Në anijen "Danubio"
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Në anijen "Danubio"

~Marcin Czerminski

Mbasi u dha tri herë sirena nga tubi i madh metalik, anija jonë “Danubio” lëvizi ngadalë nga porti i i Triestes. Me këtë rast pushuan thirrjet dhe komandat drejtuar posaçërisht marinarëve, të cilat ishin të kuptueshme vetëm prej tyre në zhargonin që përdoret në anijet. Të gjithë ata që deri tani ishin strehuar në kabina dolën në kuvertën e anijes, për të mos humbur asnjë çast pamjet magjepëse të këtij porti të mrekullueshëm të bregdetit të Istrias. Nga ana tjetër, të shihnin dhe parajsën e tokës, Miramaren, që sot të lë përshtypjen sikur prej saj janë dëbuar Adami me Evën. Tashmë ajo ka mbetur një vend i boshatisur, ndonëse nuk e ka humbur bukurinë e saj. Nuk është mëkat që Adamin e dëbuan nga Miramare, por mëkat është krimi i Kaimit. Pa dashur m’u kujtuan ngjarjet e perandorit fatkeq, Maksimilianit, dhe ndoshta fatkeqes më të madhe se ai, bashkëshortes së tij, Klotildës.

I thelluar në mendime, hodha sytë në panoramën e bregdetit të bukur që shtrihet rrëzë kodrave shkëmbore, pranë bardhësisë së fshatrave dhe qytezave që gëlojnë nga varkat ë peshkatarëve, duke parë pulëbardhat që na shoqëronin pandërprerë, duke përplasur krahët e bardhë në valët e detit. Në sipërfaqen e tij duken peshqit që kërcejnë sikur duan të na gëzojnë nën pamjet e rrezeve të diellit.

Ndërkohë më afrohet kapiteni i anijes dhe, mbas përshëndetjeve të rastit, më pyeti:

Për ku po shkoni, zotëri i nderuar?

Tani për tani në Zarë. — iu përgjigja.

Më vonë ndoshta për në Raguzë?

Ka të ngjarë që të shkoj dhe atje.

Ky është një udhëtim i bukur dhe besoj se ky është udhëtimi i parë për ju?

Ashtu është - Për herë të parë po vizitoj anët tuaja dhe me kënaqësi do të dëshiroja të shihja me sytë e mi atë që deri tani e kam mësuar nga librat.

Të jesh i bindur se atdheu ynë ndryshe duket kur e sheh me sy, nga ajo që lexohet në librat e shkruar. Disa e njohin Dalmacinë vetëm nga bregdeti dhe nuk e kanë idenë se çfarë ndodh në brendësi të vendit. Ka të tjerë që përqasjen që kanë ndaj sllavëve e shohin me syze të errëta. Prandaj ka shumë shkrime që nuk duhen besuar. Kështu që ju po bëni mirë që po i shihni ngjarjet në vend për t’u bindur.

Çfarë elementësh dominojnë në Dalmaci, sllave apo italiane? - e pyeta dalmatin që më ndodhej pranë.

Çfarë elementësh?! Mos vallë në Dalmaci mund të kërkosh tjetër përveç sllavëve? Sepse këtu italianët janë me pakicë, ndoshta disa mijëra, të cilët duan të drejtojnë dhe të italianizojnë vendin.  Nuk i duam këta pushtues dhe vënien nën thundër prej tyre të popullit sllav. Boll ka patur këtu pushtues. Malet dalmate nga ana e Adriatikut ishin plot me pyje dhe të tillë janë ata nga ana e Dinarikëve dhe nga ana e Bosnjës, ndërsa tani ata janë të zhveshur pothuajse plotësisht. Kështu, për shkak të mungesës së pyjeve dhe si rrjedhojë e reshjeve të shiut ndodh dhe erozioni, për pasojë varfërimi i tokës. Të gjitha pemët tona kanë shkuar për ndërtimin e flotës së mrekullueshme të Republikës së Venedikut, ku ajo zotëron botën. Ajo u pasurua në kurrizin tonë, vendosi këtu kolonët, qeveritarët e saj, ndërkohë që nuk përkujdesej për sllavët. Gjithashtu, këtu flitej italisht, madje deri vonë. Fëmijët tanë nuk dinin të faleshin në gjuhën amë, ndonëse “Serenisima" tashmë kishte rënë. Kështu që, njëherë duhej të merrte fund zotërimi italian. Në sajë të Zotit kështu ndodhi, megjithëse ne serbët duhet të bëjmë shumë luftëra që të mund të fitojmë atë që na takon.

Shprehja “ne serbët” më tingëlloi në mënyrë të çuditshme në veshët e mi, sepse nuk e kuptova se ç’duan serbët këtu -ë Dalmaci! Prandaj i çuditur e pyeta atë:

Mos vallë jeni serb ju, zoti kapiten?

Sigurisht që jam serb, megjithëse nuk jam i lindur në Serbi, por në Dalmaci.

Përgjigjja e mësipërme për mua ishte akoma më enigmatik?; prandaj doja ta pyesja më tej, por sirena e anijes që njoftonte se po i afrohemi portit të Rovignos (Rovinj), thirri kapitenin për të qenë në krye të detyrës.

