizuar dhe në fletët e para, me kanone të pikturuara thjeshtë, me harqe të mbushura me motive gjeometrike dhe me zogj të stilizuar, të mbështetur mbi dy kolona prej shufrash të lidhura.

Portretet e figurave të këtij kodiku kanë pësuar mjaft dëme nga rënia e ngjyrave si peta, nga të cilat në gjendje të mirë ruhet kompozimi i ungjillor Mateut dhe ai i Markut.

Të trija figurat e ungjillorëve kompozohen gati në mënyrë të njëjtë, secila përfshirë brenda një kornize katërkëndëshe të kuqe, të përshkuar prej një linje të hollë blu. Ungjillorët janë dhënë secili ndenjur lirisht mbi frone, me sipërfaqe poligonale, pa mbështetëse, para një tryeze shkrimi dhe një pulti me fletë pergameni të shkruar mbi të. Nga pas ungjillorët paraqiten të shoqëruar me figurë engjëlli, i cili, me dorën e tij të zgjatur, prek pendën e ungjillorit. Ky kompozim interpreton frymëzimin e unigjillorëve nga "qielli".

Një paraqitje të tillë të ungjillorëve, me interpretimin e frymëzimit nga engjëlli, deri më sot nuk e kemi hasur në asnjë nga miniaturat e kodikëve tanë ose të huaj. Veçse, në një skenë të ungjillor Mateut në dyert e bukura (ikonë) të Vangjelistras së Beratit (punë e Onufrit të Elbasanit), një engjëll në pozicion duke zbritur nga qielli, i pëshpërit Mateut në vesh. Ky engjëll nuk përfaqëson një nga kafshët e vizionit të Danielit, sepse në skenën e pikturuar nga Onufri, përveç këtij engjëlli është edhe simboli i Danielit, si portret engjëlli poshtë pranë fronit të atij ungjillori.

Ndonëse e mbyllur brenda një kornize katërkëndëshe të ngushtë, pa ndonjë sfond arkitektonik, figurat e ungjillorëve të kodikut në fjalë paraqiten të kompozuar bukur, ndenjur në mënyrë të ekuilibruar mbi frone poligonale dhe në veprim rreth shkrimit të ungjillit. Përveç Markut, që është dhënë me kokë pak më të madhe në shpërpjestim me trupin, figurat e tjera kanë përpjesëtime të rregullta. Bukur paraqitet ndërhyrja e engjëllit me krahun e tij të zgjatur dhe me fletët ë ngritura përpjetë me shumë elegancë, të harkuara, e cila e pasuron kompozimin dhe i rrit vlerën artistike skenës.

Megjithëse linjat përkufizuese janë përdorur pak si të trasha e të errëta, jo me aq finesë, përdorimi i tyre, me lakime sipas formave të trupit dhe ngjyrat me penela të çelët në vendet e ndritura, u kanë dhënë figurave volum e plastikë. Prandaj, ndonëse pa ndonjë finesë të theksuar, figurat duken të arritura dhe të realizuara me art.

Në këto skena, ngjyrat blu, e gjelbër, e kuqe dhe vjollcë janë përdorur nga autori të ngrohta e me kontraste, nganjëherë edhe të ndezura, siç është e kuqja, por të kultivuara jo me mjeshtëri të hollë. Për karnacionin është përdorur okri, i kombinuar me të verdhë e kafe. Rrallë dhe lehtë përdoret e kuqja në mollëza e në buzë. Megjithë ngjyrat jo aq të kultivuara, mënyra e përdorimit të tyre ka bërë që figurat të evidencohen mjaft bukur si në detaje, dhe në tërësi. Ndriçimi i figurave është dhënë në mënyrë të barabartë.

Të thjeshta janë vinjetat e këtij kodiku në formë shiriti horizontal, me motive sinometrike e floreale të stilizuara, prej lule pesëpetalëshe të kuqe ose blu brenda rrathëve të vegjël ose prej një linje të valëzuar me nga një lule në çdo valë, njëra me motive prej zemrash e të gjitha të dhëna në sfond ari, që e ka humbur ndriçimin e parë.

Këto skena të ungjillorëve, duke qenë pikturuar në faqen verso të ungjillit dhe duke u lidhur në mënyrë organike me faqen rekto të fletës përkundrejt, që edhe ajo është e stolisur me vinjetën, me titullin e ungjillit prej shkronjash kapitale ari, me inlcialin e pikturuar, si edhe me tekstin fillestar të ungjillit, krijojnë vërtetë një asambël artistik në miniaturë.

Nga analiza e miniaturës së këtij kodiku rezulton se kjo miniaturë arrin njëfarë realizimi më artistik nga ajo e shek. XIII. Gjithsesi, kjo qëndron larg nga niveli i miniaturës së kodikëve tanë të shekujve të mëparshëm, X, XI e XII, sepse miniatura në to mungon trajtimi me shije të hollë e gracie të lartë artistike. Megjithatë kjo miniaturë ka vlerën e saj artistike për kohën e vet, sepse në të konstatojmë mjaft mbi gjendjen e artit të miniaturës në vendin tonë, në fillim të shek. XIV.

info@balkancultureheritage.com