Muret e qytetit dhe kështjella
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Muret e qytetit dhe kështjella

Zhvillimi historik i veprave mbrojtëse rreth Durrësit është përshkruar në mënyrë të shkurtër më sipër. Veprat, të rindërtuara nga osmanët pas vitit 1501, nuk janë ruajtur krejtësisht, por janë të njohura më tepër me anë të botimeve të vjetra dhe të detajuara.(16) Kohët e fundit kërkimi i Koço Zhekut vërtetoi vlefshmërinë e pikëpamjeve të mëparshme, përsa i përket origjinës së pjesës më të vjetër të mureve ekzistuese, të cilat janë, padyshim, punë e Perandorit Anastasius.

Nga qyteti i vjetër është ruajtur një hapësirë prej 500 metrash me katër kulla pesëkëndore. Kjo ka qenë argjinatura e fortesës osmane dhe shkonte nga hyija e portit drejt kodrës së vjetër Akropolis. Kështjella anzhuine e vitit 1280 u shkatërrua menjëherë pas vitit 1918, së bashku me muret osmane në pjesën lindore. Pjesa më e madhe e atij muri u shkatërrua gjatë tërmetit të vitit 1928 bashkë me portën kryesore. Ajo çfarë është ruajtur nga muri osman është një hapësirë prej 80 metrash, duke zbritur nga kështjella në drejtim të lindjes. Pjesët më të mira të veprave osmane që janë ruajtur është fortesa rrethore në skajin jugor të murit anastasian. Kjo rondelë është projektuar për të mbrojtur hyrjen e portit dhe ka qenë e armatosur me një sërë armësh në të dyja katet.

Rondela është një vepër tipike e arkitekturës ushtarake osmane të shekullit të XVI dhe duhet renditur së bashku me shembujt e tjerë të veprave të këtij lloji: me Koronin në Peloponez, me kështjellën e Moreas afer Patrës dhe Sulltan Kalenë e Kilid ul-Bahrin për mbrojtjen e hyrjes në Dardanele. Rondelat e kështjellës së Moresë janë të së njëjtës kohë me atë të Durrësit, në vitet 1499-1500, ndërkohë që të tjerat i kanë fillesat në kohën e Sulejmanit.

Fortifikimi në Durrrës është 14 metra në diametër dhe ka një hapësirë të brendshme prej 6 metrash. Trashësia e mureve është 4 metra. Dhoma e brendshme, një strehim për shumë armë, është e mbuluar nga një kube e ndërtuar me tulla. Ajo është e ulët, e fortë dhe është në gjendje t’i rezistojë zjarrit të anijeve armike. Në të kapesë frëngjij, të cilët mbulojnë një kënd prej 260 gradësh, përfshirë këtu edhe dy pjesë muresh dhe hygen e portit. Në atë pjesë të fortesës që nuk i përket frontit kryesor të hiftimit, ndodhet një korridor i ngushtë me shkallë, që të çon në pjesën e sipërme (platformë). Në këtë platformë ndodhen gjithashtu disa frëngjij. Rondela është e gjerë në tre metrat e para mbi nivelin e tokës. Pjesa e poshtme pjerrësohet nga brenda, duke formuar një lloj brinje (pjerrësie). Një komizë me një profil të trashë rruaze ndan pjesën e poshtme të fortifikimit nga dhoma e brendshme. Poshtë platformës së sipërme të armëve ndodhet një komizë e të njëjtit lloj.

Rondela është një ndërtim solid. Brinja e pjerrët është bërë nga blloqe shumë të mëdha të një guri gëlqeror me ngjyrë gri e të bardhë, kurse pjesa e sipërme e saj nga copa të vogla të të njëjtit gur, por të vëna në një mënyrë më pak të rregullt. Kjo fortesë ka qenë për një kohë të gjatë në një gjendje të keqe shkatërrimi, por u restauma me kujdes në vitet 1960. Për fat të keq, restauruesit nuk e dinin formën e frëngjijve osmanë të fillim-shekullit XVI, kështu që e rindërtuan pjesën e sipërme në një mënyrë hipotetike, duke ia pëmgjarë mureve mbrojtës të periudhës përpara shpikjes së top rrethimit. Gjatë të njëjtit restaurim, forma e frëngjijve në dhomën e brendshme u ndryshua. Në fillim, frëngjijtë kishin harqe të ulëta me majë të modelit të veçantë osman. Situata përpara restaurimit mund të shihet në disa fotografi të vjetra. Sot, rondela e Durrësit është e rrethuar nga një park i vogël, i cili ndan muret historike nga zona e portit.

Duke e krahasuar me fortifikimet e tjera të të njëjtit lloj, të përmendura më sipër, mund të nxjerrim përfundimin se rondela e Durrësit i përket grupit të mesëm. Shumica e rondelave të kështjellës së Moresë janë më të vogla, ndërkohë që ajo e Kilid ul- Bahrit është më e madhe (me një diametër prej 22m, 9m brenda dhe me muret me një trashësi prej 6.5 m. Përsa i përket formës së përgjithshme dhe ndërtimit, fortifikimi i Durrësit është shumë i ngjashëm ine atë të Kilid ul- Bahrit, por ky i fundit i përket një kohe më të vonë.

Rondela e Durrësit përfaqëson një fazë të rëndësishme në zhvillimin e arkitekturës ushtarake osmane. E krahasuar me fortifikimet e të njëjtit lloj, të ndërtuara vetëm 10 vjet më herët në Serbi (Smederevo dhe Golubak), ajo paraqet një progres të dallueshëm. Gjithashtu, ky fortifikim tregon shumë qartë se arkitektura ushtarake osmane e shekullit XVI nuk mbetej mbrapa zhvillimeve më të fundit në Europën Perëndimore dhe shërben si një dëshmi e re për këtë përfundim.