Një i ri me fytyrë inteligjente që po dëgjonte bisedën tonë, ndonëse nuk merrte pjesë në të, po më shikonte për një kohë të gjatë, sikur donte të mësonte se kush isha unë. Meqenëse në anije mund të vendosen kontakte më lehtë se në raste të tjera, me t’u larguar kapiteni i anijes, ai m’u afrua dhe m’u paraqit si akademiku D. Ai sapo kishte përfunduar studimet në Vjenë dhe tani po kthehej në qytetin e lindjes, në Shebenik. Mbas shkëmbimit të disa fjalëve të mençura, e pyeta:

Më thuaj, zotëri, se çfarë bëjnë serbët këtu në Dalmaci? Kapiteni e quan veten serb austriak, ndërkohë këtu dëgjova se mbizotëron elementi italian, ndërsa disa të tjerë thonë elementi serbo-kroat. Pra, kush banon konkretisht në Dalmaci?

Pikërisht, kjo është fatkeqësia, sepse tek ne nuk ka unitet për sa i përket problemeve të kombësisë. Përkundrazi, si të thuash, këtu çdo njeri në kokën e vet ka planet e tij politike. Ndër forcat e ndryshme, më të rëndësishme janë ato që shprehen për autonominë, pra kroatët dhe serbët, ndërsa jashtë forcave politike janë të ashtuquajturit “sllavë”. Forcat autonomiste janë për autonominë e Dalmacisë dhe janë të kënaqura që Dalmacia nuk është e bashkuar me Kroacinë dhe Slloveninë.

Për të formuar Trojedna Kraljevina (Mbretërinë e tre shteteve), ata përpiqen që në Dalmaci të ruajnë gjuhën dhe civilizimin italian, por për sa i përket mënyrës së realizimit të kësaj, të gjithë nuk janë dakord njëlloj. Pakica dëshiron që të ruhet plotësisht gjuha italiane dhe që Dalmacia të jetë pjesë përbërëse e shtetit italian, ndërsa shumica e kësaj force, Dalmacinë, e konsiderojnë si sllave, por duke rj \kur në disa pjesë civilizimin latin. Ata nxjerrin një organ që quhet 'Dalmata ”.

Kroatët, që janë forca më e fuqishme në të gjithë vendin, duan tek banorët ndjenjën e kombësisë sllave. Ndoshta në disa it .. përdorin edhe metoda radikale, por disa janë të mendimit se ndiyshe nuk mund të zhduken të këqijat. Aktualisht, kjo forcë kontrollon situatën politike në Dalmaci dhe pothuajse të gjithë deputetët e Këshillit të Shtetit janë nga radhët e saj. Disa fanatikë të kësaj force, të pakënaqur nga rezultatet e arritura, dëshirojnë që gjuhën italiane ta zhdukin nga ky vend. Por, për sa i përket kësaj çështjeje, shumica e kësaj force është e moderuar dhe ëndërron për bashkimin e Kroacisë dhe Sllovenisë me Dalmacinë nën një shtet, Trojedna Kraljevina. Nëpërmjet kësaj, ata shohin krijimin e kushteve për begatinë e njerëzve sllavo-jugorë jo vetëm për sa i përket anës politike, por edhe asaj ekonomike.

Forca më e re, që më parë quhej “Partia Popullore”, përbëhet nga kroatët, ndërsa sot bëjnë pjesë edhe serbët. Ëndrrat e tyre rrahin larg. Duke u udhëhequr nga parimi se gjuha e përdorur në Dalmaci, me disa ndryshime, është pak a shumë e njëjtë si në Kroaci, Slloveni, Bosnjë dhe Hercegovinë, në Bullgari, Serbi dhe Malin e Zi, ata do të dëshironin bashkimin e të gjithë këtyre popujve në një shtet të sllavëve të jugut. Ndërkohë që partitë e kroatëve janë katolike, serbët janë krejtësisht ortodoksë. Ndryshimi i besimit në të dy vendet mund të çojë në një luftë fetare me një dëm të madh për gjithë vendin. Përveç këtyre forcave që përmendëm më lart, ka edhe shumë shtresa popullore dalmate, të cilat, duke mos bërë pjesë në asnjë krah politik partiak, quhen sllave dhe në të vërtetë përdorin sllavishten, si gjuhën kroate, ashtu dhe atë serbe.

  • Nëse më lejoni t’u pyes, zotëri, në cilën forcë politike bëni pjesë?
  • Sigurisht që në atë kroate.
  • Por, përse studioni në Universitetin e Vjenës dhe ; p.sh., në atë të Zagrebit, zotëri?
  • Sepse neve, në rast se duam të zëmë ndonjë post zyrtar, nuk na lejohet të studiojmë në Zagreb, meqenëse studime bëhen në gjuhën amtare. Pikërisht këtu qëndron e keqja jonë. Dhe pak më parë, në shkollë ishim të detyruar të mësonim në gjuhën italiane, kur në fakt në shtëpi flitej kroatisht, ndërsa në univeisitet detyroheshim të shkonim në Grac ose në Vjenë dhe të mësonim në gjuhën gjermane. Pra, jemi të detyruar të mësojmë në tri gjuhë, gjë që nuk i shërben shkencës.
  • Megjithatë, për sa i përket kësaj, gjenerata e re do të jetë më e lumtur, sepse gjuhën e leksioneve në gjimnaze tashmë e keni në gjuhën amtare.
  • Fatkeqësisht, në gjimnazin e Zarës ende është gjuha italiane dhe, me të vërtetë, nuk e di pse nuk futin atje gjuhën kroate. Dëshira jonë e vazhdueshme është që në të gjitha shkollat të mësohet në gjuhën kroate. Kështu duhet të jetë edhe në universitet, në qeveri dhe në administratën shtetërore. Jam i interesuar të di pse ju polakët dalloni nga të tjerët, ndërkohë që ne pëmdiqemi në çdo hap!

