Në gjykatën e Olimpit
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Në gjykatën e Olimpit

Pas fitores ndaj Gjigantëve, mund të thuhet më në fund se mbretërimi i Zeusit është siguruar plotësisht. Perënditë që kanë luftuar përbri tij i kanë për jetë e mot privilegjet që kanë fituar. I tyri është qielli, një vend që njeh vetëm dritën, dritën e kulluar. Në pjesën e poshtme të botës, është nata, terri, është Tartari a Hadi: aty banojnë perënditë e mundura, përbindëshat bërë zap, Gjigantët katandisen në ngujim, të lidhur a të vënë në gjumë si Kroni. Ata janë nxjerrë më së shumti jashtë loje, jashtë kozmosit. Përveç perëndive, në botën e mesit jetojnë dhe kafshët dhe njerëzit, krijesa që përjetojnë njëherësh natën dhe ditën, të mirën e të keqen, jetën dhe vdekjen. Jeta e tyre është lidhur me vdekje, si ushqimet që hanë.

Duke vëzhguar shtjellimin e kësaj historie, të lind ideja: që të ekzistojë një botë e tillë e diferencuar, me hierarkitë dhe organizimin e vet, u desh një akt i parë rebelimi, ai që kreu Kroni kur trodhi Uranin. Atë çast, Urani mallkoi të bijve, një nëmë që i ngarkoi me një krim që duhej shpaguar, një tisis. Kështu, rrjedha e kohës është rrjedhë me përplasje, ku ka vend për të keqen dhe hakmarrjen, Erinitë që bëjnë të shpaguhen krimet, Kerëve. Qenë pikat e gjakut që ranë nga organi i tredhur i Uranit ato që ngjizën forcat e dhunës në mbarë botën. Por gjërat janë më të ngatërruara, më të dykuptimta. Midis forcave të errëta që e rrethojnë gjithësinë për shkak të aktit të parë themelues të një kozmosi të organizuar - gjymtimi i Uranit - dhe forcave të mirëkuptimit, ekziston një lloj lidhjeje. Nga njëra anë, Erinitë, Gjigantët dhe Nimfat e luftës dhe, nga ana tj etër, Aferdita.

Kaosi lindi Natën dhe Nata solli në jetë gjithë forcat e së keqes. Këto forca të këqija janë vdekja, Parkat, Kerët, vrasja, gjakderdhja, kërdia, soji dhe gjithë fatkeqësitë e tjera: Vuajtja, Uria, Lodhja, Grindja, Pleqëria. Midis mjerimeve që rëndojnë në gjithësi janë, Apate-ja, mashtrimi, dhe Filotes-x, Lidhja seksuale. Të cilatNata i lindi krahas Vrasjes dhe Gjakderdhjes. Të gjitha këto forca të errëta femërore i sulen gjithësisë duke e kthyer botën nga një vend i harmonishëm, në një vend tmerresh, krimesh, hakmarrjeje e falsiteti. Por, nëse shohim anën e farës së Afërditës, përbri fuqive pozitive gjejmë forca të këqija. Këto janë Erosi dhe Himerosi, Dëshira dhe Embëlsia - nga kjo anë, gjithçka shkon mirë - por edhe gënjeshtra e mashtrimi, exapatai-Xë, kurthet e joshjes që fshehin çuçurimat e vajzave rioshe dhe, përsëri, lidhja erotike, Filotes.

Mes botës së Aferditës dhe forcave të bashkimit, të marrëveshjes, fisnikërisë dhe bijve të forcave të errëta, që pjellin gjithë fatkeqësitë e mundshme, ekzistojnë kryqëzime, shkrirje e dyzime. Ndër femijët e Natës gjen dhe biseda lozonjare dhe bashkimi sëksual, njëlloj si dhe ndër pasardhësit e Aferditës gjen buzëqeshjen magjepsëse të një vajze krahas gënjeshtrave në bashkimin dashuror. Burri i futur në kllapë, vihet në lojë dhe mund të gjejë aty belanë. Pra asgjë s’është e bardhë në njërën anë dhe e zezë në anën tjetër. Kjo gjithësi është përjetësisht pjellë e një përzierjeje të kundërtash.

