Motivi dekorativ i kodikut të purpurt të Beratit (Beratinus 1)
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Motivi dekorativ i kodikut të purpurt të Beratit (Beratinus 1)

Kodiku i purpurtë i Beratit, që njihet në botën shkencore me emrin Codex purpureus Beratinus Ф, si një nga riprodhimet më të vjetra ndër kodikët paleokristianë, ka vlera të dorës së parë për të dhënat shkencore. Ai është botuar nga P. Batiffoli i transkriptuar e me komente të shumta shkencore.

Kodiku në fjalë është dëmtuar rëndë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke qenë i fshehur në mjedise të papërshtatshme në Berat, është restauruar, por paraqitet mjaft i dëmtuar.

Ky thesar dorëshkrimor i lashtësisë sonë, që te ne ka arritur vetëm me ungjillin e Mateut e të Markut, përbëhej prej 100 fletësh pergameni (të ngjyrosura në purpurë, në të kuqe të thellë, sot shumë e zbehtë), është shkruar me shkronja argjendi të tretur, përveç disa fjalëve me ar që gjenden në disa fletë. Shkronjat janë kapitale të tipit të përzier kuadrat (iniciale të mëdha). Shkrimi është i vazhdueshëm, pa ndarje midis fjalëve, me iniciale të mëdha, por jo të stolisura.

Formatimi i fletëve është 314 x 268 milimetra. Teksti është në dy kolona, me 17 rreshta për kolonë dhe me një motiv dekorativ të vetëm. Duke u mbështetur në analizën e shkronjave dhe në krahasim me tekste të tjera, që janë të pakta të këtij tipi paleokristian, Kodikun e purpurt të Beratit shkencëtarët ia kanë atribuar shek. VI.

Përveç shkrimit kaligrafik, që këtu paraqitet si art më vete, kodiku ruan një dekor me motive zemrash, që përbrenda kanë nga një lilak tripetalesh, interesant për vjetërsinë. Motivi përfshihet brenda dy linjash paralele të vendosura vertikalisht dhe që kthehen horizontalisht duke krijuar një kënddrejtë.

Ky motiv i thjeshtë, që simbolizon epiqendrën shpirtërore të njeriut, si më i vjetri në bibliografinë tonë më të lashtë, trashëgohet në kodikët tanë më të vonë, në mënyrë të njëjtë, si në Kodikun e 4-t të Beratit, 4, fl.116, dhe në Kodikun e 8-të të Beratit, fl.232, si edhe e stilizuar në dekoret e kodikëve të tjerë, si në Kodikun e 5-të të Vlorës, në Kodikun e 11-të Vlorës etj.

info@balkancultureheritage.com