Për këto pakënaqësi të këtij atdhetari kroat, iu përgjigja:

  • Ndoshta është vështirë që, për një popullsi gjysmëmilionëshe dalmate, të krijohet një universitet i veçantë.
  • Prandaj edhe ne kërkojmë të bashkohemi me Kroacinë dhe Slloveninë, sepse jemi një popull që duan të na ndajnë artificialisht me kufij provincialë. Vetëm atëherë ne do të kishim nevojë për Universitetin e Zagrebit.

Këtë bisedë, që gjithnjë e më tepër po bëhej më e nxehtë, e ndërpreu sirena e vaporit. Zbritëm pikërisht në portin e famshëm “Pola”. Na bapet një pamje e bukur, veçse këtu pak me panoramë ushtarake. Përreth ka fortesa ushtarake të ndërtuara në shkëmbinj dhe të fshatra në tokë. Duken vetëm grykat e topave të drejtuara nga, cilat nuk japin mundësinë të mësojmë se çfarë fshihet aije. 'Një arsenal i mrekullueshëm i ndaluar për t’u parë përbëhet nga një numër anijesh pancemë të llojeve të ndryshme, ku hyrja për tek ato është e vështirë. Karshi detit ndodhet një shesh ndërtimi me një barakë të madhe të boshatisur, e vendosur mbi pilota. Aty po zhvilloheshin  të mëdha të marinës luftarake. “Danubio”

Pas pak një zile na dha sinjalin se dreka ishte gati dhe një shërbyes na jftoi për t’u ulur në tryezë.

Eshtë një traditë e anijes që vendin e parë e zë kapiteni i saj. Ai më ftoi mua që të ulem në krah të tij. Karshi u ul një mesoburrë serioz që imponohej me pamjen e tij. Përballë tij u ul një djalë 10-vjeçar. Ai ishte djali i një kroati, një tregtari të pasur triestin. Nga biseda u binda se atë po e çonin në Kostandinopojë, në konviktin e Etërve të Urdhërit tonë.

  • Do të dëshiroja t’i jepja djalit bukën e gojës, por pa njohjen e gjuhëve të huaja e kisha të vështirë në profesionin tim. Është e nevojshme që ai të mësojë edhe turqishten, arabishten, greqishten dhe të zotërojë mirë e lirshëm gjuhën frënge, - i tha i ati.
  • A mos vallë do ishte më mirë që të mësonte gjuhë të tjera evropiane? — e pyeta.
  • Ai di nga këto. Kështu flet mirë gjermanisht, italisht, anglisht dhe rusisht.

Disa persona të popullsive të ndryshme që po dëgjonin bisedën tonë, morën në pyetje djaloshin dhe secili e pyeste në gjuhën e vet. Ai u përgjigjej me modesti në gjuhën që ishte pyetur, vetëm se, në çdo rast, shihte nga i ati për të mësuar nga fytyra e tij nëse ai e lejonte të bisedonte me persona që nuk i njihte. Poligloti i vogël u imponua nga pyetjet e të gjithëve, duke u kthyer përgjigje me gjuhët që njihte dhe u bë hero i çastit.

Në anije nuk u mërzita aspak, sepse pamjet ishin të mrekullueshme dhe të panjohura për mua, ndërsa bisedat më interesonin për të mësuar për gjendjen aktuale në Dalmaci. Ndërkohë ndjeva një gëzim të çuditshëm kur zbrita nga anija dhe u ndodha në tokën mëmë. Me këtë rast ndjeva se fundi msterioz i detit nuk ndodhej nën këmbët e mia. Për disa çaste Udha nëpër rrugicat e Polit, që të kujtojnë plotësisht qytezat e italisë Veriore. Pashë një kishëz të vogël, por sirena e pamëshirshme e “Danubio”- s u shpëmda në atmosferë dhe thërriste për t’u kthyer në anije. Ndërkohë, dëshira ime ishte që pas kësaj të mbërrija në Zarë dhe rrugë tjetër nuk kishte, veçse të shkoja me kuaj ose me anije. Më dukej sikur kryeqyteti i Dalmacisë ishte i shkëputur nga bota e civilizuar, përderisa atje mund të shkohej në mënyrë patriarkale. Disa thonë se hekurudha nuk është ndërtuar aty për arsyen e thjeshtë që të mos ketë konkurrencë me anijen e vogël që lundron pandërprerë nëpër Adriatik. Pronarët e saj tashmë kanë falimentuar për shkak të futjes në linjë të dy shoqërive të mëdha të flotës me anije avullore,-Llojd dhe asaj hungarezo-kroate. Të tjerët thonë me urrejtje se qeveria austriake qëllimisht nuk lejon lidhjen me hekurudhë të Zarës me Kroacinë për të penguar gjallërimin e marrëdhënieve të banorëve të të dyja provincave.

Çfarëdolloj arsyeje që mund të jetë, në fund të fundit, nëse do të shkosh në Dalmaci, duhet t’i hipësh anijes edhe në rastet kur kërcënohesh nga çdolloj rreziku ose e keqe që vjen nga lundrimi në det. Është fat nëse Adriatiku, që shkëlqen nga rrezet e diellit dhe ku lundron anija, të jetë i qetë, si një pasqyrë mbi të cilën reflektohet i gjithë qielli blu. Por, kur retë e dendura grumbullohen mbi të dhe kur furlani i tmerrshëm zhurmon nga verilindja, atëherë deti duket sa i rrezikshëm është ai! Në këtë gjendje e gjithë flota •.fshihet nëpër porte, të gjitha anijet hedhin spirancat e tyre në det dhe lidhen me litarë me bregun. Asnjë nuk guxon të lundrojë në atë që fsheh shkëmbinj të shumtë në gjiret e tij, majat e të cilëve duken në sipërfaqen e tij. Nëpër rrugët e Triestes kam parë kolona prej guri, të ngjashme me ato që rrethojnë kishën e Shën Marianit në Krakov. Tek to lidhen litarë të fuqishëm që formojnë parmakët për të siguruar kalimtarët që të mbahen tek to për të mos rënë si shigjetë kur egërsohet furlani.