Duke vënë në lëvizje zemërimin e fuqive hakmarrëse, Nata ndihmon në rikthimin e qartësisë së një rendi që gabimet e kishin errësuar. Nga ana e vet, Aferdita e larë në dritë, Aferdita e praruar, ka si të kundërtën e vet një Aferditë të zezë, Melainis, një Aferditë nate, të turbullt, që i kurdis dredhitë e saj në errësirë.

Duke vendosur rregullin në gjithësi, Zeusi përkujdeset të mënjanojë nga bota hyjnore natën, terrin, konfliktin. Ai krijon një mbretëri ku, nëse perënditë grinden, zënka e tyre nuk mund të përfundojë në konflikt të hapur. Ai e ka përzënë luftën nga territori hyjnor duke e dërguar atë te njerëzit. Të gjitha forcat e liga që Zeusi i ka përzënë nga bota olimpase do të formojnë tisin e përditshëm të jetës njerëzore. Ai i kërkoi Poseidonit I.

të ndërtonte një ledh të trefishtë tunxhi, me qëllim që porta e Tartarit të mbetej e mbyllur dhe që Nata e fuqitë e së keqes të mos ngjiten dot më gjer në qiell. Sigurisht, ato ekzistojnë në botë, por Zeusi i mori masat e veta mbrojtëse.

Kur plas një grindje mes perëndive, që mund të përfundojë keq, ja tek ftohen menjëherë të gjithë në një gosti të madhe. Thirret aty edhe Stiksi që mbërrin me një ibrikfloriri të mbushur me ujin e lumit të Hadesit. Të dyja fuqitë hyjnore që kanë hyrë në konflikt e marrin këtë ibrik, derdhin pak ujë përdhe, bëjnë një blatim, madje dhe pinë e bëjnë be e rrufe me përbetim se nuk janë fajtore për zënkën, se kanë të drejtë. Natyrisht, njëra prej palëve gënjen. Por me të pirë një gliënjkë nga uji hyjnor, ajo bie në kllapi, në një lloj letargjie të plotë. Gjendet në një gjendje që i ngjan asaj të perëndive të mundura. Porsi Tifoni a Titanët, asaj nuk i mbetet më as frymë, as vrull, as gjallëri. Nuk është e vdekur, meqë perënditë nuk vdesin, por ka humbur gjithçkaqë lidhetme natyrën e saj hyjnore:Nukështë në gjendje të lëvizë, nuk ushtron dot më pushtetin e vet, është jashtë loje. Në një farë mënyre, ajo del jashtë kozmosit, e mbyllur në një letargji që e nxjerr nga jeta hyjnore. Qëndron në këtë gjendje për një kohë shumë të gjatë që grekët e quajnë “mot i madh”. Kur zgjohet nga kllapia, ajo nuk ka ende të drejtë të marrë pjesë në gosti, as të pijë nektar e ambroz. Kjo fuqi hyjnore nuk është as vdekatare as kryekëput e pavdekshme, është në një gjendje të ngjashme me atë të Titanëve, Gjigantëve a të Tifonit. Është e përjashtuar.

E thënë ndryshe, në këtë botë hyjnore, të shumëfishtë, të ndryshme, Zeusi i ka paraparë rreziqet e një konflikti. Për t’i dalë përpara çdo të keqeje, ai ka themeluar jo vetëm një rend politik, por edhe një rend pothuajse juridik, me qëllim që, po të shpërthejë ndonjë grindje, ajo të mos ketë mundësi të tronditë kolonat e botës. Hyjnitë fajtore zbohen nga Olimpi gjersa ta kenë shlyer fajin. Mandej, ato zgjohen nga letargjia, por nuk kanë ende të drejtë për nektar, as për ambrozë. Duhet të bëjnë durim për një periudhë sa dhjetë herë kohëzgjatja e dënimit të tyre. Ky është rreguili te perënditë, por jo te njerëzit.

info@balkancultureheritage.com