Në lidhje me kohën së cilës i përket fortifikimi nuk ka dyshime. Periudha e vetme kur osmanët shfaqën një interes të madh për kalanë e Durrësit ka qenë menjëherë pas pushtimit të vitit 1501. Von Sufflay thotë se turqit ngritën një fortesë për topat në bregdet. Krahasimi ynë stilistik të çon, padyshim, tek fortifikimi osman, në dekadën e parë të shekullit XVI. Pamja aktuale e ndryshuar e fortifikimit nuk duhet të na çorientojë, pasi ka të dhëna të mjaftuëshme për formën origjinale dhe qëllimin e ndërtimit të tij.

Kështjella mesjetare në kodrën e Akropolit nuk është aq interesante për studimin tonë sesa ajo që sapo trajtuam. Kjo kështjellë, me një lartësi prej 59m mbi nivelin e detit, mbi një kodër që ka pamje nga qyteti, zë një vend prej 50-70m2. Kështjella ka pesë kulla të formave të ndryshme, nga një në secilën qoshe dhe nga një tjetër në mesin e murit të dyfishtë me pamje nga qyteti. Kullës që ndodhet në perëndim i është dhënë forma e një fortese, që me sa duket i përket një restaurimi të vonë.

Meqë kjo pjesë e kështjellës është katandisur keq, duke mbetur vetëm themelet e gjysëm-djegura të vitit 1967, preferoj të mos jap formulime të përcaktuara. Kulla tjetër në drejtim të kundërt me akrepat e orës, është ajo në qoshen jugore. Kjo kullë është e ruajtur gati në lartësinë e saj origjinale. Ajo është rrethore dhe më e vogël. Muri që e ndan kështjellën nga qyteti thuajse nuk ekzistonte në vitin 1967 (mund të shiheshin vetëm themelet). Pjesa tjetër është ajo me pamje nga qyteti modem në verilindje. Kjo pjesë ka tri kulla, një gjashtëkëndore në jug, një kullë katrore në mes dhe një tjetër tetëkëndore në veri. Të gjitha kullat dhe pjesët e ruajtura të mureve janë të ndërtuara nga blloqe të vogla, të prera mirë, prej guri gëlqeror me ngjyrë gri. Tri kullat me pamje nga qyteti dhe muret mes tyre janë restauruar ose janë rindërtuar plotësisht në dhjetë vitet e fundit.

Ky restaurim na pengoi të bënim një ekzaminim dhe një krahasim të plotë me fortifikimet e tjera. E dimë se kështjella veneciane ishte në kushte shumë të këqija përpara pushtimit osman; prandaj është logjike t’ia atribuojmë këtë kështjellë osmanëve pas vitit 1501, por për ta provuar këtë gjë, nuk dallojmë ndonjë tipar të veçantë stilistik. Kulla e vogël e qoshes jugore mund të datojë në kohën veneciane, por pjesët e mbetura, tashmë shumica të rindërtuara, i përkasin padyshim një fortifikimi osman, që ka shumë mundësi të jetë ndërtuar mbi themelet e vjetra veneciane.

Kërkimet më të hershme historike u kanë dhënë mundësi atyre personave që u morën me muret e Durrësit, për t’i gjetur fillesat e tij në veprimtaritë ndërtuese osmane. Një burim i shfrytëzuar prej tyre dhe që është plotësisht i pavarur nga veprat perëndimore është Evlia Çelebiu, i cili, çuditërisht, na tregon thuajse ekzaktësisht të njëjtën histori. Sipas tij, Durrësi më parë ka qenë një kështjellë drejtkëndore me një perimetër prej rreth 5000 hapash, që korrespondojnë me madhësinë (4 km në gjatësi) e qytetit anastazian. Me kalimin e kohës, kjo kështjellë u shkatërrua. Në kohën e sundimit të Bajazidit II një qoshe e kësaj kështjelle të vjetër u nda dhe u kthye në një kështjellë drejtkëndore me dy hyrje (porta). Fortifikimet në kështjellën e Durrësit konfirmohen më tepër nga një dokument osman i ruajtur në Librarinë Bashkiake të Stambollit, i cili e rendit atë ndër ndërtimet e bëra gjatë kohës së sundimit të Sulltan Bajazidit II.^Durrësi përmendet ndër ndërtimet e restauruara gjatë kohës së këtij sulltani, së bashku me Navpaktos-Lepanto, e pushtuar gjatë luftës 1499-1503. Më tej, Evlia Çelepiu thotë se kështjella e re e Bajazidit II ka qenë me një sipërfaqe prej 800 hapash; një gjë e tillë nuk është e vërtetë, por mund të shpjegohet lehtësisht nëse e marrim këtë hapësirë për gjatësinë e ndërtimit të ri. Në këtë mënyrë, ajo del shumë e saktë si sipërfaqe.

Ekziston një konspekt tjetër i një gjeografi osman, Haxhi Kallfa, i cili ka shkruar në gjysmën e parë të shekullit XVII se kështjella e Durrësit ka qenë një vendbanim shumë i fortë, i ndërtuar nga “ndërtuesi i Serajit në Stamboll”. Ky pasazh nuk është i qartë, por i përket një sulltani osman, edhe pse nuk e dimë se cilit.

Si përfundim, duhet thënë se pjesa ekzistuese e fortifikimit rreth Durrësit të vjetër i ka fillesat në dy periudha të mëdha, atë të Anastasiusit rreth vitit 400 A.D dhe Bajazidit II, midis viteve 1501 dhe 1512. Të gjitha mbetjet e tjera të' fortifikimeve në periudhat midis këtyre viteve janë zhdukur, shumica gjatë tërmetit të vitit 1928.

info@balkancultureheritage.com