Për fat nuk pati furlan, por vetëm një erë e lehtë u ndje nga ana e veriut. Marinarët hapën velat për të kursyer fuqinë e avullit dhe “Danubio” lundroi shpejt më tej, në drejtim të jugut. Papritur era u bë më e fortë, deti filloi të egërsohet tmerrësisht, por në të vërtetë nuk u rrezikuam. Meqenëse po i afroheshim njërit prej vargmaleve më të rrezikshëm, u dha komanda e anijes për të mbledhur shpejt e shpejt velat e saj. Ky vargmal detar që quhet “Quamero”, edhe në një qiell shumë të pastër, gjithnjë është i rrezikshëm, për shkak të dy rrymave që përplasen me njëra-tjetrën ndërmjet Istrës dhe ishullit Cherso. “Danubio” filloi të vallëzojë në valët e detit. Marinarët dhe pothuajse të gjithë pasagjerët u zhdukën nga kuverta e anijes dhe u fshehën në kabinat e tyre, duke shprehur kështu dobësinë e natyrës njerëzore ndaj rreziqeve të detit.

Si është e kaluara e këtij vendi, kryeqytetin e të cilit ta shohim së shpejti?

Ngjarjet e Dalmacisë paraqesin një nga faqet më interesante të historisë së saj. Sa popuj kanë kaluar këtu që kanë formuar kolonitë e tyre dhe përsëri janë përzënë nga popuj të tjerë që kanë dashur të zotërojnë këtë rrip toke të vogël kaq tërheqës, për shkak të shtrirjes së tij gjeografike.

Prej monumenteve që kanë mbetur deri më sot, mësojmë se, në kohët prehistorike, me legjenda dhe episode të shumtë, ajo më interesantia dhe më e pasura ka qenë epoka greko-ilirike që ka zgjatur deri në shekullin e parë para Krishtit. Pas kësaj ka qenë ajo Romake, që fillon që nga shekulli i parë para Krishtit dhe vazhdon deri në rënien e Perandorisë Romake në vitin 476 pas Krishtit. Më pas kemi epokën sllavo-bizantine, që zgjati pak a shumë deri në vitin 1103. Pas tyre, nga viti 1103 e deri në vitin 1420, atë e zotëruan hungarezët. Më vonë, nga viti 1420 deri në vitin 1797, e zotëruan austriakët; nga viti 1797 deri në vitin 1814, francezët dhe austriakët dhe, që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, Dalmacia bën pjesë në përbërjen e shteteve të monarkisë Austriake.

Në epokën e parë greko-ilirike, në Dalmacinë e sotme kalojnë popuj të ndryshëm, si: vendovët, kamovët, gepidët, liburnët, pellazgët etj. Ishujt dhe pothuajse i gjithë bregdeti ka qenë i banuar nga grekët dhe, aty - këtu, edhe nga fenikasit.

Banorët autoktonë të jugut të Dalmacisë së sotme, që nga Sardona e deri në Kotorr, kanë bërë luftëra të vazhdueshme me koloinistët grekë. Karakterin e tyre më të ashpër ata e kanë patur giatë sundirnit të mbretit Agron dhe gruas së tij, Teuta (vitet 240  para Krishtit). Gjatë këtyre luftrave, kolonët grekë iu drejtuan për ndihmë Romës dhe banorët e këtij qyteti, që nga kjo kohë, kanë hedhur sytë me kujdes ndaj Dalmacisë.

Rreth vitit 221, Gadishulli i Istrias u bë provincë e Romës, ndërsa ilirët, që ishin fqinjë me të, ruajtën ende pavarësinë e tyre. Pas pak, flota romake u futi tmerrin gjithë banorëve të këtij bregdeti dhe, rreth vitit 180, u bë bashkimi i njëmbëdhjetë qyteteve dalmate për t’u mbrojtur nga armiku.

Fatkeqësisht, në vitin 159, romakët pushtojnë dhe shkatërrojnë qytetin Delmin, kryeqytetin e Dalmacisë. Selinë e qeverisë së tyre, fituesit e ndosën në Salonë, por, duke qenë të rrethuar, ishin të detyruar të mbronin fitoren e arritur.

Në vitin 59 para Krishtit, Jul Cezari u emërua nënkonsull i Ilirisë. Provinca e re Romake u nda në pjesën veriore, në pjesën qendrore dhe në pjesën jugore të Iliricum-it. Pjesa veriore u quajt Dalmatia interna, ose Iliris barbara në dallim nga Dalmacia që shtrihej buzë bregdetit dhe që quhej Dalmatia maritima.

Mbas bashkimit të gjithë Ilirisë me Perandorinë Romake, Oktavian Augusti e bëri Dalmacinë provincë senatore, d.m.th. e përjashtuar për të patur njësi ushtarake. Por shpejt shpërthyen pakënaqësitë e popullsisë vendase që e detyruan perandorin të dërgonte në vend jo vetëm një nënkonsull ushtarak, por edhe legatin që banonte në Salonë. Në vitin e dhjetë të shekullit I pas Krishtit, Dalmacia si edhe shtete të tjerë në kufi me të, si: Pannonia, Daka dhe Recia u kolonizuan nga romakët, ndërsa në Dalmaci zotëronte rendi i plotë, paqja dhe qetësia.

