Ndërhyrja ilire në Epir
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Ndërhyrja ilire në Epir

Gjatë gjysmës së parë të shek. IV p.Kr. burimet na përmendin edhe një ngjarje tjetër me rëndësi. 

Në vitin 385 p.Kr. ilirët përfunduan një marrëveshje aleance me tiranin e Syrakuzës, Dionizin. Ndërmjetës për këtë u bë mbreti i molosëve, Alketa, i cili qe dëbuar nga vendi i tij prej partisë filospartane dhe qe strehuar në Syrakuzë. Qëllimi i marrëveshjes ishte rivendosja e Alketës në fronin molos. Të dy palët qenë të interesuara për këtë, sepse ilirëve kjo aleancë u siguronte dobësimin e ndikimit spartan dhe rrjedhimisht të atij maqedon në Epir, kurse Dionizit i jepte mundësi të forconte pozitat e tregtisë syrakuziane në brigjet e Adriatikut e të Jonit. Në tregimin e tij, Diodori vë në dukje se Dionizi u dërgoi ilirëve një ndihmë ushtarake prej 2000 vetësh dhe 500 armatime "meqenëse ilirët ishin nëluftë". Me kë luftonin ilirët në këtë kohë nuk na thuhet. Eshtë supozuar se Diodori e ka fjalën për luftën që përfundoi me dëbimin e Amyntës, por kjo ngjarje me të drejtë është datuar në vitin 393 p.Kr. Nuk qëndron as pikëpamja se ilirët qenë duke luftuar me molosët kur Dionizi u dërgoi ndihmën dhe se ky e shfrytëzoi këtë luftë vetëm për të kthyer Alketën. Vetë Diodori e ka sqaruar këtë fakt më poshtë, kur thotë se ilirët hynë në Epir "pasi mblodhën një fuqi të madhe". Prandaj në këtë rast mund të jetë fjala vetëm për faktin që ilirët ishin në gjendje lufte pothuajse të pandërprerë me fqinjët e tyre, maqedonët. Ndihma ushtarake e Dionizit kishte për qëllim t'i lehtësonte pak ilirët nga kjo barrë. Ky fakt dhe pjesëmarrja aktive në aksionin kundër molosëve e vë Syrakuzën në pozitën e aleatit të ilirëve kundër armiqve tradicionalë të tyre, maqedonëve. Megjithatë, forcat kryesore në këtë aksion ishin ato ilire; ushtarëve të Dionizit nuk iu caktua ndonjë rol i pavarur, përkundrazi, Diodori na thotë se "ushtrinë që erdhi për ndihmë, ilirët e përzien me trupat e tyre". Ndërmarrja përfundoi me sukses të plotë. Në betejën e rreptë që u zhvillua, ilirët dolën fitues dhe molosët lanë në fushën e luftës 15.000 të vrarë. Ndihma që u dërguan spartanët, u pruri ndonjë dobi molosëve. Alketa zuri përsëri fronin e vet. Kjo ngjarje pasqyron politikën që Bardhyli ndiqte me fqinjët perëndimorë. Aleanca me Syrakuzën duket se ishte për të një mbështetje e shëndoshë në luftën kundër Maqedonisë.

info@balkancultureheritage.com