Kur Shën Titusi, si edhe shumë të tjerë, ka të ngjarë edhe Shën Pjetri, konfirmuan Krishtin në këtë vend, pati shumë përkrahës. Madje, në shekujt e parë të krishtërimit, Peshkopi i Salonisë zuri një post të rëndësishëm në historinë e kishës.

Gjatë kohës së perandorit Dioklecian, shumë pjesëtarë të familjes së tij pranuan “besimin fetar të ri”, ndërsa kushërin i tij, Kajusi, zuri postin në kryeqytetin e Shën Pjetrit. Nga Dalmacia dalin gjithashtu disa pushtetarë romakë, si: Klaudiusi. Vlark Aureliusi, Probusi dhe, së fundi, djali i famshëm i Diokles. i cili e poshtëroi zotërimin e tij nga shumë pikëpamje, veçant për shkak të përndjekjeve ndaj të krishterëve. Së fundi, ai dorë nga posti i perandorit dhe u fsheh në pallatin e tij madhëshi afër Salonisë, në Spalaton e sotëm.

Gjatë shtegtimit të popujve, historia e Dalmacisë, që në atë kohë ishte e lidhur ngushtë me historinë e Romës, filloi të ndahej e të marrë karakteristika të reja. Ultërsirat Danubiane bëhen fushëbeteja të dyndjeve të fiseve të ndryshme barbare. Shpejt Dalmacinë e sulmojnë gotët, të cilët shkatërrojnë Epidarin (Raguza e sotme ose Dubrovniku), pastaj erdhën hunët, shkatërrimtarët e Triestes, dhe së fundi herulët, që rrethuan Salonën rreth vitit 380 pas Krishtit.

Perandori Teodosiusi u përpoq të ngrejë Dalmacinë nga rënia që kishte pësuar. Ai themeloi disa peshkopata dhe ngriti një tempull të mrekullueshëm në Parenzo. Pas pak kohe, Dalmacinë e sulmuan avarët, nën udhëheqjen e Bojanit të tmerrshëm. Vrasjet dhe shkatërrimet e transformuan këtë vend në mbeturina hiri dhe në varrezë. Atëherë, perandori i Lindjes, Herakliu (610-641), thërriti për ndihmë në brigjet e shkretuara të Savës dhe Adriatikut serbët dhe popujt e tjerë sllavë nga veriu i Lindjes dhe konkretisht kroatët. Deri në shekullin VIII, këta zhvilluan luftime të përgjakshme me avarët, të cilët, mbasi u mundën përfundimisht nga Karli i Madh në vitin 795, filluan gradualisht të zhduken nga Dalmacia, ndërsa vendin e tyre e zunë sllavët.

E gjithë kjo epokë, nga rënia e shtetit romak e deri në pushtimin e sllavëve të ardhur nga rrëza e Karpateve dhe nga Lindja, deri tani është e errët në historinë e këtij vendi dhe pret studime të gjera historike. Një gjë është e sigurt se, pas pushtimit të kroatëve, Dalmacia gjithnjë e më tepër bëhej e pavarur nga pjesa lindore e Perandorisë Romake dhe merr një karakter të pastër sllav. Nga ana tjetër, kroatët vendosin lidhje shumë të gjalla me Perëndimin dhe gjatë gjithë kohës i njohin njëfarë pushteti Karlit të Madh. Në vitin 799, zhupani i Madh, Zvonimiri, u shpall pushtetari i Kroacisë nga vullneti i Zotit. Që nga kjo kohë dhe deri në vitin 1102, Kroacia ka patur 18 princa dhe mbretërit e saj.

Ndërkohë, venedikasit, që prej kohësh përpiqeshin të zotëronin bregdetin dalmat, morën nën përkujdesjen e tyre qytetet bregdetare të rrezikuara nga Republika e vogël e Neretvës dhe që nga kjo kohë dozha i Venedikut përvetësoi titullin e princit dalmat. Kjo i dha shkas shpërthimit të luftës së dytë midis kroatëve dhe venedikasve, të cilën e përfundoi mbreti kroat Pjetër Kreshimiri.

Gjatë qeverisjes së shkurtër të Sllavishës (1074-1075), pasardhësi i tij Dimitër Zvonimiri, në emër të Papa Gregorit VII, urdhëroi të hakmerrej ndaj mbretit në bazilikën e Shën Pjetrit të Splitit. Ai iu betua Atit të Shenjtë për besnikëri dhe bindje dhe njëkohësisht i premtoi një haraç prej 100 dukatesh.

Zotërimi i mbretit Tomisllav është një nga periudhat më të bukura të historisë së Kroacisë dhe Dalmacisë. Deri tani ai është ruajtur në kujtesën e popullit dhe në këngët e adhuruesve të tij për mbretërimin me mirësi dhe drejtësi. Pasardhësi i tij, Stefani II, vdiq në vitin 1099 pa lënë trashëgimtarë. Për pasojë u ndërpre dinastia e Dzhisllavistëve dhe bashkë me të edhe mbretërit me kombësi sllave.

Periudha e shkurtër pa mbretër ndau këtë epokë me epokën e bashkimit të Dalmacisë me Hungarinë, pasi në vitin 1103 kroatët vendosën në fron mbretin Koloman.

Pothuajse gjatë gjithë periudhës hungareze u zhvilluan luftëra midis Hungarisë, Perandorisë Bizantine dhe Republikës së Venedikut, e cila ishte në lulëzim gjatë asaj periudhe. Në vitin 1429, në Dalmaci duken për herë të parë osmanët dhe pas pushtimit të Bosnjës dhe Serbisë, në vitin 1462, sulmet e tyre ndaj trojeve dalmate bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Zotërimi i Dalmacisë prej Hungarisë nuk zgjati shumë. Ai shtrihej vetëm në një pjesë të vendit, ndërsa venedikasit pa u ndalur filluan të bëjnë ndarjet në ngastra të bregdetit dalmat. Që në fund të shekullit X, dozha Pjetër Orsealo II mori pjesën më të madhe të tokës dalmate, si dhe gjithë ishujt. Në kohën e zotërimeve të neretvianëve, ato u përkisnin piratëve. Më pas, Venediku jo vetëm që nuk humbi pozitat që kishte, por, përveç kësaj, zotëroi pothuajse të gjithë qytetet, me përjashtim të Raguzës.

Pushteti i Venedikut nuk ishte i mbarë për këtë krahinë sllave, sepse, në të vërtetë, ai vetëm shfytëzonte sesa qeveriste. Vetë pasurohej, ndërsa vendi i varfër shfrytëzohej prej tij. Kështu, Venediku shkatërroi minierën e kripës në Istra, e cila bashkëpunonte me shitësit e kripës. U prenë pyjet në bregdet dhe në ishujt dalmat në mënyrë të tillë që, nga plantacionet e shumta me drurë frutorë, aty-këtu mbetën vetëm disa pemë të shkurtra dhe kaçube. Madje u grabit edhe mermeri prej monumenteve të lashtësisë, si tek shkallët e amfiteatrit të Pulias, po ashtu edhe kolonat e Salonës. Vendasit u larguan nga aparati shtetëror dhe u ndaluan martesat midis popullsisë italiane dhe asaj sllave.

Ndërkohë, kur literatura sllave lulëzonte në Raguzën e pavarur, në pjesët e tjera të Dalmacisë, Republika e Venedikut pengonte arsimimin. Megjithatë, duke qenë në zgjedhën osmane dhe përuljes ndaj venedikasve, dalmatët pranuan qeverisjen e këtyre të dytëve, megjithëse ajo shpesh ka qenë e padrejtë.

Gjatë sundimit venedikas, Dalmacia u nda në tri pjesë: në il vecchio acquisto, il nuovo acquisto, in novissimo acquisto. Secila prej tyre kishte administrim të veçantë.

Në pjesën e parë “ZZ vecchio acquisto”, “Pushtimet e vjetra ”, Venediku përfshinte gjithë ishujt dhe qytetet bregdetare: Zurën, Novigrodin, Salonën dhe Klissën. Territori i “il nuovo acquino ” ose “Pushtimet e reja”, mbas paqes së Karllovicit në vitin 99, Venedikut i ranë si pjesë ato që përfshinin një pjesë të qyteteve të lokaliteteve: Traut, Shebenikut, Demishit, Kninit, Sinjës, Splitit, Skardonës, Makaraskës dhe rrethinat e Neretvës.

Pushtimet e mëpastme “Z nuovissimo acquisto”, Venediku i mori pas Traktatit të Pozharevacit të vitit 1718, nëpërmjet të cilit zotëroi edhe qytetin Imosk dhe rrethinat e tij. Pra, Dalmacia venedikase shtrihej që nga ishulli Cherso dhe gjiri i Kvarnerskit e deri në grykëderdhjen e lumit Neretva.

Për sa i përket anës administrative, këto tri prona të ndryshme venedikase, dallojnë shumë midis tyre. Banorët e territorit il vecchio acquisto kanë majtur të gjitha të drejtat dhe zakonet e tyre, madje ata kanë qenë pjesërisht të lirë nga taksat. Ndërkohë, banorët e il nuovo dhe il nuovissimo acquisto duhet t’i paguanin taksat dhe t’u nënshtroheshin administratorëve.

E gjithë Dalmacia u drejtua nga i ashtuquajturi Povveditore generale, pra nga Administratori i Përgjithshëm që banonte në Zarë. Mandati i tij zakonisht zgjaste tre vjet. Ai caktonte komandantët ushtarakë (conti capitani), si dhe zyrtarët civilë (sopra intendenti). Edhe këta vinin gjithashtu nga radhët e fisnikëve venedikas, të cilët kanë qenë krejt të mbrapshtë në veprimet e tyre dhe shpeshherë edhe për mosveprimet. E vetmja shtresë e përgjegjshme e zyrtarëve k në këtë vend të okupuar kanë qenë kancelarët (cancelieri). Të ardhurat e çdo province ndodheshin në duart e kamerlengut, i cili ia dërgonte kryekamerlengut të Republikës së Venedikut. Në përgjithësi, popullsia sllave në Dalmaci ka qenë trajtuar si gens barbara. Edhe sot, italianët e trajtojnë atë me njëfarë përbuzje ose mëshire, si popull që ka një nivel shumë më të ulët se venedikasit.

Zotërimi i Venecias ndaj Dalmacisë zgjati deri në vitin 1797. pra deri në çastin e rënies së Republikës së Shën Markut. Në bazë të traktatit të lidhur në Campoformio, perandori austriak mori Dalmacinë, por ai nuk u shpejtua aspak për ta zotëruar atë. Duke parë kërcënimin që i vinte ngado, Venediku tërhoqi nga Dalmacia 13 000 vendas, shumica nga malet Morlahuv dhe i armatosi me armë të arsenalit të tij. Megjithatë, pas pak kohe, në mbledhjen e datës 12 maj 1797, Këshilli i Lartë i Venedikut, për llogari të Francës, u detyrua të heqë dorë nga pushteti i tij për Dalmacinë. Ushtritë fituese franceze hynë në kryeqytetin e Dozhës, ndërsa repartet dalmate u kthyen në vendin e tyre. Atje, Andrea Quirini, administratori i përgjithshëm i atëhershëm, i çuditur nga kthimi i papritur i ushtarëve në Zarë dhe Split, urdhëroi që ata tëdorëzojnë armët dhe të kthehen në shtëpi. Tronditja e përgjithshme në gjirin e ushtarëve ishte aq e madhe, saqë shpërthyen trazira e pakënaqësi që nuk mundi t’u bënte ballë efektivi vendas.

Pak më vonë, francezët dërgojnë komisarët e tyre në Dalmaci, të cilët shpallën një periudhë të re barazie dhe lirie. Megjithatë, ata nuk fitojnë dashamirësinë për shtetin e tyre.

Në gjithë këtë vend sllav, me përjashtim të Raguzës, në atë kohë nuk kishte asnjë shtypshkronjë të pajisur me shkronja latine, sepse qeveria “xheloze” venedikase, duke dashur që e gjithë krijimtaria e dalmatëve të botohej në Venecia, ndalonte rreptësisht shtypjen e saj në Dalmaci. Komisarët francezë sollën të gjitha pajisjet e nevojshme për të shtypur shpalljet e tyre. Megjithatë, për mbërritjen e tyre në Dalmaci, ata vëzhgonin me kujdes pakënaqësitë e përgjithshme që krijoheshin me këtë rast tel< banorët vendas. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të fituai dashamirësinë e tyre për qeverinë franceze, i kthyen ato mbrapshc për në Venecia.

Megjithë shpërdorimet qeverisëse të venedikasve, pjesa më e madhe e sllavëve dalmatë, tashmë ishte përshtatur me këtë qeveri dhe do të dëshironte të mbante marrëdhënie miqësore me të. Ndërkohë, pjesa më e madhe e popullsisë, duke parë rënien e Republikës, ishte e mendimit për bashkimin me Kroacinë. Edhe 84 famulli dalmate shprehën dashamirësinë për eprorët e tyre të provincës, për Etërit Bemardinë (Minori Osservanti) të provincës së Redemtoris dhe Atë Paskal Sekula-s. Ky i fundit, duke u përkujdesur për të mirën e vendit të vet dhe duke dashur të plotësojë dëshirat e popullsisë, ndaj të cilëve Etërit Bemardinë kishin vulën papnore për t’u përkujdesur për 84 famullitë e mësipërme, i dërgoi një letër Atë Andrea Dorotiçit me rekomandimin për t’u marrë me këtë çështje dhe të ndihmonte për dorëzimin e dalmatëve në duart e Perandorit Austriak, të cilit i takonte atëherë edhe mbretëria e Kroacisë.

Atë Dorotiçi lëshoi një proklamatë pa emër drejtuar popullit, në të cilën u bënte thirrje ndjenjave patriotike dhe fetare të dalmatëve dhe deklaronte se qeveria franceze është qeveri çifiite dhe jakobine, së cilës nuk i duhej besuar plotësisht. Përveç kësaj, meqë Venediku tiran u rrëzua, nuk mbetej gjë tjetër, përveçse për t’u kthyer në qeverisjen sllave, pra të periudhës kroate-hungareze në Dalmaci.

Megjithëse kjo proklamatë u lëshua me qëllime të mira, ajo pati pasoja të kundërta nga ato që priteshin. Kështu, pas paqes që gëzonin prej kohësh qytetet dalmate, u ndez dhe shpërtheu një anarki e tmerrshme. Urrejtja ndërmjet fisnikëve dhe popullsisë, si dhe ndërmjet italianëve me sllavët, u ngjall me gjithë egërsinë e bj . qenëse qytetet nuk kishin forca rendi, hajdutët dhe vrasësit, të plotë, bënin kërdinë. Pena tronditet nga përshkrimi i e të ngjashme që ndodhën atëherë në Dalmaci.

Kleri, fisnikëria, tregtarët dhe artizanët e kamur u vendosën dhe u bashkuan midis tyre, me qëllim kthimin e rregullit. të ri parë i veprimeve të përbashkëta ishte vendosja e organeve qeverisëse të përkohshme në Split dhe në Trau. Më pas, shtetasit kërkuan njëzëri kujdestarinë e Austrisë. Spliti dërgoi 5 deputetë tek Perandori Franzi II për t’i bërë elozhe dhe për t’i shprehur në emër të gjithë banorëve besnikërinë ndaj tij. Ndërkohë, Andrea Quirini, Administratori i Përgjithshëm i Zarës, lutej për ndihmë tek mëkëmbësi austriak në Kroaci.

Në korrikun e vitit 1797, u nisën me 72 anije nga Triestia 400 ushtarë austriakë nën komandën e përgjithme të gjeneralit Mateo, baron i Rukavinës. Në Zarë ata u pritën përzemërsisht nga popullsia me thirrjet: “Rroftë perandoril”. Dalmatët pritën anijet austriake që transportonin repartet ushtarake për mbrojtjen e qyteteve të tyre. Nga ana e tij, gjenerali vizitën e parë e bëri drejt kishës së Shën Simonit me qëllim që, bashkë me kryepeshkopin e Zarës, Jan Karsanën, të këndonin në lavdi të Zotit këngën “7e Deum laudamus”. Me të njëjtën lehtësi, edhe gjenerali tjetër austriak, Kasimiri, në rrugë tokësore nëpërmjet Bukovacit, mbërriti dhe zuri Shebenikun, Traun (Trogirin), Splitin, Sinjën dhe Klissën. Pothuajse me të njëjtën lehtësi, bien edhe qytetet e tjerë dhe u dorëzohen skeptrit austriak.

Bonaparti pranon plotësisht këto ekspedita paqësore të Franzit II dhe i njeh monarkisë së Habsburgëve gjithë bregdetin e Ilirisë.

Administrimi i provincës së re i besohet Kontit Thum. Me zgjuarsi, ai nuk ndryshoi menjëherë formën e qeverisjes që shpeshherë ajo ishte e dëmshme për privilegjet që gëzonin qytetet e veçanta të shtetit, por bëri vetëm disa përmirësime për të parandaluar shpërdorimet e mundshme. Në vend të administratorit të përgjithshëm që rezidencën e kishte në Zarë, ai krijoi Këshillin, të përbërë nga disa anëtarë, ndërsa zyrtarët venedikas, të vendosur më parë në qytete të ndryshme, i zëvendësoi me zyrtarë të tjerë. Por ajo që është më e rëndësishme, ai krijoi gjyqësorin për zgjidhjen e çështjeve. Për pasojë, drejtësia pushoi së qenuri e varur nga dëshirat ose kapriçot e një personi të vetëm.

Të gjitha këto reforma ndikuan në përmirësimin e gjendjes në Dalmaci, prandaj dhe vendasit luftuan burrërisht në mbrojtjen e Austrisë, gjatë luftës që ajo zhvilloi me Francën. Vetëm mbas fitores në Austerlitz (2 dhjetor) në vitin 1805 dhe në bazë të Traktatit të Preszburgut, flamujt austriakë u detyruan që t’ia linin vendin shqiponjave të Napoleonit. E gjithë Dalmacia dhe Republika e Raguzës, e cila deri në atë kohë nuk ishte akoma e pavarur, u bënë pronë e Francës, megjithë kryengritjen e malazezëve dhe flotave armike angleze dhe ruse, që ishin kundër këtij pushtimi.

Gjenerali i ushtrive franceze, Marmont, me energji të shumta, ndërtoi rrugë, shkolla, ndërtoi ose riparoi fortesa, dhe njerëzit ëndërruan se ai po përgatiste një erë të re civilizimi dhe lumturie për Dalmacinë. Por këto ëndrra nuk zgjatën për shumë kohë. Mbas fitores së Napoleonit ndaj ushtrive austriake, në vitin 1809, e gjithë Dalmacia, bashkë me Republikën e Raguzës dhe atë të Kotorrit, u përfshinë në mbretërinë e re ilire. Në Zarë, Raguzë dhe Kotorr banonin prefektët (itendentët) të dërguar nga Lubliana. Gjenerali Marmont u bë princi i Raguzës dhe kryetar i këtij shteti. Ndërkohë, Napoleoni e emëroi atë marshallin e ushtrive franceze dhe e ktheu në Francë. Më vonë e dërgoi atë në Spanjë, kështu që marrëdhëniet ndryshuan përsëri në favor të Austrisë.

Në Kongresin e Vjenës, të vitit 1815, Austria rimori Istrën dhe Dalmacinë. Që nga ky çast, administrata e këtyre vendeve u bë e njëjtë si ato te provincave të këtij shteti. Deri në v.848, i plotfuqishmi i DaLnacisë ishte dhe eprori civil dhe ushtarak i saj. Nga viti 1848 deri në vitin 1852, guvematori dalmat vepronte vetëm si regjent (luogotenente) i Kroacisë, Sllovenisë dhe Dalmacisë. Siç dihet, tashmë u kthyen marrëdhëniet e mëparshme, ndërsa regjenti i perandorit përqendroi në duart e veta pushtetin civil dhe ushtarak.

Me një ndjenjë pikëllimi u ktheva në anije, me qëllim që të shikoja nga larg bukuritë e rrethinave, të ashtuquajtura “kanale”, që janë kalime të ngushta detare, të cilat ndodhen midis tokës kontinentale dhe ishujve të mëdhenj ose të vegjël që haseshin gjatë këtij lundrimi.

Duke filluar nga Cherso dhe Lussin-piccolo, prej të cilëve kanë dalë marinarët më të zot, kemi të bëjmë me Selvën, Ulbon, Iston, Pontaduren, Meladën dhe së fundi me ishullin e gjatë Uliano, që shtrihet karshi Zarës. Midis tyre janë një mori ishujsh të vegjël, prej të cilëve njëri prej tyre është shkëmbor, që duken si skelete gjigante të lashtësisë. Disa të tjerë janë pak a shumë pjellorë. lë mbuluar me gjelbërim dhe me pemë frutore, midis të tjerave m . : bajame, fiq, ullinj, shegë dhe me lloje të tjera të zonës jugore.

E gjitha kjo pamje shkëlqen nën rrezet e ndritshme diellorc nën qiellin blu të errët dhe në sfond kanë detin e kaltër, malet thyer, të cilët në këtë pamje verbuese duken si copëza të argjendta. Ato ndikojnë shumë në fantazinë tonë, saqë të duket sikur kemi të bëjmë me një botë tjetër të largët që lëviz para syve tanë dhe jo me një vend të afërt sllav, që është Dalmacia.

Sapo vërejmë se jemi shumë afër Zarës, ndjejmë se kemi kaluar disa dhjetëra orë në anije, ndërmjet këtyre pamjeve gjithnjë të reja dhe të bukura, të cilat duket sikur burojnë nga thellësitë e detit Adriatik.

info@balkancultureheritage.com